Nga Shpëtim Nazarko
Analistët e dy krahëve të kufirit, filluan prapë tu bien tam tameve të analizës së kafeneve. Me ardhjen e Vuçiçit në Tiranë dhe mospjesëmarrjen e Kosovës në të, për arsye të ditura e të paditura, analistët e kafeneve i nxorën brirët e luftës së propagandës. Të gjithë ama, larg asaj që quhet realpolitikë e ca më larg, asaj që quhet gjeopolitikë, apo ndryshe, politikë e tokave.
Në një pikpamje të thjeshtë, të marrësh anën e kritikëve të rreptë, duhet të kthehesh në kohën e Mitrush Kutelit, që i theksoi qartë Hoxhës, se barazimi i lekut me dinarin, shkonte në favor të këtij të fundit. Hapja e doganave, po ashtu. Një periudhë e shkurtër, pro kësaj politike nga Hoxha, vërtetoi fjalët e Kutelit, megjithëse ky i fundit, u çua në burg për këtë të vërtetë.
Megjithëse e varfër, Shqipëria e kohës pak pas pushtimit italian, kishte ende shumë mallra, ardhur nga Italia, në magazinat e saj. Leku, po ashtu, ishte më i fortë se dinari. Humbja, ishte e Shqipërisë. Dhe kjo, ishte e natyrshme.
Në shumë pikëpamje, duket se jemi në të njëjtën situatë. Serbia, nga të gjitha vendet përreth, është më e forta dhe më e dobëta, është Shqipëria dhe Kosova. Sipas ligjeve të natyrës, që janë më të sakta se të historisë, apo të mendimit, nivelet energjitike vijnë nga lart poshtë dhe e anasjellta, nuk është e vërtetë. Rruga Durrës-Kukës, provoi thjesht, këtë. Ishin mallrat serbe, ato që dominuan supermarketet shqiptare, gruri po serb dhe energjia që vinte, apo është ende nën komandën e tyre, rrjedh në telat e Shqipërisë. Në realitet, ky lloj dominacioni, nuk është produkt i ardhur prej 50 apo 100 vjetëve të fundit.
Perandoria turke në historinë e saj, ka qënë më e dobëta në det, nga gjithë perandoritë e kësaj bote. Kështu që tentativa e saj, për të penetruar në Europë, ishte e lidhur me tokën dhe toka kalonte nëpërmjet Beogradit. Ky fakt i thjeshtë, mishërohet në atë që, dy vendet Shqipëri dhe Greqi, nuk kanë pothuajse fare, histori mesjete. Shqipëria ca më shumë, duke u shndërruar në periferi të Perandorisë turke, e mbetur e pazhvilluar, në porte dhe rrugë komunikimi.
Kur udhëheqësit e djeshëm, të sotëm, a të nesërm, duhet të marrin parasysh marrëdhëniet ekonomike, gjeopolitika hyn së pari, në punë. Po meqë Europa, ka kohë që i ka lënë sherret për punë tokash, është ca më mirë të analizosh gjeografinë, për punëra ekonomike.
Çdo njeri që sheh pozicionin gjeografik të Shqipërisë dhe Kosovës, apo sheh thjesht, hartën e saj, nëse nuk do t’i përvishet historisë me tradhtarë e tradhtira, duhet të pyesë veten, sesi do të zhvillohen këto dy pjesë.
Si do të hyjnë ato në Europë, apo si do t’i shfrytëzojnë resurset e tyre ekonomike, për ta plotësuar këtë ëndërr.
Vëzhgimi i thjeshtë për Kosovën edhe po e quajte me të drejtë, një provincë e Shqipërisë, të tregon se ajo do të hynte në Europë, jo nëpërmjet rrugëve të saj. Një kamion i nisur prej aty, do të kalonte në shumicën e rasteve, nëpërmjet Nishit në Europë dhe jo, nëpërmjet rrugëve apo porteve tona. Hidhini një sy hartës dhe nuk ka nevojë për komente…
Kësaj analize të thjeshtë, duhet t’u përgjigjen ata që nxjerrin lapsa kafeneje. Po edhe vetë Shqipëria, duket sikur duhet të bëjë thuajse, të njëjtën rrugë si Kosova, nëpërmjet boshtit Durrës-Kukës. Në një gjykim më të thjeshtuar, pa hekurudha e pa porte reale, Shqipëria, sido t’i orientojë analistët, pro- qeveritarë, apo kundër saj, nesër, sipas rregullave natyrore, do të shndërrohej në një gjysmëkoloni të Serbisë.
Kjo lloj analize, që nuk merr parasysh kush e qeveris Shqipërinë sot, apo nesër, që e ka emrin Edi Rama, apo Hasan Hyseni, duhet të na japë të kuptojmë, sesi të dalim nga ky pozicion i vështirë dhe çfarë është e mundur, realisht.
A ka mundësi reale, të dilet nga ky pozicion?
A vlen të diskutohet realisht, cilat janë mundësitë potenciale të Shqipërisë e Kosovës edhe kur Europa pajtohet, po edhe kur grindet? Kjo histori, nuk është propagandë ditore, ku mbrehin lapsat patriotët që, për të njëjtat arsye, të thonë të kundërtën, nesër?
Besoj, nuk është punë e tyre. E ca më pak, të gjykojnë: a tradhtoi Rama, a tradhtoi Thaçi, tradhtoi “X” apo tradhtoi “Y”. Ky gomarllëk, që e ka bazën te mënyra hoxhiste e gjykimit të historisë, që për interesa ditore, ngrinte sot në qiell Rusinë dhe me të njëtin zell e namatiste atë, në favor të Kinës, duhet të marrë fund, njëherë e mirë.
Në hartën që po ia paraqes lexuesve, për të disatën herë, mund të shkruajmë thjesht.
Dy nga korridoret më të mëdha të Botës, që vijnë nga Suezi dhe Gjibraltari, kryqëzohen edhe në Shkup, ku gjenden edhe shumë të racës sonë. Prej tij, mund të shkosh në Turqi e po të duash, të lidhesh me rrugën e Mëndafshit, nesër. Mund të shkosh në Europë qendrore e po të thurësh ëndrra të mëdha, mundet edhe të zësh Rusinë nëpërmjet Ukrahinës.
E dini ç’do të thotë, të jesh në afërsi të qendrës ku kryqëzohen dy nga korridoret më të mëdha të botës, ku shumica janë shqiptarë? Do të thotë, të jesh zot i vetes tënde e të mos biesh pre e epërsisë ekonomike të të tjerëve?
Ai që nuk ka qejf t’i hyjë llogarive të mëdha, le të marrë hartën e Shqipërisë e të mos ta shohë këtë vertikalisht, por horizontalisht. Ta shohë në formën e një pallati dhe të gjejë nga hyhet në të. Nga cepat, apo nga mesi? Të vejë e të pyesë një gjeometër me katër klasë, nga do t’ia bëjë hyrjen shtëpisë. Nga cepat, apo nga mesi?
Shqipëria dhe analistët e saj të kafeneve, duhet të kuptojnë njëherë e mirë, se vendi, që shumicën e eksporteve i ka minerale, që ka det, ndryshe nga Serbia dhe mund të shfrytëzojë portet e saj, për t’u lidhur me Europën e botën, nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të shfrytëzojë pozicionin e saj gjeografik.
Dhe po prapë, në bazë të ligjeve të natyrës, t’i shtrijë dorën një vendi të vogël, më të vogël se ajo, që ka pozicionin më mirë gjeografik në rajon, sepse është dispeceria e Ballkanit, pra Maqedonisë fqinje.
Nëse Shqipëria, ka çelësin e hyrjes nga Gjibraltari në Ballkan, nëpërmjet Vlorës dhe Durrësit, Maqedonia është dispeceria e tij. Dhe gjithë rruga, nga Vlora a Durësi dhe deri në Edirne, nuk është tjetër, veçse paradhoma që të shpie në Bosfor, nga ku lindja lidhet me Perëndimin. E dobishme në kohë paqeje, e dobishme në kohë lufte.
Po të mos ta dinin amerikanët këtë, nuk zinin të parën Maqedoninë, që në 1991. E dinin më mirë se të gjithë ne, apo e mësuan nga austriakët a nga Bismarku, sa vlen pozicioni gjeostrategjik dhe pastaj ekonomik, i këtyre dy vendeve të vogla. Shtrijini dorën Vuçiçit, por përqafojeni Zaevin…
Lërini broçkullat e kafeneve, bëni institutin e studimeve strategjike dhe vendoseni vendin, atje ku duhet të jetë. Shakatë idote, se kush është tradhtari i Shqipërisë apo i Kosovës, nuk i hynë në punë njeriu. Janë produkte të një kohe parahistorike.
Po nuk e bëtë këtë, shumë vështirë do të jetë nesër, kur Europa, në emër të pajtimit, do të zhdukë sherre kufijsh. Do të shohim tragjedinë tonë, që ashtu si dhe Kosova, në vend të jemi zotër të shtëpisë, do të jemi vetëm një zorrë qorre e kësaj pjese të Europës.(Konica.al)
Aman ore mos jakritikoni Presidentin Meta ketij se i bie te fiket
Jo komplet “out”.
1.Te gjitha portet ballkanike dhe qendra e Evropes gravitojne diku afer Beogradit.Ne kete situate rruga e mendafshit normalisht do spostohet pakez ne veri,afer Beogradit.
2.Investimet konkrete Turqi….Kine…BE….gravitojne po atje….Beograd.
Simbolikisht do thosha Serbia ka zene aktualisht sheshin Skenderbe. Ajo do jete pika e grumbullim shperndarjes se mallrave qe qarkullojne ne ballkan .
Shqiperise i takon te zgjedhe te jete Rruga e Elbasanit ose Rruga e Porcelanit.Rama do ta beje rrugen e Elbasanit.Saliu me grupin e tij kane vendosur ta izolojne ne rruge porcelani.
Sa i peshtire ky burre, ky kone plake e Rames. Fy vellezer te blere me cmim krishtelindje: buy one take second half price…
Një analizë me njohuri ekonomike dhe vë gishtinë mbi plagë.
Ka të drejtë Sh.Nazarko se na lodhën me llafollogjira boshe nëpër ekrane e faqet e gazetave.
Kam dëdhirë ta dëgjoëj e ta lexojë Nazarkon.
Qe ti je rrote k**i kete e dime por te pakten mos e paraqit edhe me prova te pakundershtueshme. Ku e ke gjetur ate harte qe Mitrovicen e fut ne territoret serbe apo ashtu e donte Rama me Vucicin dhe ty tu be fiksim qe nuk e arriten. Po Shkupi e Kumanova nuk jane territore bullgare o koqe. Nga e shpike ate harte se ne shkrim nuk jep ndonje spjegim.
Me sa kuptoj, behet fjale per vendbanime me shqiptare ajo harte.
Eshte harte e Italise fashiste,kohe kur territore te kosoves,maqedonise,malit te zi dhe greqise i bashkohen Shqiperise.Dhe ky eshte shkaku pse mitrovica apo territore te tjera,s jane perfshire.Po te vesh re pavaresisht aneksimeve Italia fashiste eshte kujdesur qe mos bllokoje aksesin ne liqene(resurset ujore) te shteteve fqinje.Pra s ka aneksuar plotesisht territoret etnike shqipetare duke menduar qe neser do kishte kontrollin edhe mbi shtetet feqinje.Artikullshkruesi eshte i magjepsur nga planet e italise fashiste….Haron qe ka kaluar nje shekull dhe kina investon ne porte greke apo qe industria e turizmit perfshire jahtet luksoze ne qytete magjepese si vlora ekonomikisht mund te rezultoje me fitimprurese se nje port tranzit mallrash ne vlore…Nevojiten studime akademikesh qe tek ne vetem zanatin e masturbimit e qajne.
Eshte harta e Shqiperise ne vitet 1939 – 1944.
Bukur dhe sakte zotni. Shpetim Nazarko ben nje analize “filluar mire” dhe mbaruar keq, pa nxjerre ne pah perfundimin tragjik te ndjekjes se rrugeve dhe drejtimeve politike qe u siguron shqiptareve tragjedine e kthimit te tyre ne vasale jo vetem ekonomike dhe politike te Serbise, po edhe ne skllever te saj.
Shpetim,
te pershendes per shkrimin. I qarte dhe i sakte si gjthmone. Shkrimet dhe mendimet e tua jane per studim ne universitet.
Thjeshtesia me te cilin i percjell, i bejne edhe me te bukura. ishalla i lexojne edhe ata qe duhet dhe kane ne dore ti vene ne zbatim.
Respekt
Disa komentues nuk e kuptoje fare shkrimin, ndaj dhe flasin kodra pas bregut.
Anes e pas anes, ne fund del perseri tek “bregu i Lanes”. Perndryshe, i ben thirrje kritizereve apo apologjeteve te mos merren me faktet alarmante te amatorizmit, karagjozllekut dhe tradhetive te Rames, por te enderrojne “rrugen e mendafshit” dhe gjeopolitikat e Perandorise Turke. Vetem kalimthi na shkruan se Shqiperia me keto gjeopolitika do katandiset ne province te Serbise. Por nuk del shkoqur ne persiatjet e tua “pindarike”, te sqarosh publikun se cfare roli konkret do te luaje Minishengeni Ballkanik dhe kujt i sherben. Nuk the nje fjale per pergjegjesite e Rames.
Anes e pas anes, ne fund del perseri tek “bregu i Lanes”. Perndryshe, i ben thirrje kritizereve apo apologjeteve te mos merren me faktet alarmante te amatorizmit, karagjozllekut dhe tradhetive te Rames, por te enderrojne “rrugen e mendafshit” dhe gjeopolitikat e Perandorise Turke. Vetem kalimthi na shkruan se Shqiperia me keto gjeopolitika do katandiset ne province te Serbise. Por nuk del shkoqur ne persiatjet e tua “pindarike”, te sqarosh publikun se cfare roli konkret do te luaje Minishengeni Ballkanik dhe kujt i sherben. Nuk the nje fjale per pergjegjesite e Rames..
Edhe sikur të qëllonim të ishim në pikat më të rëndësishme të rrugëve tregtare të globit përfitimet në gjendjen ku është ekonomia e Shqipërisë dhe e Kosovës do të ishin minimale,kjo është kêshtu për faktin se nëse nuk ke prodhim nuk ke qfarë të transpotosh në ato rrugë apo nyje të qarkullimit,përfitimi i vetëm do të ishte ndonjë taksë e vjelur , furnizimi ose blerja e mallërave me ndonjë çmim më të lirë .Rrygët e qarkullimit të kapitalit i trasojnë shtetet që i lëvizin gurët ekonomik dhe ushtarak në nivel rajonal dhe botëror dhe përfitimet i gëzojnë ata.Të qenurit afër kryqëzimeve transportuese është një përparësi por nuk është bazë e zhvillimit,bazë e zhvillimit është krijimi i ekonomisë prodhuese,dhe në këtë kontekst e shoh të domosdoshme përqëndrimin e të gjitha vullneteve politike,të gjithë potencialeve menagjeriale në ekonomi për të tërhjekur Investime Direkte në Prodhim.Për qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë strategji e strategjive se si të ia bëjnë që të bëhemi tërheqës për Ivestime në Prodhim.Ne dhe jo vetëm ne nuk kemi potenciale të intelegjencës tekniko-teknologjike që të mundemi të hapim fabrika dhe nuk është turp ta pranojm këtë nga se këtë nuk e kanë as fqinjët tanë,por ne duhet të vrapojm pas investitorëve e ti krijojm kushte për të ardhur tek ne ngase fqinjët tanë pikërisht këtë janë duke e bërë.Qeverit tona duhet natë e ditë të mendojn e punojn për ngritjen ekonomike pastaj koridoret e qarkullimit pse jo gjithmonë janë të mirëseardhura.
Nje shkrim qe te fut ne mendime.Por pa egzistencen e institutive te specializuara qe te merren edhe me orientimin strategjik te vendit , keto pune nuk behen me nje te rene te spates.Edhe autori e thekson kete gje , nderkohe ca disa reagus te ketij shkrimi flasin si kodra prapa bregut..
HIQEN SI PLITIKAN POR JAN KOMPLET ORDINER AMERIKA DO TI DUROJ DHE PAK DHE ME VON DO TJU FUSI HURIN SE JAN ROB TE TRASH
Fjalen me te zgjuar ne kete ceshtje te minishengenit e tha Vucic: “Kemi vendosur te bejme paqe apo te bejme lufte? Pergjigjen le ta jape vete secili, por kini parasysh qe efektet mund te shtrihen per disa dhjetra vjet.