Po shpifim edhe SPAK, pa filluar

22 Dhjetor 2019, 14:50Blog TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Le të shpresojmë se populli shqiptar do ta mbështesë SPAK, se pa atë mbështetje edhe SPAK do të dështojë.

Nuk e shoh rrezikun e dështimit të SPAK, aq nga politikanët, sesa nga populli. Politikanët, me gjithë fajet, shpesh të drejta, që u rreshtohen, janë shumë më të mirë se sa shqiptari mesatar….

Është përsëritur shpesh, sa është bërë bozë, por po e them prapë: “Çdo popull ka qeverinë (politikanët, SPAK etj.) që meriton”.

SPAK na e bënë, “me dhunë”, miqtë tanë, ShBA dhe BE, se për ne, nuk do bëhej kurrë.

Tani, së paku hajde të japim fjalën, të gjithë shqiptarët, mos ta prishim edhe këtë peshqesh të madh, me llapazanllëqet tona “ky ka qenë kështu apo ashtu”, kur ai sapo kishte kaluar adoleshencën.

Me hipokrizi, bëjmë sikur harrojmë, se ne që llapim, kemi “fjetur vetë, secili, në një shtrat”, e me burra të pjekur e drejtues, që në kohën e komunizmit vërtetë që kishin bërë “këtë apo atë”, e që  ishin “ky apo ai”. Ta lemë “luftën e klasave” nga e cilat nuk po heqim që s’po heqim dorë…

Le t’u shohim punën, e jo gunën; ata të SPAK i kanë filtruar Perendimorët, se kush janë ata 8 personat e super-respektuar—mos të dalim ne sot, mbas pilafit, më “katolik se Papa”.

Mos të bëhemi aq të pafytyre, sa në vend që t’u themi “faleminderit” miqve që na e bënë SPAK, pa filluar puna, t’u themi “plaç”!

Natyrisht, populli, ne, duhet të ndjekim e mbikëqyrim punën e tyre, të SPAK, por ama pa Shpifje, pafilluar akoma punë.

8 komente në “Po shpifim edhe SPAK, pa filluar”

    1. MERO GELBAZA says:

      Zagaret e Meros, ma bllokuat komentin..o ju shkerdhevt SPAK pragun.

  1. Ujku Plak says:

    Shefi SPK me Apartment ne Lalez? Nqs eshte e vertete i bie qe ai ka hengur nga corba qe gatuajne Mona dhe Argita, vk SPK iku per leshe pa ardhur

  2. huri says:

    O Timo, Ai, gishti, që ke ngrit- është për b.. e Saliut?

  3. Bureto says:

    Nga sa pashë skedën e pasurisë së Krajës, ai për atë apartament në Lalëz ka marrë kredi, nga e cila deri tani kishte shlyer 15.000 $. Pra është në borxh me bankën. A do ta shlyejë? Pa tjetër, me të ardhurat (rroga etj) që do të përfitojë nga detyra, është plotësisht e mundur. Atëhere ku qëndron problemi? E krahasoni këtë me Liken, Bashën, Argitën, po deshët dhe me Mul Nokën se, edhe ai e ka një vilë në Lalëz. Me siguri që e ka bërë si shef i organizimit të protestave!?

    1. James Risoto says:

      Qoke tr ap me Bureto. Askush nuk po krahason sa vila ka njoni apo tjetri . Komentuesi po thote qe edhe ai nji M .u t a….. ne sherbim te bandes ne pushtet, kaq nuk kupton o militant i kuc!?

  4. Doni me per Belulin.. says:

    Zbulimi i fundit i Koplikut: “POLITIKANET TANE JANE SHUME ME TE MIRE SE SHQIPTARI MESATAR”. Bravo te qofte!
    C’eshte e verteta kryetaret e partive jane kujdesur qe te futin neper lista (jo vetem ne listat e parlamentit) me te ndershmit, me te shkolluarit dhe me te aftet. Si p.sh. ata qe kane vjedhur me shume, ata qe kane rekorde kriminale, ata qe kane diploma false apo ata qe jane dallkauket me te medhej. Po ti o Bashkim djali, ku e fut veten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje