Pse hesht Lulzim Basha, dhe pse opozita nuk protestoi kundër Mini-Shengen?

21 Dhjetor 2019, 13:39Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Rrjetet social kanë shpërthyer kundër vizitës së Vuçiç por çuditrisht Partia Demokratike sapo doli në koferenc shtypi për çmimin e energjisë.

Ndoshta Luli, Mona dhe Berisha s’kanë dijeni që Mini-Shengeni ndodhet në bulevardin e Tiranës.

Vuçiç dhe Zaev kanë zbarkuar në Tiranë mbi një projekt të qartë, i cili vjen pas mbylljes që Franca i bëri Ballkanit Perendimor në dyert e Europës.

Mini-shengeni Ballkanin vjen qartazi si një ide dhe reagim i mbylljes kufijve të mëdhenj dhe hapjes që dyerve me komshinjtë!

Copëzimi dhe parcelizimi i Ballkanit në 3 shtete duke lënë jashtë Kosovën, Malin e Zi dhe më gjerë realisht e bën të pazbatueshëm projektin e Mini-Shengenit.

6 vjet më parë qeveria Rama zbarkoi me autobus në Prizren, duke premtuar afrimin e dy shteteve dhe dy qeverive.

Thaçi dhe më pas Isa Mustafa mbëritën me daulle në Tiranë në një dekor tavolinash me shqiponjë, krahët e së cilës nuk fluturuan kurrë më lart në qiellim shqiptar pa kufi.

Qeveria e Tiranës dhe Prishtinës jo vetëm nuk hoqën kufijtë por ato u izoluan dhe larguan nga njëra tjetra.

Ardhja e Ramush Haradinajt e mbylli Kasovën më shumë.

Kosova nuk hyri në shengen

Kosova nuk hoqi kufij me Shqipërinë

Kosova vendosi taksa dhe barriera me Serbinë.

Tashmë Kosova është ende pa qeveri sepse Vetvendosja dhe LDK po luftojnë dhe bëjnë sherr kush ka më shumë karrige në pushtet.

Në këto kushte dhe klimë politike, ka mbëritur mes Tiranës projekti “Jugosllavia e Re”.

Rama nuk heziton dhe as nuk i dridhet qerpiku në projektin dhe idetë e hapjes Ballkanike.

Në shesh kanë dalë 150 protestues, të cilët më se shumti janë student nga Kosova.

Atje mungonte opozita shqiptare.

Atje nuk ishte as Luli dhe as Monika.

Ata kanë protestuar 300 here për 30 shtepi tek Astiri.

Ata kanë protestuar kundër Amerikës dhe BE afro 6 muaj

Ata kanë bërë me dhjetra deklarata kundër ambasadorve të huaj

Ata i kanë shkuar në 12 natës ambasadorit të BE në shtëpi kur flinte gjumë.

Ata kanē debatuar me departamentin e shtetit dhe e quajtëm ndimes sekretarin Palmer kelysh dhe dhender i gruaje serbe.

Luli dhe Mona që u përplasën 1 vit rresht me Washingtonin dhe Brukselin, sot nuk protestuan në shesh kundër Beogradit që përdhunoi 20.000 gra shqiptare dhe vra me mijra të pafajshëm.

Ndoshta nuk e quajnë tradhtar Edi Ramën dhe padyshim kjo s’është kauza e tyre.

Fundja në jetën e tyre nuk kanë kryer asnjë vepër patriotike as me tokat dhe as me kufijtë.

Madje kur i është dhënë rasti i kanë shitur ato.

Sigurisht Edi Rama, gjen dhe bën!

Është me fat që s’ka kundërshtar!

 

15 komente në “Pse hesht Lulzim Basha, dhe pse opozita nuk protestoi kundër Mini-Shengen?”

  1. Lona says:

    PSE DUHET BASHA TE KUNDERSHTOJE SHENGENIN BALLKANIK PER CFARE ARESYE ?

    1. Shinjestra says:

      Jo more Kreshnik i maleve,kosova, jo se nuk e pranuan,por ajo e refuzoi vete.Ne minishengen jan kater shtete,eshte dhe Malizi dhe jo tre si thua ti.Basha nuk ka pse te dale kundra minishengenit.

  2. Media po aq fajtore sa politika says:

    PO TI MERO , PSE HESHT PER TRAFIKUN E ÇMENDUR TE TIRANES !? PO TI MERO, PSE HESHT PER UJIN E QELBUR QE VJEN ME RUBINETAT E TIRANES DHE 2 HERE NE DITE VJEN ? PO TI MERO , PSE HESHT PER SHUME GJERA QE SHKOJNE KEQ DHE SHUME KEQ NE SHQIPERI ? MOS VALLE JE PO AQ FAJTOR SA DHE POLITIQENERIT E SHQIPERISE ?

  3. interesate ky zell per te nxitur konflikte ne cdo rast !
    ju duheni mbyll te gjithe ne

    *************************************NE – P S I Q I A T R I ***************************************

  4. Patrioti says:

    O “patriot” niku! A e pe ndeshjen kosove-Angli? Po nuk e ke pare po te them une: ne te gjithe stadiumin ishin vetem dy flamuj kombetare(Shqiptare) atehere perse Shqiperia u dashka te rrije i lidhur pas kosoves qe kur nuk ka interes e quan veten kosovare e qe nuk i lidhe gje me Shqiperine por thote shihni shtepine tuaj se ne kemi punen e vendin tone.Ne rast se duan te bashkpunojne me fqinjet,ta bejne ne te kundert Shqiperia ka rrugen e saj e nuk duhet te rrije peng i kosovarve qe jane rritur e mekuar me badhkim-vllazerim-nderzimin jugosllav.

  5. gurbetcari says:

    sepse edhe ky hanger mut si Ramovici per Kosovaret para, gjate dhe pas luftes duke i akuzuar ne Hage, edhe ky eshte hale, qenef, pa kurrizor

  6. Doktor Mortja says:

    E thjesht!
    Ata jane nje parti!
    Kur vjedhin, ndahen majtas apo djathtas!

  7. Julia says:

    Panvaresisht genocidit serb, mendoj se duhet te shikojme te ardhmen, duhen ngritur ura komunikimi dhe dialogu se vetem keshtu mund te shikojme perpara, nuk mund ti vesh faj vucic se politika e shfarosjes se mijera njerezve nga ana e sllobodanit mos te kerkoj te hap nje rruge te re dialogu dhe mireqenie, sepse po ju jap nje shembull, dhe nazismi gjerman zhduku mijera hebrenj ne luften e dyte boterore, por nuk do te thote qe merkel te mos hapi dialog me shtetin izraelit sepse ashtu mendoi nje monster si Hitler, prandaj them qe , bota shkon perpara me vetedije dhe vizion

  8. KOZi says:

    Vertete , mbase nuk ka ardhe momenti ! Sapo te largohen mbase ! Jemi ne pritje qe te deklarohet PD dhe aleatet e saj per shume ceshtje ! Sa mire deklarohet qe -Sapo te vijme ne pushtet do kompensojme Astirin ! -Ore ne rast se doni te vazhdoni ku eshte situata ok por mos pretendoni ndryshim ! Perse te kete ndryshime politike ??? Deklaroni atehere : Me Astirin e muarem vesht ! Me Minishengenin cfare qendrimi kini !? Ka edhe tjera por sot eshte ky problem !

  9. ca i ka gjithe ato libra voluminoze basha ne zyre, ti kete lexuar valle, apo ndjek shembullin e komandantit enver qe kishte mbushur gjithe libra biblioteken ne zyren e tij

  10. Pyka says:

    O Mero,në foto e këtij pinoku të vogjël,shoh një biblotekë me libra……hahaha…

  11. Lomy says:

    Se mami lulit “hekuroste” kemishet e shokut enver dikur prandaj..

  12. Shinjestra says:

    Jo more Kreshnik i maleve,kosova, jo se nuk e pranuan,por ajo e refuzoi vete.Ne minishengen jan kater shtete,eshte dhe Malizi dhe jo tre si thua ti.Basha nuk ka pse te dale kundra minishengenit.

  13. Plugu says:

    Ti Kreshnik Spahiu kerkon t’i hedhesh benzine zjarrit.Shko te Saliu te konsultohesh se ke nevoje per mendjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje