Gjenerali pensionist italian dhe Mark Marku

19 Dhjetor 2019, 15:25Blog TEMA

Nga ARSEN HOXHA

Luan Shehaj, nje djale i shkathet mallakastriot emigrant ne Itali, i takoje qe te punonte ne vilen e nje gjenerali ne pension. – E shikoni kete kodren perball nesh, – u tha gjenerali djemeve qe punonin per te dhe qe ne ate moment se bashku po pinin kafe ne veranden e tij, – atje banojne qytetaret e vertete roman.

– Une – tregon Luani, – si burre i ‘’zgjuar,, – i thashe: ‘’ Po ju qe banoni ketu çfare jeni ? – Katundar, – u pergjigj fare shkurt ish gjenerali. – Si katundar, ti ke qene gjeneral, – i tha Luani.

– Po, une mbarova shkollen ushtarake dhe u bera nje ushtarak shume i mire dhe si shperblim me akorduan edhe titullin gjeneral, pra u bera nje specialist shume i mire ne punen time, por kurre nuk mora dote ate kulture te femijve qe jetojne ne ate koder.

Historikisht ne ate pjese te Romes, kane banuar ata qe kane krijuar te gjitha llojet e pushteteve, legjislacionet perkatese, sitemin e arsimit, mjeksise e gjithe te tjerat.

Jo vetem nga shkollimi por ne rradhe te pare, nga bisedat familjare dhe shoqerore, ata mernin nje informacion te gjitheanshem, ndersa une ne feminine time nga baabai degjoja se çfare do mbjellim, kurre do ta korrim, sa bageti do te shtojme e te tjera si keto, – tha ish gjenerali.

– Po sa vite keni qe banoni ketu ne Rome, – e pyeti perseri Luani. – Rreth 100 vjete, – i tha gjenerali.

– Njeqind vjete dhe ju e quani veten perseri katundar, – i tha Luani.

– Po u pergjigj ish gjenerali, ne raport me ata ne jemi katundar. Eshte e thjeshte te na dallosh neve nga femijt e tire. Edhe ne pamje te jashtme dallojme.

Dallojme ne artikulim, dallojme ne cilesine e komunikimit, dallojme ne vizion, ne njohjen e gjuhes zyrtare, dallojme ne veshje, madje dallojme edhe ne menyren se si ecim. Shpesh nuk arrijme te alternojme mire levizjen e duarve me te kembeve.

Nuk e di atje te ju, por ne ketu ne Itali perdorim shprehjen: ‘’ Dallohet katundari qe ne ecje ,, – tha ish gjenerali.

– Menjehere mendja me shkoi tek ecja ime, e Liros e Arsenit, madje per dreq nuk e di se çu ngjita edhe me larte, – tha Luani.

– Çuditerisht mendja me shkoi tek Berisha, Meta , Haradinaj, tek Ju Mark Marku e te mjafte te tjere. Me erdhi keq per te gjithe shqiptaret. Mjer ata kush i qeveris. Mjer ata se kush u jep kulture neper universitete. Pjesa elitare e shoqerise Shqiptare ka mare fund.

Katundaret, nje prej te cilve jam edhe une autor i ketij shkrimi, ne pergjithesi jane shume njerez te mire, mikpritsa, te dashur madje thone se jane edhe te beses, por qeverisja qe te jete e sukseseshme ne rradhe te pare duhet te mbeshtetet tek elitat e shoqerise qe per fat te keq, ne kete tranzicion te shemtuar, uzurpatoret e pushteteve, si armikun me kryesor shpallen perfaqesuesit e elites sone shoqerore.

Pak a shume vepruan si ne kohen e diktatures, madje me shemtuar.

– Ne, vazhdoi biseden ish gjenerali, me prejardhje nga katundi, jo vetem qe e marrim pushtetin me shume dredhi e manovrime, sepse ne fakt marim nje gje te pa merituar, por nuk e leshojme me kollaj,madje nganjehere sakrifikojme edhe jeten tone per te.

Nuk leme intrige pa perdorur e presion pa bere, per ate te shkrete pushtet.

Te gjitheve na kujtohet se ne kohen e ndryshimit te sistemit u kritikuan me forcen me te madhe praktikat e mbajtjes se mandateve deri ne vdekje, por çfare ka ndryshuar te uzurpatoret e rinj ?

– Asgje, madje kriza aktuale ne shqiperi eshte thjeshte per kete problem.

Edhe ne zoti Mark Marku, parlamentin e kthiem ne arenen me te shemtuar jo vetem te luftes politike por edhe te demonstrimit te injorances dhe mos permbajtjes qofte edhe fizike ndaj njeri tjetrit.

Çfare nuk eshte pare ne ate parlament. Pistoleta, fjalor banal, hipje mbi tavolina, goditje me veze dhe me çizme e mjafte gjera te tjera te shemtuara.

Po ti referohesh autoreve te ketyre gjesteve te shemtuara, zor se do te gjeshe qofte dhe nje person te vetem me prejardhje nga elitat e shoqerise Shqiptare.

Fatkeqesisht zoti Mark, ashtu si dhe Ju, te me sipermit nuk kane kapercyer se paku dy breza nga vendi ku dikur kane banuar.
Ish gjenerali kishte kaluar kater breza, pra 100 vjete dhe perseri pranonte se akoma ishte pjese e mentalitetit te katundit.

Une nuk e di se ku ju e vendosni veten, por me ato qe degjova ne emisionin ‘’Opinion,, ku ishit i ftuar, jam i bindur se do te duhen akoma se paku edhe 50 vjete per te zbritur ne mentalitetin dhe kulturen e vertete qytetare dhe me aftesi per te edukuar studentet e vendit tone.

Ato qe Ju thate ne ate studio, ishin teper fyese jo vetem per bashkebiseduesit, por mbi te gjitha per mijra bashkeatdhetare qe ju ndiqnin ne ate debat. Ishte teper e rende ajo qe i thate zotit Musa Ulqini, por akoma edhe me e rende ishte sjellja Juaj ndaj nje zonje qe ndodhesh aty, madje arroganca Juaj prej burracaku nuk ishte as burrerore Besoj se me te fyer se ne e ndjejne veten studentet qe Ju pretendoni se i edukoni.

Prandaj veprimi me i mire qe mund te beni eshte qe te nderprisni punen si edukator dhe te mos te dilni me neper studio, ku per fat te keq edhe Ju vete jo pak here jeni ndjere keq. Rikthimi ne pozicionin e humbur te deputetit, nuk mund te realizohet me demonstracione te tilla aspak te denja per nje profesor apo pretendues per deputet , sepse ato i ulin vleren edhe partise qe Ju mendoni se i sherbeni.

16 komente në “Gjenerali pensionist italian dhe Mark Marku”

  1. Doni says:

    Fantastik, fantastik. FLM per kete shkrim.
    Eshte mjerim Te degjosh né studio nje qenie qe mer fryme , qe shikon e rri I trembur Te jete mesim dhenes né universitet, tmer . Ishte nje ……qe Te degjojme keto funderina qe Kane 30 vjet e akoma nuk dine jetojne. Fajin e ka edhe ……blendi faqeziu qe lejon , ( Por né fakt eshte metode e tij Te tallet me popullin)

    1. Koli says:

      Per mua fajtoret qe shqiptaret hodhen ne humnere 29 vitet e jetes se tyre jane Berisha dhe Rama!
      Ne se Berishen e shporrem me miliona vota 2 here,shpresuam tek Rama,cun Tirane,djale artisti etj,por jemi te zhgenjyer!
      Rama me sjelljen dhe fjalorin e tij shpalos
      edukaten dhe fjalorin e nje shpellari e aspak te nje katundari!
      Kjo ndodh se ai eshte shpirt zi,hakmarres,arrogant,mendjemadh etj

      1. Roberto says:

        Koli ! E ke shume gabim.Ramen duhet ta kuptosh kur flet dhe duhet ta kapesh fjaline sic duhet.Rama Katunar???apo Fshatar??? Katunar mund te jete ai qe nuk njeh atikulacionet e tij apo sensin e humorit kur tallet me ata qe e meritojne nje gje te tille.Koli ! Mos u bej katunar kot.

  2. Doni says:

    Fantastik, fantastik. FLM per kete shkrim.
    Eshte mjerim Te degjosh né studio nje qenie qe mer fryme , qe shikon e rri I trembur Te jete mesim dhenes né universitet, tmer . Ishte nje ……qe Te degjojme keto funderina qe Kane 30 vjet e akoma nuk dine jetojne. Fajin e ka edhe ……blendi faqeziu qe lejon , ( Por né fakt eshte metode e tij Te tallet me popullin)
    Uroj Te lejoni komentin

  3. Emigranti Athine says:

    Kjo pune e burracakut me Shqipetaret ne pergjithesi eshte shume,shume e vertet.Heqim veten trim me grate me femijet me ata njerez qe kane kulture,me te pamundurit.Por kur vjen puna me ndonje hundelesh bejme menjane,s’dukemi,fshihemi.U be lufta ne Kosove,sa shqipetar vajten te luftonin me serbin???.Kurse per nje garth per nje ngacmim per nje ” pse me shikon” jane vrare mijra shqipetare,jane vrare vellezer me njeri-tjetri . “Xaba magas” thote greku.
    p

  4. Met Allkurti says:

    C’eshte ky shkrim racist. Sipas ketij autori,mjafton te jesh qytetar e je gjithcka,dhe s’ka nevoje per arsimim e shkollim. Po sa shkrimtare ,shkenctare e udheheqes gjeni kane dale nga fshati o katundar gazetar. Ky eshte diskriminm..

    1. tarasi 2 says:

      o mut me fal ,o met ty pse te dogji,nuk e kupton dot kete shkrim o mavri,

    2. vang says:

      MET ALLKURTI:Nuk thote e mos shkollohen katundaret por thote se nuk mund te bejne pjese ne eliten e shoqerise sepse nuk kane kaluar fazat e emancipimit por kan bere nje kapercim duke zene nje vend te respektuar dhe zbulohen qe jane katunare nga sjellja .

  5. Ani says:

    Mark Marku e lloj – lloj muterish ne vendin tone, nuk jane te tille ngaqe jane katundare, por, se jane te ligj dhe u krijua nje sistemi i tille qeverises (pa radhitur arsyet), qe u dha krahe. Po te permendim personalitete te medhenje, te te gjitha fushave me prejardhje nga fshati, do duheshin nete dimri…Prandaj nuk jam dakort as me gjeneralin italian, as me djemte shqiptare qe i japin te drejte atij.

  6. Www says:

    O Met Allkurti, katunari që ka shkrujt shkrimin, nuk thotë se katunarët nuk bëhen artista, shkencëtarë, bile dhe gjeneralë, au italjoni në fjalë.
    Katunari që ka ahkrujt shkrimin, thotë se katunarët çar s’bohen, veç qytetarë jo.

  7. mendohu dhe nje here says:

    Po pse vetem Mark Marku eshte! Po Saliu dhe bashe te gjithe ata qe erdhen ne dhjetorin e zi per Shqiperine qe na e nxine jeten prej 30 vjetesh. E si mund te rrishe atje te bisedosh me Mark Markun, te vjen veshtire edhe ta shikosh. Por jo vetem. Sonte e kisha hapur tv ne rtsh.tani dhe prezantuesja e festivalit me elegancen e saj, i hodhi poshte te gjitha kritikat, por kur prezantoi jurine; 2 shqiptare dhe tre te huaj e ne fund ishte Rita Marko. Kaq poshte ka rene Shqiperia?! Pse te gjithe shqiptaret burra e gra pleq e femije kane qejf Riten e çmendur te orgive?! Nuk e di ku do perfundoje ai vend me keto mend.

  8. Perceptim says:

    Bravo Arsen!
    Nje meditim i bazuar ne nje shembull shume domethenes!
    Shtypja e egos, respekti per vehten dhe ndricimi i mendjes e kane bere Gjeneralin qe te mposhti inferioritetin duke fituar dinjitet dhe integritet ndaj se vertetes! Prandaj ai mund te shihet si nje roman i vertete, duke fituar pershendetjen e sinqerte I dashur Gjenatal fshatar, i lumtur qe te njoha!
    Pas kesaj, c’te thuash per Markun….i mbuluar me nje mal me ego dhe urrejtje sh.dimensionale mund te quhet nje fshatar i rrezikshem anti civil, qe per shkak te moshes, tashme eshte i pariparueshem. Lereni te lekundet ne mizerabilitetin e tij mendor!

  9. h says:

    Edhe ata pak fisnike që pati shqiperia,i zhduku enveri qe mos dukej fshatar para atyre.
    Kuse tani as qe bete fjale,marku,berisha,frroku etj,nuk dine as te flasin shqipen e thjeshte.
    Marku petagog,eshte tablloja me diskretituese e nivelit te degraduar te shqiperisë.
    Noblesse oblige (Fisnikëria mbart detyrime morale) thotë anglezi.
    Marku e di që s’eshte fisnik dhe nuk ka asnje detyrim apo pergjegjësi të sillet si duhet.

  10. GAZETARJA says:

    Faleminderit per shkrimin. Kush ka vesh , te degjoje !

  11. shpresa says:

    Ti qe ke bere kete shkrim :Mos ha mut se do te te gjuaj me shishe kokes!Kjo ishte pergjigjia e Mark Markut,Agron Gjelmarkut,Qim Pekes,Moni Metes,Artur Zheles,Ylli Raqipeve,Raqipllarit,Mul Nokes e sojit te tyre ku pa shtruar kembet ne asfaltin e qytetit vune nga nje kollare duke e shtreguar aq fort pas qafe qe Market mezi marrin fryme e Gjelmarket skuqen duke u vetmbytur per tu treguar para teleshikuesve te Bathores njerez te ngritur me kulture duke harruar qe prijsi i tyre lexhendar kurr nuk harriti te behej qytetar edhe pse provoi te gjithe majat e pushtetit!Kjo pjese e shoqerise qe po ndot kete vend duhet pernjehere abandonuar e izoluar si nje semundje infektuese vdekjeprurese e shoqerise se emancipuar shqipetare!Derrin zbrite ne qytet perseri derr mbetet!Idoti Mark harrin deri aty sa bene edhe ironi midis fashizmit dhe kounizmit!Idot i lindur i tokave te xanuna!Ose hiqeni nga mesimdhenia ose mbyllni fakultetin!

  12. REZI says:

    I edukuar nuk lind, bëhesh, kudo qofsh në qytet a fshat. Se edhe komentuesit bëjnë dallim, jo për nga vijnë por me mënyrën si i bëjnë komentet. Sigurisht që do më vinte turp të bëja detyrën e pedagogut pas secilës qasje që Mark Marku bën opinionistin. Nuk e di vërtetë si ndjehen studentët kur e shohin në auditor pas një mbrëmje që e kanë parë në studiot qoftë të Fevziut qoftë të Vasilit.
    Por edhe ne që komentojmë duhet të tregojmë edukatë në të shkruar, qofshim nga fshati apo qyteti. Nuk kemi pse fyejmë emra të njohur të artit si Rita Petro (nuk e ka Marko), vetëm se nuk i pëlqen disave. Orgjitë për të cilat flitet i shihni përditë në televizor, atë që Rita ka shkruar nëse s’të pëlqen mos e lexo! Por s’ke të drejtë të fyesh. Problemi është se të gjitha kanalet telvizive na shpojnë sytë me zhveshje e orgji, mgjt zgjidh të mbyllësh tv dhe dëgjo muzikë. Do ndjehesh më mirë e nuk do shash e fyesh të tjerët vetëm se s’të pëlqen.
    I kthehem Mark Markut. nuk e kritikoj se s’më pëlqen por se me edukatën që shfaq, c’edukon të gjithë që e shohin. Kur ai bën kështu para miljona njerëzve, merreni me mënd si bën para ca studentëve që mund të shprehen kundër me të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje