Hipokrizia për suksesin e ngritjes së SPAK

19 Dhjetor 2019, 14:45Blog TEMA

Nga Andi Bushati 

Një entuziazëm hipokrit dhe një gëzim i shtirë po shoqëron ngritjen e institucionit që prej tre vitesh e gjysëm na e kanë shitur si gurin e themelit për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri: SPAK.

Presidenti i Republikës i organizoi një ceremoni madhështore trupës të sakatuar të prokurorëve që u betua sot para tij. Ambasada Amerikane nxitoi të përshëndesë hyrjen e demokracisë në një shkallë të re që i jep fund pandëshkuesmërisë. Luigi Soreca, nënvizoi një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të reformës në drejtësi.

Kulmi i arriti me deklaratën e PD-së, e cila megjithëse dihet se ç’mendon për telendisjen e kësaj reforme, nën kompleksin e propagandës së kundërshtarëve që e akuzojnë se i trembet SPAK-ut, u detyrua ta përshëndesë atë si një shnc real për të kuftuar korrupsionin në nivel të lartë dhe krimin e organizuar.

Pra, ceremonia e ngritjes së SPAK po u shitet sot shqiptarëve nga të gjitha anët si historia e një suksesi të paravendosur.

Po a është kështu?

Qoftë po të shohësh peripecitë për ngritjen e këtj institucioni, qoftë po të hamendësosh për atë ç’ka e pret në të ardhmen, është e vështirë të besosh tek kjo përrallë.

Le ti marrim me radhë.

Sipas dispozitave kalimtare kushtetuese, të miratuara në verën e vitit 2016, SPAK duhej të qe gati, brenda shkurtit të 2017, ose dy muaj pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pra që në këtë pikë ai është me dy vjet e gjysëm vonesë.

Kush e prodhoi këtë zvarritje?

Të jemi të sigurtë: fajtorë për të nuk janë as fryma e shenjtë dhe as ndonjë fatkeqësi natyrore. Ajo lidhet drejtpërdrejt me njerëzit dhe me ata që pilotuan reformën në drejtësi. Qe pikërisht ky vullnet njerëzor që i shndërroi në karagjozë dy ish ambasadoët Lu dhe Vlahutin, që kanë deklaruar mbi pesë herë sejcili se SPAK është në prag të formimit. Ata I kanë thënë lamtumirë me kohë Shqipërisë por, ky institucion edhe sot që u konsitua, ka lindur në shkelje të kushtetutës.

Ligji themeltar i vendit, përkatësisht 148/dh(2) parashikon se Prokuroria e Posaçme nuk mund të ngrihet me më pak sesa 10 anëtarë. E ndërgjegjshme për këtë shkelje, KLP, ruajti formulën se ajo nuk po krijonte institucionin, por thjeshtë po përzgjidhte anëtarët e tij. Socialisti Ulsi Manja shkoi edhe më tej duke propozuar formulën e Arta Markut, me prokurorë të përkohshëm. Por në fund, pas tre vitesh e gjysëm dhe vetëm mes 27 konkurentësh të paraqitur në garë, SPAK u ngrit në mënyrë anti-kushtetuese vetëm me tetë anëtarë (dy më pak se numri minimal që pranon kushtetuta).

Për këtë numër të cunguar, ekzistojnë hije të forta dyshimi, se janë penguar të depërtojnë profesionistë që i prishin punë qeverisë dhe personalisht Edi Ramës. Exit.al ka publikuar një investigim shterues, se si një prokuror, i sulmuar verbalisht nga kryeministri, që hetoi çështjen e Saimir Tahirit, të cilit masha e tij Arta Marku, i hoqi nga dora dosjet e vjedhjes së votave në Durrës e Dibër, po pengohet me të gjithë mënyrat që të bëhet pjesë e SPAK (lexo këu).

Po cila është ajo dorë e fshehtë që e pëengoi kaq gjatë ngritjen e prokurorisë së posaçme, që pranoi konsituimin antikushtetues të saj, që frenoi depëtimin e atyre njerëzve që mund ti hapin andrralla qeverisë?

Përgjigjja është e thjeshtë: është e njëjta që do t’a minojë këtë “institucion të sukseshëm” të bëjë drejtësi në të ardhmen.

E këtu hyjmë në një sferë tjetër, akoma dhe më të errët që lidhet me funksionimin e nesërm të këtij institucioni. Sepse në kushtet që jemi, kur parlamenti është shndërruarr në harremin e një sulltani të vetëm, ku pushteti lokal është i lyer me një ngjyrë, ku kreu i shtetit është në procedrë shkarkimi, ku mediat do mbyllen, gjobiten dhe kontrollohen nga njerëz që kanë dalë drejt për së drejti nga paradhoma e kryeministrit, pra në kushtet e instalimit të një regjimi, të besosh se 8 UFO nga SPAK do të bëjnë çudinë është thjeshtë marrëzi. Historia e njerëzimit nuk njeh asnjë rast të ngjashëm, kur errësira e një diktature personale të bashkëjtojë me pole të tilla utopike lirie dhe drejtësie.

Natyrisht e di se kurdoherë që ngrihet kjo çështje logjike, optimistët e pandreqshëm që e kanë vënë trurin në gjumë dhe kanë vendosur të besojnë tek profetët e tyre të rinj, të përgjigjen se mrekullia do të ndodhë pasi e kanë vendosur amerikanët dhe perendimorët. Të bombarduar me propogandën dhe videot e shpëndara nga selia e rrugës së Elbasanit (poshtë) ata besojnë se drejtësia do tu bjerë nga lart si një dhuratë hyjnore.
Por edhe ky religjon i ri është një marrëzi.

Sepse dy vitet e fundit, që kur instalimi i regjimit ka përparuar ditë pas dite, na kanë dëshmuar se ndërkombëtarët nga arbitra të së vërtetës, nga kryqëtarë të drejtësisë, shndërrohen në rastin më të mirë në negociatorë të zbutjes së diktatorit. Se ata më shumë sesa për rikthimin e rendit demokratik, preokupohen për mos grisjen e maskës së tij.

Pikërisht për këtë, pa u rkikthyer në binarët normalë, pa ripasur një sistem minimalisht funksional, me parlament, pushtet lokal, media dhe institucione që jetojnë në mënyrë demokratike, as SPAK as BKH, dhe as fantazmat e të huajve që ne shohim pas tyre, nuk munden kurrësisi të kenë sukses. Cilido që tregon një përrallë të kundërt është duke mashtruar. Dhe aq më i rëndë bëhet ky mashtrim, kur atë e predikojnë ata që nuk e besojnë as vetë.(lapsi.al)

21 komente në “Hipokrizia për suksesin e ngritjes së SPAK”

  1. I pagabueshmi says:

    Te pakten leri njerezit te enderrojne! Nuk kane nevoje per pesimizmin dhe paterizmin tend!

    1. Bllokmeni says:

      Karagjoz me te madh se ty nuk do te gjendet ne kete vend , por rrofte gjyshi qe te beri me shkollen qe deshe sepse mi haleje do te ishe.

    2. Likja says:

      Hipokrit jane ata qe nuk e donin dhe dihet shume mire se kush nuk e donte kete institucion. Mire qe presidenti nuk u kishte bere nga nje peshqesh p.sh. ndonje shufer ari nga inventari qe ka sepse ai mund te jete nder te paret ne liste.

  2. ANDI GJYSHIT HYSNI says:

    O ANDI GJYSHIT HYSNI O BLLOKMEN PER TY BOTA ESHTE E ZEZE QE KUR RA BLLOKU .
    GJEJE NJE PUNE SHOKU SE JE BERE LEGEN ME ZERIN DHE TRUPIN SI ADOLESHENT NUK TE PERSHTATET FARE PUNA E GAZETARIT SHKO BEJE KLUNIN NE NJE CIRKE DO BESHE FEMIJET PER TE QESHUR DO JEWHE ME REZULTATIV .

  3. Jozi says:

    SPAK u pershendet me shume hipokrizi nga politika shqiptare.
    – EDI RAMA: Me se fundi SPAK u krijua, duke i shtene te dridhura shkelesve te ligjit, kriminele apo ish pushtetare, kushdo qofshin ata.
    Ku do te shkoje tani Berisha, Meta, Basha dhe Monika?
    – LULZIM BASHA,- Nje etape e re po hapet ne luften kunder hajduteve dhe krimineleve ne pushtet. Uroj qe SPAK te mos bjere ne presionin e qeverise dhe te burgose qe nga kryrministri hajdut deri tek kryetaret e bashkive te paligjshem.
    – MONIKA KRYEMADHI – Nje fitore per te filluar luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit ne pushtet. Edi Rama dhe kukullat e tij i kane ditet e numeruara.
    -ILIR META- Krijimi i SPAK eshte nje fitore e madhe ne zbatim te kushtetutes te Shqiperise qe do te beje te dridhen peshqit e medhenj shkeles te kesaj kushtetute. Tani per pushtetaret po troket ora e te vertetes .
    – SALI BERISHA – Nuk ka folur ende….!!!

    1. Mospyetshume says:

      Tip paradoksal !!! Nga nip blloku ne kryesherbetor i Berishes. Sec jane ca 7-8 kokrra, ata me kryesoret qe dalin perdite neper kanalet (e haleve) televizive qe te krijojne pershtypjen sikur rivalizojne me njeri tjetrin se kush t’ia rrembeje i pari zemren Saliut. Ne kete grup ky eshte me i paturpshmi, me i zellshmi, dhe kohet e fundit edhe “ma cubi”, tamam si Paloka, se edhe ai shume “i frikshem” ishte. Nqse ky tip mund te kete patur ndonje vlere si gazetar dikur ne kohera politikisht me te qeta, kur mund te beje gazetari pa ia shitur shpirtin shejtanit, tani, qekurse prej 2 vjetesh bashke me koleget marioneta kane bere betimin anti – Rama, dmth gelltiten lugen e corbes se prishur, i ka zene diarreja keq dhe po behen vatra infeksioni. Ka filluar ta kuptoje qe ka rreshkitur ne lluce po ne vend qe te pranoje realitetin e te beje perpjekje per te dale nga bataku ku e ka futur veten, rri aty, llapashitet e llangoset me keq. Me keto llapashitje e di edhe ai vete qe nuk do marre flamurin e pastertise por mbase pretendon te marre medaljen e trimerise. Kot e ka se trimeria nuk krijohet nga hici, me manierizma halabakesh. Qe te jete trim njerriu duhet te kete nje personalitet te tijin. Po ky Andi duhet ta kete te forte kompleksin e te qenurit ish i privilegjuar, perderisa pozicionohet me zell te tepruar ne llogoret ku e do Saliu. Personalitet ZERO!

  4. sopiqoti says:

    Te re .” mencuri: ” mbart mbi vete o Andi Bushati.Je i pa pare.

  5. Rakipi says:

    Ah te rente goja cope o kelyshi i Hysniut, qe cdo gje edhe pse nuk eshte e zeze ti vetem e nxin.

  6. Taku says:

    O i “mencuri i botes”……. Vetem ti i di te gjitha. Te gjitha jane ashtu si i mendon ti. Na cave tr….. o kelyshi Hysniut.

  7. Bona Korcari says:

    Pse nuk flet njeri per brumin e ketyre prokuroreve qe e perbejne SPAK. Apo te gjithe ara qe i njohin dhe i dine shume mire se cfare te paaftesh pa limit, njerezish pa shtylle e sherbetoresh te verber e shumemire te kamifluar nga ata kriminele me pushtet politik e ekonomik jane nje pjese e ketyre fytyrave te poshtra. Keta fshatare apo mostra qe kane ngjitur shkallet pa asnje merite profesionale( jo te gjithe), por vetem me meriten e vetme se dine te sherbejne shume mire pushtave te cdo klani, krahu e te bejne karriere te mbarsur mbi te keqen si A. Kraja, K. Braho, pretendojne dhe te behen shefa. Ky eshte rrenim, me keq e me turp per ata qe i mbeshtesin jashte e brenda nuk ka. Sa te mjere jane ata qe shpresojne.

  8. J says:

    Ciles kushtetute i referoheni z.Bushati,kushtetutes se arnuar me disa elemente demokratike,qe shtyp te drejtat e njeriut?Kushtetuta e nje sistemi hibrid demokratik ,ku shqiptareve ju duhet tju drejtohen gjykatave europiane te zvarritur ne kohe nga gjykatat e vendit ,per te fituar te drejten e prones,qe kercenohet jo vetem nga individ te dhunshem,por nga vete qeveria e sotme dhe ato parardhese,te cilat presin rastin te grabisin pronen shtetrore dhe private me company misterioze te sajuara per pasurimin e tyre personal?Eshte e vertete qe pasardhesit e Njeriut te Ri,nuk kane kulture demokratike,megjth qe te pasuruar ne max.nuk mund te kaperxejne kompleksin e fukarit te origjines se tyre,por ata I kane te gjitha Mundesite te ndertojne shtetin me themele te forta demokratik.Nuk duan ta bejne dhe perplasjet caotike do te jene te pashmangeshme,duke e lene vendin ne nje sistem te percdnuar ,qe nuk ka njashmeri me asnje me bote.Te kujton ngazellimin autosugjestiv te komunisteve qe e vecuan Shqiperine nga bota deri ne degradimin e saj

  9. J says:

    Nje nga obligimet e gazetarise eshte te mbroj komentet dhe kritikst e lexuesve,ashtu sic duhet te mbroj Linnie e shprehjes per vete dhe per shoqerine.Ju lutem ,botoni komentin tim.Ne se doni I te censuroni komentet ,censuroni komentet me ghuhen e rruges,per te edukuar se pari veten dhe shoqerine me etiken baze te komunikimit…

    .

  10. h says:

    Nga një gëlbazë radiaktive ,mbetje surrugato te byrosë politike,
    nuk prisja ndonjë koment të ndriçuar me mendim përparimtar.
    Ne jemi të mirë por fajin na e kanë Kongresi i Londrës,Vjenës,
    ndërkombetarët dhe ambasadorët e huaj.
    Vazhdoni edhe nja 300 vjet me këtë avaz se askush nuk jua var.

  11. Drejtesi e munguar says:

    U kenaqen duke thene seicili deshiren e tij te ciflosur nga Andi Shurra qe ja priste Saliu ne Paris e sot na shkruan si kompetenti. Po sikur mos ta kishit lexuar fare , bashke me mua, çfare do ishte prishur? Ky eshte nje leter e zeze qe vetem me shkumes mund te shkruash mbit=Andi Bushati.

  12. Veshgues says:

    Ky tipi eshte i semure mendor rende! Vuan nga fiksimet! S’ka me keq per qenien njerezore se sa! Me kete acetim qe ka ky tipi ka denuar vehtvehten. Sigurishte jeton ne nje gjendje mendore miserable!
    Ky sot edhe mund te mos shkruante! Por varesia dhe egoizmi nuk e le te lire!
    Sepse ne shkrimet tij eshte mjafte i lexueshem qellimi per te mbrojtur SB. Ramen e perdor per te mbuluar sulmet e tij sepse e di mire se Amerikanet dhe KE jane krye te ketij aksioni per goditur korrupsionin dhe kriminalitetit ne Shqiperi! Sulmi i sotem ndaj LU dhe Flahutin eshte konfirmim i ketij fakti!
    And ne fakt populli po pret…

  13. ED TIRONCI says:

    ky k… duhet te vuaje nga ndonje sindrome e pazbuluar deri tani..ne cdo aktivitet qe nje qenie njerezore ben..bisnes ..politike…sekser..ka nje ekuiliber persa i perket gjykimit te punes qe ben ti..dikush te shan ..dikush te lavderon..jetoj ne perendim prej 30 vjetesh dhe fale internetit i lexoj gazetat shqiptare cdo dite.por nje gje me habit…99 PERQIND e atyre qe lexojne kete bajge ..e shajne e ofendojne..jam dakort qe teoria e te kundertave te rrit vleren por jo me keto permas a qe ky hale merr negativisht per cdo artikull qe shkruan.lind pyetja ..o gazetat qe e botojne jane me te vertete mazokiste dhe sduan tja dine per vleresimet negative qe i bejne ketij palo gazetari,ose ky eshte aq toc sa ia ben te keqen vetes.bllokmen…nip dhe bir komunistesh..qenie qe kur ne shqiperi erdhen ndryshimet ishte gjithmone pas kuintave..te habit guximi dhe deshira qe per cdo gje qe shkruan ..TE SHAJNE ME LIBER SHPIE…eshte i mete nga trute..TE ISHA SI PUNA JOTE O GAZETARUC DO ZGJIDHJA NJE PROFESION ME DINJITOZ PER TE RRITUR FEMIJET..TI JE SI AI ARIU QE BEN GJUMIN E DIMRIT..PO NJE GJUME DIMRI NUK ZGJAT 30 VJET O TRUTHARE..ZGJAT VETEM 3 OSE 4 MUAJ…O MERO MOS I BOTO KETIJ HALESE ARTIKUJ SE GAZETA JOTE DO SHKOJE PER LESH

  14. titi says:

    Sa vjen dhe me shume i ngjet gjishes Vito dhe babait qe te rriti ne preher kur ishte mjek i familjes , ne bllok o Andush !

  15. Alberti says:

    Lepurushi i gjyshit po flet pa pikë përgjegjësie. Po të ishte gjallë gjyshi do t’a shkulte veshin.

  16. Shelegu says:

    Zoti Bushati mund ke kete te drejte ne analizen e tij. Por pytja qe shtroj une eshte,duke pare qe zoteria i paska te gjithe informacionet per ngritjen e SPAK-ut dhe rrjedhes Se ngjarjes ç‘fare na sugjeron?
    Te kritikosh nje Qeveri te korruptur si e Shqiperise eshte e thjeshte fare por analistet e zote si zoti Bushati do te duhej te na jepnin dhe disa menyra se si mund te dilet nga qorrsokaku ku eshte futur ky vend.Me sa duket zoteria paska eksperiencë ne jurisprudence dhe ne politike dhe e di se si krijohet dhe si drejtohet nje organizate politike e pakorruptuar e Shqiperi.Shqipetaret mesi po presin nje udheheqes kaq te afte dhe largpames si zoteria i siperpermendur

  17. Zemani says:

    Ore MERO! Pse ma prish shijen ele ximit të gazetës,me këtë”liliputin” që nuk u rrit dot. Është shpirtzeher dhe nga goaj nxjerr vetëm vrer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje