Retorika që po ndihmon Edi Ramën

18 Dhjetor 2019, 19:36Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Në Shqipëri po krijohet një traditë e kundërshtimit publik që, edhe kur nis me një arsye të shëndoshë apo edhe kur i bën jehonë një kauze të ndjeshme për publikun, ajo, menjëherë, projektohet si luftë pa kompromis kundër Edi Ramës dhe për të çuar më tej kauzën zgjidhen mjetet e luftës politike totalitare, sepse menjëherë Edi Rama projektohet si diktatori, si kreu i mafies, si nëna e gjithë të këqija dhe, nga ana tjetër, ata që nisën kundërshtimin publik harrohen dhe, në vend të tyre, reshtohen Sali Berisha, Tit Vasili, Monika Kryemadhi dhe gjithë opozita e lodhur që tani jo vetëm ka shterur nga idetë, por ka humbur edhe orientimin. Ajo është kthyer në një detashment të gatshëm për të vjedhur kauzat e grupeve të ndryshme të interesit që, në një demokraci normale, kanë arsye të protestojnë e të kundërshtojnë qeverinë.

Si sot një vit më parë, studentët nisën një protestë model dhe artikuluan disa të vërteta që e bënë qeverinë të shkundet dhe të riformatohet. Mirëpo, të gjithë e mbajmë mend se si u shpartallua ajo prtestë dhe se si u shkatërruan ato ideale sapo atë lëvizje e privatizoi opozita, dhe sapo militantët e saj si një grup i gatshëm e keqpërdorën dhe e transformuan në një përplasje banale me Edi Ramën. Kujtoni po ashtu protestat te Astirit si nisën dhe si u bitisën.

Dhe ja tani të njëjtët personazhe, e njëjta retorikë, të njëtat studio që çirren se po vdes liria e shtypit, se Edi Rama po dhunon mediet e plot e plot marrëzi të tilla. Pse marrëzi ? Marrëzi sepse në Shqipëri jo vetëm që nuk ka dhunim të medias por ka dhunim nga media mbi publikun. Nuk ka snjë vend normal në botë që të fillojë bisedat në studio në oraret e para të mbrëmjes, në ato që ndiqen nga fëmijët, dhe të përleshen e të shahen të ulërijnë e të përdorin fjalorin më të ulët të mundshëm për argumente që jo vetëm nuk kanë lidhje me publikun, por që edhe nuk i inetresojnë atij. Të tilla biseda zakonisht jepen në orare të vona.

Në këtë vend televizionet gjeneraliste, por edhe të tjerë më të vegjël janë kthyer si qendra zjarri të artilerisë së rëndë të sherreve e sharjeve ku secili nga ata që vjen në panel ka vetëm një punë ose të mbrohet nga sharjet ose të shajë pa llogaritur njeri. Kriza që ka mjedisi publik në Shqipëri nuk është kriza e lirisë së shtypit apo e dhunimit të së drejtës së gazetarëve, ajo është kriza që ka përfshirë një pjesë të aparatçikëve që kanë zaptuar mediet televizieve apo portaleve – me Edi Ramën. Në asnjë prej këtyre studiove, dhe në asnjë prej argumenteve që ngrejnë aparatçikët e mediave nuk ka interes publik.

Në çdo vend të botës, liria dhe pavarësia e medies matet dhe për të ka tregues të poraçëm. Statistikat ndërkombëtare kanë vënë re se Shqipëria është ndër vendet me aksesin më të shpejtë në internet. Si mund të thuash që qeveria kufizon lirinë e informimit kur autostrada e internetiti është e aksesueshme nga cilid dhe kudo. Le të më tregojnë ata që akuzojnë Edi Ramën se po dhunon medien se po shkel lirinë e gazetarëve një rast kur kjo ka ndodhur. Le të më thonë një rast kur kjo liri i është mohuar një medieje, kur një gazetar ka humbur profesionin për shkak të kësaj dhune. Le të më tregojnë vetëm një rast.

Historia e zhvillimit të medieve në Shqiëri ka një të kaluar të hidhur. Për ata që nuk e mbajnë mend, Sali Berisha e vonoi ligjin për mediat private deri atëhere kur nuk mbante ujë pilafi dhe deri në vitin 1996 përdorte televizionin shqiptar për qëllime politike dhe për të poshtëruar kundërshtarët. Djegia e gazetës « Koha Jonë » dhe rrëmbimi i shtypshkronjës së « Temës » tani quhen të harruara ndërsa burgu për Frangajn e Lekajn shërbeu vetëm për të rindezur pasionin e kompleksit të Stkholmit për të rënë në dashuri gardiani me të burgosurin.

Ata që monitorijnë lirinë e fjalës dhe pushtetin mbi mediet e dinë se nëse do të kishte ndodhur kjo, qeveria do të kishte monoplizuar Televizionin publik dhe do të kishte kufizuar me masa shtrënguese mediet e tjera konkuruese. Orban në Hungari dhe Vuçiç në Serbi akuzohen pikërisht për këtë. Kush i ka ndjekur portestat e opozitës në Serbi kujtohet se në një prej tyre portestuesit pushtuan Televizionin publik, ashtu si në Hungari. Ndërsa te ne Edi Rama jo vetëm që nuk e përdor atë gërmadhë por ka përgjegjësinë se vazhdon ta ushqeje me financim një karaktinë që tani nuk i hyn në punë askujt.

Natyrisht çdo ndërhyrje e qeverisë në ligjin për mediat është për t’u shqetësuar, sepse sido që të jetë, qeveria dhe aktorët e medieve, që tashmë kanë dhe internetin si kanal, nuk kanë interesa të njëjta. Mirëpo, nëse e sheh me vëmendje ndërhyrjen në këtë ligj aty do të vëresh se ka një teprim me kopetencat që merr AMA. Por kjo është një gjë që mund të ndreqet gjatë rrugës me amendime të ndryshme. Ndërsa përpjekja për të frenuar shpifjen dhe fyerjen dhe për të vendosur kufij në ligjërimin e shthurur të atyre që kujtojnë se duke u fshehur pas një adrese të rreme mund të terrorizojnë njerëz të zakonshëm dhe ata që kryejnë punë publike, është për t’u përshëndetur.

Duke qenë se gjithë kjo « luftë » zhvillohet në ligjërim, pra nuk prek asnjë njeri dhe nuk ka asnjë ndikim në jetën publike, Edi Rama edhe njëherë jo vetëm që del i fituar, por konsolidon pozitën e tij në ligjërimin publik si një autor që vështirë ta konkurosh. Gjithë ata që e paraqitën këto ditë si ikonën e gjithçkaje të errët që lidhet me shtypin harruan se ndërtuan një imazh pa referencë.

17 komente në “Retorika që po ndihmon Edi Ramën”

  1. Zigur Qarri says:

    Dhe kur mendon se inisiatori i ketij ligji,eshte kryeshpifesi,kryemashtruesi,kryehajduti,skizofreni drogaxhi Edvin Escobar D’Rama,
    kupton,se deri ne ç’pike ka degraduar morali i shoqerise shqiptare.Shtetin tone e drejton nje pevers,e prezantojn injorantet dhe
    llumi shoqerise shqiptare,qe eshte instaluar ne çdo zyre.Shqiperise i duhen te pakten 50 vite,per kthimin ne normalitet.”Në datën
    23 Nëntor 2018,drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama, i dendur me kokainë pasi pa emisionin “Të Paekspozuarit”,më 22 Nëntor, ku
    paraqitej një investigim për procedurat e tenderit të Unazës së Re, bëri një video selfie, duke e akuzuar gazetarin Ylli Rakipi,
    gazetarin Andi Bushati dhe opozitën për “shpifje”, lidhur me projektin e Unazës ku banda e tij ishte përgatitur për të vjedhur
    miliarda Lekë.Drogaxhiu pevers D’Rama,e shoqëroi këtë akuzë ndaj gazetarëve, me sharje dhe ofendime nga më të ulëtat, duke
    i cilësuar si “kokëboshë”, “të paditur” dhe fjalët e tyre si “lehaqenie”.

    1. durrsaku says:

      O Zigur Qarri, po ku merr vesh ti nga gazetaria, o qyqar dhe gojeprishur!

    2. Z says:

      Te dashur bashkekombas! Ku e gjeni gjithe kete urrejtje ne shpirtin tuaj? Si mundet nje njeri normal te perdore kete gjuhe? Cfare u ka bere Edi Rama qe ju terbon kaq shume? Qetesohuni dhe mos urreni dhe do te shikoni se gjerat jane ndryshe! Neser nje dite e re do te linde.

  2. i varferi says:

    Po eshte keshtu si thua ti zonja Zigur, atehere rrofte Edi Rama dhe poshte shpifesit dhe kriminelet e hajdutet qe na “sollen” demokracine per te na pertypur kocken. Ne litar me gjithe zonjen Zigur e mos e gezofshe kurre naten se dita u ka perfunduar. Eshte ligji i trete i NJutonit.

  3. Showman says:

    Ilir e lexova.
    Por ajo që nuk thua është se telat të gjithë i ka Edi në dorë, për ti levizur gjërat si do vetë ai.
    Kur do ai, sa do ai dhe sesi do ai.
    Dhe aty rrugës dalin dhe ca shashka për të hequr vëmendjen nga problemet e mëdhaja .
    Kujtojnë se po tallin masën..
    Por jo Ilir.
    Njerëzit po u japin duart Saliut, Ilirit, Monikës, Lulit.
    Për t’ju kthyer menjëherë Edit.
    Këtë Edi e di fort mirë.
    Dhe prandaj edhe pse të mbaruar i mban ende në këmbë të mësipërmit.
    Se kështu zgjat dhe mbijetesën e vetë.
    Duke e shpjeguar me sindromën e Stockholmit.
    Edi ka rënë në dashuri me këta prandaj i do në burg.
    Por joo Ilir.
    Kjo është simbioz..
    Simbioz e disa te këqijave që po i rrinë në kurriz një populli dhe po tallin trapin me të..

  4. Baba says:

    Or Zigur K,
    Po ligji nuk denon vetem gazetk. e Lulushit, po edhe te Edushit!

  5. Babale says:

    Bravo Ilir, pa mos degjo se c’thote Zigur Qorri.

  6. Yyyppp xhixhi says:

    Ik o Zike se na ke care Qarrin. Vazhdoni me kiu fiu juve se populli as qurret nuk ju hedh. Plot idiotesira ka Rama, po ama aq shume i vjen ndot ketij populli nga keta palo analiste e palo gazetare, sa edhe kur mund te kene te drejte jo vetem qe su besojne fare por madje thone mire ua ben ai i gjati, kokes tu bjere. Shqupin as po e ze me goje se as nuk u hyn ne sy shqiptareve. Ky Rama mbase sdo mbahet mend per ndonje kushedi se c’ka, se tek e fundit popull qe harrojme shpejt jemi ne, veti e mosmirenjohesve kjo, por ama do mbahet mend shume gjate per batutat dhe epitetet e shpikura prej e tij ku Kadrinjte e medias dhe Media Kazan, do mbahen mend shume gjate se ua ka gjetur ashtu sic duhet.

    1. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

      Media e shkruar apo vizive do rroje e do jete edhe pasi Rama te kete kthyer patkojt dhe do jete media ajo qe do portretizoje Ramen Berishen etj kur keta te mos jene me e kur ky brez mos jete me. E ti mendon se ndermjet nje personazhi konfliktual me median, qe ben ligje censure, qe krijon nje media personale per efekte thjesht propagande dhe batutave me apo pa breke do mbahen mend batutat? E di ti sa batuta bente Ducja, Hitleri, Stalini, Tito, Enveri etj, plot benin, thua mban mend gje njeri batuta nga ata, jo asnje, pervec faktit qe ishin diktatore, autokrate dhe shtypes se fjales se lire. Thats it..

  7. Jimmy pe Pendavinji says:

    O Yzo, asgje e re nga fronti i perendimit. A nuk e kishte fajin gjithmone dhe per cdo gje Saliu, madje Saliu vazhdon ta kete fajin akoma per te gjitha deshtimet e Edvinit, keshtuqe armiku nuk eshte Edvini, vazhdon te jete Saliu. Si po te duket kjo per retorike???

    1. Mondi says:

      O Jimmy boy bjeri….. Se I bike bukur.Gjithsecili mban fajet e veta por ato te kriminelit te vicidolit nuk ka oqean qe I lan.Vetem zagaret e tij nuk e pranojne.

      1. Jimmy pe Pendavinji says:

        O Mondi pe Gjikondi, ja e shikon edhe ti ashtu thua, po ti e ke me oqean. Edhe ato te Enverit s’kishte oqean qe i lante, po Saliu pe Vicidoli ia lau e ia shplau. Keshtu po ben edhe ky Edvin Mortja. Nuk e merr vesh ti o Mondi pe gjikondi qe eshte e njejta loje qe po te luajne ne kurriz? Nejse ti me duket je me ate parrullen “Armiku me i rrezikshem eshte ai qe harrohet”. Bjeri o Mondi, bjeri se ti i bike edhe me bukur se une.

      2. Jimmy pe Pendavinji says:

        O Mondi pe Gjikondi, ja e shikon edhe ti ashtu thua, po ti e ke me oqean. Edhe ato te Enverit s’kishte oqean qe i lante, po Saliu pe Vicidoli ia lau e ia shplau. Keshtu po ben edhe ky Edvin Mortja. Nuk e merr vesh ti o Mondi pe gjikondi qe eshte e njejta loje qe po te luajne ne kurriz? Nejse ti me duket je me ate parrullen “Armiku me i rrezikshem eshte ai qe harrohet”. Bjeri o Mondi, bjeri se ti i bike edhe me bukur se une.

  8. Iliri nga Gjermania says:

    Bravo. Nje Artikull i Persosur.???

  9. Sit back and relaks■●djritif▪●□○%^* says:

    Bravo shoku Yzeiri, ke dy tollona qumeshti e dy mishi me shume per kete muaji. Partia nuk ti harron sherbimet edhe kur ato jane te pakerkuara, apo ndryshe Oferte Bythelepirje e Pakerkuar OBP qe mos konfondohet, konfrontohet, miksohet apo ngaterrohet me PPP-rrat. Je nje nga ata militantet qorra qe perpiqen te kamuflohen si te pavarur duke fshehur koken e duke lene bithen jashte. Militante qorra si ty apo te ngjashem me ty me te djathte e me te majte e kane katandisur ate vend ne nje vrime haleje ku kur e sheh te iken edhe deshira per te dhjere. Intelektuale, njerez te ditur e te leçitur shqiperia ka plot, e keqja eshte se keta njerez per hir te egoizmit personal, hatermbetjeve, ambicies se semure, protagonizmit te mohuar, komplekseve personale nga e kaluara, interesave te ngushta, karrierave te nderprera me apo pa te drejte pozicionohen si militante politike partiake ne sherbim te njeres apo tjetres force politike duke harruar qe detyra e tyre primare eshte mbrojtja e interesit publik, cka nenkupton mbrojtjen e lirive themelore dhe te te drejtave te njeriut sic eshte liria e shprehjes dhe e mendimit, liria per te zgjedhur e per tu zgjedhur, liria per te pasur e krijuar pronen private, barazia perpara ligjit etj etj. Ne kete kontekst, Qeveria ne mungese te nje sistemi gjyqesor funksional dhe te organit me te larte gjyqesor Gjykates Kushtetuese nuk duhet te ndermerrte asnje iniciative ligjore qe prek, cenon apo atakon lirite themelore dhe te drejtat e njeriut, pra te drejta kushtetuese, ne rastin konkret ate te shprehjes se mendimit e lirise se fjales. Pra nuk kishte asnje arsye per nxitim, kur dihet qe ky ligj mund te hidhet poshte nga Kushtetuesja neser apo sic shpresoj edhe nga opozita e sotme kur te jete ne pushtet neser, them shpresoj sepse opozita e sotme mund te bjere ne tundim per ta perdorur per interesat e saja kur te vije ne pushtet. Si perfundim Shoku Yzeiri, une jam i mendimit me mire te lejohen 100 portale qofte dhe me fake news sesa ti mbyllet goja qofte edhe nje portali te vetem qe thote te verteten por qe konsiderohet fake news sepse eshte ne opozite me qeverine e rradhes kushdo qofte ajo. Ne kemi vuajtur 45 vjet nje nga diktaturat me te egra ndaj fjales se lire, nuk mund te krahasohet niveli i demokracise shqiptare me ate te europes perendimore me demokraci e shtyp dhe kulture te lexuesit te konsoliduar. Popullit shqiptar ne mase i mungon guximi per tu shprehur lirshem, ka nje autocensure dhe nje frike te lindur ndaj pushtetit, impresionohet kur takon Liderin e rradhes sikur po takon Jezu Krishtin, harron qe ai deputet, minister, kryeminister, kryetar bashkie eshte atje ku eshte per ti sherbyer votuesit dhe jo ti perktheje detyrimet ndaj votuesit ne lemoshe. Kjo puna e ketij ligjit per portalet eshte shume e ngjashme me ate taksen ne rrugen e kombit, ku Rama pa u komsultuar me asnje, pa marre parasysh asgje e askend i futi nje tarife sa i deshi hajdari, dhe vetem pasi desh i vajti flaka ne tirane u ul per bisedime. Fatkeqesisht shqiptari ngrihet vetem kur i prek portofolin, fjala e lire, liria e shprehjes etj i duken akoma abstragizma mikroborgjeze, dicka e huaj qe as e prekim as e shijojme.

  10. fati says:

    Nje artikull i ekuilibruar dhe i analizuar me shume kompetence. Gazetaria e sotme nuk eshte gje tjeter vec nje kuzhine ku, per fatin tone te keq, gatuhet vetem balte qe hidhet pa asnje lloj pergjegjesie mbi ne. Ndersa ty, z. Yzeiri, te lumte per mendjekthjelltesine dhe profesionalizmin tend!. Sa per “qorrat” qorra dhe shurdha kane per te mbetur nentoke.

  11. gazetari says:

    Jo vetem retorika por edhe te berat protesta dhe sjelljet e tyre .Eshte e habiteshme se si kasta politikomediatike kundershtare e Edi Rames ne erpjekje ekstreme per ta demonizuar ne sy te shqiptareve kryeministrin e Shqiperise me akuza ,shpifje e genjeshtra ne vend qe te zvogloje mbeshtetjen dhe polullaritetin e Edit ne popull ,kjo kast po e rrite edhe perkrahjen edhe popullaritetin e tij.Se keta pseudo gazetare e pseudo politikan qe kane instrument baze akuzen,shpifjen ,sharjen e genjeshtren e pane me se miri ne protesten e djeshme paraparlamentit se ne qfare deregjeje e kane sjelle veten dhe kauzen e tyre.Turp i madh per ta ishin nje grusht i paperfillshem e i shemtuar zhurmaxhinjesh . genjeshtaresh e shpefes te cilet shqiptaret i injuruan teresisht.Shikoheni ore ne pasqyre se ajo ju tregon kush jeni.O zot jemi shendrruar ne nje karneval injorantesh karneval cirku si Shkullaku,Bushati, Zheji ,Berisha,Meta, Monika,Lubonja,Bardhi , Salianji,Basha,Vasili,Marku,Gjekmarkaj, Balliu,Bejtja, e te me falinedhe dhjetra aktore tjere te cirkut ca portaliste e pseudoaktore te gjithe te paperfilleshem per shqiptaret dhe Shqiperine.Si ju kane plasur syte e nuk shihni se nuk ishit as ne numrin treshifror ne ate karneval proteste.Po si do ju ndjekin njerezit pas ne perkrahje te genjeshtres e shpifjes.Po si tu besojne rrenave tuaja te kulluara? Jo ore kot e keni qahi se nuk ka shqiptare ne Shqiperi.Se ju ka faj populli .NUk po ju kupton se e keni per te miren e tij apo?Sa te marre jeni po populli shqiptare ju njehe te gjitheve politikane e gazetareIshit ketu te gjithe qe pas renjes se diktatures dhe i dine te bemat dhe shpifjet e genjeshtart.Ju njohin maf rifetlleqet tuaja.Andaj secila akuze apo shpifje e juaja irrite besimin dhe popullaritetin Rames.Provoni njehere ta lavderoni dhe ta perkrahni dhe do shifni se ajo do e demtoje me shum Ramen.Kur shpifesi e genjeshtari apo si thot populli i keqi te lavdon atehere ruaju se nuk i ke punte mire.Mesim me te mire se sa prtotesta e opozites dhe gazetareve dje nuk mund te kete per ju grupin e genjeshtareve dhe intriganteve.Keta ishit ju nje grup korbash qe numrohi ne gishtritje e dores dukeshit si nje tufe dhishe para parlamentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje