Kjo që do të bëjë Rama, është një pesë me hiç, asgjë

16 Dhjetor 2019, 17:33Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Enver Hoxha të vërtetat kundër tij i quante “shpifje të armikut” dhe arrestonte “armikun”, kurse gënjeshtrat e tij fëminore me të cilat mbante pushtetin e dhunshëm personal, i quante të vërteta universale që mund të drejtonin botën.

Të njëjtën gjë po bën edhe Edi Rama, por meqë ky nuk ka forcë individuale shtypëse si Hoxha, i drejtohet ligjit për asgjësimin e medias që ka dalë kundër arbitraritetit të tij, ligj të cilin duhet ta votojnë kukullat që ka në Parlament.

Ramë ziu i di të vërteta ato lavdet që i bëjnë ata hajvanët servilë që i ka zgjedhur vetë e i vinë rrotull. “Je i madh”, i thonë përditë. Dhe Ramë ziu fryhet.

Por, çfarë është ligji që paraqet?

Është një pesë me hiç, asgjë.

Ky është një ligj që i ka dhënë AMA- s – domethënë Ramës- të drejtën e sanksionit penal për mbylljen e portaleve dhe gazetave, dhe vendosjes së gjobave të larta.

Rama është kaq i mefshtë në intelekt sa, me këtë që kërkon të bëjë, po iu tregon të gjithëve se ka frikë nga media e lirë.

Po politika amerikane do ta godasë? Besoj se po.

Rama ka rënë në një budallallëk tiranik. Dhe e gënjejnë ata që i servilosen. Nuk ka gjobë që nuk shkon në gjykatë, dhe nuk ka mbyllje gatete apo portali që nuk shkon në gjykatë. Atëherë, ku Ishim? Asgjëkundi.

Sepse gjykata e pezullon aktin administrativ të AMA-s, deri sa kjo ta gjykojë.

Pse është kaq i padituri ky kryeministër? Sepse nuk ka qenë i aftë për të qenë i tillë.

Media e një vendi, po nuk është armike me qeverinë e këtij vendi, nuk është medie e lirë. Panagjeriku i gazetarisë për qeverinë e vendit të saj, është gazetari e një shteti totalitar.

As kaq nuk kupton dot ky kapso kryeministër!!!

Apo e kupton dhe kështu e dëshiron. Po të jetë kjo, atëherë është i çmendur. Ose pastaj, kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Atë që ka një vit që po e kërkon, njëlloj si edhe Saliu.

Kot e ke Rama! Ngjarjet do të shkojnë deri në fund: as ligjin antishpifje nuk e miraton dot, dhe, as goditjen penale antikorrupsion që po vjen, nuk e ndalon dot. Kush prek sot lirinë e shtypit, ka prekur Shqipërinë.

11 komente në “Kjo që do të bëjë Rama, është një pesë me hiç, asgjë”

  1. Kaloresi i leshtelikes force e pare says:

    Ke te drejte.rrofte liria dhe e drejta per te shpifur,per te bere presione me anen e shpifjes,pra rrofte kck ne media.keshtu edhe spartaku gjen mundesine te shtrohet ne tavoline,te flase si ti doje kokrra e fishkur.

    1. Avokat strenga - Behu me modest dhe vazhdo te mesosh, sepse edhe ti ja fut paraqende! says:

      Ngjela i gjithedituri; Ji me kokeulur sepse do te bjere koka mbrapsht nga mendjemadhesia! A mund te na thuash se si t’ja u bejme atyre mediave qe genjejne dhe shpifin si ajo e Cim Pekes qe nxorri njerezit ne rruge ne mes te nates dhe i la aty tere naten, me lajmin per termetin qe do te binte dhe nuk ra kurre? Si t’ja bejme qe Cambridge Analytica, nje kompani e krijuar ne Mbreterine e Bashkuar, ne nje degjese ne Parlamentin britanik, u percaktua si kriminale per ‘fake news’ qe kishte perhapur ne shume vende te botes. A e di se cfare ka bere kjo kompani ore avokat? Ka studiuar njerezit ne Facebook dhe ka percaktuar ata qe jane te bindshem. Dhe ju ka derguar lajme te rreme (fake news) permes mediave online dhe ka ndikuar, permes ketyre locove te bindshem, ne votimin e atyre politikaneve qe e kane paguar kete kompani, si Lulzim Basha ne Shqiperi. Po, po, ne Shqiperi. Cambridge Analytica ka pranuar ne Parlamentin britanik se ka punuar edhe ne Shqiperi, por nuk pati sukses. Ndersa ne SHBA e dime shume mire se cfare ka bere kjo kompani ne zgjedhjet e fundit. Lexo, lexo avokat strenga! Studio or ‘i dituri’ Ngjela e mos hidh balte kot kunder Rames, duke na u paraqitur si i gjithckaditur. E po ti dije ti se cfare po bejne keto kompani me genjeshtrat dhe ‘fake news’ online atehere nuk do te flisje paraqende qe Rama dashka ti eliminoje ‘armiqte’ si Enveri. A je ne metro ore mik!? Mendoji me mire mufkat qe leshon dhe behu me i perunjur!

  2. N. VJOSA says:

    Ti or Psikopat Ngjela i ke hipur kalit mbrapsht !
    Dhe fryhesh e cfryhesh sikur je Zedhensi i Politikes amerikane!…
    Ik or i currufjapsur!
    Ne se ka njeri qe fryhet e cfryhet, je ti Avokat Pordha!….
    Ligjin kunder cpifjes ne media e ka cdo vend demokratik!
    Eshte ligj kunder Krimit te s h p i f j e s, o Avooooooookat Kokedhjame!
    Ketu ne Austri ku jetoj une nje gazete shkruajti te paverteta per Presidentin e Republikes.
    Presidenti e hodhe Gazeten nje gjyq. Dhe gjyqi e cilesoi shpifje ate qe shkruante Gazeta.
    Dhe e denoi Gazeten me nje gjobe milionshe.
    Prej asaj dite periodikja “Alles täglich” nuk e pa me driten e botimit!
    (Presidenti paret qe mori nga Gazeta ja fali nje shtepie te femijve jetime)
    Pse u denua Gazeta?
    Sepse te shpifesh duke perdorur mjetet e informimit te Opinionit publik eshte nje shkelje flagrante e te drejtave te personit, por dhe nje krim qe e njollos personin publikisht ne nje menyre s k a n d a l o z e!
    Te dale Ligji dhe shpif dhe ti avokat bythkua njehere,
    qe te mesosh te mos te perbaltesh te tjeret publikisht!…
    Dhe mos na fol me ne emer te shtetit amerikan or megalloman,
    se shteti amerikan ka perfaqsuesit e vet per te folur dhe informuar dhe nuk ka mbetur ne doren e nje kapso avokati llafazan!…

    1. Ciao Taku says:

      Ti je edhe i mençur edhe rrote kari, flet sipas interesit e konjukturave

  3. Taku tarallaku says:

    O TAKU TARALLAKU U LODHE O DEREZI STUDIOVE TV KUR JE KAQ I AGTE MERE TI DREJTIMIN E SHTETIT
    TI NUK TE VOTUAN AS PER DEPUTET O DEREZI JE NJERI KOT LERI NJERZIT TE PUNOJNE NESE NUK PUNOJNE MIRE NUK JE TI QE E LARGONE POR VOTA E SOVRANIT TI NUK JE ASGJE NJE VOTE NE NJE MILIONE QE KA MARE RAMA

  4. xhoxhi says:

    Tërë kërcejnë përpjetë për ligjin.Pse?Sepse vetëm shpifin gjëra të kota.Ndërtesa na thotë avokati janë të mafies dhe të gjithë në bur ndërsa shpifje le të vazhdojnë pët të shitur gazetat.Po si nuk doli një njeri me mënd xhanëm por vetëm broçkulla.Çtë keqe ka që mos shpifës muk e kuptoj.Kot them edhe unë sikur ka ndonjë gjë në regull ky sistem dhe mebtë media.Jetë pa asnjë kuptim jetë që vetëm mendon mos vritesh nga mafiozët.Nuk di se si mund të ecë një shoqri përpara kur paret i kanë privatët dhe shteti çelsat e kashtës…

  5. ABC KORCA says:

    Spartak Ngjela eshte pusht
    Eshte kar
    Eshte idiot
    Eshte kriminel
    Eshte bire .uve
    Eshte i semure psiqik
    Ne emer te lirise se mediave po i shkruaj keto.
    Po politika amerikane nuk do nderhyje per keto qe shkrova?!

  6. mik says:

    ha ha ha . . . Spartak Ngjela argumenton nga ana ligjore tendencen e kunderligjeshme te kryeministrit mbi portalet, e shumica e komentuesve si ” ekspert ” te ligjeve, ja kthejne me “argumenta qe : ” Ngjela asht psikopat, taku torollaku apo Ngjela asht i mencur por edhe rrote c..ri . . e tj e tj ha ha ha. Tendencen me poshteru tjetrin e konsiderojne si argument !!

  7. Salbeu says:

    O taku koqedhaku nuk shkon ti fusësh ndonjë paçe . Pse do thuash ti sepse kështu ka thënë amerika.

  8. joni says:

    kaq shpejt e harruat ceshtjen babale. shpifje shpifje shpifje. u mbushen ekranet e faqe ziut e llumit te pseudo analisteve .dhe sali anusi thote skane cme bejne. kjoeshte pirthokraci dhe mavri medie ne emer te tedrejtes te vjelle mut dhe te bjere era shurre duke shpifur dite e nate. Na duhet medie realiste
    kundershtare e qeverise .te ngreje probleme dhe halle te ketij vendi dhe jo medie qe merret me thashetheme gjithe diten e gjithe e naten. kush pordhi ketu e kush qiu atje.poshte shpifsit poshte sahanlepiresit e medias vjellakeqe.

  9. Sami says:

    Mos fol per ate burr shteti o debil , ju rrugaçe zallahana qe e keni bo ket milet me fol me vete , shan ENVERIN ti kopuk e debil , ai nuk fshinte as bythen me ty , nuk ngeli burgaxhi e rrugaç pa baltos majtas djathtas ktu , hera e par qe e pelqej Ed Ramen me kte ligjin e shpifjes , se keni 30 vjet ju zorraxhinjt dhe burgaxhit e kti vendi qe vetem shani te tjeret neper emisione tv , i vini vetes vler kur nuk keni fare vetem duke denigruar njerzit e mir dhe te aft, debil , rri ke tema spakut se je mir vetem aty fiton pik ti qe nuk ke fituar nje gjyq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje