Nga Xhovani Shyti
Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngul për miratimin e paketës antishpifje që, në emër të rrezikut që vjen prej “fake news” ( lajmit të rremë), synon të godase mediat, kryesisht online, që janë opozitë e pakorrigjueshme me qeverinë e kryesuar prej tij.
Kështu, pak më parë në njerën nga mbledhjet e kabinetit që kryeson, Edi Rama kompletoi draftligjin që sakaq është depozituar në Parlament për tu votuar në një seancë të pritëshme.
Megjithse ky projekt-ligj ka gjetur kundërshtim konsistent jo vetëm nga shoqatat e gazetarëve vendas por edhe homologë ndërkombëtar, e një serë institucionesh të rendësishme në Europë dhe SHBA gjasat janë që Edi Rama të mos tërhiqet nga e tija. Çka presupozon se vitit 2020 ti shtohet një ligj i ri që si objekt ka “qepjen e gojës”, sikurse e etiketonte raportimin e lajmit special TG “Rai 3”.
Në projekt-ligjin për mediat që shpërndajnë lajme të rreme, qeveria ka parashikuar masa drastike, duke dubluar kështu dhe Kodin Civil edhe atë penal që si shpifjen ashtu dhe mashtrimin e kanë parashtresë ndëshkimi të vetën.
Por ka dubluar dhe institucionet kompetente të Drejtësisë së re apolitike, të cilave u ka venë përballë AKEP-in dhe AMA-n që janë pjesë organike e strukturës së qeverisë dhe është e sigurt që ndikohen nga urdhërdhënia e Kryeministrit.
Nuk dim çfarë argumenta të nëndheshme përdor Rama, që, në fakt, është dhe njeriu i cili ka këmbëngulur dhe këmbëngul për miratimin e kësaj pakete me përmbajtje dy ligje, edhe pse BE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare vlerësojnë se godet lirinë e medias, por kreu u qeverisë bën mirë të hartojë e propozojë edhe një ligj që të ndëshkojë mashtrimin e “burrave të shtetit”. Të atyre që pa iu dridhur fare qerpiku premtojnë “lugën e floririt”, kur kanë nevojë për votat dhe kur u’a zhvasin këto elektoratit, i harojnë premtimet.
Që jo vetëm nuk i realizojnë por, përkundër “lugës së floririt” që premtojnë, i zhysin popujt në varfëri e mizerje, duke i’a thyer dhe lugën e drurit me të cilin pameritueshëm ata janë katandisur të shtyjnë jetën e përditëshme.
Sepse të tillët, pra mender burrat e shtetit, nuk kanë mbajtur dhe vijojnë të mos mbajnë asnjë përgjegjësi ligjore për gjithësa prodhojnë e që nuk është veçse mashtrim elektoral. I rrjedhur pastërtisht nga lumi i gënjeshtrave të lëshuara për të marrë me çdo çmim kreun e pushtetit.
Vijnë, grabisin, konvertohen në miliarderë, bëjnë çorap një shtet të tërë, zhysin në skamje e depression një shoqëri të tërë dhe largohen pa u lagur….
Madje ironikisht duke gëzuar paratë e pasuritë e përfituara pameritueshëm dhe pa vuajtur asnjë pasojë për mashtrimin gjithëpopullor që u kanë bërë votuesve me “fake premtimet” e tyre elektorale, që zhytin në mjerim dhe depresion miliona votues të zhgenjyer.
Kjo rezulton të jetë kurba e deritanishme e “tavës” që i kanë ofrua popullit votues të parët e forcave politike të konvertuar në të parë qeverish.
Nën këtë optikë, duke lenë mënjanë të ikurit le të ndalemi tek Edi Rama, kryeministri në detyrë që i kapur fort pas kangjellave të zyrës së tij nuk denjon të shkulet edhe pse qeveria që udhëheq në vitin e 6 ka marrë rrokullimën dhe prodhon veç varfëri massive, pasurim minorance e depression masiv.
Për ta ilustruar po sjellim disa nga premtimet që kryetari i opozitës Edi Rama bëri në 2013, kur ende nuk e kishte shijuar pushtetin e kryeqeveritarit “rilindas” dhe ishte veç kryetar i PS-së, si dhe premtimet e 4 viteve më pas kur sërish u kërkoi shqiptarëve ta votëbesonin.
Janë premtime, kryesisht me karakter ekonomik, por që edhe sot e kësaj dite, megjithse jemi në mandatin e dytë qeverisës ende nuk janë mbajtur.
Në 2013 Rama bridhte sa në njerin cep të Shqipërisë në tjetrin dhe premtonte:
“Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën për qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin”. Mirëpo edhe sot e kësaj dite, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe TVSH-ja e ushqimeve është 20%.
Një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës është anulimi i koncesioneve që prekin direkt interesin e qytetarëve.
“Do ti ç’bëjmë ato konçesione që kanë cenuar të drejtat në mënyrë korruptive! ”, bërtiste ish opozitari Edi Rama të cilit votuesit i besuan kryeministrinë, duke mbetur të zhgënjyer pasi edhe sot e kësaj dite qeveria e kryesuar prej tij nuk ka anuluar asnjë nga koncesionet si “Markimi i Karburantëve”, “Rapiscan”, “HEC-et mbi Valbonë dhe Vjosë”, “Vendburimet e naftës”, etj., që dëmtojnë direkt interesin e qytetarëve. Madje përveç kësaj ka shtuar dhe të tjera në formën e rafinuar të PPP-ve, që u zhvasin miliona votuesve të gjorë.
”Betohemi që për të gjithë familjarët, taksën e energjisë do ta ulim në 6%” ka qenë një tjetër premtim I bujshëm i Edi Ramës opozitar, por edhe sot taksa e energjisë për familjarët është 20%…
Ka edhe të tjera premtime të pambajtura, si hapja e 300 mijë vëndeve të reja të punës, por le ta lemë me kaq dhe të vijojmë më tej me arsyetimin.
Pra, kryeministri Edi Rama ka mashtruar me premtimet elektorale, vijon të luaj propaganduesin edhe në përditshmërinë e tij dhe askush (grup apo individ) nuk mund ta padisë për mashtrim. Dhe e dini pse? Sepse nuk ekziston një ligj i tillë. Nuk ekziston as ndëshkimi civil apo penale për zyrtarët që për interesat e veta, apo të qarqeve politike të cilave u shërbejnë, heqin me firmat e vulat e tyre nga puna njerëzit, dhe kur këta ja dalin të fitojnë gjyqet dëmshpërblehen jo nga xhepat e këtyre zyrtarëve por nga buxheti i shtetit, të cilin e mbushim ne me taksat që paguajmë. Pra, ata mashtrojnë, ata mbushin xhepat dhe gëzojnë paratë e pamerituara, kurse ne paguajmë kusuret e tyre.
Tani thoni: Kush janë më të rrezikshëm, mediat, që sado të mos thonë të vërtetën 100 % kurrë nuk i prishin punë publikut të gjerë taksapagues, apo kryeministrat dhe levat e kabineteve të tyre që nga premtimet e pambajtura, pra nga “fake premtimet”-et politike (alias: mashtrimet), na zhysin të gjithëve në gropën e skamjes e humbëtirën shkatërruese të depresionit dhe sërish mbeten të pandëshkuar? Për mungesë të një ligji, sigurisht!
Shume me te rrezikshme jane mediat qe shpifin e shajne pa shkak, bile deri kriminale, gje qe vertetohet katerciperisht kohet e fundit, me termetin, godinen e spitalit te durresit, e sa e sa fake te tjera cdo dite, qe nga zgjdhjet e kosoves, marreveshjet e kosoves, fondet per termetin e ku di une se cfare te tjera … Prandaj eshte domosdoshmeri regjistrimi dhe venia nen kontroll te mediave jashte cdo kontrolli. Se fundmi cdo media duhet te jete ne sherbim te vendit tone e jo kunder tij. Nqs media eshte kunder shqiperise, atehere perse duhet lejuar, qe te helmoje qytetaret e ketij vendi??? Se fundi desha te them se ku gjenden gjitha ato fonde per te financuar gjithe keto media. Ne vend qe keta mender gazetare te punojne e te sigurojne jetesen me djerse, kane gjetur nje menyre per te vazhduar zhvatjen e qytetareve, a thua kemi pal politikanet hajdute e vrases.
mire e ke ti po kush duhet ta bej ate ligjin keta shkerdhatrucet e edvin rames qe jane me keq dhe se ata te sali berishes e ilir metes. mos e fol se sja fut kush vetes thiken.
HASON TI NGATERON KEKUN ME BYREKUN. NUK JANE GAZETARET QE BOJNE QARRE KUNDER SHQIPERISE , ESHTE EDI RAMA, SALI BERISHA, ILIR META E TAN TJERET QE PO NA E ZBRAZIN VENDIN NGA RINIA. HASON MOS U BO ENE TI PORDHE E EDVIN RAMES SE KA BOLL ALFRED PEZEN AI. HAJD HASON TRUS SUMEN TASH E MOS NA CAJ DERRASAT ME KPILIZIMIN TAT.
HASON TI NGATERON KEKUN ME BYREKUN. NUK JANE GAZETARET QE BOJNE QARRE KUNDER SHQIPERISE , ESHTE EDI RAMA, SALI BERISHA, ILIR META E TAN TJERET QE PO NA E ZBRAZIN VENDIN NGA RINIA.
HASON MOS U BO ENE TI PORDHE E EDVIN RAMES SE KA BOLL ALFRED PEZEN AI. HAJD HASON TRUS SUMEN TASH E MOS NA CAJ DERRASAT ME KOPILIZIMIN TAT.