Monika, pallati dhe filxhani

14 Dhjetor 2019, 14:33Blog TEMA

Nga Adriatik Doçi

Nuk është krim të jesh i/e pasur, por vetëm rruga që zgjedh për t’u bërë i/e tillë. Në vendet normale, më të pasurit janë ata që krijojnë, prodhojnë, ata kanë talente apo dhunti të caktuara, si biznesmenët e suksesshëm, sportistët, aktorët, shpikësit etj.

Në Shqipëri janë politikanët dhe gjyqtarët, me ‘talentin’ e vetëm për të shumëfishuar pasurinë, pa prodhuar asgjë, por vetëm me paga shteti fikse.

Kur Monika Kryemadhi hyri për herë të parë në politikë, gati tre dekada më parë, si pasuri kishte vetëm opingat. Më vonë, i kanë lënë trashëgim prindërit 2/6 e dy apartamenteve, afërsisht 2-3 dhoma gjithsej.

Gjatë lundrimit të tyre në politikën shqiptare, Monika Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta, kanë deklaruar si të ardhura vetëm pagat e tyre shtetërore, sipas pozicioneve që kanë pasur. Nuk figuron asnjë qindarkë nga ndonjë biznes apo veprimtari jashtë funksioneve publike.

Ndonëse çifti presidencial ka mbajtur funksione të larta, pagat në Shqipëri kanë një tavan të caktuar, të mjaftueshme vetëm për të siguruar vetëm ushqimin, veshjet, sigurimin e një banese, ujin, energjinë elektrike, transportin, shëndetin, komunikimin, argëtimin, arsimin, pushimet etj.

Banesat e dyta dhe të treta, shkollimi i fëmijëve në Angli, frekuentimi i restoranteve dhe hoteleve luksoze, ndërhyrjet e kushtueshme estetike, veshjet e kushtueshme etj., mund të përballohen vetëm të ardhura të tjera shtesë.

Çfarë ka ndodhur? Me këtë status, me këto të ardhura dhe shpenzime, Monika Kryemadhi ka sot në pronësi një pallat në Tiranë, ku vetëm nga shitja e apartamenteve të cilit ka fituar 890 mijë euro deri më tani. Monika deklaron edhe një vilë në Gjirin e Lalzit, me 11 WC, një posaçërisht për macen.

Kurrë nuk e ka deklaruar vlerën e vilës. Rreth saj ka vetëm hamendësime që variojnë nga 500 mijë deri në 2 milionë euro. Zonja e parë deklaron edhe një apartament me vlerë 400 mijë euro në Tiranë. Dhe kjo është vetëm një pjesë së pasurisë së deklaruar me dokumente, e theksojmë ‘pasurisë së deklaruar’.

Monika Kryemadhi ka një sagë me justifikime, manovra me kredi, dhurata, borxhe, falje tokash etj., por kjo është e vërteta e thjeshtë e pasurisë së saj:

Një pasuri miliona euro me vetëm dy paga dhe fëmijët me shkollë në Angli. Dy janë rrugët e pasurimit:

Ose Monika Kryemadhi është vërtetë një magjistare dhe e ka nxjerrë pallatin nga filxhani, ose Monika Kryemadhi është një politikane thellësisht e korruptuar. Ndajeni vetë. Ndoshta do ta ndajë edhe SPAK-u.

17 komente në “Monika, pallati dhe filxhani”

  1. Shoferi i Monikes says:

    Vetem turinje i kane kushtuar nje milion Euro , dhe prape si majmun duket

  2. h says:

    Pse nuk keni kurajo te toni qe eshte hajdute,e korruptuar familjarisht.
    Nuk eshte hera e pare qe ne shqiperi dhurojne pasure marramendëse, nga të aferm,
    që ne tjerëve normalë duan të na e bejne varrin dhe ta vjedhin pasurine e perbashket.
    Keto jane justifikime idiote,te turpshme dhe aspak me fantazi origjinale.

  3. Alumi says:

    Nuk do mend se cfare eshte kjo perbindeshe dhe burri i saj i degjeneruar. Jane familja me e korroptuar dhe degjeneruar ne shqiperi. Spaku duhet patjeter ti shkoj ne fund burimit te pasurise se tyre. Kjo cfare deklarojne keto bandite eshte vetem maja e icebergut.

  4. Monika hajdute me cizme says:

    Monikes i ka blere fatos nano nje pal breke…

  5. Ce says:

    Shkofsh në Ferr moj sharebajge me fytyrë plastike surratnallonja apo surrat tepsija e leshitdhise, leshitlikes, leshimonikes, leshitpetrikes, leshelija sa të jeni gjallë nuk vini me ne pushtet.

  6. me ?e monikes do te shkruaj historin e lsi says:

    Patjeter do ta ndaj SPAK por dihet boterisht se Monika akuzohet per trafik droge deri dhe me karrocen e femijeve plus perqindjet dhe floriri. e krrabes vjedhur nga hajduti ilir, prandaj ka dal nga binaret, verifikimet jane lehtesisht nese don shteti ooooo zot shpejt i shikojme kete familje varur ku kushdo ka mundesi ti peshtyje per heren e fundit pavarsisht se nuk mjafton

  7. qazim says:

    Eshte moster,me e pafytyra ne politike qe flet e flet e perdridhet e sperdridhet e nuk thote asgje por vetem brockulla per vehten e saje dhe nje lume sharjesh e shpifjesh per kedo qe e konsideron armik.I dalte per hajer me SPAK-un.

  8. Bureto says:

    Do të jetë zhgënjim i madh nëse gjithë pritshmëria e Reformës në Drejtësi do rezultojë një farsë. Personalisht jam që nuk do të jetë e tillë, por me frikë shoh anën tjetër të medaljes. Zullumet e disa politikanëve, disa drejtuesve të lartë të administratës shtetëtërore dhe nga trupa e gjyqësorit janë aq të shumta sa do të duhen vite të
    shbirilohen. Ndaj që të materializohet thënia popullore se “dielli duket që në sabah”, puna duhet të fillojë nga peshqit e mëdhenj, siç është dhe rasti në fjalë i çiftit tepër të korruptuar Meta. Mjafton të fillojë rigjykimi nga e para, si më i lehti për t’u proceduar (është gati) ai i vidios së famshme Meta Prifti, që më pas t’i hapen petët lakrorit. Dhe procesi pastaj vazhdon si në lojën me birila. Bien të gjitha dhe kështu hyn në fuqi ligji, që kur pasuria e këtij çifti është vënë në këtë mënyrë, pra haptazi me abuzim pushteti dhe korrupsion, ajo sekuestrohet, krahas burgimit sipas Kodit Penal. Si fillim, ky do të jetë guri i provës së SPAK. Kështu do të ketë në publik në mënyrë të menjëherëshme një jehonë dhe besim të paparë, atë se në rrugën e sendërtimit të shtetit të së drejtës, shumë të pritur këto 28 vjet, një erë e re po fryn.

  9. Pyka says:

    Me dhimbje,po jap mendimin tim!Në respekt të njërëzve që punojnë!1-Pasuria mund të trashegohet(si puna e kësaj,janë me qindra mijëra shqiptarë)dhe asnje nuk eshtë i pasur!2-Me punë(kjo dhe i shoqi saj,kanë punuar vetëm me rroga shteti(si puna e kësaj dhe e të shoqit të saj,janë me qindra mijëra)dhe asnjë nuk është i pasur!3-Mbetet korrupsioni dhe tenderat,qe janë pjesë e familjes saj dhe gjithë administratës së korruptuar(KÇK)4-Dhe e fundit mund të jesh drogaxhi o tutor prostitutash!Keto jane kater rrugët e pasurimit,kjo sipas mendimit tim modest,pa ofenduar askënd!

  10. ligjvendesi says:

    c fare flet monika se i la prone babai kur babai saj ka qene puntor ekonomie ne ushtri dhe vidhte zarzavatet e ushtaeve dhe vidhte shelegrt dhe derat e repartit dhe i ndronte me fshataret te medhenjte me te vegjelit e fshatarve dhe ndanin leket kur i shisnin prandaj u perjashtua nga partia si hajdut dhe enver hoxha nje here te perjashtonte nga partia dhe jo 4 here si genjen mona dhe nuk hyje me aq me teper hajdutet .spaku te veproje me keto funderina te pa cipe pa moral qe kujtojne se shqiptaret i hane budalliqet qe nxjerin nga goja ligji te veproje o sot o kurre

  11. BRSS says:

    O MERO TE KEMI THEN QE MOS JEP LAJM KETE PUTANEN LAVIREN E NDYR

  12. DS says:

    Nuk eshte e vetme kjo familje qe jeton mbi kurriz te Shqiotareve. Jane qe te gjithe ata qe i eshte besuar pushtet ne emer te popullit. Te papare per te zhvatur, te pa shpirt, injorant, kampion te bllacitjes.
    Ate qe shqiptaret nuk e bene dote ne vitet 90 duhet ta bejne sot me mbeshtetjen e USA e BE nepermjet proceseve te rregullta gjyqsore me te pandehur te gjithe keta plehra.

  13. Noli says:

    Llogarite te cojne tek vjedhja e abuzimi me pushtetin.

  14. E verteta ... says:

    … Po Ne te lindur ne Tirane ne vitin 1950 me prinder te ardhur me pune brenda “rregullave” ne Tirane ne 1947 (3 vjet pas clirimit Shqiperise) …
    qe punuam, arsimuam, Diplomuam dhe ndertuam Tiranen tone me duart tona ne ato kohera ate Tiranen tone te bukur, te paster dhe qyteteruar …
    Pse nuk kemi pauri si kjo e RRUGACE e zbritur vone ato vite nga Peshkopia ? … Apo Ata shume te tjere qe zbriten pa rregull me kazma dhe arme ne duar qe SOT kane pasurira dhe prona me shume se vete TIRANIT e vertete ?

    … Pushtetaret e viteve 90-te … bene me fshehtesi “pronat e shtetit” si te tyre me Dokumenta “FALLCO” dhe BERISHA ishte nga te paret qe beri vete duke ndihmuar gjithe VERIORET te gllaberonin pronat e SHTETIT dhe SOT n’a thone jemi pronare, eshte prona babait, mamase etj etj …. !

    Ja pra kjo eshte e VERTETA qe SHTETIN e ka vjedhur pushteti Demokracise qysh ne fillimet e 90-tes dhe bene te largohej gjithe ajo pjese e madhe “INteligjenca, Intelektuale TIRANAS … dhe jo SOT Shqiperia pa kulture, pa qyteterim pa folur fare Civilizimin … sepse eshte mbushur me te zbritur pa rregull me katundare, malesore, fshatare, provinciale, krahinore … oh e mjera SHQIPERI cfare te beri Demokracia “fallco” e Berishes qe vrau, ndahu dhe degjeneroi Shtetin ne korrupsion dhe droge … mos i gezofshi Ato prona dheato bema qe bete Shqiperise !

  15. ish montator says:

    ADRIATIK DOCI, TE PERSHENDES PER SHKRMIN KE KODITUR PIKEN. NDOFTA TI JE DJALI OSE NIPI I ISH INXHINJERIT TONE (NE MONTIMET INDUSTRIALE) TE MBREKULLUSHMIT ALEKS DOCI. NUK PERTONTE NA SILLTE LIBRA NE BALLSH NGA BIBLOTRKA E FAMILJES TIJ NE TIRANE. TREGOJA KUJDES (PA REN NE SY) MOS E PROVOKONTE NDONJE ALABAK PER BABAIN E TIJ TE DENUAR POLITIk. LUS ZOTIN TE GEZOJE SHENDET.

  16. ???? says:

    ⚖️⚖️⚖️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje