Nga Lutfi Dervishi
Nuk ka ditë që të mos ndeshesh me tituj të tipit: “debat i ashpër/nxehtë/zjarrtë mbrëmë në studion e.. mes….” dhe kur lexon për “debatin” kupton që dy (apo më shumë) të ftuar në studio televizive kanë fyer apo janë kacafytur/kërleshur me njëri- tjetrin!
Fyerja nuk është debat, madje nuk është lajm me interes publik. Mund të jetë interesant për publikun, por jo interes publik.
Nëse lexon fjalorin e gjuhës shqipe është e qartë se çfarë është “debat”
Debat: “Rrahje mendimesh ndërmjet dy a më shumë vetave rreth një çështjeje politike, shoqërore etj.; diskutim i gjerë, i hapur për një çështje me rëndësi. Debat i lirë. Debat i gjallë (i ashpër). Debat revolucionar. Debat politik (shoqëror, shkencor)”
Një lutje për shkruesit e këtyre lajmeve tejet interesante, por jo me interes: mos e ndotni fjalën “debat”.
Mund të jeni më të drejtpërdrejtë me tituj: për shembull: “u shanē me libër shtëpie; u sherrosën…; ulëritën ndaj njëri – tjetrit; folën të 4-t në të njëjtën kohë; folën si e ëma Zeqos në majë të thanës; nuk e mori vesh i pari të dytin; grinë dy orë sallatë; u zunë si gratë e liga; dy i ranë gozhdës, dy patkoit; u zunë për mustaqet e Çelos; ulëritën mē shumë se kur ra tërmeti; etj etj,
Ka plot fjalë e proverba shqipja për kēso rastesh, ndaj për hir të Zotit mos e ndotni fjalën DEBAT!
Or Lut ! Na e ofendove Fakultetin Gjeologji Miniera !
Kur ske ça thua hesht me mire .
Sakte i nderuar Autor!
Debat….eshte fjale franceze.
Sakte fare fare… po na e shpifen… nun lene njeri ta mbaroje fjaline deri ne fund…
Nuk eshte pare ndonjehere qe nje Kryeminister apo President te ndiqet kaq shume nga kamerat edhe kur ndodhin tragjedi natyrore… as me keto lloj veshje intime qe ben ne publik, kacafytje me te prekurit e termetit dhe kafshet shtepiake… planet e Zotit jane qe e liga te zhduket nga kjo bot dhe jo e liga te ngeci njerezit brenda neper kartona, te pihet shiringa si uji… Kurani dhe Bibla jane rruget qe njeriu duhet te zgjedh para se te pinte shiringa dhe te nderonte nuset e tij ndervite… Nuk eshte pare qe Bibla apo Kurani te ndaloj termetet etj… por neqofte se Mjekerrsia e tij, personalisht, me ane te kreativitetit ,se eshte edhe artist edhe Lopitikan nder vite ,te ket zbuluar shkencen qe parashikon termetet dhe frenon renien e kartonave,atehere ky po eshte dhurat nga Perendia… Cdo kulture thote se njeriu duhet te evoloj, te ndertoj nepermjet se mires, jo me shiringa, helmime, te qelloj nje femer dhe ta semure ate… Ligesia e tij psh. nuk ka lek te xhepi, po mbledhin ca gazetare dhe shoqata bamiresie… (to be continued).