Disa mendime për projektligjet për portalet, përgatitur nga qeveria

12 Dhjetor 2019, 12:01Blog TEMA

Nga Nikoll Lesi

Ja pikat e përgatitura që do të lexoja para komisionit të Medias:

Në mediat e shkruara dhe radiotelevizive nuk guxon të shpifësh apo të fyesh, pasi përfundon në gjykatë. Edhe për portalet duhet patjetër i njëjti standard, pa asnjë diskutim.

Por mëqënëse kemi ndër këto 28 vite eksperienca të këqija në raportet e qeverisë me median, duhet të jemi shumë të kujdesshëm se flitet për një pushtet të katërt, siç mbetet pushteti i medias.

Ndaj duhet që këto projektligje për median të rrëzohen dhe vetë komuniteti i gazetarëve të hartojë një projektligj për median e shkruar, radiotelevizive dhe për portalet. E përsëris, që duhet ligj në këtë fushë, bile i fortë, por jo nga qeveria. Jo se nuk e ka të drejtën kushtetuese qeveria për ta hartuar, por nuk ka të drejtën morale se ka përplasje të egra të qeverisë me analistë dhe gazetarë të njohur e që duket, në mos është, si një hakmarrje momentale inatçore.

Po ju them DUHET LIGJ edhe për portalet, por jo në këtë mënyrë e me këtë hov inati për ta nënshtruar median apo vendosur gjoba selektive, sepse nëse miratohet siç e keni sjellë, do të ndodhë pa asnjë hezitim, HAKMARRJA e pushtetit. Aq më tepër që autoriteti që vendos gjoba dhe bllokon është AMA, një institucion i kontrolluar nga qeveria (edhe qeverive e tjera kështu do t’ju pëlqente).

Eksperienca më bën të jem dyshues dhe i kujdesshëm në këtë rast. E dini besoj, në mos ju e mban mend publiku, se gazetarë të gazetës KOHA JONE në kohën e qeverisjes së parë të PD-së janë arrestuar dhe burgosur, si Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka.

E dini besoj se në kohën e kryeministrit Nano pati gazetarë dhe botues në ndjekje penale, ashtu sikurse dimë se prapë në kohën e rikthimit të PD-së në pushtet gazetari Mero Baze u përsekutua brutalisht, apo së fundmi kryeministri aktual ka paditur analistin dhe gazetarin e njohur Ylli Rakipi.

Ndaj ju kërkoj të jeni të kujdesshëm, sepse nëse e miratoni siç i keni sjellë me ngut e inat mund të ndodhë që kur të bjerë PS-ja nga pushteti, këtë ligj ta aplikojë opozita e sotme ndaj gazetarëve që janë afër PS-së.

Asnjëherë nuk kam besim te pushteti, sidomos në raportet e saj me median!

Pra futemi në rreth vicioz dhe spirale antidemokratike në raport me lirinë e fjalës.

Ndaj rrëzojini këto projektligje dhe lëreni KOMUNITETIT TË GAZETARËVE ta hartojnë, një ligj që duhet, realisht.

4 komente në “Disa mendime për projektligjet për portalet, përgatitur nga qeveria”

  1. Na dhjeu së qeshuri ky. says:

    ??

  2. NIKOLLE LESHI says:

    O NILKOLLE LESHI NESE UNE SHKRUAJE QE GRUAJA JUAJE ESHTE KURVE , PROSTITUTE ESHTE NORMALE QE JU KENI TE DREJTE TE ME DERGONI NE GJYKATE PER SHPIFJE .
    PRA LIGJI ESHTE NJESOJE PER TE GJITHE ASKUSH NUK KA TE DREJTE TE SHPIFI NUK DO TE THOTE QE JE GAZETAR DHE MUNDE TE TRILLOSHE JO SHOKU LESHI DENIM PER ATA QE GENJEJNE VLERESIM PER ATA QE SHKRUAJNE DREJTE

  3. likefloriri says:

    Pse a ka vertete mend nkolla, se qe te japesh mendime duhet te kesh se pari mend, e se dyti ti veshe ato ne sherbim te publikut.

  4. spiteni says:

    Ky lehesi kerkon qe ligjin ta formulojne gazetaret dhe portalet. Kjo eshte njelloj sikur te thuhet se ligjet kunder rrahjes, fyerjes, plagosjes, vrasjes dhe grabitjes ti formulojne autoret e ketyre krimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje