Drejtësia në ndihmë të PD-së

11 Dhjetor 2019, 19:32Blog TEMA

Nga Adrian Kokthi

Nuk do duhej shume kohe kur te gjithe partiberesit te kuptonin se problemi nuk paskesh qene te krijoje partine por si ta zgjeroje dhe t’i qendronte kohes. Me mire se kushdo tashme e dine edhe ata pak “lidere” partish qe sot identifikohen si kryetare te partive me anetare qe kane pak a shume vehten e tyre.

Nderkohe, dy partite me te medha te vendit ecen drejt ndryshimeve kolosale me platforma diametralisht te ndryshme pas renies se komunizmit. Partia Socialiste (e akuzuar si ish-PPSHja nga partia tjeter) preferoi te zbatoje formulen perendimore ku nje fryme demokratike e brendshme sa me e madhe brenda partise do te rrise automatikisht dimensionin udheheqes te drejtuesit te saj. Kush mund ta vej ne pikepyetje sot potencialin drejtues te zotit Rama ne Partine Socialiste? Askush!! Aq e vertete eshte kjo sa edhe vete zoti Rama ka shume mundesi ta mendoje si celesin sekret te arritjeve te tij te mepasshme. Pyetja eshte se per sa kohe do te jete i afte vete zoti Rama te mbaje nje ekuliber te tille brenda partise? Pergjigja eshte teper koncize dhe pa shume hamendesira. Cdo gje do te varet nga niveli kercenues i humbjes se pushtetit.

A mundet dot Partia Demokratike te jete nje kercenim serioz per Partine Socialiste? Pergjigjja eshte me e kuptueshme kur pyesim te pakten per minimumin e kerkuar nese a ka mundur Partia Demokratike te krijoje nje fryme demokratike brenda saj ne dimensione me te medha dhe cilesore sesa Partia Socialiste? Askush nuk do te mundohej e te thellohej ne gjetjen e shembujve per menyren se si drejtohet sot Partia Demokratike. Shembulli me i mire eshte duke u dhene keto dite.

Eshte vete ceshtja “Babalja”. Nje nisme kryekeput e UDHEHEQJES se Partise Demokratike, e vulosur me fakte te pakontestueshme nga prokuroria si nje intrige me fryme zyrtare e nje prej partive me te medha qe ka patur nderin te drejtoje kete vend per shume vite me radhe. Them se kjo ishte nje nisme e udheheqjes se PD-se pasi eshte shume e pabesueshme qe anetare te kesaj partie anembane vendit te mendojne dhe deshirojne qe marrja e pushtetit te kryhet nepermjet mashtrimit dhe jo konkurrimit.

N.q.s. kjo eshte kaq e vertete atehere cfare lidhje ka kjo fare udheheqje e PD-se me anetaret e saj? Anetaret e thjeshte ne PD duan qe ne udheheqje te saj te jene njerez qe ushqejne frymen demokratike ku njerezit e afte e me cilesi te vecanta drejtuese te perparojne drejt udheheqjes se partise qe ta kthejne ate ne shprese te re dhe nje alternative me te mire per te gjithe shqiptaret.

Perkundrazi, drejtuesit me te larte te PD-se sot jane shfaqur hapur ne mbrojtje te ceshtjes “Babale” qe do te thote automatikisht nje turp i papare dhe nje xhest tejet i pamoralshem e i pafalshem qe keta njerez te vazhdojne te qendrojne ne krye te PD-se.

N.q.s. gjithe anetaresia e Partise Demokratike e ka te pamundur te ngrihet dhe te shkeputet nga kjo spirale tragjike ne te cilen eshte future sot zyrtarisht nga drejtuesit e vet atehere si do te arrihet qe Partia Demokratike te jete shprese per te gjithe shqiptaret ne te ardhmen? Nga do vijne drejtues te rinj kur grupi i sotshem drejtues del hapur dhe mbron intrigantet? Ne cilin shtet demoktartik eshte pare dicka e tille ne menyre kaq “babale”…?

Ne cdo zgjedhje te ardhshme kjo parti do te jete e pabarabarte ne pozita morale me partite e tjera perpara popullit. Gjyqi “Babalja” e certifikon kete parti si nje parti qe jeton ne partneritet te plote me intrigen. Biles ja kalon edhe asaj te PPSH-se po te mendosh se nuk jetojme as ne monizem.

N.q.s. gjithe PD-ja e paska kaq te pamundur te permiresoje vetveten atehere ngelet vecse te themi thenien e famshme te Jesse Ventura ku i referohej nje prej partive amerikane, por qe per mendimin tim eshte shume me e pershtatshme per PD-ne tone. “Kjo parti nuk eshte nje parti politike por nje krize mendore”.

Eshte zhgenjyese per potencialet qe duhet te tregonte vete antaresia e PD-se keto muajt e fundit ne ndryshimin e grupit udheheqes  por nderkohe duket premtuese qe ndihmen e pare dhe me te mire eshte duke e dhene vete drejtesia me gjyqin “Babalja”. Nqs zoti Salianji denohet, atehere anetaresia e PD-se anembane vendit duhet te veje me shpatulla pas murit kreun e PD-se dhe jo thjesht  te bej sehir e te thote “Salianji paste kemben e mbare”. Pikerisht kjo eshte edhe arsyeja kryesore pse grupi drejtues i PD-se eshte ngritur ne proteste keto dite jo thjesht per te mbrojtur Salianjin, por me shume per te mbajtur te gjunjezuar vete PD-ne ne menyre qe askush te mos mendoje apo kerkoje largimin pa kthim te Lulit dhe shokeve te tij.

Le te shpresojme qe PD-ja te mos jete duke pritur per gjyqe te tilla per te bere  ndryshime ne udheheqjen e saj me qellimin per tu bere alternative, dicka qe sot popullit nje e tille i mungon.

13 komente në “Drejtësia në ndihmë të PD-së”

  1. PDja si PPSHja says:

    Ne fakt kete PD qe kemi sot vetem burgu mund ta pastroje. Aty eshte qelbur peshku nga koka megjithese edhe bishti mban ere akoma edhe me keq.

    1. Preng Asitiriu says:

      Jepjani kete shkrimin ta lexoje Patozit, Xhozit, Topit, Imamit, Selamit dhe te tjereve qe kane rene nga kali por presin poshte fikut te bien molle.

    2. Partimbajtesi says:

      Me kete shkrim ia ke fut PDse thiken mu ne kocke. Mero vere kete shkrim per disa dite ne faqe te pare qe la lexojne “partimbajtesit”…haha. Ky zoteria i quan partiberesa. Sa do rrojme do mesojme. Te lumte!!

    3. Sali Enver jeni bashke kurdohere! says:

      Fjalet “…grupi drejtues i PD eshte ngritur ne proteste jo per Salianjin por per te mbajtur te gjunjezuar PDne” eshte e verteta me e madhe nga ka me shume frike Sala me hordhine e tij se sa policia me gjykatat te mara sebashku. Keta te fundit i ka futur te gjithe ne thes Sali zagari por njerezit ne PD dje i kishte neser mund te mos i kete. Artikulli i shkelqyer.

  2. Lulerat ne PD says:

    Zoti Adrian! Kur thua se antaret e thjeshte te PDse duan nje fryme demokratike brenda PDse mendoj se nuk eshte shume e vertete. PDja ka kohe qe ka vdekur dhe ne te tashme vegjetojne vecse kusare. Une e kuptoj qe ti do ti edukosh ata qe ti vene hurin Lulit por ceshtja eshte se ata qe jane brenda PDse tani jane ata qe do Luli. Mos e harxho bojen e kalemit kot.

  3. Flamuri says:

    Kokthi me pelqeu shkrimi. PDja ka pushuar se ekzistuari shume vite te shkuara. Biles edhe kur ishte ne pushtet ne fakt nuk ishte PDja por Sala me hordhite e tij. PD nuk ka me.

  4. Cudia says:

    Nga shkrimi dukesh qe je idealist. Per fat te keq ky popull nuk i kupton idealistet. Aq me keq pjesa e popullit qe eshte brenda ne PD. Atje nuk ka patur kurre ideale. Megjithate ti ben mire qe shkruan se nuk i dihet ne PD dikush ta ve veshin dhe ben cudine. Apo nuk jane te cudirave keta…? Keta vetem cudira dine te bejne

  5. K. M. Tusi says:

    @Lulerat ne PD:
    E vertete mund te jete se “antaresia” aktive e PD mund te jene lulera, por mor harro antaresine pasive dhe ate te mundshme.
    Pasive: jane ata qe jane terhequr nga aktiviteti politik aktiv per shkak se jane zhgenjyer nga udheheqja e saj e re a e vjeter, por, per shkaqe te ndryshme vazhdojne te jene anetare.
    Te mundshem: Individe qe nuk e gjejne veten ne ndonje parti te sotme, por, po te shohin nje fryme te re te PD, i bashkohen asaj.

    Sic thote me te drejte zoti Kokthi, kryesia e sotme e PD-se pikerisht keto grupe do qe t’i mbaje te gjunjezuar.

    1. Rrufepritsi says:

      I ke rene pikes KM Tusi. Ky shkrim me shume duket se i drejtohet pikerisht atyre ne PD qe rrine duke pritur por qe nuk jane aktive… Sic duket u pelqen me shume te bejne sipas shprehjes … prit gomar te mbije bar.

  6. Fshesa says:

    Une jam i mendimit qe me mire ta pastroje drejtesia PD sesa ta pastrojne vete PDistet. Jam shume i sigurt qe ata do e bejne me pis nqs do meren me pastrimin…

  7. Preng Asitiriu says:

    Jepjani kete shkrimin ta lexoje Patozit, Xhozit, Topit, Imamit, Selamit dhe te tjereve qe kane rene nga kali por presin poshte fikut te bien molle.

  8. Arbeni says:

    Për sa kohe ate parti do ta drejtoj nje kriminel si sali rrumpalla,ajo parti do shkoj “nga fitorja në fitorje”(thenie e diktatorit “,kurre nuk ka per te ardhur në pushtet.Shqipetaret e urrejne Di komb sali shit.-in.Po nuk thyeu qafen ai ? me emrin sali, luli te shoh majen e veshit per t’u ber kryeminister.E forta është kur ai si megahajdut therret kapini hajdutet….Ironi e hidhur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje