Nga Astrit Patozi
Për disa ditë me radhë, që pas mëngjesit të 26 nëntorit, Shqipëria realisht ngriu si me telekomandë. U ndaluan si me magji vrasjet, vjedhjet, sherret banale, jo vetëm ato të politikës, madje edhe aksidente automobilistike pothuajse nuk pati.
Gati po krijohej iluzioni sikur shoqëria kishte nisur të reflektonte pozitivisht ndaj dobësive të veta për shkak të tragjedisë së madhe, që shkaktoi tërmeti. Saqë e kishte frymëzuar me të drejtë ndoshta edhe Mustafa Nanon, i cili në një monolog të tijin ia blatonte këtë efekt solidaritetit, që u shfaq ndër shqiptarët në respekt të atyre që u goditën më fort prej fatkeqësisë.
Por koha rrodhi shpejt dhe ja ku jemi sot. Të gjithë duket se janë rikthyer në jetën “normale”, me të njëtin përkushtim dhe me të njëjtin ritëm si më parë. Në lajmet e kronikës së zezë kanë shpërthyer sërish krimet e zakonshme, me gjak dhe pa gjak, në rrugë janë shtuar aksidentet, ndërkohë që politika është pozicionuar me të njëtin pasion në llogoret e vjetra.
Me sa duket ajo stepje e përkohshme e instikteve dhe veseve të kësaj nahisë sonë për pak ditë nuk ka pasur shumë lidhje me ndonjë shpërthim të papritur humanizmi, por ka qenë thjesht efekt i ndjenjës kolektive të frikës. Janë nga ato çaste të rralla, kur njeriu tkurret nga pafuqia e vet për të ndaluar apo parashikuar forcën e natyrës ose të Plotfuqishmit. Por deri këtu, sepse harresa pastaj bën punën e vet.
Ndaj edhe është e kotë të presim mrekullli të gjata, që mund të lindin prej gërmadhave të fatkeqësive. Sepse ligjet e natyrës dhe ligjet e shoqërisë janë të ndara.
Tërmeti i 26 nëntorit është e sigurt që do t’i bëjë më të forta dhe më të sigurta shtëpitë dhe pallatet e shqiptarëve në të ardhmen.
Por që ky vend të bëhet më i mirë, më i pakorruptuar, më i drejtë, më i lirë dhe më demokratik ka nevojë për tërmet të një lloji tjetër.
Po kush do ta beje kete termet o patoz.
He ke njeri?
Rama ka kaq vite qe blen shantazhon shtyp cdo fryme te re qe lind; e di mire ai se vetem keshtu mund te rrije ne pushtet se si ka me votat e njerezve.
Ke ndonje alternstive ti? Dil e shpalle se njerezve ju ka ardhur ne maje te hundes nga ky hajduti, gati i ke!
Shkrim i sakt filloheni nga vetja dhe bhemat tuaja
Kavajsit e thjesht nuk i harrojne
Rezarti sumes. Kerkoj Ali baben e shpellave te Vicidolit. Do vije kur halla te kishte bole. Yt bythqir I bandes kriminale dumbabiste.
Ti Patozi ishe perfaqesuesi i deputeteve te PDse kur ishe ne pushtet. A ke gje per te thene per cfare problemesh ngre me siper?? Yyyyyyyyyy plehre!!!