A do të hapen më gropa në Tiranë dhe Durrës?!

11 Dhjetor 2019, 21:21Blog TEMA

Nga Lutfi Dervishi

Vendimi për të pezulluar lejet e reja të ndërtimit në Tiranë dhe Durrës është për t’u përshëndetur, por pyetja është: a do të hapen më gropa në Tiranë dhe Durrës për kompanitë që kanë marrë leje?

Tërmeti 26 nëntorit nuk nxorri në dritë vetëm korrupsionin, babëzinë dhe lemerinë e disa ndërtuesve, por edhe faktin që ka mijëra apartamente të pa shitura si në Tiranë ashtu edhe në Durrës.

Pra nuk është kërkesë – oferta që ka çuar në shumëfishimin e lejeve të ndërtimit, se përndryshe kjo do të reflektohej tek rritja e kredisë në banka, gjë që nuk ka ndodhur.

Tundimi për të marrë para nga taksa e infrastrukturës duhet të ketë marrë një mësim nga 26 nëntori!

Në kryeqytet ka më shumë betoniere se taksi dhe nëse godinat e larta që po ngrihen do t’i rezistojnë tërmeteve të ardhshme ato nuk do të mund t’i rezistojnë “flluskës” së ndërtimit. Apartamentet që nuk do t’i blejë kush do t’i paguajmë të gjithë.

Është koha për të mos hapur më gropa më në Tiranë dhe Durrës të paktën për një dekadë. Ndërtimi nuk është model i qëndrueshëm zhvillimi dhe mund të kthehet në një minë me sahat për ekonominë.

Ne nuk e dime se kur do të kemi tërmetin e radhës, por ajo po shohim çdo ditë “tërmetet” që po lartësohen para syve tanë.

Është koha për të marrë një vendim për “gropat” që kënaqin babëzinë e pak njerëzve dhe thithin brenda tyre interesin publik.

8 komente në “A do të hapen më gropa në Tiranë dhe Durrës?!”

  1. Noli says:

    Ceshte kjo llogjike. Tregu i ndertimit duhet deomos te vazhdoje.
    Pergjegjsia per standartet e ndertimit nuk duhet te coje ne perfundimin
    se nuk duhet te ndertohet.
    Problemi ne ndertim eshte cilsia e standartet ne ndertim ner te gjithe vendin.

  2. Vend i bekum me njerez shumica te mallkum. says:

    Po ku rri dot derri pa ngrene mut ! Keshtu dhe lali bytha, nuk rri dot pa marre 20 %. Edhe ne brime te halese do japi leje per pallat. U shofte nga faqja dheut, familjarisht po ke mundesi o Zot . Lali bytha e te gjithe politiqenerit ne shqiperi.

  3. Gerta says:

    Eshte krimimale te vazhdohet betonizimi i Tiranes e Durresit sepse jane braktisur qytetet e vegjel dhe fshatrat duke u grumbulluar ne Tirane!
    Kjo ka sjelle papunesine,krimin,analfabetizmin,prostitucionin,vjedhjet etj!
    Ndal politikes kriminale demografike ps kufizim!
    Ndal zaptimit te tokes bujqesore per ndertime!
    Ndal ndertimit te shtepive te vetmuara dhe pa projekte zyrtare!
    Ndal lejimit te ndertimeve te pa shoqeruara me cerfhe,kopshte,lulishte,kende lojrash,kende sportive,rruge te shtruara,ndricim rrugor rtj!

  4. Drejtesi says:

    Duhet te ndaloje ne radhe te pare mania e nje populli qe parate i ben vec tulla e llac.

  5. I pagabueshmi says:

    E drejte! Nderkohe qe dhe tregut, maturimit te tij i duhet dhene kohe. Pra apartamentet stok apo ne perdorim duhet te behen objekt transaksionesh dhe jo nderto pambarimisht te reja

  6. asd says:

    Ja edhe ky i mencuri qe propozon moratorumin!
    Ndertimi ben mrekullira. Ndertimi eshte faktori qe tregon ndryshimin midis te zhvilluarve dhe te prapambeturve. Ndertimi krijon mireqenie dhe rrit komoditetin e njerezimit. Si do te jene qytetet shqiptare pas 10 vjetesh pa ndertuar asgje ? Tmerr! Duhet shembur dhe ndertuar per te ndryshuar nje vend.
    Por duhet ndertuar me mend dhe rregulla.

    1. lana says:

      Te ndertohet per mireqenjen e popullsise, edhe neper rrethe dhe jo per babezitjen e te pangopurve.
      Te ndertohet per tu blere dhe jo per te ngelur stoqe.
      Në apartamentet e pashitura qeveria te strehoje te prekurit nga termeti.

    2. lana says:

      Te ndertohet per mireqenjen e popullsise, edhe neper rrethe dhe jo per babezitjen e te pangopurve.
      Te ndertohet per tu blere dhe jo per te ngelur stoqe.
      Në apartamentet e pashitura qeveria te strehoje te prekurit nga termeti.z

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje