Nga Andi Bushati
Një mobilizim i pazakontë i komunitetit të gazetarëve po korr fryte të pa imagjinueshme ndërkombëtare, kundër prëpjekjeve të kryeministrit Rama për të mposhtur lirinë e fjalës në vend.
35 organizata të njohura botërisht (ndërmjet tyre komitetet e helsinkit të dhjetë vendeve) i bënë thirrje qeverisë shqiptare të tërheqë atë që tashmë njihet si paketa anti shpifje. Shtatë shoqatat më të njohura në mbrojtje të gazetarëve (Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit ( ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias në Europën Juglindore (SEEMO), e kanë etiketuar këtë projekt si hileqar dhe po e luftojnë atë prej mëse një viti.
Si rallë ndonjëherë më parë për ndonjë çështje, Edi Rama nuk ka pasur mundësinë të përdorë shprehjen e tij të preferuar: “Po të isha duke gabuar a do më lejonin partnerët e huaj”.
Këtë radhë, nisma e frymëzuar prej tij është fshikulluar ashpër edhe nga Këshilli i Europës, Komisioni Europian apo OSBE-ja, të cilat kanë hedhur poshtë njëzëri rregullimin e mediave nga pushteti ekzekutiv.
Po ti shtosh kësaj panorame edhe artikuj si ato që janë botuar në New York Times, apo emisione televizive si ato të RAI 3, mund të thuhet pa frikë se përballja me gazetarët përbën humbjen më të madhe që Rama ka pësuar ndërkombëtarisht në këto gjashtë vite pushtet.
Por megjithatë, cila do qoftë përmasa e saj, do të ishte sipërfaqësore, reduktuese dhe për pasojë e gënjeshtërt, që që kjo që po ndodh, të servirej si një përplasje e shefit të qeverisë me mediat.
Në këtë rast, cënimi i lirisë së fjalës dhe shprehjes është vetëm një efekt kolateral i një projekti më të madh: atij të vendosjes së një regjimi të pushtetit absolut të njëshit.
Në emër të këtij projketi, sot opozita është jashtë parlamentit, në emër të tij, pushteti lokal i përket i tëri një partie të vetme, në emër të tij, presidenti i republikës është në procedurë shkarkimi, në emër të tij, vendi është pa gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese, në emër të tij partia në pushtet nuk bën zgjedhje për kryetarin që prej një dekade.
Po ti shikosh këto aspekte veç e veç, mund të duket sikur gabimin e kanë pasur ata që i kanë kërkuar Ramës zgjedhje në një parti demokratike, sikur fajin e ka pasur opozita që i trembet garave elektorale, sikur mëkatar është Ilir Meta që nuk është në rregull nga trutë e kokës, sikur përgjegjës janë ndërkombëtarët që iniciuan së prapthi reformën në drejtësi, sikur kazan janë mediat që paguhen me para të pista.
Por, po ti mbledhësh një nga një copat e pazëllit e ke më të lehtë që të kuptosh tablonë e përgjithshme: kjo është beteja e një diktatori në tentativë për të shkatërruar çdo pengesë për pushtetin e tij absolut.
Prandaj dhe paraqitja e betejës së Ramës me gazetarët nuk ka kuptim po s’u pa në këtë shtrat dhe si efekt i këtij projekti ogurëzi. Sepse lufta e kryeminisrit nuk është ajo për ti mbyllur gojën disa “qenërve analistë”, por përpjekja për të lënë në errësirë shoqërinë, për krimet e tij.
Me shumë të drejtë, në emisionin e RAI 3: “Shqipëria, gojë të mbyllura”, Giuseppe Giulietti, presidenti i federatës kombëtare të shtypit Italian, theksoi se kjo nuk është një betejë kundër gazetarëve, por një luftë kundër informimit të qytetarëve .
Në këtë kuptim gjithçka që po ndodh këto ditë, i gjithë reagimi i shtypit vendas dhe i ndërkombëtarëve të solidarizuar me të është një luftë në barrikada mbrojtëse.
Një betejë për të ruajtur atë që na takon në një demokraci.
Ndërsa përballja reale duhet të jetë ajo mes shqiptarëve dhe një njeriu të vetëm që do ti nënshtrojë nën regjimin e tij personal.
Prandaj edhe nëse pas këtij presioni të pa imagjinueshëm ndërkombëtar, pas këtij reagimi që nuk do të jetë çudi ta rendisë Ramën, si Berishën e ’97, mes armiqve të lirisë së shtypit, kryeministri tërhiqet përkohësisht nga paketa anti – shpifje, askush nuk ka të drejtë të gëzohet përpara kohe.
Askush nuk mund të bëjë naivin për të brohoritur fitore.
Për sa kohë do të jetë në fuqi projekti i një regjimi personal që ka përparuar me hapa galopantë edhe gazetarët do të jenë njësoj të rrezikuar, ashtu si opozitarët, prokurorët, gjyqtarët apo qoftë edhe kreu i shtetit. Sepse ky nuk është një projekt për të mposhtur ndonjërin veçmas, por një flamë që nëse ia del, do na djegë të gjithëve së bashku./ Lapsi.al
JU ANKOHENI PER RAMEN DHE JENI ALEATE ME BERRISHEN KUSH NGA KETA TE DY E KA DHUNUAR PRESEN O ANDI GJYSHI HYSNI KAPOS O BLLOKMENE
KUSH KA DJEGUR GAZETE KUSH KA RAHUR GAZETAR PEDEN KRASTA KUSH E RAHU GAZETEN KOHA KUSH E DOGJI TE KISHE FOLUR PER BERRISHEN SA PO FLET PER RAMEN DO ISHE SOT KU ESHTE I NDJERI REMZI HIXJA
Ky Andi kerkon te LEHI SI QEN CDO DIT
SI GENJESHTAR MASHTRUS LLAPAQEN
LEGEN Bure Ky te ndeshkohen I pari
o sylesh. fakti qe berisha ka djegur media nuk zbut arsyen qe ky zdapi don ta kapi, apo t’i mbylle asaj gojen..
Z. Bushati behet fjale per lajme re rreme , shpifje dhecgjobe venie.
Nese nuk eshte ky rasti, perse friksoheni ?
O Pedro i ri!
Nuk jam me Bushatin,por e kam provuar vete se sot e gjithe media eshte vene nen terrorin e diktatorit Rama!
Te gjithe hiqen se jane pushtet i katert,por ne fakt kane celesat e kashtes,se te gjithe televizionet transmetojne kronikat e ERTV e jo te tyre!
Kjo eshte hipokrizi e madhe qe verteton se ketu ka vetem shtyp oborri!
Te gjitheve ju interesojne reklamat e qeverise,prandaj kur zene ne goje Ramen bejne sikur kane arra ne goje!
Te akuzosh Ramen per cdo gje,por te besh sikur nuk i kupton shifrat skandaloze kriminale qe regjimi i tij i ka krijuar ketij vendi eshte pak t’i thuash lolo oborri!
Qeveria projektoi dhe tenderoi rruget teper te kushtueshme,te pa mundura edhe ne vendet me te pasura te globit,ku cdo km rruge tenderohet 20 milion euro si ajo e unazes se re dhe qe u mbrojt nga vete kryeministri nuk eshte pak!
Pse heshti media dhe nuk akuzoi per bashkepunim edhe KLSH,Avokatin e Popullit dhe Prokurorine,qe jo vetem heshten,por nuk u beri pershtypje qe me mbrojtjen qe i beri Rama, do te thoshte se edhe te gjithe tenderat e koncesionet e meparshme prej 6 vjeyesh duhet te jene bere keshtu sic u dha ai i unazes se re?
Pse nuk u sekuestruan te gjitha dosjet e tenderave te 6 vjeteve te fundit?
Si mundet te projektohen rruge fushore si Milot-Balldre prej 17 km per 500 milion euro,per me teper duke i shtuar ketij projekti edhe nje tunel krejtesisht i panevojshem kur ne Balldre ka fushe pa hesap?
E gjitha kjo u be per t’i shtuar koston rruges dhe fitimet firmes dhe vete qeveritareve!
Kush e kontrolloi dosjen e kesaj rruge?
Si mund te jepen kaq hovarda 500 milion euro ndersa populli ka ka shume halle te tjera me te domosdoshme?
Cfare eshte ky zel i madh vetem per rruge ultra luksoze,per 100 fshatra turistike te braktisur,per pedonale mashtruese te qyteteve kur lagjet e tyre ne brendesi jane si dikur fermat komuniste?
Si mund te hedhe Veliaj miliarda ne bulevardin e ri,krejtesisht i pa nevojshem,kur te gjitha ish komunat tani pjese e bashkise se Tiranes nuk kane asnje cerdhe,kopesht,lulishte,rruge te shtruara,kende lojrash,etj nga bashkia ndonese kjo bashki u ka grabitur miliona leke ne muaj me taksa vendore?
KU I KA CUAR MILIONAT E BANOREVE TE YZBERISHIT kryebashkiaku Veliaj qe nuk ka hedhur aty asnje qindarke?
Ky eshte projekti me i mire kunder lukunise se cakejve te mediat qe nga hienat Adi Krasta dhe Artur Zheji tek pseudo gjithologet e cdo ngjyre te gjithe medioker te paafte per te konkurruar Gazetarine e ndershme. As organizatat qe skane analizuar fytyren e vertet te pazar medias shqiptare as ato to financuara apo te drejtuara nga spiunet e agjentet lindore te luftes se ftohte nuk mohojne dot llumin e shpifjes se medias tradicionale shqiptare. VETTINGU I GAZETARISE SAPO PO FILLON.
Shume e qarte. Ju e dini se cfare ben leke temadh. Sic shitsit e droges, prostitucioni dhe shpifja bejne lek te pa pare. Eduke ditur qe pikerisht shpifsit jane burimi i pashterur per xhepat tuaj njelloh si nje prostitute we jep trupin e vet per fitimet e sekserit. Andi ti je je protektor i prostitutave rua nga te cilat merr perqindjet. Ndryshe do thoje liri shprehjes pranga shpifjes. Po ajo nuk te fryn xhepin . Ndaj thirr liri shpifjes.
Po ti marrim te mireqena cfare thote Bushatlliu, atehere na rezulton se, meqe komuniteti nderkombetar nuk ia miraton Rames kete nisme, del se per te gjitha te tjerat qe e kane perkrahur Rama ka pasur te drejte dhe Bushati & Co. e kishin gabim. Kjo eshte logjika.
Ha ha ha,
Demokrat, je i madh.
O lepurushi i gjyshit, po të ishte gjallë gjyshi do t’a shkulte veshin. Ti nuk ngjan fare me të, nuk e di nga ke ngjanë.
O Andi, une e di qe ti nuk e ke me Ramen as Zheji, Lubonja apo Shkullaku, as adashi yt Andi Bejtja apo ndonje laro tjeter, se po ta kishit me Ramen, do ta kishit dobiç, por ju jeni vete dobiça dhe pyesni nenat tuaja se kush jane baballaret. Jeni pa emer babe, ne traditen e shqiptareve te pare, ju jeni dobiça dhe te paperillurdhe te perçundruar nga shoqeria. Pyetja ime eshte: kur do ta kuptoni apo jne fare damr dhe beni sikur nuk e kuptoni?
Bushati e ka vene gishtin ne plage..
Nuk ka faj ai nese ne si popull i kemi humbur receptoret e ndijimit..
Ndryshe, jemi katandisur si nje makine qe nuk i funksionojne llamba-spiet.
Sikur ne nje takim informal gjyshja e tij me shpjegonte se ishte me diabet che me tha degjo
djale semundja e diabetit eshte si puna e atij sheqerit
qe djegim per te bere kabuni.
Pyetni nipi e saj se mos i eshte djegur sheqeri.
Bushati e ka vene gishtin ne plage..
Nuk ka faj ai nese ne si popull i kemi humbur receptoret e ndijimit.
Ndryshe, jemi katandisur si nje makine qe nuk i funksionojne llamba-spiet.
ky ordiniet qellimisht ngatron lirine e fjales me shpifjen.O monstra gazetare ne qutetaret duam liri shtypi dhe fjale jo disindormim me qellim shantazhi ndaj qeverise per fitimet tuaja personale.
Ligji per shtypin e lire ka vlerë ku ka shtyp serioz.
Ju jeni ca batakçi të shitur që i bini muzikës së padronëve të rradhës.
Të quash noken gazetar eshte sakrilegj universal per ata gazetare qe japin jeten
per te luftuar padrejtesite ne çdo cep te globit.Kerma te zgjebosura.
Te bllokohen subvencionet dhe te dalin ne tregua e konkurrencës te gjitha gazetat.
Shqetesimi i komunitetit te gazetareve,medias,botuesve dhe komunitetit nderkombetar tregon se demokracia funksionon,shoqeria eshe e shqetesuar dhe e njeshme per lirine e fjales.Kjo fjale e lire e munguar shkaktoi per gjysme shekulli nje tragjedi te madhe per shume te pafajshem pse thane nje mendim kunder regjimit.Fjala e lire duhet te jete e shenjte dhe duhet mbrojtur fort me mjete demokratike . Por ,por kur ne mbrojtje te saj kane rremyer flamurin nje tabor i madh i lakenjve,femijve,nipave,mbesave dhe e hienave qe kane lehur ne komunizem dhe vazhdojne te shfaqen ekraneve si mbrojtes te flakte te fjales se lire.Po shqiptaret i njohin krimet e nr.2 te diktatures,familja Kapo,drejtuesi i medias se PPSH,Lubonja,Balliu i ZP dhe ne krye te tyre bollsheviku Berisha.Edhe kori i lehesve qe me lehjet e tyre te pernateshme helmojne dhe ndyjne ambientin.Shteti dhe shtetaret mund te kene mbi supi nje mije e nje mekate dhe shtypi si pushtet ka lirine dhe te drejten me ligj te ngreje zerin dhe te informoje.Po kur ne ekrane dhe ne shtyp lehin nje kategori e tille si Shkullaku,Balliu,Bejtja,Krasta,Gjekmarkaj,Lela,Marku e nje tufe tjeter njrezish te cilet kane meri,maraz dhe pse jo jane Laro ekranesh.Po shqiptaret tashme e dine qe keta lehes kane miliona,kane vila,biznese dhe para.Te gjitha i kane vene ne poshtersisht jo ne mbrojtje te fjales se lire,por duke e defomuar ate dhe duke u bere te njeanshem dhe shpifes profesionist.Edhe nga krahu tjeter eshte nje aradha gazetaresh qe mbeshtetin pushtetin.Nje ligj qe te disiplinoje keto goje te liga ne te dy krahet do isht me ven te behej.Po kurre nje ligj qe tenton te vrase fjalen e lire e te vertete.Te tjerat jane vetem llomotitje per te helmuar njerezit.
Andi je idjot.E mban mend gazeten 55 qe te analizonte robt me liber shtepie?Gazetari ishte ajo?Pse keni frike? mos shpif dhe je ne regull.Une keshtu e kuptoj ligjin
Me kete ligj pritet gjobnenia e disa palacove qe hiqen si portale. Si duket edhe nga menyra si e reagojne behet fjale per shuma te medha, te cilat kane shkuar per blerjet e vilave. Nuk eshte rastesi qe ku ka vila ka politikabe, gjyqtare,nenpunes dhe raca e shpifur ne Shqiperi i gazetaro-analist. Ptu race e ndyre e krijuar ne tranzicion.
Mjafton te shikosh se kush eshte shqetesuar me shume per ligjin antishpifje, dhe e kupton qe ky ligj eshte me se i nevojshem. Te shikosh abuzuesit e fjales se lire Bushati, Lubonja, Lesi apo Zheji ne krye te betejes kunder ktij ligji, atehere nuk ka asnje dyshim se ky eshte tamam huri i pershtatshem per bythen e ktyre pisave.
Ty të paktën nuk të djeg asgjë sepse ti e dredh si kurvat o andi hysni kapo bushati.
Andi sa te paguan Luli apo Mona,,,?
KËTO ORGANIZMA NDËRKOMBËTARË MBROJNË MEDIAT E LIRA SI PARIM UNIVERSAL I NJË SHOQERIE DEMOKRATIKE. POR ATO E KANË FJALËN PËR MEDIA NË KUPTIMIN E VËRTETË TË FJALËS DHE JO MEDIA MASHTEUESE,SHANTAZHUESE DHE GJOBËVËNËSE PJESË E TË CILAVE JE TI ME CA SI TY O MI HALEJE!
O zot sa gomere ka ne Shqiperi. Te me fali gomari qe po i krahasoj me te ca nga keta komentuesit qe me siguri deri dje shisnin shalqinj ne fshat dhe sot marrin rrogen ne ndonje ministri. Po pse o gomere pse jeni kaq te peshtire dhe mundoheni te justifikoni tiranine e Rames. Si dreqin jeni gati ta shkembeni lirine me ate copen e bukes qe edhe kur ua japin jua japin duke iu depersonalizuar. Cfare neverie ndjej kur mendoj se ju jeni bashkekombasit e mi. Ikni punoni o vemje te nxirrni buken e gojes me djerse dhe jo duke lepire bythen e Rames. Nuk trembeni kur mendoni se nje dite femijet tuaj mund te mesojne se si e nxjerrin buken prinderit e tyre?
Andi bushat,shkullak,Andi bejta,Fatos lubonja,Rakipllari,Ylli rakipi, Blendi fevziu duhet fshire bytha me ta jane halabak keta duan berishen qe ua fuste koken ne wc kush pretendonte te fliste,
Nuk je i besueshem se po digjesh per fjalen e lire ,ke frike nga ligji per shpifjen
Cfar hipokriti i neveritshem ! Me mjaftoi vetem fytyra jote dhe titulli per te te peshtyre . Ndfyresire !
Ore b..q…nuk do populli me Qen sahenesh si Saliu apo Lul xheli…harroje o kurve…mjaft me antishqiptare…e plera te Athines se falimtuar e Beogradit te Putinit….mjaft o kurva se na e shpifet…..fick dich wickser….du und ganze dreck
e kuptuam, arrnautet dun vetem babe turkun
Projekti me i mire kundra kazanit qe eshte i mbushur ne mut…
Ligji “Antishpifje” eshte detergjenti KLORI qe do te pastroje SHTEPINE E MEDIAS njehere e pergjithmone nga lloj-lloj pleherash, diarresh e perbaltje pa fund ketu 20-25 vitet e fundit. Por jo te gjithe e kane ndotur SHTEPINE E MEDIAS. Ata (si puna jote) qe ankoheni, ju jeni ndotesit me te medhenje.
Nuk ka qeveri te kulluar ne kapitlizem, por ama u takon gazetareve sidomos atyre investigativ te gjurmojne korrupionin, te ndihojne hetuesine dhe shoqerine njekohesisht, por jo ama te thurrin lajme te rreme pafund.
Nga ana tjeret (qofsha i gabuar) ti Bushati, por dhe nje pjese si ty, e keni marre inat Ramen se nuk ju dha “kocke” (mund te me thuash se ti nuk iu nenshtrove tundimit), prandaj i keni dale kunder ne çdo iniciative qe ai ndermerr.
Per mua lajmi eshte simonim i gazetarit i karakterit dhe i dinjtetit te tij.
Nese nje lajm eshte i pasakte, i pavertetuar, i parregull, fals dhe pse jo qellimisht dashakeqes, ky nuk eshte gazetar. (une nuk i ve dot emer Bushat, gjeje ti çfare eshte, se mbase gjen ndonje epitet)
Ju o zoti Andi e quani te bardhen te zeze ne qoftese eshte Edi Rama pike referimi.
Beteja kunder Rames
per te perfituar dhe per te justifikuar krimet e Berishes
Akoma me karten e helsinkit ti o derdimen..po ca kujton ti se je ne dhjetor te 90 dhe me karten e helsinkit mund ti genjesh shqiptaret per te ashtuquajturen demokraci…ik ore tope se me je bere si blendi gonxhja ne dhjetor 90 qe lexonte karten e helsinkit ne 2 te nates..karten e helsinkit ne perendim as e lexo njeri se eshte teper utopike…ketu te drjtat fitohen me djerse o tope jo me qelbsinlliqe qe shkru ti…lubonja ..bejtja ..fevziu…me paketen antishpifje ju ngelni papune o koqe kanari…se njelet tu lef kot se koti…dhe mbushni xhepin me para..duke trullosur shqiptaret…hajt se ka i dhome edhe per ty ne REC…IK ORE BAJGE…
DIKTATOR dhe diktature kaq te eger,kaq te djallezuar e kaq anti popullore sa kjo e Rames,nuk eshte pare askund!
Si nuk u ben pershtypje kjo gje nderkombetareve,qe pranojne kete pushtet diktatorial te Rames duke e quajtur demokratik?
Justifikimi i tyre se m futjen e disa deputeteve gjytyryme te listave te ish opozites qenka i mjaftueshem, eshte njelloj si veprimi i strucit,qe duke futur vetem koken ne rere,kujton se nuk e sheh asnje egersire!
Sistemi politik sot eshte i deshtuar plotesisht!
Kane deshtuar ne menyren me kriminale te mundeshme ndryshimet skandaloz te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor ne prill te 2008 nga Rama dhe Berisha duke i kthyer ata mbreter,prandaj nderkombetaret duhet ta presin me shpate nyjen gordiane sa nuk eshte vone!
Reforma ne drejtesi,e reklamuar si shpetimtare per vendin do te perfundoje vetem si makiazh zhgenjyes,ne se nuk ndryshon sistemi aktual zgjedhor,ku t’i hiqet perfundimisht NJESHIT te gjitha te drejtat e diktatit ne zgjedhjen e deputeteve,kryebashkiakeve etj!
Askush nuk duhet te jete i gjithe pushtetshem,i pa kontrolluar nga askush,sic eshte sot!