Pse Edi Rama duhet të dalë më shumë në televizor

16 Dhjetor 2019, 13:53Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Edi Rama di shumë mirë një gjë për të gjithë kundërshtarët dhe armiqtë e tij, të cilën e kanë po kaq të qartë, edhe mendjet e ftohta e racionale të këtij vendi.

Ai do të iki nga pushteti, jo atëherë kur këtë të vazhdojnë e tia kërkojnë dëshpërimisht të gjithë ata bashkë, apo veç e veç. Por vetëm atëherë, kur këtë ta vendosin me votë, të gjithë qytetarët shqiptarët.

Të pafuqishëm për ta rrëzuar me “revolucionin” e elitës së tyre të korruptuar. Të pamundur për ta djegur në flakën e mandateve të tyre të pamerituara. Të tërbuar që nuk e rrëzuan me çdekretimin e zgjedhjeve që nuk i duan. Të paaftë për ta mundur me bojkotimin e 30 Qershorit që do ishte humbja e tyre finale. Tani janë bërë dëshpërimisht të gjithë bashkë, për ta mundur, në të vetmen pikë që nuk munden.

Duan ta mundin tek komunikimi me qytetarët. Në media. Në rrjetet sociale. Në diskursin publik. Dhe zgjidhja që kanë gjetur këtë radhë për tia arritur qëllimit, është gjeniale. Kanë disa kohë që tani në kor po këndojnë këngën absurde: Edi Rama të mos dali më në televizor!

Nuk e mundën dot as kur u futën dhe u bënë të gjithë bashkë në çadrën e “Republikës së Re”. Nuk e mundën dot as kur u bënë bashkë pasi u futën edhe brenda qeverisë së tij. Nuk e mundën dot as kur dolën për tu bërë të gjithë bashkë, jashtë sistemit.  Nuk e mundën dot as me “Babale”. As me thirrje për armatosjen e shqiptarëve. As me votë.

Tani duan ta mundin duke e detyruar që të mos i takojë banorët e dëmtuar nga tërmeti. Të mos shkojë më në shtëpitë e viktimave të tragjedisë së 26 nëntorit. Të mos e bëjë më mbledhjen e qeverisë, live që në 7 të mëngjesit. Të mos i çojë vogëlushët që u hodhën nga dritaret natën e tmerrit në shkollë, për tua shënjuar momentin e rikthimit, në jetën e tyre të re e normale. Madje, kërkojnë që Edi Rama të mos bëjë më as batuta, e të mos veshi as tuta.

Edi Rama i mundi në mandatin e parë të gjithë bashkë dhe e fitoi të dytin, për ta qeverisur Shqipërinë vetëm. Me reformën në drejtësi, ia hoqi nga dora pushtetin e tretë, edhe pse ata kishin me vete, të katërtin. Duka e kaluar Drejtësinë e Re, nën kujdesin e drejtpërdrejtë, të SHBA dhe BE. Të gjithë opozitarët e dinë se Edi Rama është njeriu për tu mundur. Ndaj po i bëjnë të 99-tat, vetëm e vetëm se nuk e mundin dot, në atë të vetmen rrugë nga ku u duhet që të kalojnë për ta fituar pushtetin, në një sistem demokratik: Me votë.

Përtej kësaj shfaqje të kundërshtarëve të dëshpëruar e të tërbuar të Edi Ramës dhe përtej perimetrit të zonave të prekura nga tërmeti, jeta social ekonomike e vendit po vijon të rrjedhi normalisht. Arsimi, shëndetësia, biznesi, institucionet, shërbimet, arti, kultura, peshkimi, bujqësia dhe turizmi janë duke vijuar ritualin e përjetshëm. Me sukseset, dështimet, pasiguritë, fitoret dhe triumfet e tyre vogla a të mesme. Qeveria vijon punën normalisht. Parlamenti po e po. E po ashtu bashkitë dhe administrata qëndrore e lokale.

Por askush nuk ka ndërmend që të meret me to. Askush nuk ka një projekt alternativ për asgjë. Një program ndryshe për të diskutuar e debatuar. Një platformë për një qeverisje ndryshe. Për një menaxhim ndryshe të situatës në qarqet e Durrësit, Lezhës e Tiranës, përveç ca propozimeve të stilit kinez të Bashës në formën e “7 të mirave e 3 të këqijave”.

Askush nuk meret me jetën e shqiptarit përtej rrethit të vockël vicioz që nis nga selitë e partive, për të vijuar sallat luksoze të konferancave në hotelet me 5 yje të qendrës së Tiranës, e që vijon me Sheshin Skenderbej, për të përfunduar në darkë nëpër studiot e debateve politike televizive.

Për ta jeta e këtij vendi fillon e mbaron tek Edi Rama. Me Edi Ramën. Për Edi Ramën. E ai si një mjeshër i komunikimit, e di shumë mirë këtë. Ndaj loz me ta, si macja me miun e zënë në çarkun e një kurthi, që e kishin ngritur vetë. U del përpara gjithë ditën. E në ëndrra gjithë natën. Duke i bërë gjithnjë e më bashkë në tërbimin e tyre kolektiv, që nuk ka asgjë të përbashkët me hallet, shqetësimet, gëzimet dhe përditshmërinë e qytetarit të zakonshëm shqiptar.

Për aq kohë sa nuk duan që të rikthehen në jetën institucionale të vendit, Edi Rama duhet të dali çdo ditë në televizor. Për aq kohë sa nuk duan të rikthehen në tryezën e madhe të dialogut pa kushte, Edi Rama duhet të jetë non stop nëpër rrjetet sociale. Për aq kohë sa nuk duan që të rikthehen brenda sistemit të jetës politike dhe demokratike të Shqipërisë, Edi Rama duhet të jetë 24 orë në 24 përpara kamerave.

Sepse vetëm kështu, Edi Rama do i japi shqiptarëve një pasqyrë të qartë, për të parë si atë ashtu edhe kundërshtarët e tij. E më pas, të kenë mundësinë që të vendosin sërisht më 2021, se kush do ti qeverisë deri më 2025!

31 komente në “Pse Edi Rama duhet të dalë më shumë në televizor”

  1. Doni says:

    Nje nga shkrimet me te mira qe kam lexuar. Jo sepse qendron ne krahun e Rames por sepse eshte e verteta e pamohueshme e ketyre diteve!

    1. Kale Dega says:

      Qe femijet shqiptare te kene frike nga droga.!

    2. Greta says:

      Bravo peqinsi,se e gjete!
      Keshtu thoshte edhe Berisha ne prag te gremisjes se tij te 97-tes!
      Por Rama nuk do iki me vota,por sa te kete sahanlepires si ty dhe militante tru shplare rilindas,qe u eshte injektuar ne tru mashtrimi i dale nga studiot e Rames se “Po iku Rama do vije Basha”,se “Ne PS nuk ka njeri me te zotin se Rama”,”‘ se “Ate qe ka bere Rama nuk e ka bere njeri ” etj,ky satrapi Rama aty do mbetet:Diktator i perjetshem si Zogolli!
      Ndersa shumica e shqiptareve do vazhdojne te hane buke thate ose do ia mbathin neper bote,,per nje jete me te mire se ketu!
      Dhe kete ua garanton vetem Rama e askush tjeter!
      Ky Peza eshte vetem nje kalemxhi oborri i Rames e asgje me teper!

    3. Ameba says:

      Une socialisti nuk dua ta shikoj kurre fytyren e ketij uzurpatori te PS-se,qe sot po ua nxin jeten shumices se shqiptareve pervec militanteve tru tallashi rilindas,qe kujtojne se “Po iku Rama do vije Basha”,pra do permbyset ota!
      Rama sot nuk qeveris,por sundon,bile ndyre,sa merr guximin te deklaroje pa piken e turpit se “shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne mesjete”!

  2. MESI says:

    Ti Alfred Bythlepiresi Peza je shume i zoti.
    Kete pune e ben me mire se kushdo.
    Je dhe gazetare gjoja

    1. Per mesin AKA ronaldo says:

      O Ronaldo… Po te jesh kaq injorant sa mos kuptosh thelbin e shkrimit ktheje gishtin nga vetja. Jo cdo fjali qe mbron ate qe nuk i pelqe pales kundershtare duhet te jete patjeter bythlepirje…

  3. metahajdut says:

    Shume i drejte. Bejtja me Shkullakun jane te vetmit e shqetesuar prandaj ti hajne MUTIN Rames me shoke.

    1. kushtetuta sipas likes says:

      Ata te dy i marrin paret nga Presidenti Meta qe ti e quan dhe hajdut… Ca pret nga ata ti…

  4. DOKU says:

    Te paaftet thone se po ben show. Luli i kishte te gjitha mundsit qe kete situata ta merrte ne duar dhe se mori
    I forte eshte ai qe e kap…

  5. Zigur Qarri says:

    Ky i justifikon lehjet deri ne ngjirje.Gjykata sekuestron pasuritë e deputetit Alfred Peza dhe të bashkëshortes.
    Gjykata i heq sekuestron për pasurinë deputetit Alfred Peza!!!

      1. Neveri says:

        I dashur populli shqiptar!
        Je i dashuruar pas atij qe te q… nenen,prandaj e quan edhe baba!
        Keshtu beni edhe me Ramen,sa te jeni akoma te punesuar ne shtetin e tij te korruptuar!
        Sa t’u heqin nga puna,atehere do ta kuptoni se keni mbrojtur nje pushtues,nje kolonizator qe po shtyp e shfrytezon prej vitesh nje popull te tere demokratikisht!
        Kuptohet me vota plebishitare te nje populli DELE!

  6. shkrimi says:

    “Mjeshter i komunikimit”… Me kete i ke thene te gjitha. I tille eshte. Ndonjehere i kthehet boomerang dhe ndonjehere e ndihmon te ngrihet akoma me lart sic eshte dhe ky moment.

  7. Stalker says:

    na bere per te vjelle…kaq te pa cipe!!!

    1. Tani says:

      Jo mo me siguri do kesh mbetur shtatzene .Perndryshe do kishe perfunduar me serum me kaq perkrahje we ka Rama be popull.

    2. republika e leshit says:

      Pse? Eshte realiteti i pare ne sy i thone kesaj..

  8. kasak says:

    Bravo. Shume e sakte.

  9. edi rama 1 says:

    Edi Rama eshte mjeshter i komunikimit publik. Perfundimisht. Menyra si ka zgjedh ta bej i ka acaruar kundershtaret deri ne piken qe nuk dine me cte thone…

    1. Drini says:

      Rama eshte nje mjeshter i mashtrimit mediatik!
      Ai eshte nje klonim i hitlerianit nazist Gebels,se e ka bazuar sundimin e tij vetem tek PROPAGANDA MASHTRUESE mbeshtetur kjo me varferine e tejskajshme te nje populli te mjere e te dorezuar para fatit!
      Ne Shqiperi nuk ka akoma nje burre shteti,qe te organizoje shqiptaret ne mbrojtje te demokracise e lirise!
      Si pozita dhe opozita nuk jane ne sherbim te popullit,por kunder tij!

  10. Titi says:

    Rama te dale me shume ne tv qe shqiptaret mos e ndezin me televizotin qe te kursejne energjine elektrike se qeveria eshte ne krize dhe nuk e ble dot.

  11. A.B says:

    Shume e drejte. Te dali deri aty sa mos te mbajn me
    Kur del shume merziten kur nuk del thone eshte semur kryeministri ca ka ndodh… Nuk i dihet ketij mileti.

  12. shqupi luli says:

    E ke myt !!!

  13. luli o luli says:

    Sado mundohem nuk e kuptoj dot logjiken e tyre. Ca dmth mos dil ti ne TV se nuk duam ne???????

  14. Opozitari says:

    Habitem me opozitën, ç’dreqin ka që do ta ndalojë Edi Ramën t’na mërzit bythën deri në atë farë feje, sa mezi ta presim datën kur do të votojmë? Akoma nuk e kanë kuptuar, se Edi Ramën do ta mund vetëm Edi Rama? Lëreni në marrëzinë e tij, mos u merrni me të. Dhe ai në kohë rekord ka për ti mërzitur të vetët deri në atë farë feje, sa divorci me të do të jetë rilindja e vërtetë për këdo në PS. Nuk di, por PS mua më ngjan me Matilda Makoçin. Fatin e saj do ta krahasoja vetëm me fatin e kësaj zonjei.

  15. ? says:

    Ka met vetem me thone:

    Rrofte Komiteti Qendror i Hajduterise me shokun Edvin Mortja ne krye, Perpara per fitorje te reja ne rrugen drejt gremines. Amin.

    1. hahaha says:

      Hallall ia ke fut KOT.

      1. ? says:

        Kot, plot sido qi t’jete ti e ke mrena.

  16. amerikani says:

    I ke thene te gjitha bravo.

  17. luli fle gjume says:

    Te dali qe ti cmendi te gjithe keshtu e do luli qe te cohet nga gjumi letargjik…….

  18. **** says:

    Shfaqini komentet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje