Nga Ilir Beqaj*
Tërmeti ndodhi vetëm 16 orë pasi kryeministri Rama kishte shpallur 7 prioritetet e qeverisë së tij deri në qershor 2021 kur do të duhet të ballafaqohemi me shqiptarët në kutitë e votimit.
Tashmë, përveç atyre të shtatëve, kryeprioritet ka dalë përballja me pasojat e tërmetit.
Këto 23 ditë që prej tërmetit, na kanë risjellë haptazi në sy të gjithkujt çfarë kemi bërë në 29 vjet, por edhe çfarë kemi bërë në 6 vjet e 4 muaj që shqiptarët na kanë besuar qeverisjen e vendit. Çfarë kemi bërë mire,apo çfarë kemi lënë ende pa bërë.
Si çdo kush prej nesh në këtë sallë apo edhe jashtë saj, edhe unë kam vrarë mendjen gjatë. Disa duken qartë se duhet t’i bëjmë ndryshe. Ndryshe, jo vetëm për t’u përballur me pasojat e tërmetit, por ndryshe edhe për Shqipërinë e dekadës së ardhshme.
Nuk kemi sendërtuar siç duhet bashkëjetesën urbane.
Nuk kemi ngritur një sistem efektiv emergjencash civile.
Nuk kemi ngritur një sistem të besueshëm të përdorimit të parave publike.
Nuk kemi ngritur një sistem efikas të sigurimeve nga rreziqet e fatkeqësive natyrore.
Dhe nuk ka qënë vetëm pamjaftueshmëria e parave që na ka penguar për sa më lart.
Në përballjen me pasojat e tërmetit, ne duhet të jemi të mençur dhe të aftë t’i ofrojmë shqiptarëve zgjidhje për sa më lart. Qoftë për të plotësuar boshllëqet që kemi lënë në 6 vjet e 4 muaj, qoftë për të projektuar Shqipërinë e vitit 2030.
Dhe kjo duhet bërë jo me vizionin e Rilindjes së 2011. Kanë kaluar 9 vite që atëhere. Lypet vizioni i Rilindjes 2030. Rilindjes 2.0.
Rilindja 2030 nuk duhet të jetë vazhdimësi. Duhet të jetë distortion (ndërprerje për një fillim të ri). Sfida është e fortë. Fati e solli që të na jepet mundësia që të përballemi me këtë sfidë. Le të tregojmë se jemi në lartësinë e sfidës.
Rilindja 2030 duhet me patjetër në çdo ind të saj të mbajë parasysh tre problemet më të mprehta që, sipas meje, ka Shqipëria. Shqipëria 2030 duhet të jetë eko, duhet të jetë smart dhe duhet të përshtatet me demografinë e re.
Nuk besoj se ia vlen të rindërtojmë Kombinatin apo Kinostudion. Mbi ato troje le të ndërtojmë një Antigone të re, një Apolloni të re, një Rozafë të re apo diçka tjetër.
Por ne duhet të ndërtojmë nga e para, me një model të ri. Të ofrojmë modelin tonë urban të bashkëjetesës. Modeli Urban i Rilindjes 2030 – MUR2030. Një raport i drejtë midis hapësirës private dhe hapësirës së përbashkët. Në të mirë të njëri – tjetrit.
Çdo njësi e re banimi, shtëpi apo apartament, duhet të jetë edhe eko, edhe smart.
Duhet të jetë me patjetër efiçiente në energji.
Duhet që gjithkush të ketë vendin e vet të parkimit për të paktën një autoveturë.
Duhet të ketë copën e vet të tokës bujqësore në fermën urbane të mëhallës apo lagjes së re.
Duhet të ketë një sistem efektiv antizjarr.
Nëse do të duhet të ketë depozita të përbashkëta për furnizim me ujë të pijshëm, ato duhet të pastrohen periodikisht.
Duhet të ketë një model të shpejtë edhe evakuimi në rast fatkeqësie natyrore apo rreziku terrorist, kriminal etj.
Le të tregojmë se dijmë të përdorim edhe ujin e shiut.
Lagjet dhe mëhallat e reja duhet të jenë të gjitha wireless dhe me videombikqyrje.
Eko dhe inteligjente, po ashtu duhet të jenë shkolla, kopshti, qendra shëndetësore, zyra postare, stacioni i policisë.
Çdo pronë e re, publike apo private duhet të ketë adresën e vet numerike. Jemi shumë të vonuar me sistemin e adresave numerike. Në këto lagje e mëhalla të reja duhet të sigurojmë që kushdo është i regjistruar në sistemin e adresave numerike. Ne duhet të dijmë në çdo moment, për çdo njësi banimi sa vetë banojnë, çfarë ekzigjencash kanë. Duhet t’i shtrëngojmë bashkëqytetarët tanë të përditësojnë adresën e vendbanimit të përhershëm. Në të mirë të gjithësecilit dhe në të mirë të përbashkët.
Le t’i regjistrojmë këto prona të reja, publike a private, jo sipas mënyrës klasike në regjistrat e kadastrës, por me teknologji që mbështeten mbi regjistrat e shpërndarë.
Le të mendojmë që tani për shtëpitë e të moshuarve, për mjediset e shërbimeve funerale, për hapësirat e nevojshme të varrezave publike.
Edhe shërbimet publike duhet të jenë smart.
Edhe rrjeti i energjisë duhet të jetë smart.
Me patjetër matësit e energjisë elektrike, matësit e ujit duhet të jenë smart.
Rrjeti i shpërndarjes së energjisë duhet të mudësojë konsumin minimal jetik edhe në kushtet e paaftësisë paguese.
Lagjet duhet të kenë kooperativat e prodhimit të energjisë diellore që të këmbejnë me rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në mënyrë inteligjente
Trotuarët duhet të kenë stacionet e ngarkimit të autoveturave elektike.
Edhe ujitja e lulishteve duhet të jetë smart, edhe ndriçimi publik duhet të jetë smart, edhe administrimi i mbeturinave të ngurta duhet të jetë eko dhe smart, edhe kazanët e plehrave duhet të jenë smart.
Le të projektojmë sesi do të përdorim drone-t për logjistikë.
Le të projektojmë modelin e ri të klasës së nxënësve të 2030. Do të vazhdojmë me klasën e nxënësve siç kemi mësuar prej 50 apo më shumë vjetësh apo do të pilotojmë klasa me modele të reja.
Le të projektojmë qendrën shëndetësore të 2030. Kam dëgjuar se qeveria planifikon të rindërtojë spitalin e Kurbinit. A i duhet Kurbinit një spital? Nga qendra e Laçit në spitalin Rajonal të Lezhës është njësoj si nga Vora në QSUT.
Mund të mos na duhet spitali në Kurbin Le të ndërtojmë një qendër paraspitalore 24/7 me diagnostikë efiçente laboratorike, elektrofizioligjike, ultrazanore dhe imazherike. Të shtojmë edhe 1 apo 2 automabulanca.. Sepse sa më shumë vite të kemi me shëndetësinë elektronike, kushdo që kërkon kujdes shëndetësor ia dijmë paraprakisht historinë shëndetësore.
P.sh. një të sëmuri kronik që u largua nga vendbanimi prej tërmetit në një vendbanim të ri, për 30 minuta, falë shëndetësisë elektronike iu ndërrua mjeku i familjes dhe iu lëshua receta e re elektronike. Nuk iu desh të merrte në shtëpinë e braktisur as kartën e shëndetit dhe asgjë tjetër. Mjaftoi vetëm letërnjoftimi.
Duhet të shohim përtej sigurimive të detyrueshme nga rreziku i fatkeqësive natyrore. Kushdo që krijon pasoja negative në dëm të dikujt tjetër apo të komunitetit duhet të marrë përgjegjësitë individuale. Dhe nëse nuk do ta mbajë të gjithë barrën vet, le ta ndajë me të tjerët me risk pooling.
Një nga të paktat struktura publike që në tërmetet e shtatorit dhe nëntorit ka dëshmuar profesionalizëm është Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Dhe nuk është rastësi. Janë dashur disa vite për të arritur këtu ku është, edhe pse ende ka shumë për të bërë për të fituar besimin e publikut.
Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore është cituar për herë të parë në kongresin e PS në prill në 2011 në programin politik të Rilindjes.
Pastaj në programin qeverisës të votuar në Kuvend në shtator 2013.
Në 2014 u miratua në këtë sallë ligji për Urgjencën Mjekësore.
Në 2015 u miratua vendimi Këshillt të Ministrave për ngritjen e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.
Në 2015 u krijua programi i veçantë buxhetor i urgjencës mjekësore.
Në mars 2017 filloi funksionimi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.
Kjo rrugë të shërbejë si një udhërrëfyes edhe për sistemin kombëtar të emergjencave. Mund të ketë edhe udhërrëfyes të.
Duhet të pranojmë se emergjencat para se të jenë çështje ushtarake janë çështje logjistike, para se të jenë çështje policore, janë çështje inxhinierike. Dhe para së gjithash edhe çështje edukimi. Unë i përkas brezit që jam rritur me sirenat e alarmit.
Duhet t’i rikthehemi atyre praktikave. Masivisht. Nëse e bëjnë sot në Tiranë korporatat e huaja me seli këtu, nëse e bëjnë nxënës në shkolla të huaja këtu, pse të mos e bëjmë ne në shkollat tona publike, në zyrat tona, në hotelet, etj. Në dimër e ne verë. Ditën apo natën. P.sh. në Francë Telecom e bëjnë këtë stërvitje të mërkurën e parë të çdo muaji.
Sistemimi i strehimit për familjet e prekura mund të zgjidhet brenda 2020, por ndërtimi i plotë sipas modelit të mësipërm apo sipas çdo modeli tjetër do të dojë disa vite.
Nuk përjashtohet që të na ndodhë një fatkeqësi tjetër.
Prandaj na duhet një zgjidhje afatgjatë. E qëndrueshme. Pasi jemi të gjithë të bindur se nuk është çështje fondi rezervë të buxhetit, apo përmbushje e detyrimit të ligjit të emergjencave që ministritë të programojnë çdo vit fonde për të ngjarje të paparashikueshme.
Lypet një fond i përhershëm që nuk zerohet çdo 31 dhjetor.
Le të krijojmë një program të veçantë buxhetor për fondin e përballimit të fatkeqësive. Le të mbledhim aty edhe hallet ende të pazgjidhura nga disa tërmeteve më të lehtë të viteve të fundit. Le të shërbejë për çdo lloj emergjence.
Të krijojmë një llogari të veçantë si nënllogari të Single Treasury Account. Ashtu siç bëjmë me pensionet dhe me kujdesin shëndetësor. Ligji organik i buxhetit na e mundëson një gjë të tillë. Le ta furnizojmë këtë fond, çdo vit me një përqindje të caktuar, sado të vogël, të të ardhurave të mbledhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar, si taksa që paguhet më shumë se çdo taskë nga të gjithë shqiptarët.
Apo le të çojmë aty paratë e mbledhura nga renta minerare si pasuri e përbashkët e të gjithëve. Edhe në mos u përdorshin në një vit të caktuar paratë le të mbeten në atë fond. Të paktën për 5 vite. E ka përdorur Suedia një mekanizëm të ngjashëm kur ka bërë në vitet 90-të reformën e pensioneve.
Një instrument i tillë ka në vetvete edhe hapësirë për më shumë transparencë dhe për më shumë përgjegjësi. I gjithë programi i ndërtimit mund të pasqyrohet në një transmetues mediatik. Klasik apo inovativ. Le të mbështetet p.sh. nga një transmetues i ri që po e quaj MURTV. I shërbejmë më mirë edhe bashkëqeverisjes.
Kolege dhe kolegë,
Jam i bindur se ju keni shumë më tepër ide nga sa parashtrova më lart.
Por të paktën, ne, deputetët e Partisë Socialiste duhet ta shohim si privilegj mundësinë që na u krijua për të projektuar Shqipërinë 2030. Edhe si detyrim për të korrigjuar çfarë nuk kemi bërë siç duhet në 6 vjet e 4 muaj.
Tërmeti i 26 nëntorit na dha shansin të shohim më tej sesa “ të bëjmë çfarë mund të bëhet” – (BÇB).
*Fjala e mbajtur dje në Kuvend
Flm Ilir!
Qe je pregatitur kaq mire per kete fjalim ne Parlament!
Sot (dje) ke folur dhe analizuar si dikur i ndjeri yt ate! Gjithsesi eshte nje
prokupim dhe vizion serioz per nje Shqiperi njerzore dhe moderne! Sic e meritojneb Shqiptaret! Flm.
foli ky super hajduti qe pa u be deputet volli tnderin e PC ne bashkine durres dhe me pas kur u be minister shendetsie i qiu karrabelane me PPP!
ua uaa ua kta jane te pa pare! hajdutat me cizme
Ka shume IDE interesante Beqja….Ne boten moderne qytete apo qendra te banuara te tilla Jane ndertuar ne Kine,Katar,vendet Skandinave,Japoni,Singapor dhe disa vende te tjera,natyrisht te pasura dhe te fuqishme.Qe te realizohen keto endrra ne radhe te pare duhen para.Dhe parate vijne vetem duke ndertuar nje industri moderne,hitech,me norma te larta fitimi .PA industri nuk ka zhvillim,nuk ka para,nuk ka te ardhura te mjaftueshme per biznesin ,per shtetin ,per njerezit.Prandaj mjaft me me Rilindjen 2.0 z.Beqja.Therrisni ne ndihme ekonomistet me te mire per projektimin e nje programi per industriali i in modern te vendit.Dhe ne kete kuader duhen nxitur biznesi vendas por sidomos investitore te huaj nga qendrat boterore te teknologjise,kineze,amerikane,koreanojugore ,japoneze,gjermane dhe duhen kerkuar para nga kushdo qe jep.Kjo eshte e vetmja rruge qe con ne krijimin e nje ekonomike konkuruese,fitmprurese,qe rrit prodhimin,rrogat,konsumin,qe ve ne levizje shkollen ,shkencen ,sherbimet turistike,financen ,qe krijon nje klime shoqerore te qendrueshme dhe minimizon korrupsionin,krimin dhe pabarazite shoqerore.Kjo eshte politica qe duhet te ndjeke PS dhe jo Rilindja.Mjaft me me rruge te ,,pashkelura,,kopjoni boten moderne te sukseseshme ku partite e majta kane ndikuar fuqimisht ne krijimin e nje shoqerie te jetueshme jo vetem per nje grup te privilegjuarish por per te gjithe njerezit.Pastaj gradualisht arrihet edhe ne boten,,smart,,.
Po cbete qe nga shtatori? Mire eshte qe ti mosflasesh……kaq
KOKRA E HAJDUTITPO JEP MENDIME. SHKO SHPELAJ NJEHERE MEKATET PER TE CILAT TE KANE PADITUR DHE PASTAJ BEJ SI INTERESANT TI DJALI I HAMUTIT. JE I PANGOPUR ME PARA SI TE GJITHE MENDER RILINDASIT ER EDVIN RAMES.