Përse “djersiten” në SHQUP pas formimit të SPAK ?

19 Dhjetor 2019, 21:30Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Betimi i prokurorëve të SPAK-ut para kreut të shtetit, si dhe përzgjedhja e kreut të asaj strukture të posaçme, e cila do të nisë nga puna pa asnjë ditë vonesë me dosje të “nxehta” të vjetra dhe të reja, duket se ka nisur të “djersisë” shumë kollare nga krahu i ish-opozitës, kryesisht në SHQUP. I pari që e ka nisur me “këmbën e mbarë” këtë proces ka qenë “cironka” Salianji, i cili pas dënimit nga gjykata, ka vrapuar drejt e tek kreu aktual i shtetit, për të gjetur qetësi dhe mbrojtje. Tashmë ka nisur numurimi mbrapsht për ata që deri sot kanë “shirë në lëmë”, për ata që mbushën thasët, dyshekët dhe dhomat me milionat e pasurisë së këtij vendi dhe shqiptarëve, ka nisur numurimi mbrapsht, për ata që lirinë dhe demokracinë e kuptuan si pjesë e zhvatjes, dhe jo kontribut ndaj tyre. Ka nisur SPAK, ka nisur stina e ndëshkimeve ligjore, ndaj atyre që kanë 29 vjet që baltosin të bardhin dhe të ziun, për ata që kanë bërë pis me gojën e tyre dhe levat e bindura, gjithkënd që ka guxuar ti ndalë, ti denoncojë dhe diskreditojë.

Në SHQUP kanë nisur të “djersiten” dhe ndërrojnë kanatjeret në zyra dhe makina, pasi SPAK, ka nisur nga puna. Duke patur totalisht mbështetjen amerikane dhe europiane, kjo strukturë e posaçme nga nesër nis nga puna me dosjet e krimit, trafikut dhe korrupsionit, nga nesër nis nga rihetimi i dosjeve për cilindo që ka shkelur ligjet e këtij vendi, dhe ka ngjyer duart në krim. Prokurorët e posaçëm, janë përzgjedhur nga nivele të larta të sistemit drejtësisë, si njerëz me integritet, vullnet dhe aftësi të shkëlqyera profesionale. Nga dita e djeshme, Shqipëria ka nisur rrugëtimin drejt një procesi të gjatë ligjor ndëshkueshmërie, ndaj atyre që deri sot kanë fshehur dhe janë fshehur pas dosjeve të mbyllura mëkatare, nga ish-prokurorët dhe gjyqtarët e flakur nga Vetting-u.

Askush nuk ka shanse të shpëtojë nga rihetimi i skandaleve ligjore, penale dhe korruptive, nga rihetimi i dosjeve të fshehura prej kaq vitesh për kollaret, që duhej të ishin në burg për 1997, Gërdecin, 21 Janarin, vjedhjen e arit, shitjen dhe blerjen e tokave dhe pasurive të këtij vendi, askush nuk do të ketë shansin të fshihet më pas “mandatit”, “liderit” apo dhe “populistit”, askush nuk do të ketë shansin (s’enfuir) tja mbathë në drejtim të paditur, qoftë edhe drejt Moskës apo Pekinit. Duke patur mbështetjen amerikane, SPAK tanimë e ka të qartë detyrën e saj, duke krijuar bindjen tek çdo prokuror i saj, për misionin aq të rëndësishëm në shërbim të një drejtësie të re, mbi gërmadhën e vjetër. Edhe pse u munduan ta pengonin, edhe pse u munduan ta sabotonin, edhe pse u munduan ta rrëzonin dhe njollosnin, ish-mëkatarët e ish-opozitës së vjetër, nuk mundën ta ndalnin formimin dhe së fundi funksionimin e SPAK.

Nga dje në zyrat e SHQUP-it, ka nisur sëkëlldisja e madhe, ka nisur “djersitja” e atyre që deri tani, ishin të paprekshmit e kësaj toke, e atyre që deri tani “i punuan qindin” siç thotë populli , vendit dhe shqiptarëve. Drejtësia e këtij vendi ka rilindur, drejtësia e këtij vendi, nga dje është më dinjitoze, dhe më e mbështetur nga shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar, në misionin e saj histori të nxjerrjes para ligjit, edhe të peshkaqenëve të politikës.

6 komente në “Përse “djersiten” në SHQUP pas formimit të SPAK ?”

  1. Lona says:

    SHPRESOJME T ‘JA LEME KOHES MIS TE NGOPEMU ME LUGE BOSHE

  2. Meresevjen SPAK! Faleminderit Rama dhe Partneret! says:

    Nuk keni pare gje akoma! Fjalet qe Rama ju that deputeteve te Saliut me ate ne krye ne Kuvend. Cfare nuk i thane dhe madje e sulmuan dhe u tallen me portalet e tyre. Por JA, SPAKU erdhi dhe fjalet ‘Skeni Pare Gje Akoma” jane tmerruese per kriminelet e shqupit, leshelise, dhe pse jo edhe per ata qe mund te jene fshehur ne radhetv e PS-se. Mireserdhe SPAK! Kriminelet po dridhen!

  3. Hajdar Xhunga says:

    hiq mos ta rrujne..se SPAKU eshte si Taku Av ukati, lol

  4. Shinjestra says:

    Shyqyr qe erdhi kjo dite e krijimit te SPAK-ut,aq shume e pritur qe te shkoi ne vend haka e popullit te poshtruar nga keta politikan e punonjes te korruptuar te drejtesise qe i kane pir gjakun.Nqs nuk shkon i pari Sali Bereisha familjarisht,ky kriminel qe ka vrare e ka vjedhur popullin,dhe i dyti Meta me te shoqen,pastaj Basha me te shoqen,Gerdeci,Viti mbrapest 1997,firmat piramidale qe keta te shkojne ne burg,atehere SPAK nuk ka bere asgje.Shpresojme qe te realizohen.Pune te mbare.

  5. Ce says:

    Mos harroni dhe Kryegangsterin e Pd leshelis që ka terrorizur Tiranën me naziskinet e Mamurrasit dhe sharebajgat e leshitdhise duke hedhur molotov mbi kryeministri. Ky është komandant i naziskineve të Mamurrasit Flamur Herman Geringu që krijoi Republikën e Lazaratit dhe kanabizoi vendin, që ndau apartamente ne banesat e entit të banesave në Sarandë për vëllezër dhe motra të tij që banojnë në Kukës, që erdhi me çorape të grisura nga Kukësi dhe sot ecën me makinë 100 mijë euro dhe plehra bllokon dhe rrugët më horrat e Mamurrasit duke terrorizuar Tiranën me shpellaret e Unazës së madhe bashkë me Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja gjithollog’ja surratgerdalla . Ky njeri duhet të japë llogari për pasurinë përrallore që ka vënë si president i republikës së Lazaratit.

  6. para ligjit te gjithe te barabarte, po duam demokraci dhe liri says:

    Pse me besohet me mua? isha me floke te zese dhe tani jam zbardhur. Ata jane miljonere, me vila marramendeshe; si duket ai dhjetor i zi paska qene per ata. Dhe te denohen sot, gje qe une nuk bindem, ata e shtyten 30 vjet, i siguruan femijet dhe niperit e mbesat, na ropen ne te tjereve qe ishim te pa zot. Do me thoni qe jam pesimist. Une theme qe historia s’kthehet prapa, atyre vilat nuk u a merr njeri, parat i kane futur ne breke, edhe sikur te shkojne burg, femijet jane diplomuar ne universitet jashte vendit dhe s’kthehen ne Shqiperi, gjitheçka eshte e tyre. Pse me te vertete do tu sekuestrohen parate, vilat, gjitheçka qe kane vjedhur? S’e besoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje