SPAK-u, si shpresë për popullin dhe frikë për politikën

21 Dhjetor 2019, 10:06Blog TEMA
SPAK-u, si shpresë për popullin dhe frikë për politikën

8 anëtarët e parë të SPAK

Nga Altin Ketro

Më në fund u bë realitet edhe ngritja de fakto e strukturës që do hetojë dhe dërgojë përpara gjykatës funksionarët e lartë të shtetit; ata që kanë qenë, janë dhe që do të jenë në të ardhmen.

Kjo strukturë vjen si një shpresë e madhe për popullin shqiptar pas afro tri dekadash ku institucionit të akuzës i kishte humbur funksioni i tij ligjor dhe ishte kthyer në një vegël bashkëpunuese e politikës. Duke i munguar garancitë si dhe pavarësia reale, shumë prokurorë e dinin kufirin të cilin nuk duhet ta kalonin. Shtoji kësaj edhe mënyrën e centralizuar se si funksiononte dikur prokuroria (Prokurori i Përgjithshëm i cili zgjidhej nga politika kishte autoritet për të nisur apo mbyllur çdo lloj çështje), vetëkuptohet se sa e pashpresë bëhej situata që një politikan i pushtetshëm i rangur të lartë të vihej përballë ligjit.

SPAK-u është tjetër histori nga kjo e deritanishmja. Kjo strukturë i ka të gjitha lehtësitë ligjore për të vënë përpara ligjit çdokënd që e shkel atë, pavarësisht pozitës së lartë që mban.

Anë tjetër pozitive e SPAK-ut është ajo që të gjithë prokurorët e tij kanë kaluar vetting-un. Kjo u jep atyre autoritet absolut dhe të paparagjykueshëm në punën e tyre. Sepse deri më sot çdo prokuror ishte i paragjykuar si i korruptuar, i lidhur me krimin e gjithfarëlloj perceptimesh negative karshi tyre.

Vetting-u i kaluar suksesshëm prej tyre është një armë e fortë psikologjike që ata kanë në ndërgjegje, për të qenë të qetë në detyrën që kanë marrë përsipër të kryejnë.

Megjithatë shihet se prej publikut, por edhe rrethit të analistëve, ka një ngutje për t’i vënë në presion prokurorët e SPAK-ut. Është e kuptueshme që durimi 30 vjeçar është tepër i gjatë dhe tashmë kërkon rezultate të shpejta, por kjo nuk do të thotë që SPAK-u të kthehet në një institucion që punon me normë.

Dikur, në komunizëm, shumë ndërmarrje kishin si bazë kapjen e normës së punës. Kur e tejkaloje atë pagueshe shtesë, gjë që i bënte punonjësit më të zellshëm. Por kjo mënyrë nuk duhet të funksionojë për SPAK-un. Kjo strukturë nuk mund të punojë duke i kërkuar sasi individësh që t’i vërë doemos përpara ligjit, bile të tejkalojë “planin”. Kjo do të ishte gjëja më e keqe.

Ka një shprehje popullore: “Më mirë pak e saktë, se shumë e për lumë”. Kjo shprehje vlen edhe për prokurorët e SPAK-ut. Është padiskutim e rëndësishme që më mirë të kemi, bie fjala, 5 politikanë të arrestuar ama për ta të jenë kryer hetime që kanë çuar në prova të pakundërshtueshme nga gjykata, se sa të arrestohen 50 politikanë me hetime të përcipta sa për t’i bërë qejfin publikut dhe si përfundim gjykata të shprehet se arrestimet nuk përligjen me prova.

Çdokush ka dëshirë ta shoh ish-kryeministrin Berisha në bankën e të akuzuarve, por nuk do doja kurrë që ai të vihej përpara ligjit se kështu dua unë apo tjetri, por vetëm pasi ndaj tij të jenë kryer hetime serioze të cilat kanë çuar në mbledhjen e provave dhe fakteve që edhe Sali Berisha mos dijë dot se si t’i justifikojë të kundërtën.

Parë në këtë këndvështrim, gjykoj se prokurorët e SPAK-ut duhen lënë të qetë në punën e tyre. Mos harrojmë se ata tashmë konsiderohen prokurorë elitë dhe po elitë duhet të jenë edhe aktet e tyre të hetimit. Sigurimi i provave nuk është proces që bëhet sa hap e mbyll sytë apo me një llaf goje.

Jemi dëshmitarë të rasteve që edhe pse ndaj një të pandehuri ka pasur prova të implikimit, ai i ka shpëtuar dënimit vetëm sepse prokuroria ka gabuar në zbatimin e procedurave ligjore për mbledhjen e provave.

Ngutja për t’i bërë gjërat shkel e shko vetëm e vetëm për të përmbushur disa pritshmëri militanteske të publikut, do të jenë të dëmshme për punën e SPAK-ut, duke ndikuar në uljen e reputacionit që ky institucion ka aktualisht.

Prandaj kërkohet një tjetër qasje nga ajo çka kemi parë deri më tani. Qasje që ka të bëjë me nisjen e hetimit pa u ndikuar nga emri që ka i dyshuari, seriozitetin dhe vendosmërinë për t’i shkuar atij deri në fund, pa shenja tendencioziteti, por me kurajon për të qenë mbrojtës të interesit publik, të taksave dhe pasurive kombëtare, të shpërdoruara nga pushtetarë zullumqarë.

Vetëm kësisoj SPAK-u do të kthehet si një shpresë e bërë realitet për popullin, duke krijuar frikë dhe ankth tek pushtetarët e të gjitha kohërave. Uroj sinqerisht që t’i përmbahet këtyre parimeve për t’u bërë mishërim i asaj që beson secili prej nesh.

15 komente në “SPAK-u, si shpresë për popullin dhe frikë për politikën”

  1. Trego te verteten says:

    Juve zoteri kur per here te FUNDIT jus ka futur Karin ne BYTH MERO GELBAZA KELLIRA

    1. Kalec Dega says:

      Ja pra e verteta pas emerimit te hetuesit komunist..

      =
      I perkrahur nga Rama e Meta vete…po, po ene nga Ruci SEKRETAR, LOL!
      =
      Ku je o taku avukati me SPAKTAKUN tat?

    2. XheJ eN Bi says:

      Trego të vërtetën….
      Pse të hyrë lepuri në barkë.Besoj se do jesh nga 5- çja e parë që do kalosh nga dora e SPAK- ut.
      Të urojë nga zemra që të kesh ndonjë gjykym zë rregullt dhe të kalbesh në BURGËËËËË.

    3. BE'25 says:

      Kujt i kujtohet nga ai brez, Estrada e Tiranes, Durresit, Fierit etj
      ene tani

      Estrada SPAK.
      =
      Regjia nga Spartaku e humoriste nga rradhet e PPSH.

  2. Gjethi says:

    Sot e neser jane pushim! Shihni nga e Hena cfare do te beje spak,per mua nje vere ne uje….

  3. KalecDega says:

    Vazhdon teatri tragjik i shplarjes ne Shqiperine e Metes, Saliut, Rames/Rucit e Lulit.
    =
    Miresevini ne episodin 4 Dhalla A.

  4. BRSS says:

    SHUME ZHURME PER ASGJE TANI JAN NDERGJEGJSUAR KETA GJYQTARET PO VITET QE KAN KALUAR ÇFAR KAN BER TE GJITH PA PERJASHTIM KETA JAN TE PERLYER MOS PRISNI DREJTESI KETU DO JEMI DHE DO I SHIKOJM KETA JAN VETEM PER TE BER DEKLARATA NEPER MEDJA SE PER DREJTESI KETA TE HAN MUTIN

  5. Kume Peza says:

    Zoti Ketro, po nuk u denua Sali Berisha nuk vendoset drejtesia ne Shqiperi. Me sa shoh nuk ka gjasa te ndodhe. Zgjedhja e kryetarit te SPAK me la shije te keqe. Sic duket i kane rregulluar perseri letrat, kane marre siguri nga dikush dhe nga diku.

    1. huri says:

      Bravo Kume Peza…

  6. Orli says:

    C’eshte e verteta une nuk pres asnje ndryshim nga ky spak leshi sepse jane te njejtit qe kane tridhjete vjet ne detyre! Te tredhurit quhen tredhake dhe ngelen joproduktive,qofsha i gabuar.

  7. USA says:

    Ky kraja dhe hetues i komunizmit dhe mik i likes ky nuk eshte per drejtim spaku. Dumani ishte I duhur I. Ky beni eshte me plevit ne te dy anet. I’m sorry ?.

  8. Kanina e ismailit says:

    Keta te hane mune nga i pari gjere tek i fundit.njeri nga keta sa eshte takuar me deputetin e partis socjaliste,vafshit ne vrrome te putanave se ju kane pjellur…vu-cicin do leshoni ine poturre more politiqener…rrofte spurdhjaku,spaku donja te thonja.

  9. Kot lodhemi e shpresojme ne kete vend maskarenjesh says:

    Keshtu shpresonim edhe ne vitet 90 e 91,kur bertisnim poshte komunistet e poshte blloku dhe komunistet u ngriten me larte me saliun ne krye dhe u bene me sheike se sheiket….
    Edhe sot shpresojme te keta qe kane 30 vjete qe bejne padrejtesi ndaj popullit dhe kane mbrojtur saliu e like familje hajduten..

  10. Bobooo says:

    Dore e hekurt A. Krajaaaa, hahaha, boboboooo. A te qeshrsh a te qash. E kane vene Ktajen ne krye se ngaqe eshte berryl, zvarranik, i pacipe, as te sheh ne sy kur ta fut, se ky eshte i zoti te zbatohe urdhera e te sajoje dosje kur i thone. Duke qene nje i paafte e perdorin per te goditur njerin apo tjetrin me dosje te sajuara nga hici. Eshte nga nahija e Shkodres, kush eshte i zgjuar e kupton cili klan e ka patur perzemer dhe ka lobuar te shkoje atje lart. I duhet dikujt apo disave per ta patur vegel per te mos i zbuluar trafiqet, kontrabanden, gjobeveniet, krime te tjera dhe per te goditur per show kundershtare apo dhe te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje