Për heronjtë e internetit dhe tradhëtarët e dovletit!

22 Dhjetor 2019, 22:08Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Nuk besoj se ka rajon tjetër në rruzullin tokësor sa yni, që ta ketë kaq ekzistenciale, lehtësinë e papërballueshme për të prodhuar përjetësisht tradhëtarë dhe heronj. Aq e theksuar është kjo, sa dikush që shpallet hero për një moment, e ka të pamundur që ti gëzohet këtij statusi të shumëndërruar nga gjithkush në Ballkan, sepse e di fare mirë se ky është caku, që vetëm një fije e ndan më pas, nga të shpallurit tradhëtar.

Arbën Xhaferri përcaktonte ndoshta më mirë nga kushdo tjetër këtë situate, që mer shpeshherë përmasa groteske, kur thoshte se jetojmë në një hapësirë ku fare kollaj “mund të ngrysesh hero dhe të gdhihesh tradhëtar”!

E tillë ishte edhe situata e krijuar orët e fundit, pas takimit të liderëve të Ballkanit Perendimor në Tiranë, në kuadër të asaj që njihet si iniciativa për të krijuar Minishengenin e 6 shteteve që e përbëjnë atë: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje Hercegovina.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi refuzoi të merte pjesë, për shkak të një deklarate idiote të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, që mohonte masakrën e Raçakut. Pamjet e asaj skene të tmerrshme genocidi, bënë dy dekada e ca më parë xhiron e medias botërore duke shërbyer më së shumti si pika që derdhi kupën e krimeve serbe mbi popullsinë civile në Kosovë. Ishte masakra që çoi në marrjen e vendimit përfundimtar nga fuqive e mëdha dhe NATO, për të bombarduar ish Jugosllavinë dhe çliruar më pas edhe me ndihmën e UÇK-së, Kosovën.

Ky takim i tretë në Tiranë, ishte i planifikuar kohë më parë. Me gjithë dënimin e ashpër që i bëri Kryeministri Edi Rama dhe liderët e tjerë shqiptarë, europianë e botëror deklaratës së Vuçiç, me të drejtë Hashim Thaçi nuk mundi që ta kapërcente, për të qenë pjesë e tryezës këtë radhë.

Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, për shkak të një historie shumë të dhimbshme në të shkuarën, shqiptarët nuk do ta ndryshojnë mendimin e tyre për serbët. As serbët për shqiptarët, e sidomos për Kosovën. As grekët për maqedonasit dhe turqit, e anasjelltas. As krotatët e sllovenët, për serbët. E kështu me radhë. Sikundër pothuajse shumë e shumë shtetet dhe popuj fqinjë për njëri tjetrin, kudo në botë.

Popujt i përjetojnë, historia i shkruan dhe arti e kultura i shndërrojnë në mesazhe universale ngjarjet dhe zhvillimet që përcaktojnë e shënjojnë jetët tona. Ndërsa udhëheqësit kanë për detyrë, që të marin vendime shpeshherë shumë të vështira e të dhimbshme sot, për të ardhmen më të mirë të popujve dhe shteteve të tyre. Në mënyrë që të krijohet një raport gjithnjë e më i relaksuar, në çdo fushë me fqinjët që nuk i kemi zgjedhur. Por, që na kanë rënë për pjesë, ti kemi.

Por në këto anë, ndryshe nga sa do të duhej të ishte, në vend të njerëzve të thjeshtë janë udhëheqësit e tyre, ata që i hedhin benzinën zjarrit të urrejtjes ndaj njëri- tjetrit, për nevojat e tyre politike të ditës. Sali Berisha e quan ish komandantin e luftës së Kosovës, sot tradhëtar. Ndërkohë që Presidenti i Kosovës nuk ia përton dhe e cilëson ish Presidentin dhe ish Kryeministrin e Shqipërisë si argatin e Millosheviçit prej 3 dekadash.

Kur Edi Rama u bë udhëheqësi i parë shqiptar pas afro 70 vjetësh që shkonte në Beograd dhe ia kërkoi aty live, në prani të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç njohjen e pavarësisë së Kosovës, ai u shpall menjëherë hero. Ndërsa kur po ky Edi Ramë që prêt Vuçiçin dhe udhëheqësit e tjerë të Ballkanit perendimor në Tiranë, për jetësimin e një nisme të Kancelares Merkel dhe procesit të Berlinit, tani quhet tradhëtar i dovletit (shtetit), nga heronjtë e rrjetit.

Si shumë e shumë dalldi të tilla kolektive të orkestruara politikisht, nga ata që për të kaluar hallet e tyre politike të ditës shpikin heronjtë dhe tradhëtarët si bukën që hajnë, edhe kjo e radhës do të kalojë shpejt. Sepse furtunat në gota plastike, më shumë sesa për të dëmtuar ndokënd, krijohen thjeshtë për të kënaqur veshët e të zotëve. Ndaj, mos i kërkoni më kot tradhëtarë atje ku i shpikin, se ju dalin e ju teprojnë ato që e bëjnë atë punë me zell, edhe pa ia kërkuar kush.

18 komente në “Për heronjtë e internetit dhe tradhëtarët e dovletit!”

  1. agimk says:

    Te lumte e ke qare.

    1. Feniks says:

      O Peza!
      Je nje avokat i dobet i oborrit te sulltan Rames kunder popullit shqiptar!
      Edi Rama e ka mbushur kupen e helmit per te merituar cilesimin TRADHETAR i Kombit,sepse ka bere shume te keqia sidomos ne keto 7 vitet e tij si kryeminister!
      Rama se pari shkaterroi shtetin ligjor duke sunduar ai vete me arrogance diktatoriale,ndaj para tij kurre nuk ka dale ta kritikoje asnje ne PS,deputet,minister,antar kryesie apo asambleje socialiste!
      Rama eshte vetshpallur armik i Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare duke nderuar poshtersisht kryekuinslingun gjakatar M.Frasheri !
      Rama i ka konsideruar maredheniet me Kosoven si me nje province vasale deri sa arrin qe lidert e saj t’i fyeje poshtersisht si genjeshtare,te pa afte,deshtake etj!
      Rama ka bere lojra fjalesh gjoja me maredheniet me Kosoven duke bere parada mediatike karagjoze mbledhjesh te te dy qeverive,pa asnje vlere dhe qe nuk kane sjelle asnje perfitim!
      Ashtu sic do beje neser mbledhje qeverie ne Golem,gjoja per te nuhatur eren e termetit sa me afer!
      As diktatori Enver Hoxha nuk i perdori keto forma mashtruese mediatike sic ka bere Rama,por ai tere politiken e tij sunduese nuk e ka te bazuar tek rezultatet ne pune,tek mireqenia e popullit,por tek propaganda mashtruese gebelsiane per t’i treguar militanteve tru shkulur te rilindjes se kane ne krye nje lider modern te nivelit boteror!
      Mallkuar qofsh o Rama se ti je fatkeqesia e kombit shqiptar sot!
      Mallkuar qofte antaresia e PS,qe ka tradhetuar idealet e LANC-it dhe interesat e Shqiperise!

      1. demokrati says:

        Kryekuislingu gjakatar Mit’hat Fradheti??? Ti sje as sore jo me fenijks.

        1. Feniks says:

          Po ti more dhjerokrat,si zog sorre cfare na thua per kryeballistin M.Frasheri,qe pushtuesi nazist e emeroi ne krye te Asamblese TRADHETARE,qe babai im partizan e GODITI ME TOP dhe larot e nazizmit iken si langonj me vrap?
          Doemos qe ti dhe skota jote antishqiptare kete pune do beni tere jeten,por te jeni te bindur se nuk do arrini te ndryshoni historine:
          PARTIZANET do nderohen gjithmone si clirimtare,ndersa ballisto zogistet si bashkepuntore me pushtuesit!
          Matu me fakte me historine o kelysh ballisti e jo me sharje!

  2. HUSHI says:

    Edi Rama ishte ai qe tha dhe ate what the fuck dhe mori doren e haradinaj e vuri mbi shqiponjen.. pse e harrojn shpejt njerzit kete???

    1. Flamur says:

      Ky është heroi i fshehjes së 1 milion eurove. Rama e shpëtoi nga burgu dhe do ja dijë për nder tërë jetën. Nuk ke nevojë ta lexosh për ta ditur çfarë thotë. Do këtë e do kafshojë çdokënd që i shqetëson padronin.

  3. sali krimineli says:

    Po sali berisha me naften e milloshevicit?? pse e harrojne legenat marreveshjen me te ndyre te bere ndonjehere ne kurriz te Kosoves?

  4. shqupi luli says:

    Ti bien fylleti sa te duan rama vec i shtohen ditet nga keto!

    1. Flamur says:

      Për këtë deklaratën e Vuçiç që ky gamorgazetari thotë që nuk është arsye për mos marrjen pjesë të Kosovës i këshilloj të kërkojë në google për Ursula Haverbeck një plakë 89 vjeçare që në maj 2018 e futën 2 vjet në burg për mohim të holokaustit. Vuçiçi i këtij ka qënë pjesë e rregjimit të Milosheviçit e nuk e pranon fare fajin e Serbisë dhe as vrasjet e masakrat Serbe e ne e ftojmë si mik e i japim edhe tregun e daljen në det. O Peza, boll o vemje e pështirë, mos e fundos veten më shumë.

  5. Qinani says:

    Vari mor kart shqiptarve
    Jan komb debil masiv.
    Po ju dhe buk t bojn heri
    Po ju the jeni t kqinj,t verteten,t bojn trathtar.
    Edhe lepujt kan me karakter sepse s ndihen..

  6. Al fred says:

    Na kurse komentet,,,,shume tipgazetare si ju u teprojne levdatat e servilizmat.Thjesht largohuni per ca kohe nga ekranet.Na e cpifet me keta dalldauker.

  7. Al fred says:

    Na kurse komentet,,,,shume tipgazetare si ju u teprojne levdatat e servilizmat.Thjesht largohuni per ca kohe nga ekranet.Na e cpifet me keta dalldauker.

  8. Al fred??? says:

    Na kurse komentet,,,,shume tipgazetare si ju u teprojne levdatat e servilizmat.Thjesht largohuni per ca kohe nga ekranet.Na e cpifet me keta dalldauker.

  9. rozi says:

    Shkurt e shqip!
    Trimat e rrjetit, kur janë në ambjent që vetëm një flet sërbisht, e kthen gjuhën për të treguar se edhe ata e dinë, flas për trimat e rrjetit që quajnë tradhëtar Ramën. Ec përpara Edi Rama.

  10. I padituri nga Kosova says:

    Ne gjithmonë do ta gjykojmë (këdo) sipas veprës. Do e lavdërojmë për veprat pozitive, por në mënyrë proporcionale do e gjykojmë për ato negative, prandaj thënia Arbën Xhaferit “mund të ngrysësh hero dhe të gdhihesh tradhtar”, më së miri i shkon përshtati Edi Ramës!

  11. Flamur says:

    Për këtë deklaratën e Vuçiç që ky gamorgazetari thotë që nuk është arsye për mos marrjen pjesë të Kosovës i këshilloj të kërkojë në google për Ursula Haverbeck një plakë 89 vjeçare që në maj 2018 e futën 2 vjet në burg për mohim të holokaustit. Vuçiçi i këtij ka qënë pjesë e rregjimit të Milosheviçit e nuk e pranon fare fajin e Serbisë dhe as vrasjet e masakrat Serbe e ne e ftojmë si mik e i japim edhe tregun e daljen në det. O Peza, boll o vemje e pështirë, mos e fundos veten më shumë.

  12. Detari says:

    po tremben sherbetoret e rame-hoxhes tradhetarit dhe jane sulur duke munduar ta mbrojne, tema ka postuar nja 20 artikull 2 ditet e fundit vetem per kete.

    E kei te kot, rama mbaroi.

  13. Mersin says:

    Mohimi i masakres se Recakut nga Serbia mund te ishte shkak qe takimi te shtyhej dhe, vetem pasi Vucic te kerkonte ndjese mund te organizohej. Ka ardhur koha te celim shtigjet e pajtimit por duke denuar krimet e se shkuares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje