Gazetari nga Kosova, Enver Robelli, ka bërë një shënim, pas një shkrimi të Skënder Minxhozit, për polemikat që shpërthyen në Kosovë në lidhje me vizitën e Vuçiç në Tiranë.
“Një analist nga Tirana po shkruan kështu në adresë të politikanëve të Kosovës: ‘Kufinjtë i ndryshojmë me Vuçiçin, por drekë me të në Tiranë nuk hamë”.
Ky këndvështrim do të qëndronte po të mos e kishte përkrahur ndryshimin e kufijve edhe shefi i qeverisë shqiptare.
Tirana në këtë hallakamë nuk është e painvolvuar, por analistit i pëlqen të fshehë këtë fakt.
Me a pa dashje nisma për “Schengen ballkanik” e izolon Kosovën në një moment shumë delikat, kur Kosova është shumë e dobët, pa qeveri funksionale, dhe tashmë edhe nga partnerët perëndimorë shikohet vetëm si problem i mërzitshëm që nuk meriton aq përkushtim, vëmendje dhe përkrahje.
E tepërt të elaborohet këtu se kush e solli Kosovën në këtë situatë. Mjafton të shikohet pak rrotull nëpër Prishtinë”, shkruante Robelli një ditë më parë, pa e përmendur me emër Minxhozin.
Ky i fundit i është përgjigjur sot, me një shkrim të gjatë.
Replika e Minxhozit:
Një koleg gazetar nga Kosova, duke rimarrë titullin e shkrimit tim të para dy ditëve “Kufinjtë i ndryshojmë me Vuçiçin, por drekë me të në Tiranë nuk hamë”, pretendonte se unë kisha “pëlqyer të fshihja” faktin se Tirana zyrtare është përzier edhe vetë në procesin e korigjimit kufitar mes Kosovës e Serbisë.
Për hir të korrektesës dhe në respekt të kolegut, dëshëroj t’i kujtoj atij fillimisht se autori i këtyre rreshtave ka qenë kritik në rrugë publike, mëse një herë, për projektin e rrezikshëm dhe aventuresk të ndryshimit të kufinjve mes Kosovës e Serbisë. Ka shkruar dhe ka folur sa herë ka qenë puna për të kritikuar këtë nismë me pasoja të paparashikueshme, jo vetëm për shqiptarët. Kjo në lidhje me pozicionin tim personal sa i takon korigjimit kufitar.
Më tej dëshëroj t’i kujtoj miqësisht kolegut në fjalë se kur është fjala për takimin e Tiranës, Mini-Shengenin ballkanik, apo edhe rolin e palës shqiptare në korigjimin kufitar, duhen thënë edhe dy-tre aspekte të tjera, që ndoshta kolegu në fjalë ka harruar t’i përmendë.
Së pari, në lidhje me faktin se Tirana “nuk është e painvolvuar në këtë hallakamë”, dëshëroj t’i kujtoj kolegut e të tjerëve se pozita e qeverisë shqiptare në planet e presidentit Thaçi për korigjimin kufitar me Serbinë, nuk mund të përshkruhet me një frazë të vetme.
Qeveria shqiptare nuk ka qenë e nuk pritet të jetë palë në bisedimet e ardhshme mes Prishtinës e Beogradit, kurdo që ato do të mbahen. Ajo nuk është e nuk ka si të jetë në pozitën e palës kosovare, që do të negociojë në vetë të parë dhe me mandat të plotë me palën serbe. Si e tillë, qeveria shqiptare, cilado forcë politike që do të jetë në krye të saj, do të kenë vetëm një rol tangent në këtë proces delikat, e kjo është diçka e këshillueshme dhe mëse normale.
Kosova e sotme pasqyron dyzimin, sa i takon qëndrimit ndaj Serbisë, mes Presidentit Thaçi në një anë dhe pjesës tjetër të klasës politike. Ky dyzim, i përforcuar nga zgjedhjet e tetorit dhe rezultati i tyre, po e çon sot shtetin kosovar drejt një qasjeje më “sanitare” (kupto më konservatore) ndaj Beogradit, në pritje të sqarimit të situatës post-elektorale. E kjo duhet thënë hapur, e jo të fshihemi duke sulmuar “prosllavin Edi Rama”!
Sa për rastin e përfshirjes së përfolur të Edi Ramës në këtë mesele, është e vërtetë se ai e ka përkrahur ndërrimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, si një mënyrë të shpejtë për të hequr qafe perden e hekurt mes dy vendeve. Një vizion ky i gabuar dhe i pavend. Megjithatë Rama i ka shmangur deklarimet publike “pro” këtij projekti.
Nga ana tjetër, duhet kujtuar se qeveria shqiptare ka pasur më së paku dy qëndrime, kur flitet për korrigjimin kufitar. Të gjithë e kujtojmë mirë pozicionin kritik të ministrit të jashtëm shqiptar të asaj kohe Ditmir Bushati, i cili publikisht e godiste pa kurrfarë dorashkash këtë projekt. E kjo i leverdiste edhe Ramës për një farë kohe, pasi i shërbente si diversiv në sytë e të tretëve.
Së dyti, qëndrimi i dyzuar i shtetit shqiptar ndaj korrigjimit kufitar, nuk shërben kushedi çfarë për të justifikuar pozicionin aktual të politikës kosovare ndaj proceseve bashkëpunuese në rajon. Refuzimi i Prishtinës ndaj ftesës për samitin e Tiranës, duket më shumë si një pasqyrim i sherreve të brendshme politike në Prishtinë, sesa si një akt parimor që kërkon ta ruajë Kosovën nga kushedi çfarë komplotesh të fshehta. Kolegu e di fort mirë se këto lloj formatesh kanë shumë më pak peshë dhe produkt, sesa furtuna e patriotizmit tribal që u prodhua pas këtij takimi. Për pasojë edhe pjesëmarrja në to, ka vlerë më shumë simbolike e teatrale.
Së treti, vlen të thuhet hapur e pa u fshehur se sot Kosova ka nevoje të integrohet ndërkombëtarisht, jo të dezertojë duke u mbyllur në guackën e vet. Është koha që të luftohet siç ndodhi në rastin e Samitit të SEECP në Bosnje disa muaj më parë, për pjesëmarrjen e palës kosovare në atë format. Pse në Bosnje ja vlente të shkohej, e në Tiranë jo?! Të gjitha sinjalet diplomatike tregojnë se Shengeni ballkanik është një iniciativë e frymëzuar nga europianët e amerikanët, më shumë se nga kalkulimet e errëta proserbe, për një dominim në Ballkan.
Së fundi, është gjithashtu me vend të thuhet fort e jo të fshihet, se sot Serbia është mjaft e kënaqur të mos e shohë askund flamurin kosovar në ndonjë format ndërkombëtar. Dhe arsyeja është fare e thjeshtë: sa herë që Kosova nuk është aty, Beogradi shpejton të deklarojë “Kosovën ka kush e përfaqëson, jemi ne”! A është me vend t’i lihet Vuçiçit e Daçiçit kjo kënaqësi dhe ky avantazh?
Braaavo Minxhozi fjalia e fundit fundos politiken kosovare,respek
Politikën kosovare dhe gjithshqiptare te ish YU nuk e fundosi dot yugosllavia me 25 milion e me te ardhura 10 herë me te mdha se allbanistancat e pe fundosni ju te zgjebosurit e Janullës me pinjoll Edwin Kristaqis. Po ti morë Iskender Mincosi e pa fare festivalin e 58, nëse po nuk te ra asgjë në sy ?
Iskender Mincosidis shkoni futjani nga nje kafe ne Trikalla me Edwin Kristaqis mos e harroni dhe Janullën, dhe mblidhni pazarin e bijave nepër semafora. Ikni pakurrizorë te dhjerë, mbytuni.
Ju halabaket “patriote” te bythes kurre nuk thate se ku eshte problemi qe shqiptaret te levizin lirshem edhe ne Serbi, edhe ne Maqedoni Veriore, edhe ne Mal te Zi, edhe ne Bosnje…
do bejme shegen in orthodoks more te uruar .Pse na duht ketu kosova?
Po kush po e con kosoven ne kete derexhe, apo nuk jane politikanet kosvare shkaterrimtare te saj, duke filluar me ramushin, e vazhduar me kete qe se fundi pretendon per km. Shqiperia nuk ka bere pak per kosoven (sigurisht e ka per detyrim) e po perpiqet perseri por ato kosovaret politikaqej nuk duan ta kuptojne dhe vazhdojne te kemgengulin ne kokefortesine (koke derr e quajme ne ketej). Po si kujton zoti km i kosoves se serbia dhe usa do tja falin njohjen e pavaresise, apo duhet qe vete kosovaret te perpiqen vete sa me shume, jo duke ju shmangur bashkepunimit me serbine, por duke forcuar lidhjet me te. Kosovaret e dine mire se cfare shteti eshte serbia dhe kush eshte kosova ne krahasim me te. Kosova pa shqiperine eshte nje hic.
Dakord me gjithecka qe thote minxhozi.vetem me nje perjashtim:-asnjehere ,ne asnje rast edi rama ka pranuar korigjim kufijsh ,qofte edhe per te hequr qafe serbine.eshte shprehur dakord me deligjitimimin e kufijve.a presupozon domosdo ky proces kembimin?kjo eshte ceshtje dypaleshe serbi kosove.asnje tjeter nuk mund te hyje ne kete mes.a beri deligjitimim kosova me malin e zi?madje edhe leshoi disa livadhe ne malsi.po shqiperia me greqine cfare po ben?mire me kufirin detar.por ka nje vendim te qeverise berisha qe le te hapur kete problem edhe ne kufirin tokesor.pra ne ja lejojme vehtes kur duam ,te bejme kete proces.ndersa per rastin konkret ,jo vetem qe bejme patriotin,por zbulojme edhe armikun duke vene ne gojen e tij ate qe nuk e ka thene.enver torobelli,keta” armiq”ti gjeje ne kosove.eshte ekskluzivisht ceshtje kosovare.shqiperia mund te shprehet ne perkrahje ose jo.por nuk mund te vendose.kosova dhe shqiperia jane 2 shtete te pavarura me organet e tyre respektive,me kushtetuten e tyre.tjeter pune se ca torobelle kosovare kane shpikur edhe kombin kosovar,si ca gurekeqinj qe shpiken kombin shkodran.pra te veme ne gojen e sejcilit ate qe kane thene,jo ate qe mendojme ne.
Kot lodheni kosovaret duan Serbine dhe e bejne kete haptas duke sulmuar qeverine shqipetare ne mediumet pervec analistve shqipetar jane shtuar edhe disa hale nga kosova qe po benne pis cdo gje ketu .
z.Mingjozi! Si te marr pjese ne keto takime Kosova perderisa Vucic , te cilin Rama e mabn per mik, shane te masakruarit shqiptar ne vazhdimesi. Po perse, Ju mendoni se me Vucicin do te kaloni mire? Me Vucicic qe duart e pergjakura me shqiptare te Kosoves por edhe me te mbyturit tjere gjithandej nga vet Vucicdhe regjimi i tij? Kaq te perdale keni mbetur ne kete gare brenda politikes se Tiranes se kush e done me shume regjimin kriminal serb i cili sot eshte vesh me petka njeriu?! Vetem vazhdoni, udhe te mbare!
undefined
Nuk e ka perkrahur kurre ndryshimin e kufinjve Edi Rama, eshte shpifje e paster. Ka thene thjesht qe nuk ka opinion per kete propozim sepse nuk mund te spekullosh mbi ndryshim kufinjsh dhe keto nuk Jane biseda analistesh e kafenesh. Te dy shpifni , nuk te ka hije Mixhozi nuk kishe perse bije me kete fare niveli.
Une e perseris, Rama nuk humbiste asnje cent nga integriteti i tij si kryeminister i shqiperise duke marre ne konsiderate momentin delikat te kidoves, ta shtynte takimin per nje date te dyte pas beogradit.I kishte shancet ta bente pa e humbur fillin, nuk e beri!!!!!!Ketu gjithe stafi i Rames ka gabuar.Kontributi i Rames ne izolimin e Kosoves eshte i çmuar per serbet, pa harruar qe nje pjese te mire e lusajn politikanet diletante te Kosoves. Kjo nuk e nzjerr Ramen pa faj.Kosova duhet te hete ne plan te pare ne çdo politikan Shqiptar. Kundershtite e aleateve edhe mund te jene, por po i forcove qendrimet ne ate pozicion, nuk eshte çudi te te respektojne me shume, me e fundit,negociohet me aleatet, pa i mbajtur breket ne fund te kembeve dhe duke qendruar 90 grade.Duhet pranuar Mixhozi,na vjen apo jo mire, Rama i beri dem Kosoves, ndoshta edhe i keshilluar keq nga stafi i tij, por edhe mamlukeve si Buazhalat, Matoshet,Bytyçat, dhe sidomos nje pjese gazetaresh apo opinioniste fiksa te bota sot, qe per ta pare Ramen te vdekur,(jo vetem politikisht), jane gate te pallohen edhe nga vicat e serbise.
O ti Pje(p)tër. Po me sa mënd thua që Rama e izoloi Kosovën?!?! Po pse more koqe pjepër ai i tha kosovarëve mos hajdeni në takim? Po si nuk e kuptoni që do t’i ishin thyer hundët serbëve po të ishte edhe flamuri i Kosovës në tavolinë? Kështu siç vepruan politiqenët kosovarë ja fërkuan barkun Vuçiçit. Interesi i Kosovës është që të jetë në të gjitha takimet e mundëshme ndërkombëtare, dhe jo të mbyllet si vejushë brenda mureve të shtëpisë. Po kujt ja thua këto fjalë, o Dymi, tru tallashëve, që edhe për politikë flasin si në qebaptore?!?!
Dymi, ne po ti falim serbet ty, madje Vucicin, Dacicin dhe llojin e tyre mbaji afer! Ne nuk u pengojm,uk mundemi dhe nuk duam! Doni ate qe doni, beni cfare te doni! Driten qe nuk e pate kurr mendoni se do ta shihni me Vucicin e Dacicin. Me hajr e fundmja!
Dymat si ty e kane te veshtire te lexojne deri ne fund nje shkrim apo thjesht nje koment te nje shkrimi, madje dhe kur e bejne nje gje te tille, zor se hane pyke nga kuptimi ne teresi, per kollajllek kepusin traplliqe.
Per ju te dy “dr dhe pjeter” qe beni ko.ent mbi komentin tim:
-Nuk keni lexuar dhe nuk do te lexoni kurre sharje dhe ofendime ne komentet e mija.
– Nuk i kam thene asnje komentuesi pse te pelqen kjo apo ajo parti e politikan.
– Shpreh vetem mendimet e mija pa u ndikuar nga te tjerret.
– Nuk keni lexuar nga une te shprehem negativisht per kosovaret, sepse e di mire qe kosovaret e thjeshte jane te mrekullueshem dhe nuk i meritojne ata politikane qe kane mbi krye.
– Mos na shisni poza si patriote tani qe u takua Rama me Vucicin nderkohe qe e mbyllet sqepin kur takoheshin kreret tuaj ne salla moderne.
– E kam thene qe ne komentin tim te meparshem qe do ishte plasje per Vucicin flamuri i Kosoves ne takim, por nuk e shfrytezuan kete rast.
– Se fundmi sa per ate qe thoni qe ja u kemi lene juve serbet po ju them se ata i kemi vendimarres ne Kuvendin e Kosoves , ne te gjitha qeverite e deritanishme, ne polici, dogana etj. Nuk mund t’ja shisni ata nje komentuesi te thjeshte.
Vini ne pune trurin o miq, mos u beni kuaj per karrocen e politikaneve!
Edhe une or Dym, mendimin tim shpreh, dhe te siguroj, nuk kam per qellim te me kuptojn idiotet.
Nuk e kuptoj se perse Minxhozi bie pre e disa obskurantizmave te disa gazetaruceve qe nuk shohin dot pertej majes se penes se tyre tashme te thyer!Ky i gjen z.Minxhozi i cili i vene ngusht miqesisht me nje gazetaruc pertej kufirit Shqipetar nuk e ka te veshtire te pergojoje e me keq se kaq te trazoje Ramen ne ndryshimin e kufinjeve te Kosoves me Serbine!E per te na mushur mendjen na referon Ditmir Bushatin (si Ramiz Aline ne nje kohe),se ai e ka kundeshtuar forte kete ndryshim! Nuk ke perse shkon kaq larg z.Minxhozi pasi mjafton te shikosh emisionin “Presing” ku ka qene i ftuar Ministri i Jashtem i Shqiperise dhe fare lehte me prova te pakontestueshme per nje analist normal e jo anormal do te konstatosh qendrimin e kulluar te Qeverise se Shqiperise te shpalosur nga ky Minister me deklarata e dokomente te shkruara per “kufinjte e Kosoves”e me gjere!Politike kjo e meshiruar ne qendrimin e qarte e te pakundeshtueshem te Edi Rames ,politikanin ,diplomatit e vizionarit me me ze sot per sot jo ne Shqiperi por edhe me gjere ku fatkeqesisht pseudoatdhetareve qe po u prish pazaret e shikojne si pengese per idotesirat e tyre duke mbajtur peng jo vetem nje popull te tere por me gjere!Ndaj nuk ka perse tregohesh kaq naiv qe “miku” yt Ro- bellit duhet me çdo kusht ti beshe qejfin !Efi Rama sot eshte faktor doni apo s’doni Ju mendjeerresirat e ketij kombi sepse me politikeberjen e tij kancelarite boterore i kane hapur dyert e diskuton me ta jo nga vrima e çelsit sikuder veproni ju per te marre ndonje fraze te tij por perballe te gjithe lidershipeve te botes!Doni apo s’doni ju me,nxyrrat e ketij kombi ate e nje nje bote te tere e Ju vetnjihni vehten e kerkush tjeter per bla bla-te e radhes!Kete lufte i bere edhe Ismali Kadarese nje here e nje kohe pasi ndoshta ju e keni haruar duke e quajtur edhe ate “armik” si dhe Edin por pas disa kohesh ai triumfoi mbi ju jenat e ketij kombi ku prosni me padurin kermen e radhes per ta shqyer!Me keqardhje ju them se kete radhe nuk do e keni kete fat pasi populli nuk eshte me dele qe mund ta trembni me dhembet e bariut duke i thene se erdhi ujku!Ai sot ju vezhgon e kurr nuk ju degjon me si ketu ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove e me gjere!Njeri nuk ka dy jete por nje e ate don ta shijoje sa me pare e jo me thenien “prit gomar te mbije bare”!Poshte diktatura e budallenjeve !
Harrova te te sugjeroj edhe diçka ,pas Kryeartikullit te Mero Bazes si shkrimi me i goditur i vitit nuk e kuptoj se çfare vlerash kane zhgaravitjet tuaja!Lexojeni,rilexojeni dhe aty do te gjeni te zberthyera te gjitha problematikat e kesaj situate dhe me gjere do te gjeni edhe vehten se ku jeni!?Ndaj minimumi per kete vit beni mire te heshtni!
KJO PUNE U PA QYSH ME POZICIONIMIN E R. HARADINAJT NE TAKIMIN ME MAKRONIN , nuk e di cfare tjeter mund te presim ………….
Diplomacia nuk eshte llafe rrugesh, por Minxhozi si gjithmone qe do te jete i barazlarguar nga te dy krahet e politikes, po nuk e shau pak ose edhe pak fare, po boll ta shaje ose ta ngaterrojr si ne kete rast, nuk rri do.
Te kam keshilluar edhe here te thera mbaju asaj qe fillon se ne fund e dredh pak penen.
Edi Rama i thote tr zezes te zeze e te bardhes te bardhe. Nuk ka nevoj per sperdredhjet e penes tende.
Lereni te punoje apo do punoje dhe kazani.
robelli ka te drejte ketu ne shqiperi sundon klika komuniste byroja politike se bashku me gazetaruc te pa afte tipit minxhozi bir ish sigurimsi,imiton me se miri eterit e tij ne zerin e popullit qe perkrahin boshton athine beograd rusi ku argati tyre edvin mafia nxjerr ne pah me se miri vlerat e tij antishqiptare edhe ne politiken e jashtme,robelli eshte njohes i shkelqyer i politikave te ish jugosllavise dhe sidomos edhe atyre anglo saksone ndersa minxhozi nuk shkon me larg se pamja e tij prej qeramani gazetar i kopshtit kministrore,edhe nje here rama e demonstroj qe di me se miri re perçaj shqiptaret te ndryshoj kufijte tamam pasardhes i esat pashes ,qe shkel mbi gjakun e motrave dhe vellezerve kosovar si hoxha nano..tani ramiç
Haradinaj ose “DRU ME PRE” doli jashte loje qysh kur kundershtoi oferten e Makronit,qe do te sillte perparesi te shqiptareve ne Kosove dhe ne BE.Ky Enver Robelli eshte nje kokerr legeni spitullaq.Njehere eshte marre dhe me Bajram Currin -se u paska kerkue Pare Austriakeve!!! ???Minxhoz mos harxho kohe te merresh me kete Delenxhi -Burazer i Buzhales me surrat Djalli
Nuk e kuptoj Ramen.Cfare i duhej te ofendonte Kosoven ne prani te Vucic.Kjo me se paku s’i duhej,ose donte te dergonte mesazh te qarte.
Per ate si i shihni ngjarjet dhe qe bythlepirja eshte virtyti i juaj me te cilen krenoheni,per ate skam pike dyshimi.
Cte bejme ? Jemi te tille,jeta na kaliti ashtu!
Nuk i kuptoj dhe me vjen keq qe ka shkrime nga Kosova qe edhe sme pelqejne ku sulmohet Rama.
Eshte e drejte e shtetit shqiptar te kete politiken e vet dhe te bashkepunoje me ke te don dhe si te don.
Po me vjen keq nga kosovaret e mij qe skuptojne qe maskarlleqe te tilla ka bere edhe Esat Pasha ( qe me mish e shpirt e mbrojti dhe e shpetoi ushtrine e serbise nga shkaterrimi total dhe qe pastaj e njejta ushtri u kthy prap ne Kosove duket shkaterruar cdo gje) e duke vazhduar me Zogun,Enver Hoxhen,Nanon.
Prandaj skeni pse cuditeni.
Toni Blair thoshte : njehere pershkruhet ngjarja,nese ndodhe e njejta,mos e diskutoni.
Minxhozi,te çmoj shpesh per gykimin tend racional. Por sot me duhet te mos pajtohem me ty sa i takon Minishengenit.
Minishengeni per Serbin eshte nje torte qe i shkon fort oreksit te saj,sepse ajo(Serbia) ,duke qen ekonomikisht me e fort se te gjitha shtetet tjera te Minishengenit,do te perfitoje e do te forcohet shume me shume se te tjerat. Prandaj eshte mire te mos hargjohet energji kot ne kete drejtim. Me mire te punojme ( qoft dhe duke pritur edhe ndonje vit) te bejme Shengen real me europen se sa minishengen. Sepse po u arrit minishengeni,europa do na ler ty per nje kohe te gjate sepse do thone se ne me nuk do kemi nevoj te shkojme me tej. Pastaj rreziku per kosoven eshte edhe me i madh sepse te gjotha produktet serbe do futeshin ne Kosove gje qe do te vej te mundur te eleminohej edhe ajo pak ekonomi qe kemi dhe shqiptaret ne ballkan do ishin vetem konsumatore dhe asgje tjeter te produkteve e mallrave serbe. Kjo eshte ne disfavorin tone si komb.
Te fala nga Kosova
Do te thote qe Roumanie duhet te dali nga comuniteti europiene pasi Gjermania eshte me e forte ekonomikisht cfare llogjike te ceket kane keta more keta sikur kane jetuar gjithe kohen ne pylle ..
Qe jane te pa zhvilluar dihet po jo deri ne kete pike
Ti thuash nje kryeministri te nje shteti tjeter qe as e ke votuar dhe nuk ke asnje lidhje mos beje kete apo ate marveshje se nuk me pelqen mua sinserisht keta jetojne epoken e gurrit.
Shqiptari nga Kosova, jo per te te mbushur mendjen por thjesht per te dialoguar. Idea se Serbia eshte me e forte ekonomikisht dhe do perfitoje nga Minishengeni nuk me duket racionale. Sepse, sipas kesaj llogjike, edhe Shengeni do ishte i demshem me qe aty te gjitha vendet jane me te forta ekonomikisht se ne. Lexo, ore mik, deklaraten e takimit te Tiranes dhe do te kuptosh se aty nuk ka asnje klauzole detyruese per shtetet pjesmarese.
Shoku Skënder pa dashte te polimizoj me ju dua te thëmë se është shume fatkeqe qe Shqiperija qe gjashte vite udhehiqet nga kryekrimineli tradhtari e diktatori i pergjaksheme Edi Rama me banden e tije socialiste i rrethuar nga te ashtuaquajtur gazetare te pavarure qe ne fakte janë vegela qorre qe e rrethojne oborrin e diktatorit te pergjakshem Edi Rama pjese e te cilit jeni edhe ju.Shoku Skender nese nuk e dine te tregoj se Minishengeni i kryekriminelit Vucice dhe kryekrimineli Edi Rama është Minishengen i Serbise te Madhe te projektuar ne Beograd dhe Moske.Êshte shume e turpshme per te gjithe ata te vetequajtur gazetare e intelektuale qe jane zhytur thelle bashke me regjimin ne krimet ekonomike e tradhti kombetare ta perkrahni një ide kriminale te Beogradit per ta bërë Serbin e Madhe ne tokat shqiptare ne Ballkane ka ardhe koha qe qenit Edi Rama dhe qenve tjere per rrethe tije ti tregohet shkopi,besoj se e di se Kosova shume perandoreve e diktatorve duke perfshi edhe kryekriminelin dhe kasapine e Ballkanit Sllobodan Millosheviqit ja ka hanger koken,jam shume i sigurt se Kosova dhe populli shqiptare ne Kosovë ,Shqiperi,Maqedonin Veriore,Lugin te Presheves,Ulcin e trevat tjera ne Male te zi do ja hane koken kryekriminelit dhe tradhtarit Edi Rama bashke me dy tradhtaret e Prishtines Hashim Thaqit dhe Baton Stanishiqi shteti i Kosovë e ka udheheqjene vete shteterore qe vendos vete per shtetin e Kosovës.Xhemail Shatri-Suedi!!
Do te thote qe Roumanie duhet te dali nga comuniteti europiene pasi Gjermania eshte me e forte ekonomikisht cfare llogjike te ceket kane keta more keta sikur kane jetuar gjithe kohen ne pylle ..
Qe jane te pa zhvilluar dihet po jo deri ne kete pike
Ti thuash nje kryeministri te nje shteti tjeter qe as e ke votuar dhe nuk ke asnje lidhje mos beje kete apo ate marveshje se nuk me pelqen mua sinserisht keta jetojne epoken e gurrit.
Minxhozi, një tip Ramiz Alie, e manipulon qëndrimin e Ramës për ndryshimin e kufinjëve Kosovë-Sërbi. Rama është shprehur se kjo çeshtje është mes dy palëve dhe ne do të përkrahim atë opsion, që do të nënshkruajnë drejtuesit e Kosovës. Kaq.
Ama dhe ju kosovarët nuk dini ç’bëni, keni një muaj e ca që nuk vendosni dot kryeministrin. Edhe doni t’i diktoni sjelljen Shqipërisë??????????
Minxhozi eshte serioz si njeri dhe gazetar Ai nuk luan me drite -hijet ne skene per te treguar te verteten me loje fjalesh apo turke te tjere,eshte I drejtperdrejt !
Personalisht kam pare tek Minxhozi nje vlere te padiskutueshme te ndershmerise intelektuale. Nje privilegj i rralle gati ne zhdukje, nga kjo ana tjeter e kombit. Aftesia per te artikuluar ne menyre rracionale, etike, te qyteteruar argumentet e tij, aq larg tallavase histerike te gjithollogeve mediatike dhe provincjalisteve te dale nga zorret e partive tona orjentale qe me pas na i imponojne si intelektuale neper televizionet qe kane marre peng dhe si gjoba tribale neper universitete , e ben nje nga te paktet zera serioze , ku veshtire se mund te kesh dyshime mbi integritetin, pergjegjshmerine, ndjeshmerine mbi problemet e cdo shqiptari kudo qofte apo qendrimin kurajoz qytetar. Mjafton te shohesh kurajon per te denoncuar pasojat dramatike te rrevanshit haxhiqamilist dhe fshatarak dhe aftesine per te mbajtur nje distance higjenike, nga kjo levizje destabilizuese tribale dhe bajraktari i saj psikopat, qe peshtyjne dhe ndyjne me fekale kedo.
Megjithate, pavaresisht nese ka te drejte ose jo ne kete moment qe ka degraduar ne nje sherr masiv , do ta ftoja z. Minxhozi qe me qendrimet dhe penen e tij, ti jape me shume rendesi, solidaritetit, uljes se tensioneve, ndertimit te besimit dhe urave te vllazerise midis shqiptareve.
Per z. Minxhozi, per kryeministrin tone delirant, per kosovaret dhe per kedo shqiptar tjeter, kjo duhet te jete e shenjte dhe paresore, me pas vijne raportet me aleatet dhe fqinjet, ideologjite, apo cdo lloj objektivi gjeopolitik legjitim qe mund te kemi.
Per nuk nxiren komentet e Mia! Pra ora 17.3 5!!!????