Edi Rama është ndoshta ndër politikanët më të sulmuar shqiptarë, kjo në një kuadër historik, e po në historinë e politikës shqiptare, në një rrafsh panshqiptar, ai mbetet më i pazakonti. Unikalitetin e tij e ka, ndër të tjera, dhe te fakti se mbetet, referuar treguesve elektoralë, politikani më i votuar.
Megjithatë, siç ndodh rëndom, aq më tepër në botën shqiptare, ai e ndan këtë të fundit në dy pjesë sa i takon qasjes; diku emocionale e diku logjike, diku racionale e diku irracionale, si nga ata që e simpatizojnë e si nga ata që e urrejnë.
E krejt ftohtësisht, duhet pranuar se ai sot për sot mbetet ende pa konkurrentë; pa një figurë, nga politika apo shoqëria civile, e cila të ofrojë shenja, të dhëna, cilësi e tipare, që mund të krijojnë identikitin e njeriut që mund të sfidojë politikisht.
Lulzim Basha që është përballë tij në një pozicion klasik si kreu i opozitës, nëse nuk do e gëzonte këtë pozitë, e cila ngjan e trukuar brenda radhëve të demokratëve, as që do ekzistonte si emër për një sfidë të tillë. Basha nuk është nga ata të lindur për të bërë histori, ashtu siç dhe nuk është histori.
Nga ana tjetë, Rama ka fituar dhe betejat mediatike jopolitike, ku përballë kritikëve të ashpër të tij në studio debati, i ka sfiduar lehtësisht me dhuntinë e lindur të një hazërxhevapi çarmatosës.
Shpjeguar në një tjetër mënyrë, përballë tij sot mund të ketë dhe Nol e Konicë, por jo Ahmet Zog.
Çfarë përfaqësojnë këto tre figura në jetën shqiptare?
Dy të parët, kolosë mendimi e kulture ligjërimore, por të dështuar katastrofikë në politikë. Përballë tyre, Ahmet Zogu, një hiç kulturor – vini re: nga matiani i famshëm i ndërtimshtetit nuk trashëgohet asnjë postulat me famë, asnjë xhevair fjale e ligjërimi – por ai ishte padyshim një talent politik që la gjurmë në shtetformim.
Rama i ngërthen që të tre: nga dy të parët ka marrë ligjërimin shkulmues dhe një forcë imponuese mendimi, përshkruar dhe nga talenti i përdorimit fin të ironisë e sarkazmës, e nga i treti ka marrë talentin politik. S’është e thënë ta ketë bërë me vetëdije. Shumë aftësi te njeriu janë të lindura, e që formësohen më pas nga përvojat jetësore.
Veç politikës, kundërshtarët e tij më të ashpër sot janë nga shoqëria civile apo media, prej nga e cila ai ka ardhur, e që mbetet ndër të vetmit që ka bërë një kapërcim prej tyre në politikë, pa dështuar te kjo e fundit, siç ka ndodhur rëndom.
E ndërkohë, po nga shoqëria civile apo media, nuk ka asnjë figurë që merr guximin ta konkurrojë. E urrejnë dhe e sulmojnë, si askënd tjetër me më shumë rekorde negative në politikë e qeverisje, edhe me akuza për vrasje në CV, por nuk marrin mundimin ta sfidojnë politikisht. Tentojnë të bëjnë Nolin apo Konicën përballë tij, pa e kuptuar, ose pa e pranuar atë që mund ta kuptojnë, se ai është edhe Nol edhe Konicë edhe Ahmet Zog.
Ndërkohë, rivalët politikë, ata klasikë, nëse mund të jenë Ahmet Zog deri diku, nuk kanë asnjë cilësi prej Noli e Konice.
Sigurisht që dhe ai do ketë një ditë rënien e tij, si ligj shoqëror i kësaj bote. Por për momentin, nëse vijon ky trend, kjo status quo e mërzitshme e një lufte kundër tij pa asnjë që i del në duel ballë për ballë, ai ka në xhep lehtësisht dhe një mandat tjetër, për të mos thënë dhe dy të tjerë, ndonëse jo me të në krye të qeverisë, për aq sa mazhoranca do punojë me motorin e tij.
P.S. Nëse Rama përbën një dështim në qeverisje, ka dhe një dështim tjetër më të rëndë, që është ai i kundërshtarëve të tij politikë, si dhe i kritikëve mediatikë, për ta sfiduar. Rëndimi i gjuhës së tyre në sulme e akuza, deri në vulgaritet, është ndryshe shprehje e një frustracioni përballë pamundësisë së një rivalizimi, politikisht po e po, por intelektualisht e pse jo, halabakërisht. (tesheshi)
Analizë e logjikshme. Por vetëm përmendja e shoqërisë civile nuk shkon. Nuk ka shoqëri dhe as lëvizje civile në Shqipëri. Vetë fjala civile, që etilimogjikisht rrjedh nga fjala qytetarí është në minorancë të jashtëzakonshme. Prandaj shumicës amorfe i dhëmb figura e Ramës sepse stonon me llumin dhe injorancën ku është zhytur Shqipëria. Edhe drakula nga Viçidoli nuk u bë dot kurrë qytetar megjithëse thonë që ka lexuar shumë.
Ju lutem lexuesve dhe komentuesve te respektuar te Temes te lexojne me kujdes vetem paragrafin e pare, se mos gaboni dhe lexoni me tej, ju lutem.
=
Unikaliteti i ketij shkrimi, ne Tema.LOL
=
UNIKALITETI?
UNIKALITETI?
?….
Ky artilull eshte komplet jashte temes. Krahasimi me ZOGUN ESHTE MARREZI. ZOGU ISHTE KRIMINEL SHTETEROR. ME ZOGUN MUND TE KRHASOHET VETEM BERISHA.
Edi Rama nuk eshte me i miri ( por eshte i tille), po ta shikosh me syze te trasha eshte e keqia me e vogel. Edi Rama nuk eshte vrases se eshte artist liberal por ma vizjon qe keto 30 vite asnje nuk i afrohet.
Fatkeqesi qe jane gjalle vrasesit Sali Berisha, Ilir Meta, Lulezim Basha keta fundrina qe vetem shpellaret e cecenet i perkrahin por drejtesia po vjen sado qe keta plera me ne krye Ilir FLORIRIN duan ta sabotojne.
Enderra ku bashkohen KM e shqiperise, Berisha, Nano Rama eshte enderra ku ata e shohin veten ne histori si personi qe beri te mundur bashkimin e trojeve shqiptare dhe lider mbarekombetar, por sidomos Berisha dhe Rama e kane kthyer ne obsesion kete enderr. Kaq obsesion e kane kete sa nga deliri jane verbuar dhe nuk kane mundur te shohin realitetin. Kaq shume e deshirojne kete dekorate ne histori sa jane gati te sakrifikojne shkembime apo falje territoresh, sa jane gati qe ne kurriz te kosoves, pa pyetur kosoven (se shqiptaret e shqiperise ka kohe qe asnje politikan nuk i pjerdh ndersa Rama u ka bere edhe mutin mbi koke) bejne pazar per kosoven me serbine. Dhe e bukura eshte qe lideret e kosoves e kane kuptuar me kohe kete, e kane kuptuar qe si berisha si rama po perpiqen qe te ndertojne legjenden e tyre ne histori ne kurriz te gjakut e te historise se kosoves, dhe pikerisht per kete, per patriotizmin fallc, per patriotizmin dinak e hileqar te politikaneve te shqiperise kosova nuk ja u jep kete shans apo favor as berishes e as rames. Rama ne fakt iu afrua shume realizimit te ambicies se tij personale duke arritur terheqi ne valle dinakerisht edhe Thacin per nje moment por fati deshi qe per patriotizem apo per pragmatizem Haradinaj ua dhjeu planin ne tavoline. Tashme per minishurringenin ballkanik u pa qarte qe i gjithe spektri politik kosovar doli kunder menyres arrogante te trajtimit te ceshtjes nga Rama, kjo tregon se Rama thjesht e humbi edhe dashamiresin e fundit ne kosove e bashke me te edhe mundesine per te qene nje faktor bashkues, per me keq me arrogancen e tij u be nje faktor percares mes shqiptareve andej e ketej kufirit ku militantet verberake te rilindjes shajne e ofendojne palen kosovare vetem pse kjo nuk i shkoi pas fijes se Liderit Suprem Rilindist. Turp me te madh ne histori nuk ka.
Personalisht nuk e kam simpatizuar Edi Ramen. Fillimisht me eshte dukur ekcentric dhe shume i vogel ne disa raste p.sh. ne qendrimin ndaj Fatos Nanos qe e ngriti… Gjithsesi cilesite e veset personale nuk perbejne thelbesoren kur vleresohet nje lider politik. Ashtu sikurse i famshmi Steve Bannon thote qe ne vleresimin e Trump duhet ndare “sinjali i zhrmes nga ai kryesori” pra qe Trump nuk vleresohet se flet pa censure dhe sepse ka shkuar me ca kurva qe vete e kerkonin por se ku po e con ekonomine, si e beri Kinen te perulet, si e shkaterroi ISIS, si e ka cuar papunesine 3.5% etj. Keshtu edhe Rama i cili mund te kete shume vese dhe cilesi qe mund te bezdisin bashkepunetoret dhe puritanistet i shihet kryesorja. Pa dyshim ne trojet shqiptare eshte udheheqesi me karizmatik dhe me i mencur. As bodigardi Haradinaj e as Kurti nuk jane sa 1/2 e Rames. Rama ka intuite dhe ben ate qe duhet. Ka guxim ta beje pa pyetur per ata qe nuk arriten te behen as bojaxhinj ne emigrim dhe u kthyen e bejne “analistin” ne Tirane. Pa patur asnje interes ne Shqiperi qe vetem i dua te miren e shoh pa ndjenja them se Rama nuk ka alternative konkurruese ne Shqiperi dhe eshte ne te mren e atij vendi qe ai do udheheqi te pakten per 10 vite. Nese te tjeret ofrojne dike me te mire si thone kendej “Good for Albania” por deri tashti ai eshte nr. 1 dhe pergjithesisht me brumin qe ka perreth po gatuan buken me te mire.
Edi Rama qenka kryeministri me i votuar,thote autori anonim dhe kaq mjafton sipas tij qe ai te shpallet si babai i kombit!
Po pse more idioter,a nuk jane votuar me shume se Rama te gjithe diktatoret e botes qe nga Hitleri,Stalini,Tito,Gedafi,Sadam Huseini etj?
Ka punuar me shume se para ardhesit e tjere Rama thote idioti,por harron se Rama nuk ka punuar as sa 0.00000001 e Enver Hoxhes,qe cliroi vendin,rindertoi germadhat e luftes,krijoi nga e para arsimin,industrine,bujqesine,minierat,bonifikoi kenetat,ndertoi hekurudhat,hapi universitetin e pare,ndertoi stadiume,pallate sporti,nje ushtri gjigande e moderne,me flote luftarake,aviacion luftarak,me flote tregetare detare etj,ndersa Rama mburret duke i quajtur FLOTE 5 autoambulanca per shendetesine apo 5 makina te perdorura per ushtrine!
Rama le te mburret me PPP,koncesionet e tenderat korruptive qe e kane lene popullin ne mjerim e qe po largohet nga vemdi,prandaj lerini pordhet me votat qe paska marre Rama!
Ja une ia kam dhene votat familjarisht PS-se,por qe sa te jete Rama,asnjehere nuk do votojme!