Rama letër publike për kritikët: Atyre që u bënë bajat duke sharë e mallkuar pa hesap në emër të Kosovës dhe një sqarim për “vëllaun tim” serb

25 Dhjetor 2019, 18:13Blog TEMA

Nga Edi Rama 

Më së pari, sinqerisht uroj edhe për ju gëzuar Krishtlindjet e Vitin e Ri!

Ju kam ndjekur me keqardhje në rrekjen tuaj, për të më kryqëzuar si “tradhëtar”, “të shitur”, “bërllog”, madje “qen i keq” e bile edhe “djall” dhe çfarëdo tjetër gjuhës suaj, lëshuar pa fre i ka ardhur për mbarë. Faleminderit!

Tani një pyetje po ju bëj, si “vëllau i Vuqiqit”, juve o “atdhetarë”, që atdheun e dini në këto raste thikë në majë të gjuhës, për të prerë dhe mundësisht për të vrarë:

Si mendoni Ju, “vëllaut tim” serb i pëlqen më shumë që Kosova të vijë në tryezë a të mos vijë?

Ju’a them unë që mos lodheni ta mendoni: Të mos vijë fare!

Sepse duke mos ardhur në tryezë Kosova nuk flet dot, nuk dëgjohet dot, nuk ndikon dot dhe as nuk fiton dot asgjë! Ndërsa piskamat Tuaja ndaj meje, i dëgjoj unë jo ai! Madje askush tjetër, as Shtetet e Bashkuara e as Bashkimi Europian, që e mbështesin pa rezervë atë tryezë dhe e duan Kosovën bashkë me të gjithë në tryezë, nuk i dëgjojnë ato piskama dhe hiç aspak mirë nuk mendojnë për mungesën e Kosovës.

Mua mallkimet e ofendimet Tuaja, sado Ju të hidheni përpjetë, nuk më bëjnë dot as tradhëtar e as Esat Pashë, ashtu sikundër lëvdatat e komplimentat në raste të tjera, nuk më bëjnë hiç asfare, as hero e as Ismail Qemal! Unë nuk isha hero kur shkova në Beograd dhe e thashë mu në Pallatin e Serbisë, shqip, atë që mendoja e që mendoj sot e gjithë ditën për Kosovën. Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta njohë si shtet, sepse është edhe në të mirën e saj të çlirohet nga fantazmat e të shkuarës. Pikë!

Kur u nisa atëherë për Beograd nuk latë fjalë të ulët pa më thënë. Kur u ktheva nga Beogradi, nuk latë lëvdatë të tepërt pa më dhënë. Po për mua ishte njësoj, sepse unë isha i njëjti edhe kur shkova edhe kur u ktheva, siç jam edhe sot. E njësoj si atëherë edhe sot, unë bëj atë që kam bindje se është e drejtë për vendin e për kombin tonë. Thjesht si shqiptar jo si hero, as si tradhëtar jo e jo!

Lëvdatat e sharjet e rastit, nga një vesh më hyjnë e nga tjetri më dalin të them të drejtën. Jam mësuar me to dhe e di mirë që koha dhe historia nuk lexojnë gazeta e portale, as nuk ndikohen nga analistë e nga rrjete sociale. Dhe koha e historia do të flasin nesër drejtë, e do t’u japin hakun të drejtëve dhe të shtrembërve të sotëm. Të tjerat janë llafe të sotme që i merr era e nesërme.

Deri dje, pa u hapur ky proces që sharjet, mallkimet e fabrikimet harrojeni se e ndalin, Shqipëria dhe Kosova s’kishin asnjë shans që ta hapnin kufirin mes tyre. Zero! Sot kjo është një mundësi reale pikërisht sepse edhe “vëllau serb”, siç e quani ju Presidentin e Serbisë, kur kujtoni se po më qëlloni për vdekje me gjuhën e bërë thikë, e ka pranuar lirinë e lëvizjes së njerëzve në rajon si një prej qëllimeve madhore të tryezës. Pa kushte! Që do të thotë se kur ne të hapim kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, nuk ngrihet dot as ai dhe as kushdoqoftë tjetër, të verë kujën për rrezikun e “Shqipërisë së madhe”.

Kur të krijohet qeveria e re e Kosovës dhe të ulemi në tryezë për të vijuar bashkëpunimin, tash po e shihni vetë çka sot po ju’a shpjegoj e rishpjegoj më kot, duke marrë mbrapsht ato që hidhni mbi mua kot më kot. Dhe kur Kosova, herët a vonë, të ulet nesër njësoj si Shqipëria në atë tryezë, se s’ka kah shkon tjetër përveçse nga e ardhmja, bashkë me Shqipërinë, tash e shohim kush ka të drejtë, unë apo ju.

Sot e lemë me kaq, se është ditë Krishtlindjesh dhe po e mbyll me një përqafim për të gjithë ju nga unë, që vëllazërisht ju uroj çdo të mirë me këdo ju do zemra, e sa më shumë dritë në shpirt e në mendje secilit prej jush, për veten e për Kosovën dhe krejt kombin tonë natyrisht

72 komente në “Rama letër publike për kritikët: Atyre që u bënë bajat duke sharë e mallkuar pa hesap në emër të Kosovës dhe një sqarim për “vëllaun tim” serb”

  1. Zigur Qarri says:

    “Më së pari,sinqerisht uroj edhe për ju gëzuar Krishtlindjet e Vitin e Ri”!(Më së pari,ju uroj gëzuar Krishtlindjet e Vitin e Ri”!Kjo eshte sinqerisht.)
    D’Rama “uron sinqerisht”!Kjo tregon se nuk eshte i sigurte ne ato qe thote.Te gjith mashtruesit betohen dhe sterbetohen se e kan sinqerisht.

    1. Pēr Zigurin e Zi says:

      Si gjithnjë
      Në pĕrbaltje
      Është i pari
      Zigur Cari…!
      *
      O Zigur i Sali Horrit,
      O Zigur, o morri Morrit,
      Edhe po të thuah “shëndet!”
      Të duket mallkim vërtetë…
      *
      Se dhe emri t’nis me Zi…
      Se je Pis moe mavri
      O Zigur- tumor malinj
      Vezë e Gjarpërit nxjerr gjarprinj…!

      1. Zigur Qarri says:

        Hahaha….tallava “rilindase”.Doli debili i “rilindjes” te promoje debilitetin!

        1. fran says:

          Zigur, ta themi keshtu midis nesh : je nje kokerr bythqiri ti qe s’e ke shokun

        2. shqiponja e zezë says:

          Gëzuar krishtlindjen në rradhë të parë për të gjithë Shqiptarët brënda dhe jashtë Shqipërisë. Në rradhë të dytë desha ti thoja Edi Ramës je hero dhe le të plasin të gjithë shkërdhatat.

        3. Sami says:

          Zigur te pakten nderro mbiemrin sepse ne te gjitha gjuhet europiane shkronjen e pare “Q” e lexojne “K”. Tani o nderro mbiemrin ose mos shkruaj fare ne blog. Beje te pakten Zigur Loqja qe kur ta lexojne te shqiptohet “Lokja”. Keshtu ka nje fare kuptimi. Po ne fund te fundit del i fituar sepse nga Car behesh Loqe. Dhe Saliu do mbetet i kenaqur keshtu qe te rroje partia.Sami

        4. zhaku i pamposhtur says:

          Zigur të kam zili për një gjë ..mendoj se ke mjeshtërinë dhe i bën ti zëri histeria ‘kundërshtarët ‘ e tu që kryesisht janë këta të PS apo ata të anastasit. .nuk e di nëse vërtet edhe ti je militant i PD sikurse të akuzojnë por mjeshtëria dhe horizonti yt i gjunjëzon shpejt këta ‘çunat’ e forumit të cilët nuk sjellin dot fakte përball teje por vetëm shajnë shënjë kjo që ata pranojnë humbjen në përballjet me ty..un mendoj se edi saliu dhe meta janë krimba të së njëjtës hale dhe herët a vonë do japin llogari përpara këtij populli ..

      2. Raimond vlonjati says:

        Hapja e kufirit mdos Shqiperise e Kosoves nuk varet nga Seebua sic thote Rama ,
        se Setbia nuk eshte padroni i shteteve tona

        Serba esht njs shtet koti , te cilit Rama i jep rendesi superiore , ne menyre qe oastaj te tregoj se esht ky , Rama, qe pp na e zbut Serbine

        Kjo eshte qesharake

        Une nuk e kuptoj c’esht ky zell kaq i madh i ketij Rames per te bashkepunuar me Serbine ?

        Serbia esht nje shtet koti , i prapambetur qe nuk ofeon azhje , pervec Urrejtjes ekstreme qe ka per Shqiptaret .

        Ndaj nuk ka asnje lloj llogjike normale te krijosh mareveshje ne emer te gjoja “ levizjes se lire” me Serbine ,
        Kur nuk ka asnj e shqiptar normal qe te shkoje ne Serbi , seps nuk ke ce do te shkosh atje .
        Ai esht vend rrembythje

        Kosova absokutisht nuk duhet behet pjese e kesaj Loje serbe qe e udheheq budallai Rama, se ja fut vetes

        Edhe intelektualet e Shqiperise duhet te ngrihen e te kerkojne prishjen e kesaj mareveshje snti shqiotare , qe na e kthen vendin ne kosh per plehrat qe shet Serbia

        Bej ore mareveshje me Kroacine qe esht tamam vend i zhvilluar dhe mik i kombit tone

        1. fran says:

          qenke trap komplet o vlonjat nga Skrapari

          1. Bubulina says:

            O vlonjati skraparlli,po pse kaq i paditur o burri i dheut?

        2. Ushkuri says:

          Serbia ka qene gjithmone nje shtet koti, i vdekur, ska patur arme e ushtri, nuk ka patur fare takat ta shtypte shqiptarin e Kosoves. Une çuditem se pse thirren ne ndihme Ameriken te bombardoje e te ndale agresionin e serbeve ne Kosove, e zgjidhnin vete kosovaret. Pra Serbia eshte shtet koti, aty nuk jetojne njerez, aty ka vetem budallenj e agresore. Meqe jane koti nuk duhet te hyjme fare ne muhabet. Shqiperia ska pse te jape ndihme per Kosoven (politikisht). Kosovaret (politikanet) i zgjidhin vete hallet e tyre, Rama ti vere themrat bythes, e te mos kruhet. Madje per sa kohe ne Kosove nuk ka qeveri te re, e nuk po bien ne ujdi, asgje nuk duhet te ndodhe ne Ballkan. Pasi te behet qeveria e re (edhe tani ka qeveri, por sdine te bejne politike e as koken nuk e dine ku e kane me shefin ne krye), pastaj shohim e bejne edhe kismet u bejme thirrje ketyre vedeve komshinj per mini shengen.
          Nqs Kosoves nuk i pelqen mini shengeni, duhet qe ne fillim ta thote e atehere skane pse mjaullijne qe nuk duhet Shqiperia te marre pjese ne te tilla procese. Nuk doni aty rrini, mbani Ramush karabushin (per nga inteligjenca), nje dallkauk e kaçak qe ka per ta rrafe Edin (sipas disave), por kur shkoi ne Hage qendroi si miu pa e hapur gojen fare (nga trimeria). Me nje fjale na rrofsh per vere o vlonjati!

        3. vang says:

          Ty Zigur te pershtatet me shume ate ”a” tek mbiemri te behet ”o” dhe jo te jete vetem si mbiemer por si percaktim i personalitetit tend.

        4. xx says:

          Raimond:Nuk varet nga Serbia por nuk na le as BE as,SHBA.Biles kur u tentua kjo Shqiperise i thane ”Deri ketu.nuk ka as BE dhe as marrveshje te tjera”””‘ dmth izolim i plote dhe mos njohje nderkombetare.SHTETIT shqiptar i dihen kufijte dhe nuk mund te perfshihene dhe kufij te tjere.

    2. zhaku i pamposhtur says:

      Shiko çfarë dobiçi Rama pret që ta gjykojë historia. .veproj mir thotë apo veproj keq le t’ia lëmë historisë. ..ju popull vazhdoni të pëllisni sepse mua për nja 145 vjet do më gjykoj historia. .këtë përgjigje nuk e meritojnë shqiptarët. .dikush duhet ti tregoj këtij sharlatani se nuk bëri ndonjë trimëri në Beograd që u tha sërbëve se Kosova është shtet sepse këtë gjë ia kishin thënë Adem Jashari Hasim Thaçi Ramush Haradinaj të parët me kallash pastaj edhe NATO dhe nja 100 e kusur shtete të botës prandaj ti zoti sharlatan mbylle buqen dhe mos e përdor më këtë gjë sikur ke çliruar shqiptarinë as për heqjen e kufirit nuk ke të drejtë të flasësh sepse u ke vënë taksën kosovarëve tek rruga e kombit. ..ke për të thënë diçka mbasi miku yt vuçiç iu rikujtoi shqiptarëve nga Tirana se nuk ka për ta njohur shtetin e Kosovës? ?këtë shiko ti dhe lëri lodrat e fjalëve se shqipëria nuk është Bangladesh që të tallesh trapin ti..
      Ti saliu dhe ilir meta po mbani peng gjithë Shqipërinë. .ju po bëni një lojë të përbashkët në kurriz të këtij populli dhe ky popull është koshient që ju duheni mbyllur në të njëjtën qeli që të keni mundësi të luani një jetë të tërë. .

    3. Feniks says:

      Nje egersi e pashoqe e Rames,qe u drejtohet te gjithe kritikuesve te tij!
      Kjo eshte menyra e vetme qe perdor Rama ne komunikimin me te tjeret,se ai si arrogant i pa fre,kurre nuk e njeh debatin,dialogun,nuk e njeh ndjesen,autokritiken dhe te jape llogari per cfare kritikohet!
      Eshte rritur i perkedhelur,mes te mirave ne nje familje bllokmene,e perkedhelur nga komunizmi,prandaj ai nuk njeh njeri tjeter mbi veten,se ai tere jeten ka qene mbi te tjeret!
      Aq me teper qe tani i duhet te bojatise imazhin e tij prej djali bllokmeni dhe te mjele lopen kapitaliste me mire se sa moli lopen socialiste!
      Me pjellen e Minishengenit Rama tenton djallezisht,t’i heqe serbise ne menyre indirekte taksen qe i ka vene Kosova per mallrat serbe dhe jo se paska rene dakort qe te bejne te mundur qarkullimin e lire te tyre ne gjithe Ballkanin perendimor!
      Ne se do ishte ndryshe,atehere Rama duhej te hiqte taksen e rruges se kombit ,qe eshte me e larte se taksa e Kosoves per mallrat serbe!
      Se sa djallezore eshte kjo mareveshje e verteton edhe ky fakt i fresket:
      -Dy federatat e futbollit te Shqiperise dhe Kosoves i kane propozuar UEFA-s qe te organizojne nje kupe “Nene Tereza” midis ekipeve te dy shteteve!
      Por menjehere ne Serbi u ngrit tornado nacionaliste,antishqiptare,gjuha e urrejtjes ndaj shqiptareve duke uluritur :SKANDAL!
      Dhe pse e gjithe kjo kur ndeshjet do behen jo ne Serbi?
      Pra ne se Serbet me Minishengenin dashkan te realizojne qarkullimin e lire te njerezve,mallrave etj ne Ballkanin perendimor,atehere pse u shqetesokan kaq shume per nje kupe futbolli ne Shqiperi e Kosove?
      Por aty fle lepuri:Se Serbia kurre nuk eshte e sinqerte per maredhenie reciproke me Kosoven,por ka perdorur tradhetarin Rama per te mashtruar Kosoven,por qe nuk e realizoi dot deri tani!
      Shqiperia nuk duhet te tentoje asnje maredhenie tjeter me Serbine,ne se Serbia nuk njeh krimet ne Kosove,nuk e njeh Kosoven si shtet te pavarur dhe nuk i zbaton te gjitha detyrimet per krimet e luftes!
      Le te marre shembull nga Greqia ky aventurieri yne,qe per nje Kacifas kriminel te vrare ishte gati te hapte lufte me Shqiperine!

  2. Elbasani says:

    Ec Perpara Gjigandi Yne leri ( turko – arabet ) kosovar te lehin se me ata nuk ia vlen te debatosh jane te trashe analfabete injorante njerez primitive .Ti Gjigandi yne shiko detyrat e shtepise tende(shqiperise) dhe as mos u intereso fare per ata si popull ,Kosova duhet ta kuptoje qe eshte izoluar si popull nuk i lejon Europa te dalin jashte me 3 muajshet si dalin te gjithe shtetet e ballkanit. akoma me keq tani me Shengen Ballkanik u veteizoluan me keq. Prandaj z Kryeminister mos u prek apo ofendo nga sharjet e atyre se asgje nuk kane ne dore dhe askush nuk i pyet jane fundi i kazanit. Takimi i radhes ne Beograd do mbyllet sa me Sukses dhe sa per kosoven merr apo nuk merr pjese ne takimin ne Beograd askush nuk pjerdh.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Si s’te vie turp te fyesh nje pjese te madhe te popullit shqiptar?

    2. abc says:

      Ο Ramy, si behet te jesh vella me Turkun dhe vella me Serbin, (pa Grekut as i ruhet cari per Ti).
      Vella i te njejtit gjak, i te njejtes kultur, i te njejtes Feje ???
      Sepse Turqin as gje (nga keto te treja) nuk e lidh me Serbin.

    3. ct says:

      Elbasan, keshtu te ka hije! Bravo, ja kshtu e ngritet enverin derisa u futi kembet ne nje kepuce, u beri te mohoni gjithqka, te spiunoni edhe ndodhit me gruna e krevatit. Ja keshtu, te tille ju don edhe edvin okristaq rama, sali basha, meta kryemadhi dhe soji i tyre qe ju perbuzin cdo dite duke ju ndjekur tej evropes e oqeanit…vazhdo…Por fati eshte se ti je nje klysh antishqiptar qe perkrah te keqen e shqiptarve.

  3. Roberti says:

    Brravo Edi Rama Shqiperia ka nevoj per ty. Leri qent e Saliut Komunist te Serbise. Le te hajn shit siç kane per zakon. Shqiperia nuk ka pasur lider per te mire se ti ne k’to 30 vite. Brravo. Nderto le te haj shit Saliu me kopene.

    1. Zorro says:

      Bravo Roberti,se jeni kthyer ne nje tufe qensh rrugesh,qe kur ju hyn ndonje qen ose kone ne zonen e tyre atehere i suleni atij,sic po beni ju me Ramushin!
      Rama ka tradhetuar Shqiperine dhe Kosoven se ai eshte i shitur shpirterisht tek serbi dhe punon kunder kombit shqiptar!
      Fjalori qe perdor Rama si ketu aq me teper kunder lidereve te Kosoves eshte e pa pare ne bote!
      Dhe ju qe e mbeshtesni Ramen jeni vetem lukuni qensh!

  4. Republic islamic of Kosovo says:

    Larg turqeve te pabese koqevare

  5. br says:

    Po per te pervuajturit shqiptar nga miku jua krimineli serb Vucic, per nenat tona, motrat, baballaret , nuk gjete asnje fjale? Natyrisht, berllog je se kujdesesh te mos lendosh kasapin Vucic-ish dhezenesin e Sllobodan Milloshevicit. Te kuptojm…..bravo, berllog ishe e berllog mbete. Do te thuash qe ne do te levizim te lire vetem sepse kete e paska pranuar Vucici, a? Butak njeri i pacipe! Po kjo tregon hallet e ketij plangeprishuri….Ka hallin e plaqkitjes, te ruaj plaqken, shoket plaqkites dhe te vazhdoj per aq mundet te plaqkis…Njeri i pavlere, vazal!

    1. demokrati says:

      Per nenat dhe motrat tuaja qe jane dhe nenat dhe motrat tona duhet Drejtesi dhe krenari ne perballje dhe balle per balle me armikun e djeshem.Jo fjale prapa gardhit por ne tryeze si burrat dhe jo qaramane si grate e logs.Qarja nuk eshte virtut i Shqiptarit por ti mbase je hibrid,nuk ke faj.Te humbte fara.Kryeminister i Shqiptareve perpara,edhe per hir te Kosoves dhe ne djall milazimet,nexhmedinet,khalilet dhe galipet qe la pas serbosllavia si virus ndaj shqiptarizmes.

      1. br says:

        I nderuari demakrati, pershendetje! Po ca t’miren ke qe qirresh? Mos u frigo se nuk ju cenojm miqesin e Rames(dajes Ram) me kriminelin Vucic. Per kete rri rehat. Ne nuk jemi kunder kur nje kryeminister shqiptar, apo cilido shqiptar mendje mire, takohet me te huajt, edhe me serbet kur e lyp interesi nacional. Por menyra se si e ka takuar Vucicin dhe qellimi, per kete ragoj populli. Sepse e takoje ne intervalin kohor kur Vucic shante viktimat e Racakut dhe mohonte krimet qe vet i kryen ne Kosove. U perule para tij pa pik dinjiteti, me minus krenari qe thoni se duhet ta kene shqiptaret. E sa per nexhemedinet e milazimet, pa pyete njehere trurin tende si u soll vazali Rama( daja Ram) ne takim me Erdoganin, me lutje e fjalime prej mjerani..i ra ne xhunj, i kerkonte leke( nje sh. ky ne te nnjeten kohe i ka dhen pune nje bashkebanditi qe te sterilizoje setet kirurgjikale me cmim dhjetar fish me te shtrejt se normalja, mendo pak!!!) .nga frika se po humb plaqken e krijuar deri dje. Nga frika se po i cenohet procesi plaqkites ne rrjedh nga i cili Rama dhe butaket e tij plaqkites si Basha-Berisha, Meta-Kryemadhi …kane synimete te metejme plaqkitese. Por mjerisht ky eshte realiteti yne shqiptar, kendej e andej. Dhe per kete vuajm ne tani e 2 mij vite!

  6. ELENA GJIKA says:

    NE SAMITIN E PARE NE NOVI SAD KOSOVA NUK ISHTE E FTUAR ASKUSH NUK KA TE DREJTE TE SHAJE POR MINISHENGENIN E DURRESIT SE KOSOVA ISHTE E FTUAR POR SHAMJET I MERITON KUR E SHAN DHE E QUAN GENJESHTAR KRYEMINISTRIN E KOSOVES HARADINAJ POR KETE E BERE VETEM PER TI HYRE NE QEJF VELLAUT TEND VUQIQ I CILI E MOHON MASAKREN E REQAKUT

  7. populli says:

    I deruar Edi!Gezuar Krishlindjet dhe festat e fundvitit!Popullin e ke me vehte si kendej edhe andej !jenat e çakenjte leri te ulerasin ne grahamat e fundit sepse koha po ecen me shpejt se lengimet e tyre neper dritaret e Eni Vasileve ku edhe pse nje idot i vetvendosjen e ofendon kryeministrin e shtetit “Psikopat” drejtuesja e emisionit jo vetem qe behet pale por edhe hesht!E Ju mire e keni kuptur ,te gjitha Berat Bukshkalet jane njelloj ne te dy anet e kufirit!Popujt jane ata qe kane interesin jetik e jo hajnat qe merren me politike hanash nen petkun e demkrateve ne kete ane e ne ate te marsisteve me mjeker e çallme ne anen tjeter!Ata erresire duan !Ndaj vazhdo e ec perpara sepse ata jane vite drite larg Jush jo nga veprimet e hapat e ndermarrura por edhe nga njesia e te menduarit!Ndaj çoje kete mision perpara e plehrat do tu vije radha te riciklohen pasi plehra jane ne fund te fundit nga te dy anet e kufirit!Rrofte komi shqipetar e poshte injorantet e shekullit te 21 qe mendojne qe bota rrotullohet rreth tyre ku vleren e kane zero!Ndoshta kjo eshte lufte per jete a vdekje si me rregjimin me te eger e injorant Berishjan qe disa mendje” ndritura”fundamentalistesh e kane si reference per rrugen qe duhet te ndjekin jo per te bere bashkimin natyral te ketij kombi por per ti vene shqelmin kesaj çeshtje madhore pasi ndjehen inferiore perballe vendosmerise T’uaj e diplomacise qe Shqipetareve u ka munguar prej mese 100 vitesh!Sa per sharjet i shar i shan ndaj os ki galje,pavaresisht se kembet kerkojne te godasin koken!Faleminderit per misionin !

  8. Hsiani says:

    Futja pordhes se keto qe thu jan budalleqe dhe nuk dojne as mend as kalem per ti kuptuar , eshte thejshte nje perplitje e jotja per vazhduar pushtetin pasi perball ke budallej se Lulun e Monika . Por ndrysho mendin sa s’eshte vone se ju nuk mund te injoroni pjesen me vitale te shqiptarise me kete budallekun tend qe ti dhe disa gjynahqar si ti duan qe te podhosin Kosoven por shqiperi pa kosove nuk kas nuk ka as nuk patur dhe ju do detyrohen me hir ose pahir te pranoni realitetin.

    1. katarakti says:

      Kush ka thene qe pjesa me vitale e shqiptarise eshte Kosova?! Pse? Shqiperia dhe shqiptaret e konsiderojne Kosoven si krahine e saj, e shkeputur padrejtesisht gjate Konferences se Londres. Por disa kosovarë, alias “dardanë” flasin per nje “komb” kosovar! Pune per ta.Shqiperia ka bere pa Kosoven per 100 vjet dhe mund te beje pa të edhe 100 vjet te tjera. Bashkimi kombetar eshte me shume interes i Kosoves sesa i Shqiperise. Pra ne rast se realizohet do te jete nje bashkim me vendin amë, siç e quanit dikur. Harrojini federatat dhe konfederatat titiste. Po ju beni si te doni. Aq me shume qe disave prej jush nuk u hiqet ende nga shpirti “vllazerim – bashkimi”! Sa per ramen, doni apo nuk doni ju, ai do te jete kryeminister i Shqiperise deri me 2030! I votuar nga Sovrani. Veçse ne rast se lodhet dhe heq dore vet nga pushteti.

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Katarakti si me shumë kompetenca po flet zotëria juaj. .je i sigurtë që Rama do të jetë km deri në 2030? mua po më duket se ‘sovrani’ po zien e po jep mesazhe të tjera . .shiko thuj atij rilindasit mos të hidhet shum hu më hu sepse do i hyj ndonjë hu në bythë në mos hu preshin e Lushnjes e ka të sigurtë po nuk besoi le të pyesi ish kryeministrin Tritan shehu se sa të ëmbël ishin ata preshat e Myzeqesë. .të shikoj të uli kokën sharlatani dhe jo të kërkoj të gjejë ‘difekte’ tek kundërshtarët e tij apo tek populli i thjeshtë. .

  9. Genti says:

    Zoti Rama,
    Vjen nje pike ku edhe nje njeriu te shellshem si ngelet vec te thitr: Na cave K…

    1. palla says:

      Rrnofte Edi Rama, lider i popullit shqiptar. Posht te tan hajnat e sal ram shiqere biriahes dhe ilir florinit. Posht te tan koqovaret.

  10. Genti says:

    Zoti Rama,
    Vjen nje pike ku edhe nje njeriu te shellshem si ngelet vec te thote :Na cave K…

    1. Juli says:

      Na cave kokën e Gentit hahaha

      1. Genti says:

        Julks?! Ke emer pheshke mor bir!

  11. Vlora says:

    Edi, misioni yt, ne ke zemer, duhet te perfundoj urgjentisht. Eshte nje moment te themi Enough. Nuk ta kemi borxh te na shkretosh ne kete fare feje. Vlora eshte bosh, njerzit jane larguar, nuk gjen dot me njeri, as te pakualifikuar dhe as te kualifikuar. Qyteti po plaket dhe te rinjte vazhdojne te shkojne neper Europe. Kushdo ne qytet mendon qe misioni yt eshte t’i ulesh vleren vendit dhe cdo gje te shitet me lire. Ik ne ke nje grime dashurie per vete sepse takimi me Zotin nuk dihet kur do e kesh. Please go, do not make us hate you more.
    Te ishim ne ndonje vend tjeter kam pershtypjen se do ishte leshuar ndonje fetva per te te ……

  12. Monitor says:

    br- ose brima! Po lexo or rob … dhe komento! Mos beje akuza te rreme, dmth pa prova! Vec muhabete kafe!
    Mos u beje pordhac! Pergjigju pyetjes qe te bene Rama? Mundesh? Jo!
    E pra Rames nuk i rruhet fort per ty! Ke pare ti edhe mua jo! Rames nuk i rruhet edhe per ca patetik analistash Br kososovar para ca ditesh qe po dojshin me ba tradhtar me zor per vetepermbajtjen qe po i kerkonte gazetares qe te mos bente “pyetje patetike”… Pata pershtypjen se keta analistet kosovare ishin vete ne gjendje patetiko – “patrtiotike ” qe lane te kupohen qe se njohin mire forcen shprese te shqipes dhe fjalen “patetike”. Per shkak te menyres patetike si reaguan shume qytetar i quajten te trashe! Shiqo br! Patetike ne ne Shqiperi e perdorim edhe per ata qe “fluturojne me predh ne b…”.
    Te fal Birat Buzhalliqit!

    1. koha says:

      rames i rruhet vetem per hajduterine. Kurse ty te rruhet vetem per ramen. eh, vertet duhet pasur kujdes kur nderhyhet ne mes te nje dashurie qe sapo ka filluar. por mos u beje merak, kjo nuk eshte dashuri e popullit. eshte thjesht dashuri e dy rrugaqve, plaqkites e vrases, i pari Vucici vrases me i madh kurse ky i dyti, sipas takatit, pak me i vogel. te gjate qe te dy.

  13. Ku hanè dhe s'tè japin e ku flet e s'tè dègjojnè Zoti mos tè çoftè says:

    Eshtè njerèzore, èshtè njè ndjenjè respekti tè urosh dhe pèrshèndesèsh. Tè gjithè ata
    qè bèjnè njè gjè tè tillè, nuk janè aspak tè detyruar, por tè kthesh pèrgjigjie njè urimi èshtè mirèsjellje. Zoti K/m Gèzuar Festat e Fundvitit ! Nèse urimin pèr Krishtlindjet tè vjen nga ndjenja juaj pèr kètè festè, falenderimi duhet tè vijè pèr tè gjithè ata qè besojnè nè kètè festè. Ju zoti K/m ngjani njè politikan gjithnjè e nè ‘zhytje’ duke e ngushtuar bazèn tuaj shoqèrore gjithnjè e mè tepèr. Natyrisht jo tè gjithè janè nè gjèndje tè kuptojnè dhe vlersojnè punèn dhe qèllimin tuaj final…. Jam kundèr tè gjithè asajè lukunie qè fyejnè e shajnè pa kufi, por nèse vetè Ju zotri ofendon k/m nè detyrè tè Kosovès, atèherè skemi se çfarè tè presèsh nga tè tjerèt. Trimèria èshtè gjithmonè nè modè, por veçse njè hap e ndan nga budallallèku ! Enveri e mbrojti me tè gjitha forcat dhe mjetet e tijè Shqipèrinè, paçka qè shumè nga politikanèt e rinj tè pas ’90 e antemuan nè mesin e tyre dhe Ti zotèri. Ramiz . A thoshte se po ecim nè rrugè tè ‘pa shkelura’, pèt tè justifikuar humbjen e rrugès. Natyrisht Ti nuk mundesh tè ndjekèsh atè rrugè dhe as ta humbasèsh. Dikush tjetèr ka ndèrtuar ‘rrugèn’ tuaj qè tè pèrdorèsh edhe mjetet e tyre. Vetèm nominimi i serbisè si emèr ngjall nè mesin e shqipètarève njè ndjesi tè trishtimi tè thellè si njè film herror nè njè varg brrezash ……Kriminelit dhe nèse tè ulet nè gjunjè e tè pèrgjèrohet, vèshtirè qè mund ti besohet e jo mè kur Ai nuk ka as mè tè voglèn dèshirè tè kèrkojè tè falur. Ndoshta pèr Ty bèhet garant USA apo Europa por duke ndjekur atè qè drejton sot si njè business pa parime do tè pèrfundosh nga ana e humbèsit dhe pèr Shqipèrinè “Fundosja e madhe “

    1. Jo per gje... says:

      Zoti kryeminister. Ishalla I lexon dhe mirkupton keto komente qe te mirekuptosh ndjenjat e sinqerta te popullit tend. Ka shume gjera per te thene por meqe eshte rast festash po them vetem kaq. Ishalla te gjith shqiptaret gjejne gjuhen e perbashket dhe ulen ne nje tryeze rajonale me nje qendrim. Vete ju Jeni shprehur dikur se Shqiptaret duhet te kene nje politike te jashtme.

  14. Pēr Zigurin e Zi says:

    Si gjithnjë
    Në pĕrbaltje
    Është i pari
    Zigur Cari…!
    *
    O Zigur i Sali Horrit,
    O Zigur, o morri Morrit,
    Edhe po të thuah “shëndet!”
    Të duket mallkim vërtetë…
    *
    Se dhe emri t’nis me Zi…
    Se je Pis more mavri
    O Zigur- tumor malinj
    Vezë e Gjarpërit nxjerr gjarprinj…!

  15. Beni USA says:

    Kane filluar te lehin qent e Saliut ne Kosove,imagjinoni sikur Rama te bente ate qe beri krimineli i Vicidolit me gjiun e Sarandes qe ja dhuroj grekeve,do e shpallnin trdhtar,kurse per mentorin e tyre muk thane asnje fjale keta mender patriot.Keta nuk e kane hallin e minishengenit,por duan baben,pra Saliun,hane mut kot,baba do shkoj ne burg se ka vrare njerez,pra eshte kriminel.Sa per disa si ju,miq te Eni Vasilt,Buzhal veshgjati dhe nje fare Pallaska Rama rron njeqint vjet.

    1. RKS says:

      Hajt shoku mos baj dert s ne n Kosove skemi hallin e Saliut.
      Beni cka t doni me te.Veq ky hajvani mos t na permende karshi vucucit e mos t ofendoje.
      Veq keq mos na beni siq keni ba n vazhdimsi me Esatin,Zogun,Enverin edhe ky tash.
      Ua dijme per nder nese sna beni dem.
      100 vjet kemi vuajte,por i dolem n kry ashtu si mundem.
      Na dhunuan,na vrane e na masakruam po fituam me ndihmen e botes humane dhe i shporrem 200 mij nga KS dhe e bem kete shtet qe e kem.
      Me kujtohen fjalet e gjyshit,ndjes’ paste,ku m thoshte : – Nipi im,ndjefshim mire e ma mire per Shqypni,e kurr pune me ta mos paqim,se kurr hajrin sjau kem pa .

      1. Kukèsi Burra says:

        Shqipèria èshtè si Nèna, nuk duhet kurrè pèr interes. Ndoshta pèrjashtuar ’99 hajrin s’ja ke parè, por plagèt dhe dhimbjet atje i keni shèruar! Ndjesè pastè gjyshi yt RKS

        1. dielli says:

          …kukesi, po te kishte hajr te vertet ne 99 do te kishim brigada me ushtar nga shqiperia administrative me dhjetra mijra luftetar. pi ja qe kishte vetem pak. kurse sa per dyert qe na u hapen si refugjat te perndjekur kete e beri populli, secili qe deshi e hapi deren. e hapi per vellaun dhe ketu ska shume per tu krenuar. sepse po te shkonte kosova do te shkonte edhe shqiperia. madje ka pas jo pak frike nga serbi brenda shqiperise administrative londineze. sic ka sot frike e simpati akoma shume ne shqiperi ndaj serbise dhe serbve.duhet kohe qe te bashkohemi, separi shpirterisht.kjo eshte kryesorja. kur te ndjehemi te bashkuar shpirterisht nuk ka pastaj force qe e ndale bashkimin fizike.

        2. dhembja says:

          kuesi burra, ju ngjatejeta! ne vertet e duam Nenen tone Shqiperine. na dhemb zemra tek e shohim te lengojennga gjymtimet qe i bene konferencat evropiane dhe djallezit e brendshme…dhe e mirekuptojm Nenen tone Shqiperi edhe atehere ne 98-99 kur nuk arriti te mobilizoje bijet e saj per te sebashku me vellezerit ne kosove. eh, Nena jone e dashur, Shqiperia, kushedi sa do ti kete dhembur zemra qe nuk arriti te beje bashke ne fronte te gjithe vellezerit sebashku kunder shkjaut….Por Nena, megjithese po lengon, akoma e forte eshte, e forte aq sa te shohe bijet e saj te shkojn mire sebashku, ne lufte e ne paqe!

        3. leter says:

          Kukesi Burra, mos me thuaj se Shqiperia eshte si Nena qe se degjuan djemt per te luftuar shkjaun krah me vellezerit e vet. Nena i done bijet te gjithe njesoje dhe i dhemb zemra per te gjithe njesoje.Po ne luft cbene bijet e saj! Genjyen nene e tyre dhe lane vellezerit te thikat e armikut, lane motrat te perdhunohen nga armiku…!?!! po pse, akoma ka vend tendihemi krenar pas gjithe asaj sprove?

      2. Neveri says:

        Bravo RKS (Rrot cari i Sumes)!
        Enverin nuk e doni me se ai ka vdekur dhe ju nuk ia keni me nevojen!
        Por te thuash se Shqiperise nuk ia kemi pare hajrin kurre,kjo eshte pak te te quaj zog kurve serb!Sa shpejt i harruat ju kosovaret vitin 1999,kur ju sul serbi,ju vrau,ju dogji etj dhe moret vrapin drejt kufirit me Shqiperine,se Maqedonia e juaj e bashkim vellazerimit ju mbylli kufijte!?
        Harruat, more mos mirenjohes te poshter,kelyshe te atyre qe formuan divizionin nazist “Scanderbeg”,se mbi 700 mije kosovareve ju hapem shtepite dhe ju mbajtem si vellezer per muaj te tere?
        Po ju kosovaret cfare te mire na keni bere ne te Shqiperise pervec se na prute 2 kriminele ne sherbim te pushtuesve naziste,njeri kryeminister Rexhep Mitrovica dhe tjetri minister i Brendshem Xhaferr Deva qe derdhen gjak shqiptari pa mase?
        Ja kjo eshte “dihma”e juaj per Shqiperine o plehra!

  16. Tajari says:

    Z.Rama….nuk e deshiroja ket moment kur Ju do te gjenit kohe per te shkruar.E shkruar a Juaj eshte Killer per kundershtaret.merry Christmas

  17. Shkodrani says:

    Ne ne shkoder kemi nje fjale t,hift vedja n,qejf kjo asht nje shprehje kur don me mallkue dike edhe ky palaco cirku kelysh komunisti po bon ate qe babai i tij shpirteror e mendor enver homo nga 1945 e deri 1990 e pastaj kelyshet w tjere nga 1990 e deri me tash nga saliu udb nano ruci gjinushi meta braho rama basha jane krejt kelyshet e kuq te projektu nga ruset e sllavet serbe qe ne te zhdukemi nga ky planet ose te shkojme ne afrike drejt asaj rruge jemi per fatkeq sepse aty ai popull ai qe ka ngel me perjashtim 5 perqind 95 perqind jane te lodhur edhe zemer lepuj plus ks shum bythlepirsa e legena sa veshtire te dali e te shpetoj nga semundja ma e keqe e njerzimit fara e keqe e komuzmit ky sharlantan nuk ka asnje problem per ato qe thot eshte krejt si ata baballaret e vet per pushtet e pare bejne gjithcka hajde tung

    1. Hamza says:

      Ah të QIFTË MOTRËn dhe ROBTË Enver Hoxha Ty Shkodrani KURVË nga MALI i ZI , që NUK ke Asnjë lidhje me Shqipërinë !! Enveri Enveri Enveri Enveri Enveri !!!?!????! Edhe gjithë ROBTË e Shtëpisë po ti kishte SHKËRDHYER ENVERI ty Shkodrani SHKINËS nga Mali i ZI , përsëri NUK do Flisje kështu si KURVË dhe KARAPUTANÉ Semaforësh !!! VAFSH në PIDH të ROBËVE të tu ISHALLA O ZOT , sepse je FEKALE e KEQE që meresh me Njerëz të Vdekur akoma !!! MALLKUAR QOFSH bashkë me SOJ e SOROLLOP , dhe KURRRRRRRRRË MOS bëfsh HAJËR more ZOG KURVE me emrin Shkodrani !!! TÊ QIFTË KINA ROBTÊ , MOTRËN dhe RRACËN

  18. Iliri nga Gjermania says:

    Z. Kryeminster, mos u mërzitni per keta njerez qe jane te paditur, qe duan te perfitojne me Familjet qe humben te afermit e tyre ne lufte, ketyre qe bejne zhurme as nuk jan prekur nga Lufta.
    Vazhdoni Projektin qe keni nisur per permisimin e ketes se njerezeve ne Rajonin Ballkanik.
    Keta qe bejne zhurme nuk jane as 25 perqind i popullsise ne Kosove. Shumica e Qytetareve te Kosoves do ta shohin kur te aprovohet Marreveshja nga Vendet qe do e pranojne, se çfare ndryshimi do sjelli ne mentalitetin e Serbise dhe te Kosoves.
    Z. Kryeminister Respekte Bravo.

  19. Arbër says:

    TRATHETORETE

    Shokë, kemi ne mest tënë
    Shum’ armik’ e trathëtorë!
    Popo! mos u qoftë thënë!
    Veç që s’kanë gjë në dorë.

    Harruanë mëmëdhenë
    Dh’ e lanë kombinë tënë
    E një tjatërë na gjenë!
    Popo! mos u qofte thënë!

    Lanë zonjën e lëvduar
    E zunë një kurvë shtrigë,
    Të ndyr’ e të mallëkuar,
    Të fëlliqur e të ligë.

    Lanë mëmën të xhveshur
    Dhe mundohenë për botë,
    Pa dhe bota duke qeshur
    U thotë: mundohi kotë!

    Qysh u bënë Efialtë
    E nuk e njohin të mirën,
    Uthullën pandehin mjaltë
    Edhe dritë errësirën!

    Buk’ e mëmëdheut zëntë
    Tradhëtorët e pabesë!
    Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
    Kurrë mos paçinë pjesë!

    Miqt’ armiq i kanë bërë,
    Armikëtë miq i zunë,
    Qysh janë fyell të tërë!
    Ç’është kjo e madhe punë!

    Fajn’ e math kur do ta njohin
    Njerëzit e mallëkuar?
    Dritënë pse nuk e shohin,
    Apo janë të verbuar?

    Janë së gjithash të marrë
    Dhe të liq me të vërtetë,
    Mëmëdheut bëjnë varrë,
    Po do të bienë vetë,

    Se mbretëron e vërteta,
    S’del kurrë gënjeshtr’ e shkretë
    T’ish ashtu, qe prishur jeta,
    S’kish mbetur gjë e vërtetë.

    Ata turpinë fitojnë,
    Nderr’ e tyre posht’ e hedhin
    Dhe armikëtë gëzojnë
    E në errësirët bredhin.

    Nuk është kurrë haruar
    Dh’e mira dh’e lig’ e shkretë,
    Të gjitha janë paguar,
    S’ka mbeturë gjë në jetë.

    Lerini, pa do ta gjëjnë,
    Të vërtetën do ta njohin,
    Se tani s’e dinë c’bëjnë,
    Janë të verbër e s’shohin.

    O, popo ç’turp kanë marrë!
    Janë bërë tradhëtorë
    Dhe s’janë më shqipëtarë,
    Se nga kombi hoqnë dorë.

    Me të huajnë u bënë,
    Me armikn’ e Shqipërisë,
    S’duanë gjuhënë tënë
    Armikët’ e Perëndisë!

    Ndjej, o Zot, se nukë dinë
    Se ç’bëjnë, janë mahnitur,
    Rrahin të prishin shtëpinë
    Pun’ e lig’ edh’ e mërzitur.

    Të gjorët janë në gjumë,
    Të vërtetënë s’e dinë,
    Do të mundohenë shumë,
    Pasdaj mënttë do t’u vinë.

    Vëllazërin’ e harrojnë
    Dhe kombin e mëmëdhenë,
    Dhe armikëtë dëgjojnë
    Edhe s’dinë se ku venë.

    Hiqni dorë, hiqni dorë!
    Mblithni mëntt’ e tupërohi,
    Mos u bëni trathëtorë,
    Se pasdaj do të pendohi.

  20. Petraq says:

    EDI bere ate qe duhet ta beje para disa viteve ..Myslot e kosoves e shqiperise ishin gati te bashkoheshin edhe ku ,nen hunden tone .. Serbia eshte nje gjak e kulture me ne , e ato gjenocide e vrasje ,jane pjelle e fantazise se disave . Populli vella serb eshte nje popull i vuajtur nga kosovaret e bashkimi yne ,eshte bashkimi i nje feje i nje race e i nje kulture ..Ke gjithe shqipetaret ortodokse me vehte e mos e vrit mendjen per myslimanet se ata gam gam do bejne disa dite e do harojne ..Rofte populli vella SERB ROFTE VUCICI UDHEHEQESI I FORTE I ORTODOKSISE BOTERORE..

    1. RKS says:

      Te lumte Petar Petrović.
      Te ju rroje perjetesisht Edo Krstoljub Ramović.

    2. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

      Rrofshin vellezerit tane grek,qe pastruan Shqiperine nga femijet,grate,pleqte dhe burrat myslyman.
      Rrofshin vellezerit tane serb qe e perseriten ne kohet moderne.

  21. pilafi says:

    me ken shkodran te tan po i ban edhe mores vet po ja ven. Ti komentus shkodrani:”te shkerdhefsha rob e shpajs”.

  22. REZI says:

    Gëzuar festat e fundvitit Edi Rama, familjes tuaj dhe gjithë shqiptarëve të mirë!
    Atyre shqiptarë që përpiqen të ndërtojnë jetën pa urrejtje e ndasira,
    atyre që në vënd të egoizmit fshatarak shpërndajnë dashuri dhe gëzim,
    atyre që s’kanë nevojë të shprehin ndjenjën e dashurisë për atdheun në FB, por që përditë vënë një tullë në ndërtesën e të shtrenjtit atdhe që quhet Shqipëri pa zhurmë e bujë.
    Quhemi shqiptarë se kemi një vënd me emrin Shqipëri. Jemi krenarë për këtë emër, dhe do jemi për sa kohë Shqipëria do jetë aty ku ka qënë ndër shekuj, sepse SHQIPËRIA do jetojë edhe kur ne të mos jemi më.

  23. maxi says:

    Zoti Rama ju e dinjit se Kosova nuk do marrte pjese ne kete ngrehine per tu bere bashke me ata qe dje te vrane dhe sot e mohojne .Kosova nuk ka asnje aresye te marrte pjese.Kete iniciativ tende dhe te Vucicit si u pa,nuk e perkrah as BE dhe SHBA.Kosova eshte e demtuar si te mirrte pjese si mos merte pjese dhe kete e dini ju shme mire. Shkurte ju ja ngulet thiken Kosoves dhe doni te fshihni doren.Shqiptareve dhe Kosoves ne vecanti do i kushtohe shume ,por Kosova do ja dale si perhere me BE dheSHBA.Kjo eshte bere me paramendim dhe ate e studjuar mire,kundra Kosoves,kete vec budallai nuk e shehe

    1. qytetari says:

      maxi-sipas mendjes tende te “ndritur” edhe Franca nuk duhet te bashkepunonte me Gjermanine per shkak te pushtimit nazist te Frances.
      Ne kurre nuk duhet te harrojme te kaluaren dhe krimet serbe ndaj kombit tone, por vetem me pjesemarrjen ne tavolinat nderkombetare do behet e mundur qe Serbia te detyrohet qe te kerkojne falje per genocidin ndaj popullit Kosovar. E ardhmja nuk duhet te kompromentohet per hir te se kaluares. Sa me shpejt qe kreret e Kosoves ta kuptojne kete fakt, aq me mire do jete per popullin e Kosoves.

      1. Bureto says:

        Jo vetëm francezlçët apo, holandexët, apo polakët me gjermanët nuk duhet të bashëpunojnë e bashkëjetojnë, por kështu edhe nuk duhet të mbajmë marrëdhënie e miqësi, as me me italianët që na pushtuan më 7 Prill 1939, as me grekët që në 1914 kryen masakra të tmerrshme ndaj shqiptarëve, të tilla që nuk i bëri as serbi me kosovarët në vitin 1999. O shqiptarë të mjerë, këndej e andej kufirit, quo vadis me këto mend ?!…

  24. dardan says:

    Zoti KM, ujet e gamiles sate u sos. Mos u lodhni kot me keto palo shkrime se nuk keni aftesine te manipuloni nje komb te tere. Jo per gje, po nuk e kane bere burra me te mire. Si ti, si Sali serbi jeni gatuar nga e njejta corbe e qelbur ; ajo e tradhetise kombetare. Te besh asha tendin me hasmin – kete vetem nje klase gjakprishursh e ndyresirash si puna juaj mund ta bejne.

  25. Dibra says:

    Keqardhje dhe meshire per komentuesit e llojit .arri zigur,brbrbr etj.
    Nderkohe mu kujtua nje histori qe dikur i ndodhi Poetit te madh Pushkin :
    Duke hecur ne punen e tij,ne menyre te befte I del perpara nje I panjohur,I cili nuk lejonte qe Pushkini te vazhdonte levizjen e tij, duke I thene : une nuk e lejoj gomarin te kaloj! Pushkini me qetesi u menjanua djathtas ,duke Ju pergjgjur : e ndersa une e lejoj!
    Durim te dashur komentues.

  26. Koba says:

    Rrini Shtrember dhe Flisni Drejt .Rama ne kete mes eshte ne rregull dhe komentuesit kundershtare duke filluar nga Zigur Cari i Sale Kriminelit ti hani “MUNE”.Rama ka nje sere te metash ne qeverisje po ne aspektin Nderkombetar dhe bile ndaj Kosoves eshte ma i miri ne 100 vjet Shtet Shqiptar.

  27. Shqiptar i Ndershëm says:

    Pjeset e te njejtit Komb bashkohen natyrshem, nuk bashkohen me menyre shengen.
    Natyrisht ne Kosove dhe nga Kosova, duhet te kalojne marredheniet Shqiperi – Serbi.

  28. RROFTÉ HASHIM THAÇI says:

    Je bërë NJËSH me KRIMIN O PALLAVESH Kryeministër !! Nuk hoqe dorë nga HAJDUTI me DAMKË Arben KUSAR Ahmetaj dhe Damian HAJDUT Gjiknuri !! Je PLEHRË dhe FUNDËRRINË që të Besuam , por ti dole Njësoj si Sali HAJDUTI , Ilir Meta HAJDUTI , Petrit Vasili HAJDUTI , Ridvan Bode HAJDUTI Tritan Shehu HAJDUTI me PRESHIN e LUSHNJES në BYTHÈ Etj Etj Etj Etj Etj ZUZARË dhe KRIMINELË që e bënë Shqipërinë LESHELI HAJDUTËRI dhe BABËZI ! VDEKJE HAJDUTÉVE të Politikës 29 Vjeçare !!! RROFTÉ SHQIPËRIA dhe KOSOVA !! RROFTÉ HASHIM THAÇI i NDERUAR dhe i RESPEKTUAR

  29. Julian says:

    Po mire mor zotëri qe mendon se intelekti I shqiptarëve është aq I cunguar që mundet tju shesësh gjithçka sa që edhe këtë të na i shesësh për sukses, ndërkohë që je I pari kryeministri që po e vë në rrezik kohezionin kombëtar dhe kurrë më shumë se sot nuk kemi qenë kaq të përçarë si komb dhe si shtete shqiptare?!!
    Kam disa pyetje për ju?
    Mbi cbaze po ngrihet ky bashkëpunim ndërkohë që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk I pranon asnjë dokument zyrtar të lëshuar prej saj?! I bije që Serbia te shesi sa të mundet në Kosovë kurse Kosova të mos shesin asgjë në Serbi!? Pa I shpjeguar popullit se çfarë mekanizmi do përdoret dhe se si ke rene ti dakort me vellain tend mëkatar unë nuk e di!?
    E dyta dhe këtu duhet ta lexojnë dhe kuptojnë edhe ata që flasin për bashkëpunimin në emër të të ardhmes? Mbi ckontekst reflektimi historik dhe mbi cbaze morale do ndërtohet ky bashkëpunim dhe si mundet ti te ma mbushesh mendjen që masakra e Recakut nuk do të ndodhi përsëri kur nuk kemi një reflektim të Serbisë për të shkuarën e saj të afërt, sa garanci jep kjo kur ata as Recakun se pranojnë as pengjet si kanë kthyer as luftën kundër shtetësisë së Kosovës nuk e kanë ndalur!???!! Ajo që më çudit mua dhe që historia nuk ka për ta falur ty është që mbi cbaze e merr ti kurajon ti dalësh në ballë një iniciativë të tillë!?
    Përgjigje për ata që mendojnë se nuk duhet ecur para duke parë pas!
    Bashkëpunimi Franko Gjerman mbas luftës së dytë botërore ndodhi mbi bazën e ca principeve që janë gurthemeli I një historie tragjike që nuk përsëritet,
    Gjermania kërkoi falje për krimet, i dënoi krimet e saj, i dëmshpërbleu dëmet tëri diku, dënoi kriminelet e luftës dhe e pranoi që nuk do e kalonte kapacitetin e saj ushtarak mbi një nivel që ju caktua nga aleatët që fituan luftën.
    Cilën nga këto ka bere Serbia zotëri kryetradhetar!?

  30. Merry X-Mas says:

    Merry Christmas Edi..
    Flasim neser.

  31. Edi NYC/USA says:

    “…unë bëj atë që kam bindje se është e drejtë për vendin e për kombin tonë…”
    Mos fluturo me presh nën buthë Edi Rama! Për Kosovën duhet të flasi vetëm Kosova mër lapanjoz dhe dritëshkurtër që sarrin akoma të kuptosh që është nën interesin strategjik e Sërbisë dhe aleancës së sajë Ruse për një dalje e re mezdhe e në zemër të Europës nga ajo që është tani nën hundën e Turqisë.
    Edi Rama ti ske rregulluar dot Shqipërinë, e më e pakta që të kërkohet si interes Kombëtar mos i prish punë Kosovës.
    Ti mor lapanjoz nuk more as më të voglin qëndrim por heshte kur Ilir Meta çfarosi një pjesë të madhe të administratës Shtetërore duke i zëvëndësuar ato me partizanët e LSI’së. Zvarrit në maksimum zbatimin e sistemit në drejtësi edhe pse ke maxhorancën e deputetëve në Kuvënd. Bëmat e tua trashanike nuk kanë fund e vazhdojnë dita ditës duke hequr pashaport viza travëll për ishullin e karaibeve që është një parajsë e pastrimit të pares së zezë fiskale për mafian (KOSS’it) KRIMIT ORGANIZUAR SHTETËROR SHQIPTAR, e më së fundi shpalljen e feste e administratës Shtetërore për 3 Janarin “a thua vallë se Shqipëtatët i kan hallët aktuale të zgjidhura me pushtetin Shtetëror nga 1 Janari në 6 Janarë.
    Mor lapanjoz besimin për një punë të mirë nga ty e kisha që në fillim para se të bëhesh Kryeministër vetëm për dy vitet e para se pastaj korrupsioni në administatën tuaj do të avanconte në mënyrë të pandalshme për vetë faktin që votën e popullit e more sepse alternativa Berisha/Meta/Basha ishte më e zymtë dhe më me shumë dëme në kurriz të interesave Kombëtare.
    Edi Rama volumi i të këqijave që po i sjell Kombit Shqiptar po i kalojne veprimeve të mira në dobi të tijë! Prandaj vëre fath në vesh: po nuk pate mundësi të bësh një dobi të mirë për Kosovën, është më mirë të heshtësh dhe lëre më mirë Kosovën të flasi për Kosovën!…

  32. O says:

    Rrofte Saliiiiiii Beriiiiishaaaa ….

    Qe aktualisht vrau 4000 Shqipetar, dhe trecereku ketu i dalin indirekt ne mbrojtje. Jo per gje … por meqe jeni patriote. ?

  33. N. VJOSA says:

    O Zoti Edi Rama,
    Mos u merr te sqarosh cdo idiot kosovar!
    Kosova ka njerez te zot, sidomos nje pjese te mergimtareve, por ka edhe shume primitive, patriarkale, dritshkurter qe mendojne se bota rrotullohet rreth tyre.
    Keta tipa jepu nje pisqolle pas Menderes dhe u duket se kane vene nen kembe gjithe boten!
    Nuk thosh kot Noli:
    NE DO BOTES TI VESH ZJARR…
    Mentalitet cubash qe kane per parim se Shiu duhet te bjere vetem ne kopshtin e tyre!
    Ca nga keta jane aq ekstremiste sa mendojne se kur takohesh me Vucicin duhet vetem ta ofendosh dhe po pate mundesi ti nxjerresh Pisqollen…
    Porosia qe u dha Presidenti Klinton, ” SE LUFTEN E FITUAM; TANI TE BEJME PAQE ME SERBINE…keta tipa as e kuptojne as kane per ta kuptuar ndonjehere…
    Nuk i sqaron dot ti keta anadollake, ata duhet ti sqaroje vet intelegjenca Kosovare!
    Po te duane mardhenie te mira me Shqiperine bujrum… po nuk duane le te bejne si te duane.
    Tipa qe shohin deri te hunda e tyre!
    Per te kuptuar mire mentalitetin e injorances se nje pjese kosovaresh, tregojne se nje here dikush i tha nje Kosovari:
    – E more vesh, kane vrare Presidentin e Amerikes, Xhon Kenedin…
    – Kush eshte mor ky Xhon Kenedija?!.., iu pergjigj kosua serbes…
    Nuk njohim Xhon Kenedija… Ne njohim vetem Azem Bejtja me 7 alltija…!
    Mjerisht duhet shume kohe te largohet ky mentalitet;
    ku me i pazoti hiqet me i zoti per gjithcka…!

    1. Shvejku says:

      Ke qene edhe gazetar ti kellira N.Vojtorja dhe fyen pa pike turpi nje popull te tere te Kosoves!
      Po ti kush je more plak i rrjedhur qe vjen e na hedh helm ketu per te mbrojtur satrapin Rama qe punon per serbet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje