Nga Ben Andoni
Prej ditësh kanë reshtur zërat për tërmetin dhe ato ia kanë lënë vendin problemit të përfitimit apo jo të Mini-Shengenit. Kori kundër qeverisë Rama ka gjetur gjithçka të zezë në këtë projekt, ashtu si grupi tjetër pro tij është munduar gati të ngrejë në qiell këtë projekt, që kryeministri shqiptar e mbrojti me forcë në Tiranë, në krah të presidentit serb Vuçiç, presidentit malazez Gjukanoviç dhe kryeministrit maqedon Zaev. Aq të zënë kanë qenë zyrtarët e lartë të katër vendeve për ta mbrojtur, saqë një moment, presidenti serb i ka ardhur direkt në ndihmë në konferencën e shtypit kryeministrit Rama, duke i thënë pak a shumë: Dukesh sikur po mbrohesh. Ne po punojmë për vendet tona.
Në fakt, sikur të bëhet dhe një e katërta e atyre që deklaruan zyrtarët, atëherë ky projekt duhet parë me pozitivitet. Mbi të gjitha është investim i BE-së dhe SHBA-së dhe kjo nuk mohohet dot. Veçse nga ajo që kanë realizuar qeveritë e Shqipërisë dhe Serbisë në vendet respektive kuptohet se ka një hendek të madh të gjërave që thuhen dhe atyre që realizohen, paçka se Ballkani ka filluar të funksionojë, madje edhe me Kosovën si shtet me të drejta të plota.
Ka një postulat që e lidh popullaritetin e një qeverie të jetë i lidhur ngushtë me treguesit ekonomikë siç janë inflacioni ose papunësia. Këto qeveritë tona i sfumojnë, ndërsa me politika populiste po mbysin indikatorët në emër të parimeve. Dhe, situata, s’është se mund të quhet pozitive për vendet tona, më keq akoma: “ne duhet të mendojmë se jemi kulturalisht brenda një “regjimi të së vërtetës” (shprehja e Michel Foucault), në të cilin pushteti po e transformon lojën normale midis së vërtetës dhe gënjeshtrës, që ne të gjithë njohim dhe përmes të cilës ne e organizojmë jetën tonë të përditshme, nën vështrimin dashamirës të dijeve shkencore”, shkruhet në një editorial të L’expresso.
Dhe, duket se pushteti dhe kundërshtarët e tij në dekadat e fundit kanë ndryshuar narracionin, qoftë dhe atë me argument shkencor. Edhe instrumentet shkencore në një vend, që duhet t’i ndijnë ndryshimeve dhe duhet të qartësojnë njerëzit, janë kthyer në ushqim të diskursit politik. Kush e kishte menduar që do të vinte koha që Akademitë tona të Shkencave të ngriheshin kundër politikave të vendeve tona? Kush e kishte menduar që nga akademikë të Kosovës do të flitej për një identitet të ri shqiptar? Kush e kishte menduar se do të prekej standarti i gjuhës, monumentit më të madh të identitetit tonë, që e kishin vendosur bashkë akademikë të gjithë trevave shqiptare?
Problemi nuk është se Akademitë tona janë hije të së shkuarës, atëherë kur ishin nën regjime të errëta, porse në kohën e lirisë nuk qartësojnë dhe nuk shërbejnë për të kthjelluar, sepse po bëhen zgjatime të politikës. E ka treguar veçmas ajo e Kosovës! E tregon jo pak herë ajo e Shqipërisë! Dhe, kur i mendon të gjitha këto, të vjen ndërmend ajo që përdorin shumë sot dhe që u pëlqen kjo situatë kundër armiqve të përjetshëm: Serbët nuk do të donin më shumë se kaq, që ne të kacafyteshim deri në nivelet më të larta akademike.
Po ç’po themi! A nuk ishim Ne dhe Kosovarët që u takuam paqësisht me Sllobon, mu në kulm të keqësisë së tij. A nuk ishim Ne që u kemi dhënë serbëve karburant kur donin të shtypnin boshnjakët e kur e gjithë bota u bënte embargo! As nuk ishim Ne që merrnim serbët e Kosovës, apo kushdo ishte e që ato ditë fliste serbisht rrugëve të Tiranës në mesin e viteve ’90 të mbysnim opozitën.
Kushdo që jeni, presidentë e kryeministra të Kosovës dhe Shqipërisë bashkë me akademikët tuaj të varur, sepse ata nuk i shërbejnë më me integritetin e trurit vendeve të tyre: Mos harroni, jeni shërbëtorë të popullit! Na i kurseni serbët, me të cilët shtroheni në dreka, darka dhe takoheni sa herë ju do qejfi formalisht apo informalisht.
Çfarë thua or ben andoni? Në radhë të parë ku je kaq i sigurtë ti që mbrapa këtij minishengeni qëndrojnë SHBA dhe BE? Përse i ngatërroni gjërat BE nuk është pozicionuar ose më saktë po heziton të pozicionohet për këtë projekt gjithashtu edhe SHBA si merrni guximin dhe vini fjalë në gojën e tjetrit. .nëse SHBA dhe BE do të ishin mbrapa këtij projekti ata sigurisht që do të kishin një përfaqësues. .Rama po qe burrë të dali përpara medieve dhe ta deklarojë që projekti është orientim i SHBA dhe BE. ..
Tjetër gjë që jam kundra jush është fakti se ti z andoni thua ‘NE’ jemi takuar me sërbët dhe ‘NE’ i kemi ndihmuar ata me karburant kur mbi sërbinë kishte embargo. ..më duket se ishte 1997 kur fatos nano takoi sllobon në Kretë. .qeverria e bythqir nanos që pranoi se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi. .ndërsa jo më shumë se dy vjet NATO i tha botës se Beogradi nuk është kryeqyteti i Kosovës. ..po njëjtën tradhëti ja bëri edhe saliu Kosovës dhe po në këto linja është edhe sharlatan rama. .këtij thjesht i ka mbetur ta deklarojë hapur në media atë thënien sërbe :Kosova është sërbi , se me veprime e ka lënë të nënkuptohet një gjë e tillë. .unë po të isha kryeministër nuk do të lejoja që nga qendra e Tiranës nga eksponentë të koash të hidhen deklarata si Kosova është sërbi. .përderisa shteti shqiptar nuk i kap prej mjekrre këta xhihadistët e anastasit lë të nënkuptojë që ata kanë të drejtë. .ky është shteti i fatos nanos sali berishës dhe edi ramës që ti zoti ben andoni thua ‘NE’…a kanë përfaqësuar e përfaqësojnë këta sharlatanë aspiratat e kombit shqiptar?? edhe enver qoftëlargu ka pushkatuar me mijëra shqiptarë dhe të gjithëve u thoshte :në emër të popullit. ..jo mor z. Andoni jo ky popull është i tradhëtuar keq. ..ata që na qeverrisin nuk janë bijtë e këtij populli por është fara e keqe që na la peshqesh qoftëlargu enver. .a e keni dëgjuar edin kur u drejtohet ish ballistëve. ..’pulaxhinjtë ‘…të nxjerr “mallin” e ish sekretarit të partisë. .populli thotë një fjalë të urtë :shikoji fytyrën dhe jepi detyrën. ..ne i dhamë detyrën çorapekuqit. .mirë të na bëhet. .
Degjo o mik
Ti je nje cope gomari qe nuk paske shok
Me Miloshevicin ka folur me deshire vetem Nano qe sht nje anti shqiptar ,
ndersa Rugova foli me Miloshevicin i detyruar nga Miloshevici dhe ne kushte terrori ,
Ndaj mos na bej shejtanin budalla , o shoku deficent
Minishengeni kuptohet qe esht nje vegel e politikes serbe per te permbushur kerkesat e saj agresive kunder elementit shqiptar ne rajon
Ky Minishengen e kthen Shqiperine ne nje treg te gateshemnper mallrat e skafuara serbe , sidomis per ato bujqesore ,
duke falimentuar fermerin shqiptar
undefined