Kush e do Edi Ramën, armik të Kosovës!

24 Dhjetor 2019, 23:09Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Nëse Friedrich Nietzsche do të ishte sot gjallë, e të ndiqte absurdin e një lufte propogandistike që po zhvillohet në mjedisin shqiptar, për ta shpallur me çdo kusht e çmim Edi Ramën armik të Kosovës, me siguri që do ta modifikonte një nga shprehjet e tij të famshme.

“Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq!”,- ka shkruar ai. Por këto ditë, kjo shprehje ka marë një trajtë tjetër nga ata që po e sponsorizojnë nga Shqipëria, këtë luftë të pisët politiko- mediatike në Tiranë e Prishtinë. E ajo fare mirë mund ishte: Ka liderë në Shqipëri që kërkojnë veç vegla, për ti treguar njerëzimit, se Edi Rama është armiku i Kosovës!

Pyetja e parë që të lind është: Përse nuk e cilësuan Edi Ramën armik të Kosovës, as në fillim të tetorit kur u zhvillua takimi i parë për Minishengenin Ballkanik, në Novi Sad? E as në fillim të nëntorit, gjatë takimin të dytë të kësaj nisme, të zhvilluar në Ohër? Përse u kujtuan që Edi Rama u duhej armik, vetëm tani që kur u zhvillua takimi i tretë, në Tiranë? Përse nuk e thonë këtë as shqiptarët e Malit të Zi, meqë Presidenti Milo Gjukanoviç mori pjesë në këtë takim? Nuk e thonë as shqiptarët dhe faktori i tyre politik në Maqedoninë e Veriut, meqë Kryeministri Zoran Zaev, ishte gjithashtu pjesë e kësaj tryeze?

Atëherë pse tani dhe jo më parë, Edi Rama u duhet armik i Kosovës? A ka lidhje e gjitha kjo vetëm me futjen e tyre, në strehën e fundit të të gjithë maskarenjve, që është nacionalizmi? Apo thjeshtë po përdorin “naivitetin” e Ramush Haradinajt, që tu kryejë shërbimin e fundit, përpara se Albin Kurti të mari zyrtarisht detyrën e Kryeministrit të Kosovës?

E gjithë kjo çmenduri, ngado që ta rrotullosh, me siguri që ka lidhje veç me një hall shumë të madh personal të atyre që po e sponsorizojnë, e që u ka rënë në kokë ditët e fundit. Është një nga ato halle, që mund të ta sjelli veç një armik i pashmangshëm. E nëse vijojmë ti qëndrojmë logjikës së Nietzsche-s, atëherë ai na mëson se “arma më e mirë kundër një armiku, është një tjetër armik”.

Po çtë jetë ky armik i ri që u ka dalë sponsorëve të fushatës për shpalljen e Edi Ramës armik, pikërisht në kohën kur në Tiranë do të zhvillohej takimi i liderëve rajonalë për Minishengenin Ballkanik? Është fare e thjeshtë për ta gjetur në këtë rast. Mjafton që tu rikthehesh lajmeve të atyre ditëve, e të freskosh memorien, për tu kujtuar se në të njëjtën kohë me takimin, u krijua edhe SPAK. Ose me më shumë fjalë: U krijua Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E mbani mend besoj se SHBA dhe BE e përshëndetën disa herë brenda ditës këtë hap kulmor për sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri! Sepse pas krijimit të SPAK, nuk ka më asnjë forcë e marifet, që e ndal ngritjen e të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë në vend.

E mbani mend besoj gjithashtu, se në Tiranë u zhvilluan ato orë, edhe takime të çuditshme me ata që janë shpallur prej kohësh “armiqtë” e tyre botërorë! Nuk po e bëni dot lidhjen? Mirë. Prisni se po ju ndihmoj pak. Janë po të njëjtët që akuzohen jo vetëm si arkitektët e reformës së drejtësisë në Shqipëri, por tani edhe si dora e padukshme, që po lëviz fijet e realizimit të projektit të Minishengenit Ballkanik.

Pas kësaj, besoj se të gjithë jeni pak më të qartë. Mirëserdhët në botën e një teorie të re konspirative “Made in Albania”. E cila e do Edi Ramën me çdo çmim, armik të Kosovës. Se për teorinë e parë, në lidhje me armikun e demokracive të hapura, ka plot që po punojnë prej shumë kohësh: Edhe në Ballkan, edhe në Europë.

E gjithë kjo skemë duhet pranuar se është pak më e sofistikuar se ato të dikurshmet e Enver Hoxhës, që fillimisht të shpallte armik dhe pastaj të gjente “provat” për të të dënuar. Ndërsa tani, në përpjekje për tiu shmangur përballjes me armikun e tyre real, kërkojnë që të shpikin një edhe më të madh imagjinar. Problemi i vetëm që kanë në gjithë këtë histori, është se për ta çuar lojën e tyre deri në fund, i tradhëton një detaj i “vockël”!

E për këtë fajin e kanë vetë, nuk ua ka Edi Rama. Sepse u është dashur që të futen, shumë herë në luftë brenda këtyre viteve me të. Ndaj ai është më i qetë se çdo herë tjetër sot. Sepse siç thoshte Napoleoni: “S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.”

32 komente në “Kush e do Edi Ramën, armik të Kosovës!”

  1. Zigur Qarri says:

    Kllonimi i debilitetit”rilindas” vazhdon.I shpetoi burgut edhe pse nuk justifikoi mbi nje miliard Leke,dhe tani leh edhe kur nuk eshte nevoja,
    per ti kthyer nderin “bamiresit”!Ti edhe Kryeministri e keni vendin ne burg.Nuk lahet muti me shurre.

    1. ben says:

      Peza
      Do te isha mirnjohes te na tregosh si behen 100.000 $ duke kursyer nga rroga.
      Nuk po kerkoj 1.000.000 $ sa kurseve ti.
      PS: apo kjo eshte menyra duke u legenosur e duke lepire

    2. Mondi says:

      Mendova se do ishte koment per shkrimin po qenka thjesht nje militant i pd qe po jep mendim

      1. Flamur says:

        Këta poshtë që shkruajnë nga një rrjesht (Likjaaaa, Meta, Shkrimi, Maloku …etj) janë të tërë i njëjti pëson, komentues me pagesë i Lali Erit që punon në zyrën e tij të propagandës.

  2. h says:

    Emri i gjigantit Niçe në gojën e këtij pisi,tingëllon si përqeshje ndaj mendimit antikomformist,
    nga një servil kulminant oportunist.
    Një “Ùbermensch” perfolet nga një “lazzarone”. Kthehu tërmet na zhduk të gjithëve.

    1. Per komentet me pagese says:

      Ishalla te zhduk ty te parin meqe e paske deshir

      1. h says:

        Nga sa shkruajta ke kuptuar vetëm pikat dhe presjet, z. prodhim kristali.
        Nuk kam frike nga tërmeti se nuk e kam ndërtuar me pare droge shtepine.
        Ishte nje forme provokimi proteste letrare, se nuk jam meta qe ta therras apo drejtoj termetin.
        Injoranca,prish shijen e jetës.Pitagora.

  3. Flamur says:

    Nëse gazetarët shqiptarë do merreshin për të formuar trupin e një njeriu ky Peza do ishte një nga qelizat e sumës. Pse Kosova e shpalli Edi Ramën armik tani e jo më përpara. Sepse herën e parë thanë ndoshta nuk e morri vesh që Kosova nuk ishte ftuar. Herën e dytë thanë, ka shkuar tu tregojë se nuk bëhet ky projekt pa Kosovën. Por, herën e tretë kur ftoi në shtëpi kriminelin që pak më parë kishte thënë që nuk njihte masakrën e Reçakut atëherë e mbushi kupën. Dy herët e para edhe në në Shqipëri nuk po e kuptonim(e as na tha njëri) që këtu nuk bëhej fjalë vetëm për lëvizje të lirë po dhe për shkëmbim të dhënash të qytetarëve, e tregëti pa kufizim(që do të thotë mbytje të tregut shqiptar nga mallrat serbe). Unë e di që e ke kuptuar dhe ti arsyen po të duhet ti bësh qokën e radhës Ramës se të shpëtoi nga burgu për ato 1milion euro të padeklaruara dhe që në fund edhe i mbajte.
    Por shqetësohesh me të drejtë, do i vijë fundi padronit tënd dhe tërë qenëve që e rrethojnë e që lehin me zë të çjerrë, si puna jote!

    1. Per komentet me pagese says:

      Kurse ti flamur do ishe ne qelizat e penisit… ?

    2. Nikoja says:

      More Flamur po me pelqen megjithse harron shume cka ….Harron se Grupi i punes i kosoves dhe Presidenti i Kosoves kan ba ma shume se 200-300 takime me grupin e punes dhe me Presidentin e Serbise ??? Harron se jane taku edhe ma pare kreministra e presidente te dy aneve te kufirit me ato te Serbise…Harron se Rama ashte i vetmi qe e ka thane ne mes te Beogradit se Kosova ashte dhe duhet te nj9het shtet….Rama nuk ka nevoje per mrojtjen time por … mos u mundoni qe te shitni harresen per injorance …Ne tane boten arrihen marrveshje dy ose3 ma shume paleshe vetem me bisedime , konsultime , dialog e jo me braktisje apo kryeneceri …Gjithsesi gjithkush din vete se cka ban por ….per mendimin tem Kosova ma shume se per gjithcka KA NEVOJE PER BISEDIME NDER VEDI SI FILLIM POR EDHE ME SERBINE E ME KEDO TJETER

      1. Flamur says:

        Takimet e tyre kanë qënë të detyruara na BE dhe nuk kishin mundësi tjetër nëse donin të përparonin në integrimin europian dhe heqjen e vizave. Faktet kanë treguar që Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet. Në kohën kur ata luftojnë Kosovën e marrin si përgjigje taksën 100% serbët kthehen nga Edi Rama e shikojnë si të futen në Kosovë nëpërmjet Shqipërisë. Ata përdorin Ramën për të goditur Kosovën e për ta bërë të duket sikur ata janë problemi e jo Serbia.

  4. Timi says:

    Falemnderit z. Peza! Me shkrime te tilla ti femaskoni kokeboshet ne Kosove e ne Shqiperi. Edi duhet te vazhdoje pa u lekundur nga lehjet e qeneve te zgjebosur.

  5. Goni says:

    Spaku fredo spaku e ke thone fiks. Ai ka per ti nxjerr nga rruga floririt

  6. Shkodrani says:

    Kushdo qe tia doje nuk ka per tia dale zoti PEZA sepse ai nuk eshte armik i kosoves. Mos te harroj askush se cfar tha ne mes te beogradit ky qe sot duan ta quajn tradhtar. Ju pershendes

  7. Sali krimineli says:

    Ramen e do armik te Kosove doktor Saliu i cili furnizonte me nafte jugosllavine

  8. Per sorosin says:

    Thuaj likes te fala ti bej Alexit. Mos harroj ti thote ato qe i tha shqiptarve nga konferenca: Sorosi do te kapi shtetin. Se mbase i pelqen Alexit…

  9. V L says:

    E do Likja se ka bo shok Ramushin dalin per male

  10. Kuqo says:

    Bravo shkrim i arrire

  11. Likjaaaaa says:

    Bravo! Like floriri eshte ne hall te madh thone

  12. Meta ik says:

    Vetem nje emer: ILIR META

  13. Shkrimi says:

    Shkrimi me i mire i ketyre diteve bravo

  14. Per sorosin dhe meten says:

    Po pra. Prandaj nxjerrin dhe dokumentet se medemek minishengenin e benka sorosi hahahahah. Dmth mediat e metes shkruajne kete dhe meta takohet me sorosin.
    Zot na ruaj !

  15. Neveri says:

    Ramen nuk e beri njeri armik te Kosoves,por vete Rama u be armik i Shqiperise duke tentuar te behej mbret sundimtar i te gjithe trojeve shqiptare!
    Rama eshte nje aventurier arrogant,qe i pelqen vetja,ndersa te tjeret i duken gogla!
    Rama eshte rreziku me i madh i shqiptareve sot,prandaj PS-ja ne se ka mbetur ndonje socialist i vertete,duhet ta shporre ate sa me pare!

    1. Militanti says:

      Ke fol si saliu!

      1. Neveri says:

        Bravo militanti tru shplare i Rames!
        Mua me duhet Shqiperia e para e jo Rama sic te duhet ty!
        Nuk ja kam nevojen as Rames,as dikur Berishes e askujt,por te paret e mij kane derdhur gjak per kete toke dhe nuk pranoj qe tradhetari Rama te vije e te me thote mua “Ule koken” para tradhetarit kriminel M.Frasheri!
        Per cfare mut Berishe me flet,more krric gomaari,kur Rama vetem me koken e tij,pa pyetur asnje vendosi te bashkoje ekonomikisht Shqiperine me Serbine e Maqedonine?
        Kush ia dha kete te drejte ketij sharlatani?
        Pse duhej te merrte kete nisme,tani qe vendi ka plot halle nga termeti dhe ky merret me perralla mashtruese per me teper duke u zene me kryeministrin e Kosoves me fjalor rrugaci?

  16. Orli says:

    Sa per kosoven une i qendroj asaj qe ka thene ramush karabushi:Shqiptaret te shohin shtepine e vet e kosovaret te tyren! Spakun si shume po e trumbetoni por une nuk kam besim (qofsha i gabuar) se po keta spakista kane tridhjete vjet se punojne ne pika kyce dhe nuk kane treguar se kane guximin te denojne “peshqit e medhenj” por kane treguar se jane te tredhur.

  17. kujtimi says:

    Meshire per disa komentues qe nuk dine cfra thone.

  18. Deti says:

    Ramen pse e sulmojne? Se po le me gisht ne goje hajdutet, kendej e andej kufirit. Rama eshte Mal qe s’e levizin dot.

  19. meti says:

    Rama me kete iniciative pa u konsulltuar,me koken e vete dhe te paperkrahur nga BE dhe SHBA,tash kur Serbia ben c`mos per cnjohjen e Kosoves ,mohon masakrat e bera eshte thik pas shpine per Kosoven.Qeni i keq ta bie ujkun te shpia thhote populli,NUK KA RENDESI CKA THUA TI!Puna shperblehet jo fjalet.

  20. pjeter says:

    Nje nder ta eshte gazeta bota sot, dhe nepermjet saj nje fare Enver Bytyçi, ky kampion i tezave dhe i teorive kospirative te Edi Rames si ideatori i shperberjes se Kosoves.Ky palo profesor me nje te kaluar jo shume te paster.Merreni me mend sa u shtuan profesoret doktoret e shkencave qe u diplomuan ne per universitetet ts tipit kristal menjehere pas 1990 ne shqiperi.Ky doktori i shkencave dhe fillozofi i ka dhene fund karrieres studentore pikerisht ne kohen e mikut te tij Sali Rremuhes.

  21. Kosovari says:

    Thënja e Niçes është e sakt, por shumë bukur i përshtatet Ramës. Armiqtë e tij po dihen e veglat më të mira janë gazetarët, aq më tepër kur i avanson në zëdhënës. Pse nuk reaguan me rastin e takimeve në Novi Sad e Ohër është qështje fare e thjeshtë: mbase ndonjë tentim për pajtim ose inicim të saj, por kur pikërisht para ardhjes në Tiranë e mohon gjenocidin atëhere qëllimin e vuçiqit vetëm Peza nuk e kupton. Është pikërisht pegimi i ardhjes së Kosovën në takim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje