Një president si Meta, që flet për “vagabondë”

27 Dhjetor 2019, 13:19Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

I ftuar në një portal televiziv, kreu në detyrë i shtetit Ilir Meta, ka folur “ashpër” lidhur me situatën politike, dhe nuk ka ngurruar të nxjerrë nga arkivat e tij folklorikë edhe fjalë të tilla si “vagabondë, batak”.

Sinqerisht nuk mund ta besoj se Ilir Meta është kryetar shtetit, sinqerisht nuk mund ta kuptoj se si Ilir Meta qëndron akoma në zyrën e tij në Presidencë, kur ka kaq shumë mllefe, inate, kaq shumë vrer të mbledhur prej kohësh ndoshta për një pjesë të klasës politike, dhe arrin deri atje sa ti quajë “vagabondë” që flasin në emër të popullit.

Si mund të qëndrojë një kryetar shtetit mes “vagabondëve dhe batakut”, si nuk distancohet, dhe hapi i duhur është largimi, dhe jo lufta verbale dhe sulmet nga frëngji “kullash” dhe portalesh televizive.

Një kryetar shteti që flet me fjalor bajat dhe banal, që ka 1 viti e ca, që merret me qeverisjen, kryeministrin Rama, me Parlamentin, që merret me deputetët dhe prokurorët, një kryetar shtetit që nuk lë rast pa dalë tek dera e Presidencës dhe pa dalë para kamerave për të shpotuar ministrat, kryeministrin, dhe së fundi del dhe kërkon “referendum” për ti mbyllur “gojën vagabondëve”.

Por ata “vagabondë” zoti Meta, janë votuar nga shumica e shqiptarëve, aq sa ti, PD dhe LSI, kurrë nuk do të mund të votoheni ndonjëherë.

Ata “vagabondë” zoti Meta, kanë qenë dikur partnerët e tu politikë, kanë qenë bashkëqeverisës me ju, dhe sot janë të nderuar dhe të votuar , në ballë të punëve dhe procesit të reformimit të jetës politike dhe sociale të vendit.

Nuk mund ta besoj, që kryetari shtetit nxjerr nga goja, dhe u drejtohet kundërshtarëve të tij politikë (në fakt ai duhet të qëndrojë mbi palët) me fjalorin e portaleve televizive, duke i quajtur “vagabondë, batak” dhe shprehje të tjera, që realisht e ulin dhe shvlerësojnë shumë emrin dhe figurën e tij. Por ajo që bie në sy, dhe është e lehtë ta konstatosh është fakti se Ilir Meta, nuk lë rast pa hedhur baltë, pa sulmuar, pa ofenduar, dhe pa tentuar të diskreditojë sipas tij, qeverisjen, deputetët, kryeministrin, duke marrë në mbrojtje opozitaristët e vjetër dhe politikën e rrugës. Një kryetar shteti ka detyrimin të jetë mbi palët politike, ka detyrimin të jetë asnjëanës dhe ekuilibrues në situata të ndera, dhe jo të pozicionohet hapur “pro” njërës pale.

Një kryetar shteti , nuk bën opozitaristin, dhe nuk merr hapur rolin e opozitaristit, duke shkelur çdo normë kushtetuese. Një kryetar shteti, nuk bën lojëra me datën e zgjedhjeve, nuk bën thirrje për të zbatuar dekrete që bien ndesh me Kushtetutën, dhe nuk i shpall luftë të hapur qeverisjes për “hatër të Doktorit dhe Monikës”. Një kryetar shteti nuk jep mesazhe që nxisin largimin por bashkimin, nuk flet në media për “vagabondë dhe batak” por duhet të përmbahet, “me qetësi dhe dashuri” të kuptojë se është akoma në Presidencë, dhe jo në zyrën e Doktorit dhe kryetarit të LSI.

10 komente në “Një president si Meta, që flet për “vagabondë””

  1. ppa says:

    E ke zgjatur shume aresyetimin me rolin qe duhet te kryej nje president, por kur kjo vlen kur eshte fjala per nje president normal; Meta eshte president ne proceduren e shkarkimit; pra eshte ne te drejten e tij te mbrohet , packa qe ne kete menyre shton argumentet ne favor te shkarkimit te tij.

    1. Greta says:

      Nuk eshte vetem Meta,por me pare e me keq ka folur kryeministri Rama duke i share qytetaret e tij “Te q…robt,o maskara” etj!
      Pse pa te eshte dukur ty,kur Rama ne Kuvend u tha opozitareve “Gruas time t’i hani ate qe nuk tregohet”!
      Cfare nuk tregohet?
      O nuk tregohet m…i ose p….i!
      Deri ketu ka vajtur niveli halabak i pushtetareve tane!

    2. Greta says:

      Nuk eshte vetem Meta,por me pare e me keq ka folur kryeministri Rama duke i share qytetaret e tij “Te q…robt,o maskara” etj!
      Pse pa te eshte dukur ty,kur Rama ne Kuvend u tha opozitareve “Gruas time t’i hani ate qe nuk tregohet”!
      Cfare nuk tregohet?
      O nuk tregohet m…i ose p….i!
      Deri ketu ka vajtur niveli halabak i pushtetareve tane!

  2. Strazimir Tragaci says:

    Metaj,Floriri,Mafjozi i Monikes me nje cizme,ish kriekari de jure dhe sot de fakto i bandes se vogel,shpk-se se Munikes eshte numuri 2 i krimit ne ketye vend,pas padronit te tij,Berisha.Vertet nuk del vete rrugeve si kriminelet e zakonshem etj etj,por ai ka luksin qe nepermjet telefonit apo shebekeve te tij te organizoje prita,kurthe,komplote,te jape urdhera ekzekutimesh (rasti i pavertetuar i Tom Doshit e te tjere te kesaj natyre).Pra de jure ai eshte me demek prersidenti me kullaro e shkon ne zyren e tij komode,kurse de fakto eshte mjeshtri numer nje i prapaskenave dhe ushtari me i bindur i Berishes,si kryetar i bandes se madhe,me lidhje dhe ne serbi etj etj.Ky eshte dhe duhet te jete personi i opare me te cilin duhet ter merrret SPAKu,sigurisht pas shkarkimit te tij nga gjykata e re kushtetuese qe pritet te ngrihet se shpejti dhe te cilen ai po ben c’eshte e mundur te fuse aty njerezit e tij qe ta manipuloje,se vetem Vitore Tusha nuk i mjafton…!

  3. Zigur Qarri says:

    Si mund te rrije Kryeminister nje perdorues droge?!Ne cilin vend te Afrikes ndodh kjo?Edhe Hitleri eshte votuar nga shumica,ashtu
    si shume diktatore te tjere.Demagogu Edvin Escobar D’Rama,ka ardhur ne pushttet me mashtrime,me premtime qe nuk i ka mbajtur,
    dhe per kete e ka vendin ne burg.Hitleri demagog,D’Rama demagog,Hitleri perdorues droge,D’Rama gjithashtu, Hitleri piktor i deshtuar,
    D’Rama gjithashtu,Hitleri skizofren rreaktiv,D’Rama gjithashtu!Si ka mundesi kaq ngjashmeri?!

  4. Monika hajdute me cizme says:

    Ky palaco hajdut me vidio,nuk shkeputet dot nga vagabondet se eshte kryevagabond si familje..
    Ky shkon tek tv e vagabondave me zhejin e sonila me byze te fryra..
    Shkon tek tv e drogaxhiut qe i ka dhene ilirfloririt thase me dollar…
    Llumi i shoqeris ka dal ne siperfaqe dhe po helmon popullin trushplar

  5. Opinjonisti i pa_anëshëm says:

    Ju jeni pjesë e këtij “bataku” të gatuar me “qetësi dhe dashuri” për sa kohë “vilje i qetë” benefitet më të mira në emër të pusht_etit…. tani që ka ardhur koha e llogaridhënies, të intereson “kaosi” por mos u lodh se SPAK_ku pas “formatimit” do bëjë RIKONFIGURIM të “hartës” politike dhe do nxjerre në pah AKTORËT DHE AUTORËT e kësan “çorbe”… o president i paanshëm i anshëm nga ana e gabuar….

  6. psesideti Terrorist po nxit shqiptaret si ka bo edhe her te tjera
    mi vu Zjarrin Shqiperise
    dhe Ligji e Kushtetuta s’i plaset ala Surratit te Hajnit te Thesarit dhe kriminelit
    qe be thirrje per destabilizim duke cuar keshtu uje ke Mulliri Greko-serb !

    Ne vedet e tjera te Botes madje ne kto qe na rrethoje ky shkerdhat pseudoPolitikani
    do shkarkohej ne vend ,menjiher dhe do arrestohej si Person me Rrezikshmeri te Larte
    qe kercenon paqen e rendin publike etj etj .
    Ne shqiperi ,
    ku ne istitucionet e Drejtesise jane po pseudo-madje veglat e Shpepllarit dhe ktij MUTI te Presuar ,
    siedhe Shteti Rrumpalles ,
    s’do me dite kush .
    Pra Shqiperia eshte sot ne duart e cdo Shkerdhate qe mudet te beje cte doje me Shqiperine
    dhe per kte jane ktu Media shqiptare ,
    te lepoij bytht e gjithe atyree qe nxisin konflikte ne shqiperi
    dhe duke i bo jehone cdo dite i hedhin benzine zjarrit ,
    sepsee dijme tashme kush e perben atee mediee .
    Por faji nuk eshte i asnjerit preej fisit te Talibaneve ne Shqiperi ,
    qe jetojne gjithmon vetem mes tymit te flakeve ,kaosit e anrshise kurverise gjithaneshme
    por eedhe dhunes e histerise ,
    poooo r i ktij Shtet Mashtruesish qe mori votat ,
    e i zbrazi gotat .

  7. Monika says:

    Ky bastard duhet….shkaperdhyer…

  8. Vezhgues cool says:

    O Zige po mjafte se je bere edhe bajat tani!
    Nuk mbrohet presidenti i perfolur se paku si hajdut, i korruptuar, i konfirmuar me vidio dhe deshmitar ( psh ceshtja Cez e shoqja Kastriotit), i akuzuar per zhdukjen e floririt dhe nje tufe le te themi thashethemesh qe qarkullojne per investime apo fshehje parash jashte shtetit) . Ai duhet te merret pikerisht me keto, vehtvehtenn!
    Nuk mund te vazhdoj qe duke sulmuar te tjeret ti shmanget gjykimit te ligjit dhe gjykimit moral te popullit si nje njeri i piset, mekatar dhe te zi. Se kuptoj si do ta vazhdoj jeten me ndyresin qe mbledhur ky njeri ne shpirt! Pa cliruar shpirtin e tij te mbushur keqas, ai nuk shpeton! Edhe nese futet ne burg dhe nuk sheh shpirtin e tij ai eshte i mbaruar! Ti Zige nese vijon keshtu, tregon se edhe ti je tille! Pra edhe ti do te jetosh biologjikidht si qennje mekatare dhe e poshter! Te te vij turp per podtimet idiote qe bene! Edhe ty po te jepet rasti si prezidenti do perfundoje! Nje qenje e mjere, qe mjere ata ae te kaneb ne shtepi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje