Nga Veton Surroi*
Ndërsa po synohet të rrënohen barrierat mes Shqipërisë dhe katër vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ngrihen barrierat mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kështu duket rezultati i deritanishëm i iniciativës mini-Shengen. Së fundmi, në Tiranë javën e kaluar u nënshkruan marrëveshje mes krerëve të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi (në nivel krerësh shtetesh a qeverish) dhe Bosnjë-Hercegovinës me synim heqje barrierash në qarkullim mallrash e njerëzish më 2020-n.
Në po të njëjtën kohë, kryeministri i Shqipërisë e quajti atë të Kosovës gënjeshtar, ndërsa elitën politike të saj të papërgjegjshme e me përcaktim që ta çojë më tutje vendin në një rrugë qorre. Debati që po zhvillohet këto ditë në media dhe rrjete sociale, në relacionin Kosovë- Shqipëri, tejkalon politikën dhe ka mbërritur të përfshijë madje edhe një artist të famshëm kosovar, tenor i shquar në disa prej shtëpive të operës në botë. Ai e quajti publikisht kryeministrin “psikopat” dhe mesazhi i tij u ripërsërit në media sociale në nivele rekorde.
Po të bëhej fjalë për dy shtete të tjera, mund ta imagjinoj situatën ku SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nisin të dërguar të veçantë për të afruar qëndrimet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në terminologjinë e tenorit, kjo do të ishte pjesë e kontekstit të operës.
Por, bëhet fjalë për mu këto dy shtete, pra Shqipërinë dhe Kosovën, dhe në terminologjinë e tenorit, këtu kemi të bëjmë me një operetë. Është kategori më e lehtë se opera ky këmbim verbal Kosovë-Shqipëri dhe ka një nën-kontekst komik; tingëllojnë si batutat e mëhallës që duhet të ofendojnë, por edhe të harrohen pas disa ditësh.
Ekzistimi i operetës paraqet problem më vete dhe ka të bëjë me nënkuptueshmëri, kësaj here etnike.
është e nënkuptueshme që kryeministri i Shqipërisë të ketë të drejtë të vlerësojë se çka është apo jo në interes të Kosovës dhe është e nënkuptueshme ta quajë kryeministrin e Kosovës gënjeshtar, ndonëse një formulim i këtillë nuk do të shqiptohej nga ai për një prijës të Serbisë a ndonjë vendi tjetër-ani pse s’do mend që prijësi i Serbisë a ndonjë vendi tjetër do të ketë shqiptuar ndonjëherë apo shumë herë të pavërteta.
Dhe, është e nënkuptueshme që veç e veç apo në kor nga Kosova të vlerësohet se cili veprim i Edi Ramës është apo jo “kombëtar”. Dhe bëhet e nënkuptueshme që të kemi të drejtë ta quajmë “psikopat” kur ai takohet me Vuçiqin, por ky përshkrim i aftësive mendore e shpirtërore nuk i jepet cilitdo prej liderëve kosovarë që jo vetëm është takuar me të, por ka nënshkruar marrëveshje për “bosnjëzim” të Kosovës apo ka vizatuar harta për copëtimin territorial të saj.
Nënkuptueshmëria etnike përcakton, siç po shihet gabimisht, se Edi Rama ka kompetenca e përgjegjësi edhe për Kosovën. Nuk duhet të jetë e nënkuptueshme që ai të vlerësojë se çka është në interes të Kosovës apo jo; këtë duhet ta vlerësojnë të zgjedhurit politikë të Kosovës. Dhe nuk duhet të jetë e nënkuptueshme që kur kryeministri i Shqipërisë mbron një interes të shtetit të tij- e “katër liritë evropiane” në Ballkan janë në interes të Shqipërisë – të detyrohet t’i japë shpjegime dhe përgjegjësi opinionit kosovar. Këtë obligim e kanë të zgjedhurit kosovarë.
Të zgjedhurit kosovarë nuk kanë mundur të japin shpjegime më të hollësishme e të strukturuara për një arsye të thjeshtë: Kosova po kalon në një gjendje që mund të jetë përtej rotacionit të rëndomtë politik. E tërë gjysma e dytë e këtij viti ka kaluar duke u bërë gati për një Qeveri dhe, më me rëndësi, për mundësinë e një qeverisjeje të re.
Iniciativa mini-Shengen, e cila ndodhi si një përpjekje për të tejkaluar ngathtësitë e deritanishme evropiane për integrim të Ballkanit Perëndimor (përfshirë edhe “dialogun” e Brukselit) e zuri Kosovën në këtë lloj transicioni, i cili ende është duke u zhvilluar. Pra, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor janë nisur në një proces që shkon përtej atij të Berlinit, Kosova ende merret me përpjekjen për Qeveri dhe qeverisje të re.
Rrjedhimisht, Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi për Kosovën si vend që ka zgjedhur rrugë qorre është i pashije. Kosova, në fakt, po përpiqet të dalë nga rruga qorre ku e kanë futur, mes tjerash, kapësit e shtetit, me të cilët, Tirana zyrtare për fat të keq ka bashkëpunuar në projektin e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kosova pritet që së shpejti ta ketë zërin e vet legjitim të qeverisjes. Atëbotë mund të kontribuojë në një debat që shkon përtej operetës.
E tash opera.
Kryeministri i Shqipërisë i është bashkëngjitur korit të bonsensit evropian dhe amerikan që thotë se problemet zgjidhen duke biseduar dhe se popujt që kanë luftuar mund të arrijnë në paqe e bashkëpunim, dhe ja shembulli i Bashkimit evropian. Pra, iniciativa e mini-Shengenit, sipas korit, është një përpjekje e një modeli evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe ky kor ngrihet kundër çdokujt që shtron pikëpyetje rreth këtij modeli, duke i cilësuar si udhëtarë të “rrugës qorre”.
Por, ekziston një dallim në thelb. Modeli i cili po përpiqet të ndërtohet me mini-Shengenin nuk ka precedent. Bashkimi Evropian u ndërtua si model pajtimi e bashkëjetese mes kombeve dhe shteteve të lira pas përfundimit të konfliktit dhe vendosjes së marrëdhënieve bazike të respektit mes shteteve të dala nga konflikti.
Në Ballkanin Perëndimor nuk është arritur ende kjo gjendje, meqë Kosova dhe Serbia jetojnë në gjendje konflikti të papërfunduar. Shteti i Serbisë ende mban në paqe caqet politike të cilat u përpoq t’i arrijë me luftë, madje në një luftë në të cilën në formë sistematike arriti në kufijtë e gjenocidit.
Ky është një model krejtësisht i ri dhe i paprovuar, andaj edhe potenciali i madh i zbrazjes emocionale ndër shqiptarë e serbë. Kjo është përpjekja, ende e padëgjuar në botë, për të ndërtuar pajtimin e bashkëjetesën e kombeve dhe shteteve të lira ende pa përfunduar konflikti.
Për këtë, ende nuk ka libretto.
*Titulli origjinal: Opereta shqiptare dhe një konflikt i papërfunduar
Opereta ka edhe me tema serioze. Por ajo e politikës kosovare me një publik të çorientuar quhet opera buffa
para dy vite deshtoi grushte shteti ne Mal te zi,ky grushtet shtet ishte i organizuar direkt nga miku i EDI-DROGES,VUÇIÇI.
dje pat trazira te dhunshme ne rruget e Podgorices,edhe keto te orkestruara nga Serbia.
mos te flasim per raportet KOSOVE-SËRBI,te cilat jane gjendje lufte.
kufijte e Kosoves nuk ekzistojne per serbin,pra,si munde te hjeken ata??
vetem nje sharllatan nen efektet e droges ben bashkim me serbin!
Kosova pat zgjedheje demokratike,te cilat u pranuan nga te gjitha palet,gje te cilen ju ne shqiperi munde vetem te endrroni.
Te lumte Veton Surroi!
Llogjika juaj eshte e sakte dhe mbron te drejtat e Kosoves ndaj Serbise e Shqiperise!
Rama para se te reklamoje krijesen serbo-ruse te minishengenit,te sqaroje se pse nuk e heq taksen e rruges se Kombit,qe eshte me e larte se takss kosovare per serbet!
Te sqaroje se pse nuk e shfrytezoje ne interes te dy paleve,tregetine me Kosoven meqenese u shkurtuan mallrat nga Serbia?
Te spjegoje se pse nuk kane dhene rezultat mbledhjet pompoze te dy qeverive?
Se fundi,pse nuk bisedoi Rama me pare me Kosoven per nismen e minishengenit,por e beri fakt te kryer me Vucicin?
Cfare kryeministri eshte Rama kur cdo gje e ben fakt te kryer pa bere aspak transparence dhe me pas harxhon gjithe ate kohe,krijon gjithe ate rrumpalle mediatike,kur Shqiperise i ka rene nje fatkeqesi si termeti dhe njerezit jane ne hall te madh!
Zoti Surroi. Kosova jo vetem eshte futur ne rruge qorre, por edhe pa vizion. Udheheqesit e saj nuk jane te afte per shtetformim dhe zgjidhjen me efikasitet te problemeve me te cilat po ndeshet Kosova. Lavderuat veten se beni zgjedhje me te mira se Shqiperia dhe tani po mbushen tre muaj qe nuk jeni ne gjendje te formoni qeverine, por po ziheni per karrigen e presidentit, thua se po zgjidhni presidentin e SHBAve. Fakti se vitet e fundit nuk ka asnje nje njohje te re te Kosoves ne lemin nderkombetar, perkundrazi, per fat te keq 10-15 shtete kane terhequr njohjen e saj, flet per nje politike mese qorre te udheqesve kosovare.
Mire, Veton, prisni sa te formoni qeverine apo te realizoni zgjedhjet e tjetra, te bini dakort me Serbine ju direkt e pastaj Edi Rama dhe te tjeret do mendojne qe si te rrisin bashkepunimin nderballkanik. Do presin juve te piqi. Po zgjedhjet tuaja megafonet ne Shqiperi na i bene si me te sukseshme se ne çdo vend te botes, apo ishte propagande ajo?! Megjithate, keto lloj analizash banale nuk shkojne per njerez qe mendojme se kane kapcitete ti kuptojne drejte gjerat , se po i fryjne zjarrit shpirtkatranet andej e ketej vetem se duan nje cope pushtet te vjedhin apo vrasin; pse u hap barku per njerezit ketyre trapave politikane?! Ja qe doli se diktatura eshte e domosdoshme se keta lloj njerzish e shkaterruan vendin fare.Vetem me hu ne kordhe te xerkut degjojne bastardet e Celo Hoxhes me shoke.
Eshte e vertete qe zgjedhjet ne Kosove u bene te suksesshme. Asnje vend ballkanik ( Maqedonia e Veriut, Shqiperia, Mali i Zi, Bosnja e H. Serbia) nuk kane pasur zgjedhje aq te suksesshme sa Kosova.
Une nuk mendoj qe shqiptareve ju duhet diktatura. Diktatura ishte ajo qe na shkaterroi, sidomos ne Shqiperi. Ne na duhet zbatimi i ligjeve. Vetem atehere vendet tona, Shqiperia dhe Kosova do te ecin para. Me keta politikane qe kemi, si ne pozite poashtu edhe ne opozite, zor se do te shohim drite.
Si personazh i operetes, edhe Surroi perserit tekstin e tij, por harron nje gje shume themelore: Qe mosmirenjohjen shqiptari nuk e ka zakon. Kosova u clirua nga nderkombetret dhe per ca levizje politike te tilla me permasa nderkombetare, duhen degjuar nderkombetaret, edhe pse vet mund te kene rezerva. Nejse…me qe kane vendosur te jetojne per hesap te tyre e jo te brezave, varu hebet dhe zoti ua befte mbare.
Mendoje se KOLA e ka mire.Kosoven e çliruan te huajet,Amerika me Be-n ku avionet e NATO-s bene bombardime ne Serbi ne favor te Kosoves.Per kete dhe interesa te tjera te Vendit e te popullit,kosova duhet t’i degjoj te huajet.Mini-shengeni nuk ka qellim te keq,qe kete duhet t’a kuptoi ç’do lider ne Kosove,madje edhe populli i saj.Por me sa duket lideret e kosoves i kan hipur gomarit nga e prapta dhe po zihen per nje karrrige presidenti.Nuk mund te behet dialog me Mustafen.Ai e ka mendjen nga Beogradi.Po edhe Kurti nuk eshte as mish e as peshk.
Ore shoku veton, po nqs vendet qe kane qene ne lufte nuk do te bashkepunojne atehere i bie qe Shqiperia te jete ne lufte me Greqine (akoma eshte ne fuqi ligji i luftes midis dy vendeve) ne lufte me Italine pasi ajo e pushtoj ne 1939, ne lufte me Gjermanine pas pushtimit ne 1943, e ku di une se cfare. Atehe more shoku veton (pasi kam lexuar disa opinione tuajat) mund te them me plot gojen qe mendimet e tuaja dhe te shume kundershtareve te shqiperise i sherbejne jo vetem serbise, por jane te porositura prej saj. Edhe Maqedonia eshte ne proces zgjedhor, por e zgjodhi menjehere rrugen, e nuk priti si puna e kosoves qe te dalin plehrat ne siperfaqe e te kundershtojne nje iniciative rajonale. Kam parasysh ketu se shume kosovare, mbase perfshire edhe zoterine tende, po beni lufte pa kompromis kunder shqiperise dhe bile edhe kunder kosoves. Turp.
Hasani bravo.Saket ne mendime.
Te lumte Hasan! Nuk kam se cte shtoj tjeter.
Ju lumte hasan!
Ne disa shkrime te mepareshme,kam shkruar po te njejtin qendrim lidhur me marredheniet ndermjete shteteve pushtues dhe te pushtuar.
Nga ana tjeter,ky minishengeni nuk eshte detyrues per marredheniet dypaleshe,pershembull Kosove-Serbi.Ky minishengeni lejon qe midis Shqiperise dhe Kosoves te hiqet cdo barriere qe tani per tani edhe pse jane neneshkruar midis Shqiperise dhe Kosoves nuk vihen ne jete.Pse ndodh kjo?Sepse deri me sot,komuniteti nderkombetar vendim marres,SHBA dhe BE,ndalojne marreveshje pa miratimin midis dy shteteve:Kosoves dhe Serbise.Me marrjen pjese ne minishengenin,ku ben pjese dhe Serbia,automatikisht keto marreveshje quhen te mirratuara prej Serbise dhe behen funksionale.
Ja pra,zoti Surroi as nuk I hyn fare dhe ta trajtoje kete fakt shume te rendesishem?Perse nuk e trajton?Enigmat vazhdojne,por nuk eshte faji I Edi Rames,eshte faji ne Kosove dhe I Like floririt dhe Sali serbit,te cilet I japin uje keture politikaneve Kosovare te tipit te Ramush Haradinajt,niveli intelektual I te cilit vlen per te deshiruar…
Me duket se,Albin Kuri,i cili Akoma nuk eshte bere kryeminister,nuk po prononcohet.Perse? Sipas meje,Albin Kurti,eshte Akoma I dyzuar,por me shume besoj se do anoja nga pjesemarrja ne minishengen…
Te presim dhe te shohim…
O hasum ti po flet si biri i shkines.Vetoni eshte per bashkepunim rajonal,por me pare te pastruhet rruga se thyen koken dhe te hedhin ne plira edhe ne varre ste lene ata serbet e tu.I njofim me mire se cdo kush!
Ne duhet ti besojne Vetonit qe nuk ka qene ne takim, apo Rames, i cili ne interviste tha qe nuk eshte folur per shkembime territoresh, por nga dyshja frengo-gjermane eshte kerkuar heqja per 6 muaj e takses, per ti dhene nje shans rifillimit te bisedimeve Kosove-Serbi. Ne keto kohe Kosova ka nevoje te ngutshme per nje qeveri dhe jo per llafe ngaterruese, ne dy anët e kufirit shqiptar.
po vjen koha e Arberise dhe kur te jemi ne BE dhe Iliria do rikthehet. Sa per jugosllavi, cfare jugosllavie, ajo eshte katandisur kokoshi nje thele me nje serbi qe akoma ka treva shqiptare per tia marre nga Lugina e Nishi etj, dhe vojvodina hungarise… i vetmi rikthim eshte ai i Arberise heroike dhe pastaj ne BE do rikthehet mbare rajoni ilirik nga Greqia poshte dhe deri ne Kroaci tek autoktonet se do hapen gjerat dhe shqipot do jene bashke kudo. Prandaj boll me brockulla, minishengeni eshte shans te fillojme te bashkohemi qe tani pa u futur akoma ne BE pra i bie te fitojme ne kohe dhe te mos bejme mushken kokeforte per sedra te semura se keshtu thane dikur dhe per Rambujene te mos firmosni, firmosem, serbi jo dhe pastaj ndodhen ato gjera qe ndodhen. Mishengeni duhet pershendetur dhe bere me mendte ne koke te gjithe bashke dhe jo vetem kryeministri se do iki si shans historik. Serbia po ka shanse te terhiqet se e di qe do humbase se ekonomia shkon e vjen por politika do flase shqip ne rajon shume shpejt.
Krejt në rregull qe shtetet e europës perëndimore
aritën pajtimin pas luftrave të përgjakshme,por ka
një gjë shumë të rëndësishme që shqiptarët e
shqipërisë nuk janë në gjendje të kuptojnë se na
shqiptarët jashtë shqipërisë londoneze kemi të bëjmë me popuj sllav jo gjerman,françez apo
anglez.
Nuk ua zë për faj,janë KOZMOPOLITË të paparë!.
Tetovari, akordet e keqia nuk i ka bere Rama, por paria e Kosoves dhe liderat shqiptare te Maqedonise se veriut.Rama arriti ti bashkoje shqiptaret,ne nje platforme te vetme ne Maqedoni, dhe disa resultate erdhen,qe dote thote qe te ndare na ha ujku nje nga nje.Personalisht e quaj te nxituar kete minishengheni, por histetine e shqiptareve te Kosoves Karshi Rames nuk e kisha imagjinuar.Ta ngulin mire ne Koke qe asnje shqiptar i shqiperise nuk toleron nje komb kosovar, sepse nuk egziston.Ka dy shtete te nje kombi.Me se e drejte qe Shqiperia duhet te shohi me syte e Kosoves, por Kosova kurre nuk duhet te mendoje tia dale pa Shqiperine, dhe keto dite, antikombetaret qe kerkojne me ç’do kusht nje hendek te pakalueshem shqiptaro shqiptar, abuzojne tmerresisht me minishengenin, duke ja faturuar si Atesi te Edi Rames vetem e vetem qe te cojne para idene e tyre.Rama eshte kryeministri i shqiperise, i zgjedhur dhe i njohur si i tille nderkombetatisht, ka per detyre ligjore te zbatoje kushtetuten e shqiperise,ku qartesisht percaktohen interesat kombetare, dhe shqiptaret jasht shqiperise “Londineze”perbejne interes kombetar, e perseris, kombetar, jo shteteror, paçka se e vleresoj te demshem takimin e fundit te Durrsit, per ceshtjen shqiptare.Vuçic dha nje deklarate per zagaret etj , kriminale per viktimat e kosoves, duke mohuar gjenocidin serb ne kosove, dhe pak dite me vone, gjitha ato pergjigjet nderkombetare te asaj deklarate, ju zeruan ne Durres.Kete Rama duhej ta kish kuptuar me pare, dhe ta kish shtyre takimin, do ikish dhene kohe Kosoves te formonte qeverrine dhe ndoshta debati mund te ndothte para samitit.Por kjo nuk e ben ate tradhetarin e kombit aq sa te çmedet gjith Kosova.E dime mire qe nje qind vjet nen thundren serbe , nuk eshte vetem merite e serbise cetnike, por edhe bytthe shiturve per dy grosh te nje pjesse te mire te Shqiptareve te ish jugosllavise, dhe ndahsite mes shqiptareve perpunohen Nga Serbia ne permhet bytheshiturve prezent ne trrevat shqiptare, dhe Shqiperia “Londineze”nuk ben perjashtim.
Pieter kukaleshi je kaq qorr Sa I del ne mbrojtje nje psikopati kryeminister si I yni rahmut.Ne si Shqiptare Duhet Te mbrojme cdo kombas Shqiptare kudo qe ndodhet Edhe Pse e dime qe qeveritaret tane si ne shqiperi dhe kosove Jane jashte llogjikes se shtetit.Ne Duhet Te ndalojme maredheniet “vellazerore”me kriminelet serbe dhe Ti kushtezojme ketij shteti fashist liri veprimi Te cdo lloji si ekonomik turist apo cforedo bashkepunimi.Nuk besoj se serbia eshte gati Te kete miqesine tone si popull kur ndaj nesh tregohet nje urrejtje shekullore e papare Edhe Pse Shqiptaret i Kane zgjatur doren xhelatit serb.pa kosove nuk Ka shqiperi kjo Nuk do Te thote Te mos kemi takime me fqinjet tane .nje popull qe harron vdes prandaj zoti PJETER nese Amerika dhe BE na ndihmuan keto 20 vite Rusia Ka 1000 vite qe ndihmon gjakun sllav dhe vazhdon Ta ndihmoj ne zhdukjen e Shqiptareve.Kurse kryeministri Shqiptar na behet iniciator ne kamuflimin serb per nxjerrjen jashte loje Te kosoves si shtet.Rilindja socialiste e shpartlluar rri fle gjume bashke me gjithe intelektualet Shqiptare kur shfaqen probleme madhore kombetare.Parlamenti Shqiptar Nuk mund Te quhet parlament por nje berdello me nje opozite terroriste qe vazhdon Te mbahet nga vulehumberi sali pra vazhdon drama Shqiptare per mos pasje shtet si ne shqiperi dhe kosove.Rahmuti ky shkerdhate politikani arrogant mendon se i takon Te beje cte doje si gjithe paraardhesit e tijduke mos dhene llogari per veprime Te perseritura antikombetare.Ke degjuar per PERVEZ MUSHARAF EDHTE DENUAR ME VDEKJE NGA GJYKATA PER TEADHTI.Por keta plehra nuk duan Te kete shtet se shkojne andej nga Kane dale.Nje qeveri qe Nuk ndalon dot krimin kananisin vrasjet perdhunimet qe Nuk ndalon ikjen e qytetareve Te vete perse duhet Te ekzistoj .Filluan rinia me protesta vitin qe shkoj me kerkesa per jete sa me te mire u percane sepse PD DHE PS Nuk mund Te lejojne njerez Te tjere te vijne ne pushtet do na rrije rahmuti edhe nja 20 vite se e ndriti.Nuk mund te lejojne njerez me Te afte se duan te jene vete firmetare.
Të ndalohet lëvizja rrugëve të Serbisë e miljona shqiptarëve të ndalohen krushqitë me serbë dhe të denohen ata 150 000 kosovarë -shqiptarë për tradhti që ende mbajnë dhe lëvizin me dokumenta identiteti si serbë dhe jam i bindur se familja Suroi po u kontrollu nga racia do tu gjenden passaportat e Serbisë
Je ti qorr me sa shoh, ose nuk di te lexosh.Ti i shef me syrin e sumes ngjarjet.
Pershendetje z.PJETER jam dakord me JU.Nje koment te tille e bera pasi koheve te fundit po behen shume ko-
mente fyese nga te dy anet e kufirit ku dominojne ata te shqiperise.Mua ma mer mendja se disa komentues jane te
paguar vetem e vetem te shajne sa me keq qe te bejne percarje eshte edhe dershira e armiqve tane.Kesaj fushate
te pahijshme po e bejne edhe disa gazetare per fat te keq.Sa i perket z.K.M. Edi Rama ia ze per leshim,ndoshta ga-
bohem,para se te merte nje vendim te tille te konsulltohej me ekspetre te fushave perkatese te ekonomise, mare-
dhenieve nderkombetare,etj.Por gjithsesi nuk pajtohem me ata qe vazhdimisht e njollosin ne emer te lirise se shpre-
hjes,e cila mendoj se edhe ajo ka nje kufi deri ku mund te shkosh.
Jam i mendimit se minishengeni eshte ne disfavorin tone pasi shqiperia industrialisht eshte pothuajse zero.
P.S. Me trego a ka shqiperia fabrike per prodhimin e lugeve per ta mbushur barkun e mos te flasim per industrine
e mirefillte.
Vetoni “mundohet” te mbaje nje ekuidistance midis paleve,por nuk ka guximin te thote te verteten reale:-shoqeria politike kosovare eshte ende e paemancipuar sa duhet qe tu pegjigjet problemeve madhore te Kosoves.Ramushi si k/minister mendon se problemet zgjidhen me muskuj dhe sherre dhe jo me tru dhe me keto tipare ushqen si medjat dhe nje pjese joqytetare te popullates kosovare,qe jane bash si mendja e Ramushit……e la Kosoven pa viza,e ka lene Kosoven ne varferi te frikshme dhe me korrupsion te papare,papunesia 70% tek te rinjte,duke menduar si te largohen prej andej,don te prishe edhe mardheniet me Shqiperine qe te duket si sulltan i vogel ne Kosove.Per vehte ka menduar me shume se e mira e kosovareve ,i caktoi nje rroge qe eshte me e madhja ne Evrope sa ja kaloj edhe Merkelit.Eshte ne te miren e Kosoves qe kjo race politikanesh mos ja u shofim me fytyren dhe jo te na japin akoma mend.
Siç edhe del nga goja e Veton Surroit te gjithe politikanet pertej kufirit jane futur ne guacken e tyre e kerkojne te çukisin kedo e i afrohet afer!Ne kendveshtrimin me te gjere e real Treçereku i Europes nuk e njeh Kosoven se bashku me Serbin!Ne bote treçereku i shteteve qe aderojne ne OKB nuk e njohin perseri Kosoven si shtet ,kjo per aresye objektive dhe subjektive!Teoria “prit gomar te mbije bare “eshte tejet e demshme per kombin Shqipetar ne pergjithesi ,ndaj koha nuk pret edhe sikur te rrezikojme ndonje gje sot neser e kemi me te kollajte ta kerkojme,por kursesi ne kete gjendje ku rruga qorre e Kosoves (eshte fjala per rrugen qorre te Albin Kurtit)nen teorine se ka Kosove te pamvarur e te forte nuk mund te kete Shqiperi e ballkan te forte eshte krejt e gabuar sepse ne trurin e ketij fondamentalisti gatuhet nje çorbe qe jo vetem nuk ka me ushqye kurr kombin Shqipetar por ka me e helmue krejt ate ku ka me tentue me coptue Shqiperine (si shtet ame) duke e nxjerre jashte loje por edhe duke e bere dytetsor ne planin kombetar ku Albini sipas lapsit te ij me nje te rene ka me u ba shumice e shqipetaret pakice!I nderuar Surroi bene mire qe para se te marresh shkopin e dirigjentit me u konsultue te gjithe figurat akademike ke tetij kombi e mergata pasi çeshtjen kombetare nuk e shikjne nepermjet frengjive te tyne por nepermjet dashurise per kombin!Nuk e kuptoj perse nuk ndigjohet fjala e “tradhetarit” Rexhep Qosja e tradhetarit Ismail Kadare e plote intelektualeve ne ze pertej Atlantikut e masandej te mblidhet nje kuvend burrash e te dalin ùme nje mendim te perbashket ,ku kam bindjen se kan e me e nxjerre prej shieje “djallin” Albin !Perse ne Kosove ndegjohet me shume zhurrma turbulluese e Berat Bukshkaleve se sa e Akademikeve !A mos valle Kombi ka mbetun ne dore te ketyre “ufove” qe fjalen “tradhetar ” e kane me te kollajte se “atdhetar”!Ku jane burrat e ketij kombi dhe erse nuk provokojne nje bashkebisedim per te dale me nje platforme te perbashket por si gjithnje e kane me kollaj te flasin mbas perdes se “operave”!Kosova para do kohesh erdhi ne Tirane si çlirues i Kombit ku me i interesuar ishte te bisedonte koke me koke me ate qe furnizoi makinen ushtarake Serbe e qe ka vrare popullin Shqipetar gjeta ketyre 25 viteve se sa te ulej e te bisedonte shtruar me Kryeministrin Shqipetar qe ne fund te fundit as udheheqesit e Kosoves nuk e kane bere ate qe ai ka bere ne mes te Beogradit!Apo mendjet e mbrapshta e hileqare edhe kete e quaj skene te pergatitur te Edi Rames per te bere “tradhetin” kunder Kosoves!Jo zoterinj te nderuar Fondamentalisti Albin ka shume qoshe ne koke e per pasoje ka shume pikepyetje ,ndaj lipset te bisedoni nje here me kete e masandaj te vini e te perballeni me Ramen qe deren e ka patur gjithnje te hapur per perballesi e jo ngrenie pas kraheve sepse niveli i tij atdhetar,kulturor e intelektual nuk e lejon qe te beje inskenime !Sot per sot eshte i vetmi udheheqes qe Shqiperine e çeshtjen kombetare e ka çuar ne dyert e kancelerive me te larta jo Europiane por Boterore ku nga perfaqesia e tij ndihemi krenar per zerin e ngritur dhe respektin qe gezon sot ky Komb si asnje here me pare gjate nje Shekulli te tere!Ndaj kjo furtune e ngritur ne nje gote boshe nuk ka çka derdh ,por perkundrazi sot koha evulon aq shpejte sa nuk ka kohe te humbasim!Kosova ndoshta eshte mesuar nen regjimin Serbe qe ti shikoje bashkefolesit si tradhetare e ne si Shqipetar ndoshta jemi me tolerante ne bisede me bashkefolesin e per pasoje kur nje psikopat te mvesh diagnozen qe mbart ne i themi rri rehat ne spitalin ku je shtruar deri sa te dalesh prej andej!Kosova nuk do nje shtet te madh Shqipetar por shume shtete shqipetare qe neser keto principata te bashkohen vetem per lufte e jo per paqe sepse “na dona vete te jetojm si dina”!Se fundemi ke nje te drejte :Edi Rama eshte shume perpara shoqerise Shqipetare e per pasoje duke mos u kuptuar quhet edhe “psikopat”nga mesjeta qe kane trasheguar nen sundimet otomane e serbe!Rama ngutet per te hyre ne histori e Albini per te bere qeveri!Ndoshta ky disproporcion krijon hendekun e madh ku vellai i madh(i vogel per Albin Dardanine)nuk duhet ti ndigjohet fjala e aq me pak ndermarrja e iniciativave qe Kurtet i terbon!Dikur ne monizem na kana patun nje figure komike popullore ku kur pyetej se çka ka ba Mehmet Shehu ai pergjigjej qe:Une dhe Enveri nuk dim gja ,nq.se Mehmeti e ka ba ne koken e vet!
Referar e paske ba mor qytetar po ku jeton ti diku në fshat larg akademia me numer ma të mdhej ak. për kapita ajo Kos dha opinionin e disapora që bredhin rrugëve serbe dhe u mbushin xhepat € policëve serb që ndojëri edhe mund të jetë i krimeve ndaj shqipt. e ka dhënë mendimin filozofik bashk me tenorin
Mendoje se KOLA e ka mire.Kosoven e çliruan te huajet,Amerika me Be-n ku avionet e NATO-s bene bombardime ne Serbi ne favor te Kosoves.Per kete dhe interesa te tjera te Vendit e te popullit,kosova duhet t’i degjoj te huajet.Mini-shengeni nuk ka qellim te keq,qe kete duhet t’a kuptoi ç’do lider ne Kosove,madje edhe populli i saj.Por me sa duket lideret e kosoves i kan hipur gomarit nga e prapta dhe po zihen per nje karrrige presidenti.Nuk mund te behet dialog me Mustafen.Ai e ka mendjen nga Beogradi.Po edhe Kurti nuk eshte as mish e as peshk.
Veton, ashtu eshte. Kosova nuk po ecen sepse Edi Rama I tha Ramushit, ti je genjeshtar. Ke ngel te kjo shprehje dhe nuk po thua dot se politika juaj eshte mbushur me komandante dhe pleq qe nuk I pershtaten dot kerkesave te kohes. Njerez qe mendojne vec per poste dhe para. I ktheni syte dhe nga vetja Veton. Mos e kerkoni fajin te tjetri.
Panvarsisht cka po don me na tregue zoti Veton, perseri ne shqiptaret e nershem po i kerkojme kryeministrit tone qe duhet me vendos nje tra ne kufinin me Kosoven, tash jo vetem nuk po dum, por kena nis me i urrye.
Edhe problemi i ndarjes territorjale ishte projekti i amerikano-serbit Xhon Balton qe e hoqi Trampi . Kete sqarim desha te bej te tjerat jan te sakta z. Surroj .
Me vjen keq se je nje emer i madh dhe i vleresuar me te drejte,por shkrimi yt nuk thote asgje.Eshte si nje rebus qe nuk te con askund.Do te doja qe ato copeza te shkrimit ku perpiqesh te thuash dicka,te te mundesojne te japesh mendimin tend te plote pa komplekse.
Kosova ka qene dhe eshte ne udhekryq,me lider medioker dhe pa vizion.Jo sot qe nuk po gjejne zgjidhjen per qeverine por edhe meheret qe ne fillimet e saje,Kosova eshte qeverisur me sllogane.Jetojme nje kohe te globalizmit dhe mendjet udheheqese duhet te jene te hapura.Nuk me duket ndonje ndryshim ne mendesi ndermjet Albinit,Isait,Ramushit apo te tjereve.Nuk po del ende ne Kosove ndonje lider i mencur si Rugova.Prandaj per te mbuluar kete rrokopuje ne Kosove dhe ne mendjet e mykura dhe thellesisht te korruptuara ne Shqiperi,anatemohet Edi Rama ne nismat e tije vizionare.Koha do te tregoje se kush ka te drejte e sigurisht nuk do te jene mediokrit triumfues.
Politikat shterpe kur ndihen të paafta për të lëvizur mirëqenien e qytetarëve në drejtim të prosperitetit fillojn të krijojn IDE të cilat mundohen t’i shesin si GjETJE MADHESHTORE për perspektiva fascinuese zhvillimore.Kështu po ndodh me minishengenin,thuase minishengeni është porta drejt mirëqenies së pafund.Le të supozojm se të gjitha shtetet do të i bashkangjiten dhe qka do të ndodh,qarkullimi i mallërave dhe njerëve,po,dhe pastaj qfarë,po mallërat edhe sot qarkullojn sikundër e dijmë të gjithë,qytetarët e Shqipërisë edhe sot mundë të lëvizin në Serbi,Maqedoni e Malë të Zi.Kryeministri Rama sa humb kohë kot me minishengenin është mirë të ulet dhe me ekipën që e rrethon të shqyrtoj se cilat janë pengesat që nuk ka investime të jashtme dhe atë në rend të parê perëndimore në prodhim,e më pastaj të filloj ti hjek një e nga një në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend tërheqës për investime.Nuk do të ishte keq që në këtë drejtim t’i bashkoj potencialet me qeverinë e Kosovës ngase së bashku përbëjm një treg 4-5 milonësh që nuk është për nënqmim.Shpresoj që z Rama nuk ka rënë deri aty sa të shpresoj që minishngeni të i jap ndonjë efekt real në ekonomi.
Veton Suroi, te kam menduar se je burre i zgjuar, por ne kete shkrim nuk ke vizionin e duhur. As me shume dhe as me pake je rreshtuar ne pjesen qe patriotizmin e identifikojne me llafet dhe jo me vepra. je rreshtuar ne ata tipa qe patriotizmin e quajne si pasaporte per prosperitet personal. Gjithe inatin e kam sidomos kur thua qe Kosova po mundohet te dale nga kriza qe e kane future ishe kapsit e shtetit dhe qe fatkeqesisht, edhe Rama bashkepunoi.
1-Si mendon ti Surroi se Rama duhet te bej dallim? Ata kapes te shtetit tuaj jane te vetmit qe Rama duhet te bashkepunoje dhe jo sic beni ju matane kufirit qe bashkepunoni me Salen dhe Ilirin…. Shqiperia dhe Kosova duhet te bashkepunojne me njera tjetren pavarsisht se kush eshte ne pushtet. Bashkepunimi me opoziten reciproke eshte veprimtari destructive. Ti sikur ke qene edhe qevertitar dhe i di mire keto pune. Ketu nuk ka vend per dallime personale, zoti Suroi. kryeministrat e vendeve tona duhet te bashkepunojne(qofte dhe duke u grinder me njeri tjetrin)… Ne jemi vellezer dhe kjo pune eshte si ne familje…
2-Per ta bere me dramatike ti shton se bashkepunimi ka qene kryesisht ne drejtim te bisedimeve me Serbine ku Shqiperia ka mbeshtetur shkembimin e teritoreve.
Me lejo te te them qe edhe sot shkembimi I teritoreve nuk eshte ne mode, une personalisht mendoj qe ajo eshte e vetmja rruge per zgjidhjen e armiqesise se Shqiptareve me Serbet. Me lejo te te them qe kjo ide lindi fiks mbas takimit te Trampit dhe Putinit dhe ishte plani i tyre. Me lejo te te them qe fillimisht kjo u mbeshtet si nga Thaci dhe Hajredinaj. Eshte tjeter gje qe plani nuk i shkonte per shtat Gjermanise…Nejse, ajo qe dua te te them eshte qe Rama ka deklaruar gjithmone se ai do te mbeshteste ate marreveshje qe i pershtatet Kosoves….Ku eshte ketu gabimi?
3-Une mendoj se politika e mundjes totale te Serbise, qe po aktivizohet ne Kosove, eshte e gabuar. Amerikani duket sikur eshte terhequr por a e lexove nje interviste te ish drejtorit te CIAS para 2 javesh ku ai tekstualisht thote qe shkembimi I teritoreve eshte e vetja rruge qe mund te arrihet marreveshja? Neqoftese ti dhe shoket e tu “patriote” nuk jeni per kete, cili eshte plani juaj? Edhe po qe se Serbia do e nenshkruaj marreveshjen “e detyruar”, une te pyes ty: a eshte mire qe shqiptaret e Presheves dhe Bujanovcit te jene jashte kufijeve tane? Une te pyes ty: Ci duam ne ata Serbe te veriut te Mitrovices brenda kufirit? Valle i duam per ta patur Srbin gjithmone brenda? A e kupton ti zoti Suroi qe konceptet e te drejtave te njeriut qe egzistojne ne Evrope, nuk kuptohe njesoj ne Sebi dhe Kosove?…Serbet tek serbet dhe shqiptaret tek shqiptaret, kjo eshte menyra me e mire per ne. Me ne fund lejome te te them se shkembimi I territoreve nuk eshte i gabuar si ide. I gabuar eshte neqofte se ne humbasim nga ky pazar. Eshte tjeter gje qe ne duhet te vemi ne kete pazar me kerkesat tona maksimale….Ideja e “mundjes totale” te Serbit eshte pjelle e patriotizmit falls.
Mero skuthi i nderyshon djallezisht titullin shkrimit sipas oreksit te tij dhe per te qene gjasme korrekt vendos titullin origjinal ne fund.
Me poshte fragmenti qe hedh poshte nenkuptimin qe Mero kerkon te shperndaje nepermjet ndryshimit te titullit.
Rrjedhimisht, Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen.
Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi për Kosovën si vend që ka zgjedhur rrugë qorre është i pashije.
Kosova, në fakt, po përpiqet të dalë nga rruga qorre ku e kanë futur, mes tjerash, kapësit e shtetit, me të cilët, Tirana zyrtare për fat të keq ka bashkëpunuar në projektin e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë (Nenkupton Thaci dhe Rama)
Kosova pritet që së shpejti ta ketë zërin e vet legjitim të qeverisjes. Atëbotë mund të kontribuojë në një debat që shkon përtej operetës.
Pra Surroi nuk thote qe Kosova eshte ne rruge qorre pse nuk po i shkon pas fijes Rames, por thote qe Rama dhe Thaci nepermjet tentives per ta futur Kosoven ne nje aventure nderrimi territoresh me serbine tentuan ta fusin kosoven ne nje rruge qorre.
Sepse vazhdon te me zhgenjeje ne te ashtuquajturat analiza me theks letrar ky Vetoni duke me lene te dyshoj per thika pas shpine shqiperise e kosoves
A doni ju kosovarët shtet më vete, a doni me u bashku me Shqipërinë? Nëse doni Shqipëri ecni në Minishengen… A,… nëse doni karrike apo kolltuqe zyrtare, vazhdoni kështu ?,se mirë e kini…
Veton,me vjene sinqerisht keq qe nje njeri i dijshem,sic te konsideroj un,te na servir nje pacavure si ky,duket inati qe keni me Ramen prevalon mbi argumentat. Bisedimet per korigjim kufijsh me e pakta tregon se Serbia de fakto njeh Kosoven,rasti do cfrytezuar, nuk dihet sec ndodh neser,kujtoni Palestinen. Bill Klintoni bindi Izraelin per nje mareveshje te madhe me Palestinen, por Jaser Arafati nuk e pranoj, ku jemi sot pas 20 vjetesh, Palestina eshte gati te pranoj gjysmen e atyre qe i dha Billi por rasti njehere vjen. Ku e dime ne si do jet konfiguracioni i Europes dh Amerikes mbas 20 vjetesh,fakti eshte se sot keni bazen Amerikane brenda, dhe nuk ka fuqi qe ju cenon, cfrytezojeni per ti mbyllur njehere e pergjithmon problemete Serbine.
O spiun serb.Meruni me probleme e Kosoves che jo te Shqiperisè.
Sikur pate formuar dhe ti nje parti politike.