Nga Alban Bengasi, avokat*
Rifillimi i hetimeve për Behar Bajri, sipas të gjitha të dhënave të dokumentuara konkludon se është bërë mbi akte hetimore të shtrembëruara në mënyrë të qëllimisht nga policia e Shkodrës dhe oficeri Gentian Berberi.
Konkretisht, rezulton i tjetërsuar akti i ekspertimit teknik të pistoletës së vetëvrasjes ëë Fabjola Hysenit.
Ndonëse konkluzionet e këtij akti, duhet theksuar se provojnë që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ekzekutimit të Arben Tuzit dhe plagosjen e Lulzim Mollës.
Në këtë pikë, policia, prokuroria dhe gjykatat, kanë paraqitur rrethana tërësisht të rreme sikur ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën nën justifikimin se gëzhojat janë të njëjta.
Ashtu siç mund të konstatohet qartë edhe nga faksimile që po vendos në dispozicion më poshtë, nga mbrojtja i është kërkuar prokurorisë dhe gjykatës verifikimi i plotë i aktit të ekspertimit teknik ose kryerja e një riekspertimi balistik.
Kjo me qëllim provueshmërinë e faktit real dhe manipulimet e kryera nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit.
Ndërkohë, edhe pse me depozitimin e kësaj kërkese, të dy këto organe kanë refuzuar të bëjnë verifikimet e duhura.
Në cilësinë e mbrojtësit, në seancën e sotme kërkova përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara, pasi në disa raste qeshte dhe zgërdhihej me kërkesat dhe qëndrimet e mbrojtësve.
Nga ana jonë, u kërkua gjithashtu që të merren si prova materiale edhe pamjet filmike të sallës.
Por nga ana tjetër, gjykata u tërhoq për vendim duke mbyllur shqyrtimin gjyqësor për në orën 15:00 pa respektuar procedurën për shqyrtimin e kërkesës për përjashtim dhe shkelje shumë të rëndë të ligjit procedurial penal.
Po le të ndalemi me konkretisht nga disa nga momentet kryesore të procesit të parashtruara më lart:
-Në datë 01.10.2019, nga mbrojtja është depozituar në prokurori një kërkesë për marrje aktesh të dosjes së Behar Bajrit. Akoma dhe sot nuk na është kthyer përgjigje
-Në datë 18.10.2019 është depozituar në gjykatë kërkesa për zëvendësim të masës së sigurimit personal. Kjo pasi u vërtetua nga mbrojtja që në konkluzionet e aktit të ekspertimit teknik balistik të policisë shkencore, ngjarjet e referuara nga prokuroria dhe gjykata si te lidhura me njëra-tjetrën, në të vërtetë nuk kishin asnjë lidhje.
Ndërkohë, gjyqtarja Ilirjana Olldashi me Vendimin Nr.446 datë 29.10.2019, rrëzoi kërkesen e mbrojtjes dhe nuk kreu asnjë verifikim gjatë gjykimit për aktin e ekspertimit teknik balistik që shfajësonte Behar Bajrin nga përgjegjësia penale, as duke kryer riekspertim balistik dhe as duke i kërkuar Policisë Shkencore përgjigje zyrtare mbi sqarimin e konkluzioneve të aktit të ekspertimit teknik, kërkesa këto që iu drejtuan gjyqtares së hetimeve paraprake.
Nga ana tjetër, në lidhje me një dorëshkrim të së ndjerës Fabiola Hyseni ku sipas prokurorisë thuhet se është gjetur pranë saj në momentin e ngjarjes, ky fakt nuk përbën asnjë dyshim apo provë në ngarkim të Behar Bajrit. Nga prokuroria nuk përcaktohet aspak koha e këtij dorëshkrimi (të saj ose jo) dhe aq më tepër lidhja që ka ky dorëshkrim me vetëvrasjen.
Edhe kjo provë e cila nuk i është vendosur në dispozicion mbrojtjes, si një detyrim ligjor, provon qartazi hetimet e prokurorisë sipas një modeli të para viteve ‘90, ku të drejtat e të arrestuarit “mbroheshin” nga prokurori.
Ekzistenca e një dorëshkrimi pa kohë të përcaktuar të shkrimit në shtëpinë ku është vetëvrarë vajza, nuk tregon për dyshime në lidhje me akuzën kundër Behar Bajrit por veprime të çorientuara dhe të fshehta të prokurorisë për tymnajë hetimore në versionin e parapëlqyer hetimor.
Si rrjedhojë e të gjithë këtyre dokumenteve të renditura njëri pas tjetrit, Behar Bajri vazhdon të mbahet në paraburgim pa asnjë prove por vetëm me fshehje të provave ligjore, që as prokuroria dhe as gjykata qëllimisht nuk i verifikojnë si detyrim ligjor i tyre.
*avokati i Behar Bajrit
O avokat!! Si ka mundesi qe njeriu te vrase veten me plumb qe me pare shpon berrylin dhe pastaj kraharorin??!
Ku e gjete kete teori ti