Sajoi ndarjen e prindërve për të fituar audiencë, këngëtarja "demaskon" Alketa Vejsiun: Nuk janë divorcuar, e kishte për veten e saj ndoshta

31 Dhjetor 2019, 10:30Lifestyle TEMA
Sajoi ndarjen e prindërve për të fituar audiencë,

Sara Bajraktari fitoi çmimin e tretë në “Festivalin e Këngës”. Kur Alketa prezantoi këngën e Sarës u shpreh: “Sara Bajraktari do të këndojë sonte për Ajrin që i mungon.

Po të futemi nën lëkurën e një fëmije që jeton në dramën e dy prindërve të ndarë, mund të dëgjojmë këtë britmë artistike që thotë: Nuk kam ajër”.

Këngëtarja e talentuar, teksa ka qenë e ftuar në “Rreze dielli”, ka hedhur dritë mbi këtë histori. Ajo zbuloi ndër të tjera se prindërit e saj nuk janë ndarë

“Prindërit e mi nuk janë të divorcuar. Kënga është vullnet i lirë, ajo këngë mund të merret edhe si këngë dashurie, për motrën, për vëllain.

Prezantuesja e perceptoi në atë mënyrë. U duk sikur e kishte për mua, por e kishte për veten e saj ndoshta.

Unë ngela e habitur, thashë “kur u divorcuan”. Jam habitur nga kjo gjë”, u shpreh Sara.

 

 

2 komente në “Sajoi ndarjen e prindërve për të fituar audiencë, këngëtarja “demaskon” Alketa Vejsiun: Nuk janë divorcuar, e kishte për veten e saj ndoshta”

  1. ben says:

    Nje rilindase si vejsiu
    Nuk mund te beje ndryshe nga rilindasit e tjere.
    Duhet te mashtrosh nga pak , sepse mashtrimi per rilindjen eshte si ajri ,nuk jetojne dot pa te.
    Po te fusesh ne llogari qe vellain e kesaj qe e kapen me mina me telekomande,shoqja e saj e ngushte eshte tallavaja elvana ndersa nuk le emision pa reklamuar te votuarin e Zogut te Tirones ,Veliajn panorama kompletohet 360 ° me rilindjen.
    A sa bukur ,rilindja .

  2. Zigur says:

    Duhet te tregohesh patjeter kaq loqe ne fund te vitit,dhe salihut ja kalon per nga budallalliku o ben

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje