Të dhënat e zyrës zvicerane të statistikave: Jemi vendi i 3-të më i lirë në Europë

31 Dhjetor 2019, 10:56Ekonomia TEMA

Menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit parashikohet t’i jepet privatit”. Referuar dokumenti të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Kulturës, studio që ka hartuar projektin kërkon decentralizimin e këtij shërbimi, ndërsa merr në konsideratë 2 variante e më konkretisht decentralizimin e plotë ose atë hibrid. Varianti i parë nënkupton që siti dhe të gjitha asetet e tij transferohen nën kujdesin e plotë të privatit.

Ndërkohë që, decentralizimi hibrid parashikon që përgjegjësia i delegohet trustit ose fondacionit, së bashku me disa asete, ndërsa të tjerat mbeten përgjegjësi e shtetit.  Në dokument shtohet se modeli i dytë është më i përdorshëm ,  ndërkohë që listohen edhe disa përfitime dhe risqe që lindin nga decentralizimi i këtij shërbimi.

Kështu, shumica e përfitimeve të lidhura me decentralizimin shihen në spektrin afatgjatë dhe shprehen në kuadër të: Zhvillimit të sitit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së tij, aftësimit të stafit, për të përmbushur potencialin e tyre në periudhën afatgjatë dhe investimeve domethënëse në sit, nëpërmjet financimit të jashtëm, që zakonisht nuk është i disponueshëm nga shteti. Po ashtu, kjo formë menaxhimi ofron sigurimin e së ardhmes së suksesshme ekonomike për sitin, e bazuar te planifikimi i duhur i biznesit dhe menaxhimi financiar.

Ndërkaq, në këto modele menaxhimi janë konstatuar rreziqe, sikurse është zhvillimi me ritëm të shpejtë që e çon sitin në atë nivel ku modeli i tij i biznesit nuk mund ta mbështesë më, stanjacioni i financimit bazë, duke i çuar të ardhurat që kërkohen nga burime të tjera në nivele realisht jo të arritshme apo mbështetje e tepruar në financimet e jashtme të projektit, që, në rast se financimi mbaron, i vendos në rrezik veprimtaritë.

2 komente në “Të dhënat e zyrës zvicerane të statistikave: Jemi vendi i 3-të më i lirë në Europë”

  1. Shvejku says:

    Qenkemi vendi i 3 me i lire ne Europe dhe nuk e kemi ditur?
    Pritni kur te kerkojne azil francezet,gjermanet,zviceranet etj.
    Kjo eshte arritja me e madhe e Rames.

  2. Shvejku says:

    Qenkemi vendi i 3 me i lire ne Europe dhe nuk e kemi ditur?
    Pritni kur te kerkojne azil francezet,gjermanet,zviceranet etj.
    Kjo eshte arritja me e madhe e Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje