Shqipëria “humbet” investitorët e huaj: 113 ndërmarrje turke më pak në vetëm 3 vite

26 Dhjetor 2019, 19:43Ekonomia TEMA

3 vjeçari i fundit ka ulur numrin e investimeve turke në vend. Referuar të dhënave të Instat, numri i ndërmarrjeve 100% të huaja, ka ecur me trend rënës në periudhën 2016-2018.

Përsa i përket vitit 2016, numri i ndërmarrjeve të investitorëve turk në Shqipëri ishte 355. Ndërkohë, një vit më vonë, në 2017, ky numër zbriti në 273, derisa në 2018 mbetën vetëm 242 kompani turke në vend.

Në vetëm 3 vite, sipas raportit të Instat, Shqipëria “humbi” 113 ndërmarrje me pronësi 100% turke. Megjithatë, ajo që vihet re në këtë 3 vjeçar është “luhatja” e bashkëpunimeve mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Në total, viti 2016 pati vetëm 79 ndërmarrje të huaja të përbashkëta, ndërkohë në 2017, ndërmarrjet me pronësi “të përzier” u bënë 160; më shumë se dyfishim, derisa në 2018, ky numër u luhat sërish derisa ra në 132.

7 komente në “Shqipëria “humbet” investitorët e huaj: 113 ndërmarrje turke më pak në vetëm 3 vite”

  1. SHKELZENI says:

    NUK JANE LARGUAR POR JANE CONVERTUAR NE NDERTIMIN E XHAMIVE .
    NE SERBI ERDOGANI INVESTON FINANCIÈREMENT
    NE SHQIPERI NDERTON XHAMI .

    1. Andi says:

      @Shkelzen. Ti o koqe shif BE-ne. Qe i jep Serbise miliona dollare vit per vit. Po leje Turqine. Car ka bere BE per 30 vite ne Shqiperi. Vetem se i ka kthyer shqiptaret ne refugjate te dores se dyte.Dhe e mbushi Shqiperine me droge. Per 500 vjet qe Turqia udhehiqte gjysmen e Botes. Nuk ke pas as luftra boterore as luftra Ballkanike dhe Lindja e Mesme lulezonte . Nuk ishte ne tym e flake si sot.

  2. Zigur Qarri says:

    Nese kjo tabele eshte vertete e sakte,tregon se ekonomia shqiptare ka prekur vijen e kuqe, eshte drejt kolapsit.
    Treguesi me i sakte i suksesit te nje Kryeministri dhe nje Kryetari Bashkie,eshte terheqja e kapitalit te huaj.Tabela tregon minus
    3-4 here.Ikin investitoret,ikin intelektualet me te afte,ikin puntoret me te mire,ikin njerezit me te ndershem,ikin…..ikin shqiptaret!
    Qe kur u largua Z. Shkelqim Cani per tu zevendesuar me Mesuesin gjysmak te anglishtes,Arben Ahmetajn,edhe nje budalla
    (jo budalla militant)nuk e kishte te veshtire te kuptonte,se ku do te katandisej ekonomia shqiptare.Demagogu Edvin Escobar
    D’Rama vetem ka premtuar,dhe kjo shihet si arritje tek militantet!

    1. tori says:

      Zigur djali:Rritja vjetore ekonomike 3.8% nuk perban vijen e kuqe apo kolaps ekonomik por drejtim ekonomik te sukseseshem.Kjo rritje ekonomike per 6 vitet e qeveris Rama eshte me teper se 20%.Per ta sqaruar me teper po te tregoj se rritja ekonomis italiane per 6 vite nuk esht bile as 6%.Vetem nje parti “intiligjente” si PD kto shifra te rritjes ekonomike e sheh si kolaps ekonomik!!!!!!!!!!Prandaj kur te japesh apo te shkruash nje mendim perpiqu ta kuptosh,sepse kto politikan mashtrues per gjithecka e per cdo gje e bejne bile edhe malin e Taraboshit apo Dajtin fushe pjellore e shume ma pjellore se fushat e Myzeqes.TE GJITHA QE TE SHRUVA ISHIN THJESHTE MIQESISHT.GEZUAT VITIN E RI,SHENDET TY E FAMILJES TANDE

  3. Spartakos Thraks says:

    Mos u merzitni që janë larguar, do ti kompesoje të ardhurat Erdogani duke sponsorizuar mbajtjen e shamisë (hixhab) nga gratë siç vepron edhe këtu në Thrake Ksanthi, Komotini, Aleksandropol. U jep shpërblim 400 Euro tek ato që e veshin. Është shumë e konsiderueshme nuk i thonë shaka, ç’na duhen fabrikat ndosin ambientin, do të zgjohemi ç’do dite ne ora 6 të mëngjesit të punojmë 8 orë. Më mirë 400 euro dhe të rrimë, i fusim dhe nja dy dacka gruas që tja marrim dhe ter ditën e kalojmë në klub. O sa mire kjo është jetë.

  4. Ledio says:

    Ky eshte nje tregues per tu lavderuar. Sa me pak Serb, Turq, Arab, Greke ne Shqiperi qofte ne njerez edhe qofte ne investime. Kane 30 vjete qe gjoja investojne a ju a kini pare hairin?

  5. Elton says:

    Sa me pak investime nga te pabeset turq, aq me mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje