Gazetari: Nëse s’arkëton 140 mln euro në 10 vite, koncensionari i Aeroportit të Vlorës do kompesohet nga qeveria

20 Dhjetor 2019, 19:22Ekonomia TEMA

Gazetari Klodian Tomori shkruan se nëse koncensionari i Aeroporit të Vlorës nuk arkëton 140 mln euro në 10 vite, do kompesohet nga qeveria.

“Plot 140 milione euro do t’i garantoje qeveria koncesionarit privat qe do te ndertoje aeroportin e Vlores. Keto jane vetem per 10 vitet e pare te operimit.

Edhe sikur mos te fluturoje asnje avion ne Vlore, prape privati ka minimalisht 140 milione euro te ardhura te sigurta. Sepse edhe nese nuk arketon nga tarifat, ja paguan buxheti. Te gjithe riskun e merr shteti, domethene taksapaguesit. Koncesionari fut ne xhep fitimet.

Askush nuk e di se sa do jete kostoja e ndertimit te Aeroportit. Qeveria e ka hapur tenderin pa studim te mirefillte fizibiliteti. Kjo eshte nje tjeter thagme. Kane marre nje studim te para dy vjeteve, qe kontraktoi Autoriteti i Aviacionit per ndertimin e nje aeroporti ne Jug me vend te papercaktuar. Kete studimin e kane perditesuar dhe ja kane veshur Vlores.

Megjithate, paraprakisht eshte thene nje kosto ndertimi nga 80-100 milione euro. Kaq do t’i kushtoje koncesionarit. Qeveria i garanton 140 milione euro kthim ne 10 vitet e para. Dmth 40-60 milione euro mbi koston e ndertimit. Pastaj ja le shfrytezimin falas per 25 vjet te tjera.

Gjithmone eshte e njejta skeme. Asnje risk privati, te gjithen riskun per qytetaret. Keto jane koncesione si ato te Afrikes se Jugut ne epoken para Mandeles. Te gjitha. Po te pakten atje ne Afrike qeveria nuk ja shiste me shoë kontratat gllaberuese popullit. E benin dhe kaq. Me e ndershme ashtu”, shkruan ai.

6 komente në “Gazetari: Nëse s’arkëton 140 mln euro në 10 vite, koncensionari i Aeroportit të Vlorës do kompesohet nga qeveria”

  1. Operacioni Zjarri says:

    Po sa ta kuptojne koqet e Shqiperise se ceshte Rilindja. Jemi kthyer ne skllever. Hendeku ndermjet te pasurve dhe te varferve eshte thelluar ne menyre te frikshme

    1. Neveri says:

      Eshte kriminale dhe korruptive qe koncesioni per aeroportin t’i garantohet fitimi i plote nga qeveria firmes fituese!
      Pse duhet te ndertohet kur nuk paska interes?
      Firma qe e merr persiper duhet t’i beje vete llogarite e jo t’ia beje qeveria jone!
      Rama ka bere disa koncesione te tilla qe per mua duhet te dale para gjyqit per shperdorim te parave te shqiptareve!

  2. genti says:

    Eldorado!
    Pastaj nuk kuptohet, si nje vend me rrogen e punetorit 200 euro ne muaj, nderton me kosto te njejta ose me lart sesa vendet me rroga minimale 2000 euro. Persse merren per baze kostot e kompanive te huaja, qe perfundimisht vetem pak eksperience me shume mund te kene. Per kete shteti te marre kompani vendase dhe pak konsulence te huaj per 1 milion (dmth 1000 dite pune nga 1000 euro dita) dhe ja, u be aeroporti. Vjedhje ne mes te dites, e pandalur. Deri kur keshtu?
    Duhet dalur neper rruge, duhet bere greve e pergjithshme, administrata, bizneset, dyqanet e bukes, kafet. Te mbyllen te gjitha ne shenje proteste, 3 dite. Po nuk u ndal qeveria, te vazhdojne te rrine te mbyllyra. Gjoba te papara, denime me burg, vjedhje e paskrupullt. Boll! ( per te mos thene Mjaft)

  3. Vladimir says:

    Jemi ne pike te hallit.
    Druaj qe edhe me keto kushte, nuk do te afrohet njeri ta marri persiper.
    Autori i shkrimit ne vend te qortimeve, do qe mire te sillte nje pervoje apo diçka nga studimet e veta se si mund te behej me mire.
    Nje investim si ky, qe te jete i sukseshem, ka nevoje per shume koridore infrastrukturore, por projektuesit e Superstrades se sapohapur, duke zgjatur e zgjatur gjurmen e rruges, e kane larguar Tiranen 10 km nga aeroporti, pa bere llogarite se sa do te kostonte me shume ti binin drejt dhe sa do t’ju kostojne shqiptareve ne vite keto 10 km plus.
    Po ashtu eshte urgjent Rrogozhine-Tirane (Thumane) dhe Koridori 8, qe te sigurohet eficenca e ketij investimi.

  4. Www says:

    Klodiani ende me ekonominë politike m-l!
    Koncensioni është prkatikë ekonomike kapitaliste.
    Në se Klodiani njeh dikë, që të investojë 100 milion nga paratë e veta, pa patur garanci…
    Në kohën para Mandelës, Klodian, Afrika e jugut nuk ka qenë ashtu si e përshkruante gazeta “Zëri i Popullit”

  5. Nik says:

    Njè pèrgjigje pèr komentin e Vlamidimirit i cili me tè drejt i kèrkon gazetarit arsyet .Po plotèsoj ato qè i ashtuquajturi gazetar nuk èshtè nè gjèndje tè shpjegoj.Jo mè shumè se tre vjet nè itali u mbyllèn disa aeroporte pèr tè vetmen arsye ishte se;nqse pèr çdo vit nuk ka qarkullim mbi 1 miljon pasagjer aeroporti mbyllet.SIç pèrmendet nga gazetari borxhet ndaj privatit do ti paguaj shteti,pèr sa kohè shteti do tè paguaj privatin e dyta,ja vlenndèrtimi i njè aeroporti pa u bazuar nè fakte konkrete ekonomije qè tè bind opinionin publik etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje