Shqipëria ka njohur një rritje të ndjeshme të importeve nga Turqia këtë vit.
Referuar të dhënave zyrtare të Instat, rezulton se Shqipëria ka importuar nga Turqia në nëntor të këtij viti mallra në vlerë 6.2 miliardë lekë,duke njohur një rritje me 1.4 miliardë lekë më shumë sesa në nëntorin e vitit të kaluar.
Po ashtu, edhe në rang vjetor importet nga Turqia rezulton se kanë njohur një rritje të fortë. Nëse në janar-nëntor 2018 importet ishin 48.5 miliardë lekë, në janar-nëntor 2019 ato u rritën në 54.8 miliardë lekë.
Por çfarë po importojmë më shumë nga Turqia?
Referuar të dhënave të INSTAT, ndikimin më të madh në rritjen e importeve e ka pasur grupi minetare e lëndë djegëse ku këtë vit janë importuar 4.4 miliardë lekë më shumë se në 11 mujorin e vitit të kaluar.
Një rritje të ndjeshme ka pasur edhe importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve ku këtë vit janë importuar 2.4 miliardë lekë.
Ndërkohë, Turqia është një treg i rëndësishëm për importuesit e rrobave nga Shqipëria.
E në fakt, nga ky grupmallrash,Shqipëria rezulton se ka marrë 1 miliardë lekë më shumë se në vitin e kaluar. Ndërkohë, Shqipëria ka importuar 1 miliardë lekë më pak makineri dhe pajisje.
Po me planin e xhamive si po asht situata, a po kemi rritje?
Me shume ka xhami te Edoganit se kisha te Janulles
mall turk, ska vdekje thone shqipkaret. Mire rreckat po ky vend i mallkuar importon edhe kulture nga turqia
Me mire rrecka,tulla,qymyrr grek se eshte mall kristjan.kualitet i mire
Kot nuk I thojn “mall Turk “??? po normal po kush ben bisnes me ne o aman po kta pra Turku Kina
Tregtarët vazhdojnë të blejnë produkte të lira nga rrugët e Laleli. Ata nuk sjellin mallra cilësore sepse duan të fitojnë 3 herë më shumë fitime. Tani markat turke filluan të hyjnë në treg. LCWaikiki erdhi 5 vjet më parë. Tani mbërriti TEPE HOME. Kam vizituar dyqanin brenda ndërtesës EMIGRES afër Citypark. U dashurova me produktet shtëpiake. Shkoni dhe kontrolloni produktet dhe mendimi juaj për ‘Made in Turkey’ do të ndryshojë menjëherë.