Edhe në 2018, shqiptarët më të varfrit e Europës

13 Dhjetor 2019, 18:50Ekonomia TEMA

Asgjë  nuk ka ndryshuar. Shqipëria bashkë më Bosnjën sipas Eurostat, mbeten dy vendet më të varfëria të Europës. Matjet për 2018 treguan se të ardhurat për frymë  janë sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian.

Nga të dhënat e publikuara dje në krahasim me një vit më parë, ka një përmirësim të lehtë, pasi treguesi është rritur me 1 pikë përqindje, në raport me vitin e mëparshëm, ndërsa në 2017-n ishte 29%.

Por në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, Shqipëria renditet e fundit e vetme, me 38% të mesatares europiane (Bosnja e ka këtë tregues 38%).

Për të ardhurat për frymë në rajon, në vend të parë është Mali i Zi, me 48% të mesatares Europiane, e ndjekur nga Serbia (39%), Maqedonia (37%).

Për konsumin individual për frymë, sërish e para është Mali i Zi, me 58%, Serbia (48%), Maqedonia e Veriut (41%).

Prej vitesh, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, nuk po arrijnë të bëjnë para në të ashtuquajturin procesin e konvergjencës që nënkupton një rritje më të shpejtë me  vendet e zhvilluara në mënyrë që t’i afrohen sa më shumë mesatares së tyre.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit “jeta në tranzicion” konstatonte se Shqipërisë mund t’i duhen 80 vite që të kapë mesataren e vendeve të zhvilluara të OECD në të ashtuquajturin proces të konvergjencës.

Sipas Eurostat, Konsumi Individual Aktual (AIC) është një masë e mirëqenies materiale të familjeve. Përgjatë shteteve anëtare të Eurozonës në vitin 2018, AIC për frymë, e shprehur në paritetin e fuqisë blerëse (PPS) ndryshonte nga 56% e mesatares së Bashkimit Evropian (BE) në Bullgari në 134% në Luksemburg.

Këto të dhëna, të publikuara nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Europian, bazohen në paritetin e fuqisë blerëse të rishikuara dhe shifrat e fundit të PBB-së dhe popullsisë.

Dhjetë shtete anëtare regjistruan një konsum për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2018. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 34% mbi mesataren e BE-së, përpara Gjermanisë (20% më lart). Ata u pasuan nga Austria, Danimarka, Belgjika, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Suedia dhe Franca me nivele prej 7 deri 17% mbi mesataren e BE-së.

Konsumi për frymë për katërmbëdhjetë shtete anëtare vendoset midis mesatares së BE-së dhe 30% më poshtë. Në Itali, Irlandë, Qipro dhe Spanjë nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Lituania, Portugalia, Çekia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më poshtë. Sllovenia, Greqia, Polonia, Estonia, Sllovakia dhe Rumania ishin midis 20% dhe 30% nën mesataren. Katër shtete anëtare regjistruan konsum për frymë më shumë se 30% nën mesataren e BE-së. Letonia, Kroacia dhe Hungaria ishin midis 30% dhe 40% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte konsum për frymë më shumë se 40% nën mesataren e BE.

Gjatë tre viteve të fundit, AIC për frymë në raport me mesataren e BE mbeti relativisht e qëndrueshme në shumicën e shteteve anëtare. Sidoqoftë, rritje të dukshme janë regjistruar në Rumani (71% e mesatares së BE në 2018 krahasuar me 65% në 2016), Sllovaki (73% kundrejt 68%) dhe Lituani (89% kundrejt 85%). Në të kundërt, uljet më të dukshme janë regjistruar në Suedi (108% në 2018 kundrejt 112% në 2016) dhe Francë (107% kundrejt 110%).

Në vitin 2018, PBB për frymë shprehur në Paritetin e Fuqisë Blerëse (PPS) varionte midis 51% të mesatares së BE në Bullgari dhe 261% në Luksemburg.

6 komente në “Edhe në 2018, shqiptarët më të varfrit e Europës”

  1. sand says:

    e ke gabim, lajmi i sakte eshte qe deri ne 2068 do jemi me fukarenjte e botes.

    1. Kalec Dega says:

      Jo bre?! Pse na i morri Gjermania…a si kini pa dritat qe ndricojne si fanar te ndertimit socialist te qeverise me te korruptuar dhe shtetit me mafjoz qe ka pare Shqiperia dhe me keq e tmerr se qeveria Berisha.

      1. Raimond vlonjati says:

        Po natyrisht do jemi me te varferit ,
        sepse ky hajdut Kryeminister me taksat e Shqiptareve e shtron nje ruge fshati ,( Orikum-Dukay) prej 15 Km , per 80 milion dollare ,

        Ky Kryeminister vjedh copen e bukes nga goja e femijeve shqiptare dhe ua jep Milionereve dhe Zahos se tij

  2. realisti says:

    Kur ka qene Shqiperia vendi me i pasur i europes? Ne mos me i pasur te pakten te kete hyre ne teteshe /

  3. O says:

    Ne 1996 Shqiptart ishin ma t’pasunit e evrops me paret e Sudes.

    Rrofte Sali Berisha!!

  4. Spartakos Thraks says:

    Kush është fajtori për këtë gjendje?
    Gjatë epokës së socializmit u ndërtuan me qindra fabrika të industrisë së lehtë, pothuajse në çdo qytet kishte të paktën dy fabrika dhe nuk përmend kombinatet se ato që ti mbash hapur është e vështirë për shumë arsye të ndryshme. Çfarë berem ne në vitet e para të demokracisë…… I mbyllëm, jo vetëm i mbyllëm por morëm edhe hekurin nga kollonat e betonit, tullat, gurët, dmth çdo material duke i shkatërruar komplet. Cfarë ndodhi në atë periudhë ndodhi, dhe prapë nuk vumë mend. Cfarë nuk berem në vitet e më pasme?Besonim çdo mashtrues që na ofronte të ardhura pa punuar dhe shitëm edhe lopën e vetme, kështu ngelem edhe pa qumësht, të paktën shisnim ndonjë pagure dhe diçka lëvizte. Arsye tjetër,
    politikanët duhej që të vinin kushte në të gjithë ata që u lëshuan një gare se kush do ta bënte më të lartë minaren apo kambanarene, kush do të bëjë më shumë kisha e kush xhamia. E mirë është si kisha dhe xhamia por duhet edhe ndonjë fabrikë që të punojnë besimtarët. Këtu e humbëm lojën se ata para kanë, ose i kanë dhënë paratë dhe dikush i ka futur në xhep të vet. Dhe shumë të tjera që duhet shumë kohë për të bere analizë. Këto duhet të kuptojnë politikanët nqs e duan popullin se është gjynah mbas 30 vitesh demokraci të jetë në këtë gjendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje