Kompanitë e huaja, që veprojnë në Shqipëri kanë transferuar një nivel rekord fitimesh për 9 muajt e këtij viti. Sipas të dhënave të raportuara nga Banka e Shqipërisë, në Bilancin e Pagesave, zëri i investimeve dalëse, që kryesisht është transferim i fitimeve, arriti në 380 milionë euro, me një rritje prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave historike, ky është niveli më i lartë i fitimeve të transferuara, duke ia kaluar dhe periudhën 2008-2010, kur ky tregues ishte shumë i lartë për shkak të fitimeve të mëdha të kompanive të telefonisë celulare, që kishin norma kthimi që i kalonin 50%.
Banka e Shqipërisë thotë se në tremujorin e tretë, fluksi dalës prezantohet në formën e pagesave të dividendëve dhe fitimit të riinvestuar (115 milionë euro), pasojë e zgjerimit të fitimit të kompanive me kapital të huaj që operojnë në vend. Në të njëjtën kohë, pagesat e interesave shënuan nivelin 25 milionë euro.
Por, krahas rritjes së fitimeve nga kompanitë e huaja, që tjetër arsye që ka nxitur transferimin e tyre, lidhet me një lehtësi fiskale të ndërmarrë nga qeveria, sipas së cilës, bizneset do të tatoheshin me 8% për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë (nga 15% që ishte më parë), përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që: tatimi që u përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.
Kjo nxiti një valë shpërndarjes së fitimeve të mbartuara nga kompanitë e huaja.
Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, të ardhurat nga dividendi në janar-shtator të këtij viti ishin rreth 11 miliardë lekë (90 milionë euro), me trefishim në raport me vitin e mëparshëm. Kësaj shume i korrespondon një fitim i shpërndarë prej 137 miliardë lekësh (rreth 1.1 miliardë euro), bazuar në një nivel dividendi prej 8%.
Kompania që bëri shpërndarjen më të madhe të dividend ishte Telekom Albania. Në prill të këtij viti, Telekom Albania, operatori i dytë i telefonisë celulare në vend, ka vendosur që të shpërndajë 50 miliardë lekë (400 milionë euro) si dividend për aksionerët e Cosmote Mobile Telecommunication. Shoqëria ka një fitim të grumbulluar të pashpërndarë në formën e rezervave, nga vitet 2001 deri në vitin 2010 dhe që tani do të shpërndahen në formën e dividendit për aksionerët. Operatori i telefonisë celulare ka derdhur 2 miliardë lekë pagesë në shtet si tatim mbi dividend.
Përfituesi i dytë më i madh ishte Banka Kombëtare Tregtare, që ka derdhur 193 milionë lekë pagesë për dividend, i ndjekur nga Tirana International Airport, me 158 milionë lekë, Raiffeisen, 67 milionë lekë, sipas tatimeve. Këto katër kompani janë me kapital të huaj dhe kishin më shumë se 500 milionë euro fitime të pashpërndara.(Monitor)
Po cfare rendesie marrin keto lajme kur dihet se vendi eshte ne Statusin e nje kolonie? Lajmi vec se rrit stresin e te genjyerve per sistemin, e te shgenyerve per startin ne nisje (hahaha…), e te braktisurve, e te pambrojturve.
Jane mbi 80 shkolla, universitete dhe kolegje Turke ne Shqiperi me 500 nxenes, me 3 mij €uro ne vit = 120 miljo €uro te pakten drejt Turqis,
Pa llogaritur AlbTelekom, Metalurgjik, Hidrocentrale, Spitale klinika, Turizem ne Turqi, Aeroport, Koncensione, Banka BKT … Sa para vijne nga emigrantet Shqiptar ne Turqi ??? … 0 emigrant ekonomik × 300 €uro= 0 €uro.
###
Raporti i importit dhe i eksporit te financave eshte skandaloz negativ. Pa llogaritur “hemoragjin” e mijera te rinjve Shqiptar ne sherbim te Sulltanit per xhihad me tranzit nga Turqia.
###
Kjo nuk ndodh me as nje shtet tjeter Europian ku emigrantet me shume importojn financa ne Shqiperi se sa exportojne bizneset e shteteve perkatese jashte Shqiperis.
###
Ja pra sa qarte duket se kush po na ndihmon dhe kush na shfrytezon.
Duhen taksa dhe të investojn.
shteti ne sherbim te zamirit…germoni pak dhe do gjeni kush eshte pronari i vertet i telekom albania…oligarket e rames qe ben sikur nuk kupton nga vjedhja…
Normal se tatimin ja bene sa nje kothere buke…..w sigurt qe eshte bere ne interes te tyre…….vendi humbi shume me qindra milion…..ka pasur lobim.
Me kete lajm do te thote qe shqiperia ka hapur shalet ndaj kompanieve te huaja, te cilat ne vendet e tyre te origjines kane nje fitim minimal se paguaje shume taksa, ndersa ne shqiperi kane lehtesira artificiale tatimore, qe do te thote ky fitim qe realizohet ne shqiperi ne vendet e tyre duhen 20 vjet, pirdh o shtet pirdh, korrupsioni ben qe lehtesirat fiskale per keto kompani te perkthehet ne fitime per ministrat dhe kryeministrat shqiptare. Kur do behemi shtet qe mendon per popullin tone ?????????????????????, mbase pas 200 vjetesh kur te jete zhdukur kjo fare e keqe qe ka mbire ne politiken dhe administraten fiskale shqiptare. Ptuuuu fare e keqe
Dy kushurinjte e mi me shkolle kuzhine njeri dhe tjetra me kurs parrukerie dhe eksperience 10-15 vjecare ne Shqiperi kur shkuan ne Itali u detyruan nga autoritetet atje te benin kurset ne Itali per te hapur aktivitet privat.Kurse ketu te ne vijne dhe italiane qe ne vendin e tyre ishin puntore ndertimi ose mekanik dhe hapin restorante.Duhet ta bejne kursin ne Shqiperi po ne kemi shtetar dhe ligjvenes qe nuk bejne interesin e vendit.