“Shitet apartament i pa dëmtuar nga tërmeti”, ja si e ka ndryshuar tërmeti “marketingun” e banesave

16 Dhjetor 2019, 14:45Ekonomia TEMA

Një mënyrë e re lajmërimi për shitjen e banesave ka nisur në Tiranë.

Një qytetar, me anë të një njoftimi shkruan “shitet apartament 3+1 tek Gjykata”, por ajo çka bie në sy, pas kësaj, është “i pa dëmtuar nga tërmeti”, e më poshtë shkruan numrin e tij/saj të telefonit.

Shqipëria është një zonë me sizmicitet të lartë. Në historinë e saj janë regjistruar tërmete të fortë që kanë marrë qindra jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar mijëra banesa.

Kujtomë se tërmeti i fortë i 26 nëntorit shkaktoi tragjedinë më të madhe në vend në dekadat e fundit, ku 51 persona mbetën të vdekur, ndërsa mijëra banesa janë shembur.

E tashmë ka nisur frika për shitjen e banesave dhe njerëzve ju duhet të sigurohen se çdo kolonë e shtëpisë nuk do të lëvizë nga tërmeti i radhës, sado i fortë të jetë ai!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje