Nëse të ardhurat e një personi që jeton vetëm në Shqipëri janë nën 120 euro në muaj ose rreth 16 mijë lekë në muaj, atëherë ky person automatikisht është i varfër sipas përcaktimeve kombëtare të INSTAT për fenomenin e varfërisë i vlerësuar së fundmi ne një anketë të posaçme. Ndërsa një familje me katër persona konsiderohet e varfër nëse ka të ardhura 34 mijë lekë në muaj ose rreth 270 euro.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 23 për qind e popullsisë së vendit ose 671 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin e varfërisë.
Sipas INSTAT kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përfaqëson të ardhurat më të ulta vjetore të disponueshme që një person të mos konsiderohet i varfër. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër është përcaktuar në 60 % e të ardhurave mesatare te të gjitha familjeve në rang vendi.
Për të matur treguesit e varfërisë INSTAT anketoi në vitin e kaluar7.582 familje. Treguesit e varfërisë sipas kësaj bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtareve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.
Një tjetër tregues që INSTAT mat është ai i shërbimeve që popullsia mund të përballojë. Sipas vrojtimit të INSTAT u gjet se 38 për qind e popullsisë së vendit ishte e privuar materialisht. Kategoritë e privimit material përfshijnë
1.Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;
2.Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia;
3.Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;
4.Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;
5.Pamundësia financiare për të përballuar një telefon (duke përfshirë telefonin celular);
6.Pamundësia financiare për të pasur një TV me ngjyra;
7.Pamundësia financiare për të pasur një makinë larëse;
8.Pamundësia financiare për të patur një makinë;
9.Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme.
Ka edhe me keq.Me 6000 leke ne muaj dhe nuk ngopen asnjehere me ushqim,por jane gjithe kohen te uritur.
Askush nuk do te punoje ne privat. Te gjithe duan pune ne shtet ose te ikin jashte shtetit. Sidoqofte kafenete dhe restorantet jane plote.
undefined
Keto jane te dhena mashtruese dhe nuk tregojne realitetin,bile as qe u afrohen atyre!
Nga 9 pikat e caktuara nga INSTAT,une pensionisti,qe marr sot 40 mije leke pension te posacem ne muaj nuk arrij te plotesoj 5 nga ato pika!
Po ata qe marrin me pak se une?
Si e nxoret ju te ardhuren 120 euro ne muaj si kufirin e varferise?
Te gjithe pensionistet,invalidet,te pa punet,te ngujuarit nga gjakmarrja etj kurre nuk mund te plotesojne shumicen e ketyre pikave,pra i bie qe te varfer ne Shqiperi jane te gjithe ata qe kane me pak se 500 euro te ardhura ne muaj,sepse cmimet ketu jane katastrofike,gati sa ne shtetet me te pasura ne bote,ndersa te ardhurat me te vogla se ne Kosove!
Ne se duan te na mbushin mendjen,qeveritaret le te percaktojne MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT dhe do te shikojne se do t’u shkaterrohet tere piramida fallco e pagave dhe pensioneve!
Pershendetje!
I lexova me kujdes treguesit qe INSTAT mat kufirin e varferise.Nga te 9 pikat qe keni publikuar une nuk plotesoj asnje.
Pune te mbare Ju uroj!