“Rindërtimi”, Shqipëria përshpejton daljen në tregje të Eurobondit 500 milionë euro

17 Dhjetor 2019, 17:49Ekonomia TEMA

Qeveria ka hapur tenderin për të përzgjedhur konsulentin, i cili do të asistojë për daljen e saj në tregjet ndërkombëtare në fillimi të vitit të ardhshëm për emetimin e një Eurobondi të ri me vlerë 500 milionë euro.

Afati i maturimit të një pjese të Eurobondit ekzistues është duke përfunduar, çka ka detyruar Ministrinë e Financave që të përshpejtojë procedurën për emetimin e një të riu, i cili do të rinovojë një pjesë të të vjetrit, ndërsa afro 200 milionë euro janë Eurobond i ri.

Burime pranë këtij institucioni thonë se edhe financimi i projekteve të rindërtimit pas tërmetit kërkon rritje të huamarrjes publike, duke e bërë të pashmangshëm përshpejtimin e procesit për marrjen e borxhit në tregjet ndërkombëtare.

Për konsulentin është hapur një tender ndërkombëtar dhe asistenca llogaritet të kushtojë 200 mijë euro.

Ministria e Financave kërkon konsulencë në aspektet juridike dhe fiskale të emetimit të letrave me vlerë duke synuar tregje të Amerikës së Veriut dhe vendeve të zhvilluara europiane.

Kjo është hera e katërt që qeveria po përdor si instrument për marrjen e borxhit daljen në tregjet ndërkombëtare.

Risku i Eurobondit lidhet me normën e interesit që ofrojnë investitorët, por nga ana tjetër nuk ezauron fondet e bankave për t’i dhënë borxh qeverisë dhe i jep asaj mundësi të marrë hua në një shumë më të madhe.

Herën e fundit, në vitin 2017-ë norma e interesit të tij shkoi në 3.55%.

1 komente në ““Rindërtimi”, Shqipëria përshpejton daljen në tregje të Eurobondit 500 milionë euro”

  1. 17nentori says:

    Jo te marri shteti borxh per te rregulluar shtepite… por shtepite te marrin borxh per tu rregulluar vete.
    Shteti mund te krijoje nje fondacion qe te marri ne pronesi aty ku do te ri-ndertohet dhe ky fondacion pastaj i ndare me vec nga borxhi publik… mund te marri huate qe do dhe jo shteti.
    Prape duhet manaxhuar borxhi por fondacioni te tijat dhe buxheti te tijat…. dhe mos ti bejme lesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje