Pse na leverdis Aeroporti i Vlorës?

20 Dhjetor 2019, 16:32Ekonomia TEMA

Aeroporti i Vlorës, i cili do të nisë të ndërtohet më 31 maj 2020 e do të nisë nga puna më 2024-ën, parashikohet të jetë një motorr zhvillimi për gjithë ekonominë shqiptare në tërësi e në veçanti për sektorin e turizmit.

Këshilli Botëror i Turizmit parashikon 6,2 % rritje të drejtpërdrejtë të PBB-së në 2027 nga një investim i tillë. Po ashtu parashikohet që VIA (Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës) të sjellë 30 mln euro të ardhura në vit. VIA do të rrisë nivelet e performancës dhe shërbimeve aeroportuale.

Dhe impakti i menjëhershëm në ekonomi, është rritje me 10% të asaj zone ose 0,5% të PBB-së për frymë, 20-25 % rritje të punësimit.

Sipas studimit të fizibilitetit nga kompania konsulente Seed Consulting, studim i rifreskuar në dhjetor 2019, nga tre ditë survejime dhe rreth 553 intervista në Aeroportin “Nënë Tereza” ka rezultuar se 15% e pasagjerëve janë të interesuar për të përdorur aeroportin e ri.
Parashikimi i rritjes së trafikut është i lidhur ngushtë me rritjen e PBB-së dhe popullsisë së vendit.

Në bazë të parashikimeve të bëra nga Fondi Monetar dhe Banka Botërore Konsulenti ka përllogaritur rritjen e PBB-së për vitet e ardhshme.

Të dhënat tregojnë se numri i pasagjerëve në transportin ajror ka ardhur gjithmonë në rritje dhe krahasuar me degët e tjera të transportit, transporti ajror i pasagjerëve ka pasur ritmet më të mëdha të rritjes në Shqipëri.

Numri i pasagjereve që përdorin transportin ajror është rritur nga 784 mijë në vitin 2005 në 2 mln e 630 mijë në vitin 2017. Ritmet mesatare të rritjes së trafikut ajror të pasagjerëve prej vitit 2005 deri në vitin 2017 janë me rreth 11% në vit.

Një ndikim të madh në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve ka pasur dhe emigracioni shqiptar dhe liberalizimi i vizave me komunitetin europian. Rreth 30% e popullsisë së Shqipërisë jeton jashtë kufijve të vendit duke bërë të domosdoshme dhe të mundshme nga pikëpamja financiare udhëtimet në Shqipëri duke përdorur transportin ajror.

Megjithatë numri i udhëtimeve duke përdorur trafikun ajror në Shqipëri është i ulët në krahasim me vendet e tjera europiane. Aktualisht numri i udhëtimeve (vajtje ardhje) nga dhe për në Shqipëri për banorët rezidentë është 0.29, ndërsa vendet e zhvilluara kanë rreth 1.5-2 udhëtime për banorë. Duke parë këto tregues kuptohet që edhe rritja e trafikut ajror të psasagjerëve do të vazhdojë të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

Eksperienca ndërkombëtare ka treguar që ka një lidhje të ngushtë ndërmjet rritjes së PBB-së, popullsisë dhe rritjes së trafikut ajror të pasagjerëve.

Me rritjen e PBB-së dhe për rrjedhojë dhe e PBB/capita ka një rritje të numit të udhëtimeve ajrore të pasagjerëve.

Edhe eksperienca shqiptare ka vërtetuar të njëjtin fenomen. Me rritjen e PBB kemi një rritje të menjëhershme të numrit të pasagjerëve të transportit ajror.

Eksperienca e deritanishme ka treguar që rritja vjetore e PBB ka qenë mesatarisht rreth 3.5% në vit ndërsa rritja e numri të pasagjerëve të transportit ajror ka qenë 10.6 % në vit.

Pra, rritja e pasagjerëve është rreth 3 herë sa rritja e PBB-së të Shqipërisë.
Parashikimi i trafikut të pasagjerëve të huaj dhe vendas që do të përdorin transportin ajror është bazuar mbi parashikimin e rritjes së PBB-së. Mbi këtë bazë Konsulenti ka përgatitur skenarët e zhvillimit dhe rritjes së transportit ajror të pasagjerëve .
Alternativat e rritjes së trafikut ajror janë 3: skenari bazë, skenari optimist, dhe ai pesimist.

Këto skenarë kanë marrë parasysh situatën specifike në Shqipëri:

-Heqja e kufizimeve të tregut nga rishikimi i Marrëveshjes së Koncesionit të Aeroportit TIA;

-Potenciali turistik i Jugut të Shqipërisë dhe Strategjia e Turizmit të Shqipërisë;

-Rritja e numrit të pasagjerëve në aeroportin TIA përtej parashikimit të Master Planit 2015;

-Potenciali i linjave Lwo-Cost pr Shqipërinë

Skenari Bazë ka ndjekur trendin e pasagjerëve në Shqipëri ku rritja e trafikut të pasagjerëve është përtej pritshmërive dhe parashikimeve.

Skenari Optimist i ka konsideruar të gjitha sa më sipër në mënyrë pozitive duke marrë të mirëqenë rritjen e numrit të strukturave turistike në jug të Shqipërisë dhe tërheqjen e kompanive me kosto të ulët për shkak të politikave nxitëse të aeroportit të ri. Ngopja e aeroportit TIA do të drejtojë gjithashtu një pjesë të mirë të kërkesës në rritje për fluturime çarter në aeroportin e Vlorës.

Nga ana tjetër, Skenari Pesimist ka konsideruar mungesën e zhvillimit të kapaciteteve turistike në të njëjtin ritëm me kërkesën turistike në zonë. Skenari pesimist gjithashtu merr në konsideratë çdo ngadalësim të rritjes së numrit të pasagjereve të transportit ajror.

Në skenarin bazë koeficienti i korrelacionit të PBB-së me rritjen e numrit të pasagjerëve është parashikuar të jetë 2 ; në skenarin optimist është parashikuar të jetë 3 ndërsa në skenarin pesimist 1.5.

Në skenarin bazë rritja e trafikut për 10 vitet e para do të jetë 7.9 % ndërsa në dy dekadat e tjera parashikohet të jetë respektivisht me 7% dhe 5.4 % .

Sipas parashikimeve të skenarit bazë numri total i pasagjerëve në vend do të rritet nga 2.8 milionë në vitin 2019 në 18 milionë në vitin 2048 ndërsa për skenarin optimist në 26 milionë udhëtarë dhe 10 milionë në skenarin pesimist.

Ndërsa numri i udhëtimeve për banor do të rritet nga 0.29 në 2.2 në vitin 2048 nivel i krahasueshëm me nivelin e sotshëm të vendeve të zhvilluara europiane.

Gjatë periudhës së verës, sezoni i pikut, numri i pasagjerëve është rreth 1.334 mijë me një mesatare mujore prej 266 mijë udhëtarë, ndërsa në periudhën tjetër të vitit numri i pasagjerëve arrin në 1 473 mijë.

Diferenca prej 82,671 pasagjerësh për muajt e verës janë turistë, një përqindje e caktuar e të cilëve parashikohet të frekuentojnë zonen e jugut të Shqipërisë nga Vlora në Sarandë.
Në bazë të inervistave të bëra rreth 15 % e pasagjerëve janë nga zonat e influencës të aeroportit të ri.

Megjithatë Konsulenti për Aeroportin e Vlorës ka supozuar që vetëm gjysma e tyre do të përdorë aeroportin aty. Lidhur me pasagjerët të konsideruar turistë parashikojnë që rreth 20 % e tyre do të përdorin Aeroportin e Vlorës.(SI)

7 komente në “Pse na leverdis Aeroporti i Vlorës?”

  1. Drejtesi says:

    Kocka e radhes nga Rama, per te mbuluar deshtimet e tij. Me vjen keq vetem per superkaosin, po nga nje popull qe pjell vetem kaos nuk pret dot me shume.

  2. D. says:

    S i nuk kini turp. Po harruat TEC-in e Vlores 100 milione euro dhe ka 15 vite pa u vene ne pune ? Apo Lul Bashen per Rrugen e Kombit, qe do fitonim 80 milione euro ne vit ? Rruga ka 13 vjet e spo mbaron akoma.
    Injorante te ndyre qe nuk guxoni te vini as emrin.

  3. Etv says:

    Wiz air Oher- Viene dhjetor vajtje ardhje 3500 leke….wiz air Tirane-Viene 190 euro dhjetor

  4. Ada says:

    Ama Ylli Gjoni e ka bere fisibilitetin !!!???? Ish drejtori i ARRSH kur u vodhen parate e rruges se kombit dhe ngelen skarpatat pa mbrojtje e urat pa mbaruar ????

  5. pilo says:

    Nuk e ka be vetem Ylli Gjoni vetem. E ka bo bashke me Ervin Minarollin. Pyeteni Drejtorin krislen keri dhe nuk do ta kundershtoje. Bashke jane Rilindje dhe PD

    1. Ada says:

      Keta nuk i njoh me thene te drejten po njoh ortakun tjeter te Yllit Alban Eftimin is shefin e urbanistikes per 9 vjet te bashkise Tirane kur kryetar ishte naltmadheria e tij. Diteziu Alban e nisi shkollen ne 1989 dhe e bitisi ne 2000 kur rektore kishte mamane ne kundershtim me rregulloren e athershme qe nese kishe 10 vite dhe akoma nuk ishe diplomuar automatikisht te hiqej e drejta.

  6. Orli says:

    Une mezi pres te behet aeroporti i Vlores,minimumi cdo dy muaj kam per ta bere vet i dyti! Me gjithe rezervat qe kam per politikanet ne Shqiperi i vetmi qe po punon(me gjithe sterkembeshat nga fara me e degjeneruar,sali vuku e ilir floriri) dhe qe do ta beje ate vend eshte Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje