Kompania që ambalazhon Coca-Colën në Itali ka kërcënuar nëpërmjet numrit një të saj, Luca Busi, se do të transferojë të gjitha njësitë e saj të prodhimit nga Catania, në Shqipëri, Tiranë.
Kompania Sibeg e cila merret me ambalazhimin e produkteve të Coca-Cola në Itali është ortakle në masën 74.69% e kompanisë simotër në Shqipëri, e cila mban emrin “Coca-cola Bottling Shqipëria” (CCBS), e që është në tregun vendas që prej vitit 1993.
Ka qenë pikërisht drejtuesi ekzekutiv i kompanisë, Luca Busi, ai që ka deklaruar se ndihen të detyruar të transferohen në Shqipëri.
Presidentja e kompanisë ndërkohë, Maria Cristina Elmi Busi Ferruzzi, është njëkohësisht edhe zv.presidente e Konfindustrias shqiptare.
Vendimi i kompanisë për t`u transferuar në Shqipëri vjen si rrjedhojë e hyrjes në fuqi të dy taksave të reja në Itali; taksa e sheqerit dhe ajo e plastikës.
Të dyja këto taksa duket se rëndojnë së tepërmi mbi kompaninë, e cila ka qindra të punësuar, ndërkohë që janë 151 ata që rrezikojnë vendin e punës në njësinë e Catanias.
“Një qeveri që nuk dëgjon arsyetimin e sipërmarrjes, me strategji politike të kundërta me objektivin për rritjen e punësimit dhe zhvillimin industrial, nuk bën gjë tjetër veçse shton pasiguritë në vend, duke destabilizuar një sistem që mezi mbahet në këmbë.
Jemi të dekurajuar dhe të zhgënjyer. Kemi patur një takim me ministrin dhe të gjitha focrat politike dhe i kemi shpjeguar se, fatkeqësisht do të jemi të detyruar të transferojmë pjesën më të madhe të njësive tona prodhuese në Tiranë”-deklaroi Luca Busi.
Kto nuk prodhojn kok.
Kto vetem mbushin shishwt nga çisternat qe vijn prej fabrikave t prodhimit diku jasht shtetit.
Dhe shitet nga propoganda sikur prodhojn.
Esht si t shkosh n gurure n dajt dhe t mushesh shishen me uj burimi e t thush je fabrik prodhuese!!
Sal Katunari ,n 1993 kur inaguroj ate magazinen qe mbush shishet plastike me kok,ato shishe jan nga ato qe mbledhin jevgjit ke plenat ,i lajn n lum,dhe i rimbushin,sala pra tha
“hajt t ma gzofshi ate Koken E Kolles”!
Perkthy n gjuh shqip domethon
“hajt t ma ngronshi koken e k……’
Kujt ja tha kte gje.
Jua tha atyre qe me dy gishta perpjet deshem m u pauru me hyp n pushtet me vjedh e grabit.
Jam un qe e bej ate jo jue…mendoi sal shkerdhnori dhe ja arriti.
Mjer ata shqiptar qe kan besu dhe besojn ke drejtsija ligji dhe nershmnija n kte bot!
kokjoo
Paska me qindra vende pune qe rrezikohen…. (151)
nese Italia ve takse mire ben, te njejten gje duhet te bejme dhe ne, ndryshe do dalim para botes si shtet surrogato qe u del prapa kraheve shteteve qe bejne ekonomi dinjitoze ne europe, na duhen investime te tjera jo investime lengjesh por makinerish e teknologji
Kjo halja Maria ,ka kaq vite qe spaguan asnje kokerr leku ne shtet , ne Itali ka qene ne kerkim per abuzim fiskal , ne Shqiperi kur i erdhi koha me paguar i futi nje zjarr magazines dhe shtetit tone “iu dhimbs shume”. Te gjithe keta investitore hale duhet te qerohen nga Shqiperia , me pare ti besh sekuestro , ca vite burg e me pas shqelmin bytheve. Keta ske ci do , i ka perzene edhe shteti vet, po ne per ca i duam???
Integralistet e fese se re re ngrohjes globale do shkaterrojne ekonomine e vendeve perendimore. Do shihni si do tkurret ekonomia Gjermane. Fiton Kina dhe vendet aziatike. Jemi me fat qe Trump i ndaloi ne USA. Qeveria do veje taks per sheqerin, duan te vene taks per mishin sepse prodhimi i tij krijon CO2. Pra duan te kontrollojne cdo detaj te jetes suaj. Shqiperia duhet te rrijë larg kesaj loje e te thotë qe ne do ti vendosim keto taksa kur Italia te arrije emetimet e CO2 per banor te Shqiperise