Kriza politike dhe zgjidhja e saj gjatë vitit të ri, Gjekmarkaj: Opozita duhet ta kuptojë ku e ka fuqinë Rama që ta mundë

1 Janar 2020, 20:31Politika TEMA

Pritshmëritë e analistëve politikë për vitin 2020 janë të shumta aq sa edhe ambicioze. Analisti Agron Gjekmarkaj thotë se ky vit i ri është viti i opozitës, por ajo duhet të lëvizë vet për ta marrë fitoren e vet dhe të mos presë që fitorja t’i vijë dhurohet. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të parakohsshme, zgjedhje të lira e të drejta, ndaj duhen shmangur blerja e votave dhe manipulimi i rezultateve.

“Mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë qeverisje, të ndryshojë mënyrën e të bërit poltikë, të ndryshojë në mënyrë radikale një pjesë të madhe të klasës politike, sepse është e vjetëruar dhe e dalë boje. Ky është viti i opozitës. Shpresoj se ajo do të prodhojë lajme në Shqipëri. Nuk kemi alternativa të tjera, ndaj them për opozitën. Kjo është koha që Shqipëria të ketë ndryshim dhe rotacion politik. Por që të ndodhë kjo, duhet që opozita duhet të investojë shumë te vetvetvetja, duhet të ndryshojë thellë vetveten. Ndryshimin opozita duhet ta bëjë duke ftar elitat, duke u dhënë garanci atyre për promovimin e karrierës brenda partive politike. Sepse e keqja është demokracia është vrarë brenda partive politike shqiptare pa asnjë përjashtim. Nëse e gjen këtë mekanizëm, atëherë ngjall besim te shoqëria dhe mendoj se kështu opozita mund të jetë fituese. Është e domosdoshme që Shqipëria të ndryshojë qeverisje, sepse qeverisja ekzistuese e ka ezauruar vetveten në të gjithë pikëpamjet dhe është shndërruar në një kadavër politike, që po i zë frymën çdo shprese në këtë vend” – tha zoti Gjekmarkaj.

Ndërsa përfaqësuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, me përvojë të gjatë në vëzhdimin e zgjedhjeve, Gerta Meta, thotë se dialogu ndër-institucional është nevoja më e madhe që ka vendi, sepse gjatë vitit që kaloi krizat erdhën prej mungesës së komunikimit mes palëve.

“Ne si qytetarë nuk duam të shhim politikanë që nuk komunikojnë me njëri tjetrin dhe duan të dialogojnë me njëri tjetrin. Viti 2020 duhet të sjellë një frymë të re të bashkëpunimit institucional, në performance dhe në sjelljen ndryshe dhe me përgjegjshmëri të lartë të politikanëve shqiptarë, kryesisht të lidershipit. Nuk duam të shohim më një përplasje të thellë midis presidencës, kryeministrisë, parlamentit dhe institucionave të pavarura. Shpresojmë që dy reformat e mëdha, si reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore të sjellin finalen e madhe demokratike, që ne e presim” – tha zonja Meta.

Nga ana tjetër Zoti Gjekmarkaj thotë se qeveria Rama është në krizë të thellë dhe nuk hap rrugë që kriza të zgjidhet, nuk lejon hapësira për dialog dhe nuk ka mirëkuptim për asnjë zgjidhje.

“Opozita nuk mori pjesë në zgjedhje, sepse nuk mund të hynte në zgjedhje në ato kushte kur gjithnjë e më qartë, gjithnjë e më shpesh ne kuptojmë se vota në Shqipëri vidhet dhe blihet. Nëse nuk ka garanci në një sistem ku vota garantohet, nuk ka rëndësi fare nëse merr pjesë apo jo opozita, sepse rezultati do të jetë gjithnjë i trukuar dhe i pandershëm. Duhet që beteja që ka bërë opozita të mos shkojë dëm, që të sensibilizohet shoqëria dhe faktori ndërkombëtar, i cili ka qenë i njëanshëm gjatë gjithë vitit. Ata nuk e kanë lexuar mirë vjedhjen e votës në Shqipëri. Ata kanë mbështetur kryeministrin, sepse një vit i tillë protestash, me djegien e mandateve, me largimin e opozitës nga zgjedhjet, nuk kishte asnjë qeveri që të rezistonte në Shqipëri, kjo e Edi Ramës jo e jo, por e mbajtën ndërkombëtarët. Opozita duhet të kuptojë ku e ka fuqinë Edi Rama, dhe ku e ka dobësinë vet, në mënyrë që të bëjë një rotacion të dobësisë me fuqinë; që fuqia e Ramës të shndërrohet në dobësi dhe dobësia e opozitës të shndërrohet në fuqi dhe për të përfituar atë rotacion politik, për të cilin Shqipëria ka nevojë me patjetër” – tha zoti Gjekmarkaj.

Reforma zgjedhore pritet të japë fryte të dobishme dhe një sistem të ri zgjedhor, thotë zonja Meta. Pa këtë reformë zgjedhore dhe pa dialogun e munguar mes palëve, nuk mund të ketë as zgjedhje të pranuara, as zgjedhje të parakohshme.

“Shpresojmë që reforma zgjedhore të fillojë me një sinjal pozitiv në janarin e 2020. Shpresojmë shumë të vijë ai produkti, që pritet nga të gjithë; nëse do të kemi një sistem të ri zgjedhor apo jo. Këtë do ta vendosin përsëri politikanët, ndaj them se sjellja e tyre duhet të jetë shumë më e maturuar, shumë herë më transparente dhe më e drejtpërdrejtë, dhe mesazhet ndaj qytetarëve duhet të jenë të qarta dhe jo me kodet që ata i drejtojnë njëri tjetrit. Tjetër; reforma në drejtësi, e cila ka prodhuar shpresë disa institucione, si SPAK apo Gjykata Kushtetuese në fillesa, të jenë struktura të mirorganizuara të bazuara në ligj” – tha zonja Meta.

Analistët e jetës politke në vend mendojnë se gjatë 2020 reformat u duhen lënë ekspertëve dhe më pak politikanët të jenë të angazhuar, reformat duhen të jenë gjithëpërfshirëse, siç janë premtuar nga palët, dhe nga ky dialog të dalin zgjidhjet e krizës së thellë politike që po kalon vendi dhe prej burojnë gjithë krizat e tjera.

25 komente në “Kriza politike dhe zgjidhja e saj gjatë vitit të ri, Gjekmarkaj: Opozita duhet ta kuptojë ku e ka fuqinë Rama që ta mundë”

  1. Asd says:

    Forca e Rames eshte qe eksiston Pd e Saliut, Lulit, dhe LSI e Lir Metes.

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Gjekleshi I bythes
      RAMA BURE SHTETI
      RAMES ti HAN MUTIN te GJITH ata QE LEHIN si QEN RUGESH

  2. Tarasi says:

    Fuqine Rama or Gjelmarkaj e ka te ju malot qe doni te sillni idotesine ,kur populli kerkon qytetarine!Kete kerkese te popullit ju nuk e kuptoni ,ndaj edhe Rama do te qendroje edhe nja dy mandate arresyeja perse dy sepse do ta lere vete pasi ju jeni erresira qe nuk e do kerkush pasi ajo ju solli ne pushtet ne 92 ,por çdo malok qe tashme eshte civilizu ndopak perjashto Mark Markun,Qim Peken dhe Nikoll Qenin pa perjashtuar edhe Ty ,duan te shkojne drejt qyteterimit e mos te vdesin shpellare ndaj edhe i jane larguar prijsit shpellar qe dogji shqiperine e pasketaj u be ortak me toto Liken per ta vjedhur!Ndaj o Agron Gjekmarkan merr edhe Mark Markun e do cuba te tjere e shkoni ne mal e zini pusi pasi pa ta ju nuk mund te jetoni!

  3. Bureto says:

    Gjekmarkaj në princip ka të drejtë. Për principe nuk jemi keq. Ndaj që të ndodhë rotacioni duhet një opozitë e re, por e ndryshme nga kjo e sotmja në mendësi dhe lidership. Nuk po i kushtoj asnjë rrjesht LSI, e cila, për shumë arsye është fatkeqësi në politikën shqiptare. Problemi është tek PD. Tek ajo ende nuk po piqet mendimi se nuk mund të reformohet pa deklaruar publikisht se mendësia berishiste, atë që lidershipi i saj e quan shkollë të saj, ka përfunduar për të. Dështimet e njëpasnjëshme të asaj mendësie janë plotësisht të verifikuara. Berishë e solli në pushtet në vitin 1992 një dëshirë e ethshme mbarëpopullore për t’u ndarë nga diktatura komuniste. Referendumin e 1994 e humbi dhe zgjedhjet e 1996 i masakroi, një arsye më shumë që të rriste opozitën, edhe pse kryetarin e saj e futi në burg. Pastaj ndodhi ’97-ta, shpartallimi i shtetit që ai drejtonte me dorë të fortë. Bile dhe president u rizgjodh në një parlament të rrethuar nga Garda. Në kulmin e një krize të thellë të tij, e shpëtoi përsëri opozita që në 9 mars 1997, bëri kompromisin më të ndyrë për fatet e Shqipërisë, mbajtjen e tij në lojë. Në zgjedhjet e parakohshme të atij viti të zi, sigurisht që do humbte, por jo shpresën. Në shtator 1998, kurdisi vrasjen e Hajdarit ‘mik-armikun’ e tij, vdekjen e të cilit e shfrytëzoj për grushtin e shtetit të pasukses, kjo dhe falë ndërhyrjes së ambasadës amerikane. Falë syleshësisë së Nanos apo marrëveshjes që kishte me të qysh në Trieste 1991për rotacion pushteti midis tyre dhe të premtimit se Berisha do ta votonte në rast kandidimi nga PS për president, në zgjedhjet e vitit 2005 Nano pothuajse ia dhuroi pushtetin Berishës. Por president në 2007 nuk u bë dot, sepse PS nuk denjoi ta kandidonte. Në këtë dështim të PS Ilir Meta hyri fort në lojë të realizonte ëndërrën e tij, të merrte lidershipin e PS. Ngaqë nuk mundi, krijoi LSI si shizëm të PS, e cila u kthye në 2009 në patericë të Berishës që e mbajti në pushtet deri në 2013, kohë kur Berisha u dorëzua, por nuk hoqi dorë nga marrëzitë e tij deri në ditët e sotme. Fryt i punës së tij me marionetën e tij në krye të PD, bufonin Bashë, dështinet në këto 6 vjet janë edhe më spektakolare. Pothuajse është arritur fundi. Atëhere sa prova duhen më për të kuptuar nga antarësia e PD dhe pjesa më e shëndoshë e saj, se e keqja është Berisha? Vënia e gishtit ndaj tij ndoshta në PD do të përbënte blasfemi, por jo për intelektualët dhe analistët e pavarur që u dhimbset si PD (pra opozita) pot edhe më shumë fati i demokracisë në vend. Këtë Gjonmarkaj dhe të tjerë nuk po kanë kurajon ta artikulojnë me zë të fortë, por me sifizma i vijnë anës e anës se, duhet ndërruar mendësia dhe strategjia e opozitës, pra dhe e forcës kryesore të saj PD-ës. Sikur këtë nuk e dimë. Po si arrihet këtu pa një analizë dështimesh dhe pa vënë para përgjegjësisë shkakëtarët kryesorë të saj, duke përfshirë këtu pa asnjë ekuivok dhe lidershipin aktusçal të saj me në krye dështakun Lulëzim Basha. Duke u marrë nga mëngjesi në darkë ne ‘bëmat e gjëmat’ e Ramës do t’i ngjallin shpresat dhe besimin popullit që t’i votojë? A nuk u mjaftuan këto 6 vjet se kjo është rruga më e gabuar. Jo pse kritikojnë qeverinë, ajo nuk duhet të rreshtë si mision opozitar kurrë, por sepse vetë nuk janë ende një alternativë qeverisëse. Dhe kjo padyshim që çon ujë në mullirin e Ramës. Sa më vonë ta kuptojnë këtë aq më keq do jetë për ta.

    1. Studenti says:

      Teorikisht qendrojne ato qe parashtroni Ju z.Bureto,pr po ti besh nje analize te thelle do te konstratosh se :
      Se pari Berisha nuk erdhi ne kete levizje si nje intelektual qe kishte idera ne koke per ndryshim te Shqiperise postkomuniste por misioni i tij ishte te shkateronte ne çdo qelize ç’ka ishte e PPunes e qe i takonte sistemit te ashtequajtur Socialist.
      Se dyti ai u katapultua si nje poliagjent i cili duke qene nen sherbiùme sekrete per merita te veçanta iu besua drejtimi i levizjes studentore e me pas drejtimi i shtetit Shqipetar,ku edhe pse dogji ,vrau futi ne Shqiperi skemen e gjakmarrjes e rreth vehtes se tij morri funderinen e kesaj shoqerie jo pa qellim qe kushdo nga ata qe e rrethonin te ishin shume larg hapa pas tij e per rrjedhoje te mos cenohej asnjehere lidrshipi i tij,fale edhe makinacioneve qe ai perdorte here pas here per eleminime te atyre qe ngrinin krye e pergojonin staturen e tij jo prej intelektuali,as prej politikani por prej nje bishe qe pasi iu lezatua pushteti ,mendoi se gjithçka i takonte atij dhe vetem atij!
      Se treti kariera politike e ketij poliagjenti ku detyrat e tij i kishte bere ne menyre te shkelqyer nuk u çekuilibrua nga rreferendumi i 94 e as nga zgjedhjet e 96 por nga qe misioni i tij kishte tjeter drejtim ku po te shikohet me hollesi ai zhvilloi demografikimin e njerezve jo me ligj e ne menyre te studiuar por solli zaptim te papare te qyteteve nga njerez mali dhe humbi çdo sens qyteterimi ,masakroi e hoqi nga skena te gjithe intelektualet e akademiket per te mos patur ferra nen kembet e tij me opinga!Prishi sistemin e drejtesise pasi e dinte fort mire qe ata mund te ishin shteg neser qe ti hanin koken per bemat baraktare qe kishte bere!Ai ne Shqiperi futi ate qe dinte me mire vrasjet,mos te harrojme vasjen e 2 Prillit 92 nga ku morri dhe pushtetin,bomben tek supermarketi “Vefa” per te ndjellur gjithnje frike,vrasen e Remzi Hoxhes i cili kishte zbuluar gjurmet e ujkut Berishe,sjellja dhe katapultimi ne auditoret e fakulteteve idoter si puna e Mark markeve dhe Agron Gjekmarkeve qe sot pavaresisht se jane niveli me i ulet shoqeror mendojne se jane te fryteshem per te dhene mend neper dritaret e ekraneve te TV ,mbushjen e SHIK-ut me vrastare ,spihune me biçikleta per te ndjelle kudo frike si ne Tirane edhe neper rrethe,berjen e 97 ku Shqiperia kaloi ne kaos dhe vellavrasje e my mi te mos harrojme qe e gjeti vrimen ku te futej sepse siç dihet edhe shkencerisht edhe nga provat laboratorike miu e gjen folene e tij gjithnje!Duke pare dobesine e nivelin e dobet te nje pianeci ai beri nje kompromis me pianecin Nano qe pasi kuptoi qe loja qe bente ky perbindesh ishte inskenim nga “miqte” edhe pse beri burg nga kjo kerme e ketij vendi beri nje pakt te fshehte per rrotacion pushteti midis dy pushtave!Nje vit me pas siç e pershkruani edhe Ju ai vazhdoi zanatin e vjeter te tij pavaresisht se kohet kishin ndryshuar e teknologjia kishte ecur perpara duke e lene ate shume mbrapa ne mentalitet ku nese vrisje ne 92 mund ta mbuloje duke perfituar ne 98 e me siper sa vinte e teknologjia te nxirrte laskuriq siç edhe e nxorri duke e bere arrmik te menjehereshem te popullit kete monster ku edhe qeni me besnik i tij e tradhetoi duke iu bere kundra !Mos te harrojme ketu Gërdecin qe ndodhi më 15 (e shtunë) mars, 2008 rreth orës 12:05 ku depot e armeve te zbrazura te ushtrise demontoheshin ne kete fabrike(i thençin) jo nga punetore te kualifikuar pasi dilte hileja shpejt por nga kalamaj te mitur qe si kamonin te 15 nje krim monstruoz ky ,me inteerar Gerdec-Rinas ku ushtaret e gardes i transportonin naten ne hambaret e avioneve qe venin e vinin enkas per to e qe fatmiresisht ne edicionet e lajmeve ne shikonin ne lindjen e mesme arka me municion me mbishkrimin Albania ,ku trafikantet e armeve fitonin shuma marramendese e midis ketyre edhe familja Berisha nepermjet pronarit te kesa fabrike “sy peshkaqenit” i cili ne kontradite e siper sinjalizoi padronin e tij xhelatin e Shgqiperise e te trajnuarin per kesisoje inskenimesh duke eleminuar konkurentin e tij ne ne mes te dites ku trupi iu gjet rreth 50 metra larg mjetit qe drejtonte e qe ekspertiza Berishjane e trajtoi si aksident automobilistik siç trajtoi edhe zhdukjen e Artan Hoxhes e te Sokol Olldashit po i njejti skenar ku vlen te veçohet qe ai qe tregoi vendodhjen e Kosta Trebickes me kordinata tejet te sakta u shperblye me postin me te larte te shtetit !Fatkeqesite e ketij perbindeshi qe ka imunitet edhe sot qe e perflasim nuk mbaruan me kaq ku ne 21 Janar te 2011 vrau kater baballare duke lene jetim femijet e tyre sepse i cenohej pushteti personal e tmerrohej se mos ndoshta vinte nje dite e duhet te ipte llogari per te gjitha keto tragjedi qe i kishte kushtuar ketij vendi e populli ,ku beri te mundur qe tragjedite e sistemit qe lame pas te harroheshin shpejt pasi bemat e ketij te fundit ishin aq shume e perse jo edhe me te perbindeshme!Ai ka lene per tu marre me ato krime te te shkuares duke menduar se do te spostoje sadopak vemendjen ,Gjekmarket,market e disa Kaloshe qe vazhdojne te kryejne ritualin per tu treguar deri ne fund besnike me ate qe e kane lene fuqite por kurrsesi dhembet hakerruese ndaj kujdo qe guxon ti dale perpara!Ndaj duhet vleresuar misioni qe ndermori intelektuali e qytetari i denje i ketij vendi Edi Rama qe i vurri i vetem qellim e forca eleminimit e nxjerrjes nga skena politike e ketij perbindeshi qe te tjeret nuk kishin guxim ti permendenin emrim e jo me ta diskretitonin kete monstre qe zili e kane vetem cubat e shpellave e kerkush qe i njeh sadopak vlerat jetes!Sa per pasrdhesin z.Bureto edhe ai ka ardhur pakopostale ne kete post e po nga ky perbindesh e edhe sikur te kete vizon per shtet ,po devijoi nga rruga e te zotit do te gjendet ndonje dite ne ndonje kanal ,jo nga ai sepse ate e ka lene takati por nga tentakulat e tij !Ndaj edhe Luli eshte pa personalitet sepse pergatit nje fjalim ne shtepi duke bertitur e zerri i ngjirret rruges duke gajasur ndjekesit me intonacionet e zerit te tij !Shqiperise i duket vertet nje force tjeter por jo PD sepse ajo perbehet nga Paloket,nga Gjekmarket,nga Noket nga Hajdaret e Hajdareve e er pasoje jane te papreceptueshem per masat qe duan ndryshim e jo zevendesim pushtetesh!Ndaj edhe Edi Rama here pas here permend qe do largohem nga pushteti kur ta shikoje te arresyeshme jo se do te rrije me çdo kusht por se nuk do qe Shqiperia te kthehet prape ne duart e injoranteve qe pasi zbriten ne qytete menduan se gjithçka eshte e tyre e vetema ata mund e duhet ta administrojne me pazare pasi me pazare zbriten nga malet!Shqiperia do te kete nje alternative tjeter kur i gjithe migracioni te rikthehet ne vend kuptohet pasi te jete krijuar infrastruktura e domosdoshme pasi ka plote te rrinj te shkolluar e intelektuale te mirefillte qe rregjimi Berishjan i perzuri me “Grin Carte” nga memedheu e qe duan te kontribojne per kete vend duke e çuar drejt nje vendi te stabilizuar e je shoqerie sociale ku ligjin mos ta beje zhungla e fallxhoreve por puna e perkushtimi i kriatoreve! Gezuar 2020 e Shqiperia kurre mos kethefte me syte mbrapa ne ditet me te erreta te saj ku per mese 25 vite motoja e atyre qe na drejtuan ka qene “Ta bejme qytetin si fshati” duke spostuar ish bllokun nga zemra e Tiranes ne Durres ne gjirin e Lalezit ku leset me Froket vazhdojne e u bejne serenate me qifteli padroneve te tyre!

  4. I Azio says:

    Bobo
    Ne dore te kujt paska rene analiza politike shqiptare!
    Si ka mundesi qe tipa te tille si Ky Gjonmarkaj,Mark Marku,Lesi,Cim Peka e disa te tjere te ketij llumi injorantesh,te marrim ne dore per te bere vlersimet e politikes shqiptare,e per te dhene konkluzione se si do te zgjidhen problemet dhe krizat,qe paskan mberthyer shtetit dhe ne tersi politiken shqiptare.
    O Zot,te lutem jepi pak ketyre trapave,se neser per ta do te jete shume vone.
    Me siguri Po Ju them se fundi I tyre me te hypurit e gomarit mbrapsh sic edhe e kane nisur,do perfundojne,jo me ne shpella nga e kane edhe prejardhjen e tyre,por sic thote populli:Ne te semes e pertej.

  5. Koli says:

    PD is duhet nje figure e re si Rama, po te ket personalitet, parime dhe te mos jet i perlyer me gjeneraten e berishes.
    Ai duhet te beh harakiri te kastes se vjeter te djegur.
    A ka fuqi PD ta bej kete kur ka punuar per 30 vjet qe te kthehet ne partine personale te saliut, e veshtire.
    Ju kemi provuar disa here dhe e keni bere kete vend nje ferr, aq keq sa natyrshem te lind pyetja a u vu saliu ne krye te partise se pare demokratike shqiptare thjesht per te shkaterruar shqiperine per interes te fqinjit verior te saj?
    Me analiste si Gjonmarka a Marku, ju vetem sa irritoni njerzit e vashdoni ti mbushni me mosbesim.
    Edhe per Ramen e korruptuar, Ilir floririt i doli me ze e figure, Shkezenit me fishekzjarre, per Ramen skemi pare asgje.
    Deri atehere hidhni tymuese sa te doni, gjith diten a nates, ne cdo televizor a portal po nuk do ju besojm.
    K

  6. h says:

    Eshte më e dashur nga populli kjo qeveri e keqe,në krizë dhe e paaftë,
    sesa hordhitë shpellare të opozitës së degjeneruar dhe demaskuar në sytë e popullit.

  7. PD says:

    Shume i trashe!
    Humnera ku ka rene PD nuk eshte merite e Rames, por pergjegjesi kriminale e Sai Berishes.
    Me Ramen, pa Ramen, nuk ka vend me ne Shqiperi per nje parti tribale, orjentale, haxhiqamiliste, fshatarake qe drejtohet prej 3 dekadash nga nje psikopat injorant tashme i ballsamosur dhe nga teveqelet e tredhur qe familja e tij shet per lidere.
    PD e Berishes, krejtesisht e abuzuar, diskretituar dhe rrenuar nga vete ai, tashme ka arritur finishin. Nje kopje e shemtuar e PPSHse, me pergjegjesi te medha kriminale, me nje merhum te kthyer ne mumje, me tribalizmin ne vend te komunizmit, ku ne fund vete Berisha mund tju sherbeje pedeisteve te tij si shembull pafytyrtesie me ate qe i beri industrise dhe prones publike qe ndertoi si komunist, partise komuniste meme dhe kockave te babait te tij shpirteror.
    PD nuk ka me asnje lloj mundesie demokratizimi dhe modernizimi pervec rrenimit dhe dhunes se eger qe mund te shprtheje brenda saj ne cdo cast apo hakmarrjes se dhunshme ndaj Berishes dhe familjes se tij. Injoranca, dhuna, kafsheria, kultura tribale berishiste qe e perfaqson, nuk njeh instrumenta te tjere pervec berishizmit qe po ngordh. Por oreksi, mungesa e skrupujve dhe ambicjet e egra Jane te njejtat me ato qe manifestonte dhe Berisha i konvertuar brenda nates, kur pa se ngordhi partia e tij meme. Andaj Berisha eshte ne rrezik, se kafshet dhe gjeket qe nderzeu gjithe terbim ndaj Shqiperise dhe kujdo, se shpejti mund ti thyjne kafken, per tu dukur me Pape se Papa i Romes ne tepsine e re qe do ndahet.

  8. emigranti says:

    o zoti agron marka gjonaj ju nuk kuptoni qe shqiperia e vuan edhe sot ate edukate qe futi sali berisha qe sa te marresh pushtetin vidh sa me shume e mos puno per popullin sepse njehere te jepet mundesia. PO cfare te beje ne shqiperi nuk ka gjykata e prokurori.

  9. keto kisha... says:

    Shume qenka zgjatur, efendem ky, po ku ka opozite ne Shqiperi? Ata qe ishin opozite dhe hajdute e kriminele, tani jane kthyer ne zorraxhij me keq se gazeta 55. Keshtu do qeverisin keta?! Pika ne bythe keti anal-istit, shoku Markut

  10. Pyka says:

    O Gjekush,o lepurush,forca e Ramës,jeni ju!Mos bëni sikur nuk kuptoni!Ti dalësh përballë Ramës duhet tè kesh bole,alternativa,të pakorruptuar,dhe jo babaleopozitë qesharake!Sepse opozita nuk është makinë,por përbëhet nga njërëz dhe jo nga njërëz të diskretituar!Ju silleni si në vitin 1913,mendoni si në vitin 1914!Kjo ja bën shumë të lehtë Ramës!E forta ështe se bëni sikur se dini,ku çalojnë gjërat!Një herë beni zgjedhje në PD dhe pastaj mendoni tu votoj populli!Nuk po përdor fjalën tuaj,që ju pëlqen-“rrezoj,,…dhe e fundit:nuk është se po e rruaj shumë për Edin,sepse dhe ai kështu mendon….Gjek rritu pak,ose piqu….lëri hipokrizitë…

  11. ?????? says:

    Ha mute ha ????????

  12. Feniks says:

    Akuzat dhe kundërakuzat u shtuan pas publikimit të disa shkrimeve në gazetën Dita mbi konfliktin e interesit të bashkëshortes së kryeministrit, anëtare e Këshillit Drejtues të kësaj Banke.

    Vendimi ku paraqitet dorëheqja e zonjës Rama dhe zotit Lukaj nga Këshilli Drejtues daton në 9 janar, dy ditë pas botimit të artikullit të fundit në Dita në 7 janar të këtij viti. Sidoqoftë Banka thotë se pavarësisht kësaj, dorëheqja është dhënë më herët, në dhjetor, sipas saj.

    Largimi i njëhershëm i znj.Rama dhe z.Lukaj (po njëherazi u futën në Këshillin Drejtues) u shoqërua me një lëvizje monetare të Bankës që ngjalli ilaritet në disa portale, konkretisht bëhet fjalë për pakësimin e kapitalit me 50 miliard lekë.

    Kjo lëvizje monetare ndodhi dy ditë pas largimit të Ramës dhe Lukajt nga Këshilli Drejtues.

    Vetë banka nëpërmjet drejtorit të saj Andi Balta akuzoi se po hidhej baltë mbi Bankën dhe se biznesi bankar po ecte shumë mirë.

    Kjo i shtyu ata që lidhën largimin e znj.Rama dhe z.Lukaj me uljen e kapitalit të Bankës nga rreth 8 miliard në rreth 3 miliard, të ngrenin pyetjen “pse banka duhej të zvogëlonte humbjet kur deklaron se punët shkojnë mirë”.

    1. Revizori says:

      Feniks,
      A e kupton se ku qendron problemi.ketu? Askush ne PD nuk ka bythe te luftoje Ramen me keto argumenta qe shkruan ti.
      Lul Basha flet kodra mbas bregut, ndersa Sali Berishen nuk e degjon me njeri. DhevRama bën palle.
      Qe te ikë Rama, duhet te ndryshime PD-ja. Por PD-ja nuk ndryshon, dhe Rama rri.
      Pra demonstruesit thone Rama ik, ndersa Basha bertet Rama rri.
      Edhe ti po te ishe ne krye te PD, do ta kishe trembur Ramen me shume se Berisha dhe Basha bashke.
      Ketu qendron problemi. Por perkrahesit e PD nuk e shohin se marrja e pushtetit fillon duke reformuar PD-ne.

  13. kujtimi says:

    Aman ore gjek mark mrruk mos ja trego pd se pastaj nuk e dime se cfare ndodh, dhe pergjegjes do te jesh ti.

  14. rroku says:

    O DERR MALOKU….. O SHPELLAR PERPARA SE TE MERESH ME POLITIKE MESO TE ECESH NE BULEVARD SE DALLOHESH QE JE SHPELLARE….

  15. ciu says:

    ky gjeka ngeli pa u ba synet,po ka kohe. i shkreti do ja pres berisha se i ka marre me radhe

  16. Nje popull, qe nuk di ke te votoj says:

    Boll me kete Gjekmarkaj.Ky nuk eshte analist.Ky thjesht eshte nje sekser e SHQUPit.Keta vazhdojne akome me ate justifikimin e shitblerjes se votes,ku kampione jane ata vet.Keta i shmangen ballafaqimit elektoral,se e dine qe humbasin.apo me absurdia eshte qe thone pa pike turpi,qe e kerkon rotacionin populli.E dine shume mire qe jane karte e djegur para elektoratit,por nuk kane guxim dhe force te ndryshojne lidershipin ,sepse jane peng e klanit Berisha,qe dikton ne çdo vendimmarje.Eshte nje fatkeqesi e madhe qe ky vend nuk ka alternative shpresedhenese,qe mban ne pushtet Ramen,se njerezit nuk zgjedhin me te mirin,por ate qe ben me pak keq,larg edhe frymes arrogante qe ushqeu Berisha ne menyren e te berit politike ne Shqiperi.Ndaj mos i merni ne konsiderate keta lloj analistash,se jane ne konflikt ta hapur interesi.Edhe nese jep ndonje mendim te pranushem,ne publik ky eshte i paragjykuar,vjen qarte e paster me axhende politike

  17. Labi says:

    Z Gjekmarkaj ka te drejte,jemi keq me Ramen,jemi ne krize,ku therret qameti,ju u ngritet ne protesta dhe populli ju erdhi u mbush bulevardi,po ja qe Rama nuk luajti vendit,nese akoma nuk e ke kuptuar ku eshte e keqja Agron shko be nje tuf me dhi i hap nje ferme si Ndre Legisi,ndoshta dhite i kupton me mire,kshu kthehesh dhe ne origjine.

  18. Aliu says:

    Gazeta Tena po behet e palexueshme me keto akte idiotesjw te publikimit te pseodointelektualeve thellesisht te politizuar pa pike karakteri e diturie. Turp! Botohet be gazete nje idiot i tilke si ky qe botoni ju! Turp!

  19. Ujku Plak says:

    Fuqia e Rames eshte tek bolet, a nuk e pate ju kur ncoret fotot nudo dhe ai mori vec votave te se majtes edhe ato te femrave te djatheta, po deshet ta mundeni Ramen thithejani bolet forte se e shkatarroni

  20. Roberto says:

    ?Gezuar Vitin e Ri 2020? Qofte nje vit i mbare per te ghithe ju???. Sa per Agron Markagjonin qe thote se opozita duhet ta gjeje se ku e ka forcen nuk di c’te them pasi ata asnjehere nuk do e kuptojne nje gje te tille. Kur ti o Markagjon nuk e kupton qe je gjoja dhe profesor si do e kuptojne trungjet e opozites qe ju ka mbetur dopio gjashta ne dore me dhjetra here???

  21. Rrok Cubi says:

    Ju nuk keni moral,nuk keni nivel,nuk keni kulture,nuk keni argument,nuk keni model,nuk keni perfaqsim,nuk ju beson kush,ju jeni te falimentu nga ana politike,morale dhe intelektuale,ju jeni te neveritshem,ju jeni te papergjegjshem,ju nuk keni model pune dhe qeverisje,ju nuk keni besim mbrenda vetes ,ju nuk keni turp,ju jeni te pafytyre,ju jeni anti-shqipetare,anti-kombetare,ju jeni ba si parja e kuqe,ju jeni te dale boje,prandaj nuk ju besojne shqipetaret,prandaj tall koqet me ju ky i gjati dhe do ti talle deri sa te lodhet.E gjithe politika duhet te pastrohet,nga perfaqsues te ketyre karaktereve,po p.d. duhet te jete e para se ne te kundert do vazhdoni te qeverisni vetem nje pjese te opozites,ka ik njehere e pergjithmone koha e berjes politike me mercenare,tani po vjen koha e seleksionimit te politikanve kriminele,hajdute,te pa pergjegjshem,ku kontribut kryesor do japin dhe organet e reja te drejtesise,keto jane disa nga arsyet qe rama eshte i forte dhe do te jete,deri ne momentin qe opozita do te drejtohet nga individ me reputacin te larte,ne te gjitha drejtimet

  22. Zzz says:

    Sate jete luli,munika,titi I vasilajve. Rama eshte ne qeveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje