Me minutat e para të janarit, Kroacia mori një presidencë të rradhës prej gjashtë muajsh të Bashkimit Evropian, gjashtë vjet e gjysmë pasi u bë anëtar i BE.
Fillimi i presidencës do të shënohet zyrtarisht më 9 janar 2020 me ardhjen e anëtarëve të Komisionit Evropian në Zagreb dhe me një koncert në Teatrin Kombëtar Kroat.
Hapja ndërkombëtare e Presidencës Kroate do të zhvillohet në 15 Janar me një koncert në Bruksel, ditën e njohjes ndërkombëtare të Kroacisë dhe riintegrimit paqësor të rajonit të Danubit.
Ndërkohë, një takim i Komisionerëve të rinj të KE-së me në krye Presidenten e re Ursula von der Leyen dhe qeveriasë kroate, do të zhvillohet në 9 janar në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare (NSK) në Zagreb.
Për këtë është rregulluar pjesa e papërfunduar e NSK, e cila do të jetë qendra e udhëheqjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian. Hapësira e rinovuar rishtazi, e cila është shndërruar në një qendër moderne të kongreseve, ka një sallë të madhe 550 metër katror, tetë salla më të vogla për 60 deri në 80 persona, një qendër shtypi dhe një dhomë ngrënie për delegatët. Ka edhe kabinat e përkthimit dhe të televizionit, muret e videove dhe një ambulancë.
Presidenca është një mundësi për të paraqitur vendin në dritën më të mirë të mundshme për publikun evropian dhe për të sensibilizuar publikun evropian mbi sfidat e momentit dhe ato të së ardhmes.
Kujtojmë se mund të jetë pikërisht Presidenca kroate ajo ku do të vendoset për hapjen e negociatave me Shkupin e Tiranë. Kjo pritet të ndodh në maj, në Samitin e Zagrebit. /tesheshi.com/
Km jone ne vend se me u afruar me Kroacine qe kerkon te ktijoje boshtin evropian kroaci mali i zi kosove shqiperi, e me zvogeluar influencen shkatrimtare ne balkan te serbise, zgedhi me u afruar me Serbin krimet e te ciles nuk harrohen ne Balkan nga askkush pos ky KM pa dine e iman qe shkrl mbi vuajtjet e kombit shqiptar andej drinit!
Kur ke keshilltar Baton haxhiun e shkelzen Maliqin , udbashet normal qe zgedh me shkue ka e prapa!