Mali i Zi: Rusia po ndërhyn përsëri në punët tona të brendshme

1 Janar 2020, 10:11Rajoni TEMA

Ministria e Jashtme e Malit të Zi tha se një koment nga Moska mbi Ligjin e Fesë konfirmon vazhdimësinë e “ndërhyrjes së papranueshme, të vështirë për t’u kuptuar dhe flagrante ruse në punët e brendshme të Malit të Zi”.

“Komenti i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Jashtme ruse, edhe një herë, për fat të keq pohon vazhdimësinë e ndërhyrjes së papranueshme, të vështirë për t’u kuptuar dhe flagrante të Rusisë në punët e brendshme të një shteti sovran, laik, evropian, anëtar i NATO-s dhe kandidatit për anëtarësim në BE”, tha nw njw deklaratw diplomacia e Podgoricws.

Siç thuhet më tej, MPJ e Malit të Zi beson se e gjithë kjo po ndodh sepse Mali i Zi hoqi “ligjin ideologjik të 50 viteve dhe e zëvendësoi atë me një ligj që është në përputhje me të gjitha standardet e njohura ndërkombëtare që qeverisin këtë vend”.

Deklarata pretendon se, në kundërshtim me MPJ ruse, ligji i miratuar në Mal të Zi rregullon në mënyrë demokratike të gjitha çështjet në këtë fushë, përfshirë pronësinë e vendeve fetare.

“Ne shpresuam që tw jenw nxjerrw mësime nga ngjarjet e tetorit 2016 dhe se marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Rusisë të ishin të kujdesshme dhe hap pas hapi në një kurs më normal. Komente e fundit nga MPJ ruse kërcënojnë seriozisht një prirje të tillë”, u tha në deklaratw.

Ministria e Jashtme ruse ka shprehur shqetësimin për miratimin e Ligjit për Lirinë e Fesë në Parlamentin e Malit të Zi, duke thënë se bëhet fjalë për forcimin e presionit administrativ mbi kishën ortodokse serbe, me qëllim të kapjes plotësisht nga Mali i Zi..

Sipas Moskës, akti i ri juridik u jep autoriteteve malazeze mundësinë për të konfiskuar më shumë se 650 objekte fetare në vend nga Kisha Ortodokse Serbe dhe t’ia dorëzojnë ato Kishës Ortodokse Malazeze.

Qeveria e Malit të Zi ka hedhur poshtë kwto pretendime, duke thënë se Ligji i ri për Lirinë e Fesë është në përputhje me rregulloret ligjore ndërkombëtare.

1 komente në “Mali i Zi: Rusia po ndërhyn përsëri në punët tona të brendshme”

  1. njje qytetar i Tiranes says:

    Po hiqeni more kete ndyresire mashtrues nga ekranet e televizoreve dhe faqet e gazetave . Ky islamik i kamufluar , ka vetem qellime te erreta dhe te fshehta .Ai qe ben bamiresi , nuk ka nevoje t’a demostroje e te mburret perpara te gjitheve . Po paret , ku i gjen ky myteber ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje