Marina Abramoviq është mbase artistja më e njohur në botë. Me performansat e saj artistike ajo tërheq vëmendjen e publikut të gjerë. Në veprat e saj tematizohet e mira dhe e keqja, e vrazhda dhe e bukura, dhuna dhe seksualiteti, dhimbja dhe hareja. Në numrin e së dielës gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag» sjell një intervistë me Marina Abramoviqin. Ajo u lind më 1946 në Beograd, prindërit e saj ishin partizanë me dekoratat më të larta. Abramoviq u rrit në një ambient të interesuar për kulturën, në një lloj kafazi të artë të një familjeje komuniste.
Në intervistë Abramoviq flet për artin e saj, por edhe për Ballkanin. Ajo thotë: në Ballkan jeta është e vështirë, por njerëzit jetojnë mirë – pinë shumë, hanë mirë dhe tregojnë barsoleta të ndyra. Shpesh s’kanë para. Por këqyrni miliarderët këtu në SHBA. Ata janë para, por edhe infarkte dhe depresione.
Abramoviq do të ngjallë urrejtjen e nacionalistëve serbë sidomos me qëndrimin e saj ndaj Titos. «E kam dashur Titon», thotë ajo. «Ai ishte aq kompleks. Mund të ishte playboy, pastaj ta mbante në distancë Stalinin. Jugosllavia ishte i vetmi shtet që ai nuk e pushtoi. Dhe Tito e kuptoi se si duhet ta udhëheqë republikën për t’i mbajtur bashkë të gjithë. Ai e zotëronte tonin demokratik. Të gjithë e dinin se pas tij nuk ekziston askush që di të bëjë këtë. Kjo shihet tani. Sllavëve u duhet një udhëheqës».
Nuk janë sllavët demokratë? Abramoviq: «Jo, sllavët nuk janë demokratë. Ekziston vetëm një parti. Pa shihni çka bëjnë demokratët: rrëmujë. Nën Titon ka pasur rend: ai shkoi në Rusi dhe mori para atje. Shkoi në Kinë, mori para, në Indi, në SHBA. Njerëzit jetonin mirë. Në Beograd askush nuk punonte. Kur vdiq Tito kisha përshtypjen se po merrte fund një kapitull i jetës sime».
Abramoviq flet si fëmijë i avangardës komuniste jugosllave. Përshkrimi që ajo ia bën Jugosllavisë është idealist, duke injoruar anët e errëta, burgosjet, internimet, dënimet për delikt verbal etj. Kuptohet që në krahasim me disa vende të Lindjes dhe me Bashkimin Sovjetik, Jugosllavia ishte më liberale, por parajsë e socializmit nuk ishte. Për Marina Abramoviqin mbase po. «Kisha një mësues të anglishtes dhe një të frëngjishtes. Merrja bileta për operë dhe për çdo pjesë teatrale. Jetoja në një lloj kafazi të artë, ku kisha shumë gjëra, por nuk mora dashuri dhe isha nën kontroll total të prindërve, para së gjithash të nënës.
Megjithatë, intervista është mjaft argëtuese, për shembull kur Ambramoviq thotë: «Unë jam si një Public Domain. Sekretet herët a vonë zbulohen, kështu që më lehtë është të mos kesh fare sekrete». Lidhur me ekspozitën e saj të hapur në Beograd: «Kisha ndjenja të përziera. Kur e braktisa Beogradin, nuk më kuptonin fare. Kam qenë në muze gjithkund në botë, por jo në Beograd. Pastaj ata duhej ta rinovonin muzeun dhe e hapën gjithë objektin për mua. Tani kanë shumë vizitorë nga gjithë ish-Jugosllavia. Më kanë thënë se unë jam si Tito. Sërish po i bëj bashkë të gjithë. Në një mënyrë po e bashkoj vendin».
Bre, qokan si Pelosi e Rilndja, lol!…..ene BE….!
Jo mer tyc Vicidoli jo! Eshte komuniste si Saliu she llapaqene si Monika.
Ik meso pak shqip B53
I njohim sllavet, tjeter gje flasin e tjeter gje bejne. Robell mbas nje periudhe relativisht te gjate me shkrime shum te mira, mos ia ul vetes mesataren me gjoja serb te ndershem.
po kjo s’eshte aq e ndershme perderisa adhuronte Titon,te pakten per shqiptaret.Tito e pati fajin qe nuk e dorezoi Kosoven me pretekstin se kishte presion nga udbashet dhe cetniket dhe shkeli marveshjen e Bujanit me shqiptaret.Po ta kishte bere ai para 50 vjetesh nuk do kishte kaq shume peripeci sa po nxjerr Serbia sot
ka te drejt sa i perket asaj periudhe te shkelqimit te epokes se Tito-s.
i gjithe ai brez qe jetoj ate Experiment qe Bota beri me ishJugosllavin ,
shprehin te njejten pershtypje ,ku jetohej shume me mire se ne shume vende
Peredimare madje ,
jo nga standarti me i larte por se ne ate shtet Jugosllave u Experimentua
dhe u la e lire gjithcka ,
paret prisheshin nga Shteti JUgosllav ashtu si ato vinin ,
pa asji lloj pergjegjesie ,por me bo qejf alla Tito ,
deri ne momentin kur Bota Perendimore ja mbylli dyert Tito-s
dhe Jugosllavia ra ne pikjate pasi Balones i mbaroj karburanti
dhe ajo qe ndodhi me pas me Jugosllavine e dijme te gjithe .
Nji gje duhet theksuar se kishte si me then ,(si tregojne edhe nji revolucion sexual ne ate kohe dhe
qytetaret shijoin sexin kudo edhe lart ne peme madje .
Pra u experimentua me lirine ne nji popull qe s’e njihte mir ate
ktu o bo stan i dhjer gjithcka.
kemi faj ne qe kometojm ke kjo hale
Marina thote te verteten. Tito ndertoi nje komunzem te moderuar, e vendosi jugosllavine midis lindjes e perendimit dhe e japi ndaj botes se trete. Ruajti kulturat nacionale brenda shtetit dhe pronen private, ndertoi rruget, investoi ne industri, shiste ne tregun e madh te botes se trete ose vender e paangazhuara. Shtuar investimet nga perendimi, beri qe jugosllavet te kishin te ardhura e te jetonin mire. Pas viteve ’90 gjithe ish republikat e kishin te zgjidhur ceshtjen e prones, infrastruktures, administrates, kultures se punes dhe raportet me perendimin. Ndersa per ballkanasit ajo ka te drejte kur thote, hane, pine e tregojne barcaleta.
I vetmi dyshim per mua eshte fakti qe Marina eshte artistja me e madhe ne bote. Qe eshte hera e pare qe degjoj per te, te me falni, por kurjoziteti im eshte ne se ajo eshte me e madhe duke perfshire edhe aetistet qe nuk jane gjalle?
Nuk Jan Demokrat se paret e russve Depozitohen ne angli dhe Levrohen per ekonomin angleze!!!
Keshtu edhe kjo mikesha e Beograd IT,te vjedh e paret te shkojn per Dike tjetri! Jo te mos cenohem se kjo eshte Demokraci !!!!!!???
Per ket Pune sllavet nuk Jan Demokratie,pra abuzuesit,hajdutet duhet te Jen te Lire,atehere sllavet behen Demokrate !!!!!ha ha ha
hahahahahha.
imagxhino se ku kan qe kta dallkauke qe sot
pjerdhin medien !
Marina na qenka artistja me e madhe ne bote? Haha…Marina eshte nje artiste moderne qe pelqehet nga njerez jo normale, perverse ose artiste te paperqendruar ne realitet. Nuk eshte ndonje person mbreselenes per nga inteligjenca.