Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar se këtë vit nuk do të ketë Qeveri të re.
Sipas tij janari pritet të jetë intensiv dhe se gjatë këtij muaji do të ndodhë pajtimi me LDK-në për të ndarë pozitat shtetërore.
Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se LDK ka refuzuar pozitën e Kryetarit të Kuvendit të cilën e mori nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti deklaroi se gjatë muajit janar do të ketë përpara arritjen e marrëveshjes me LDK-në.
‘Në janar kemi përpara arritjen e marrëveshjes me LDK-në. 80 ditë nuk mjaftuan për ta arritur marrëveshjen që kërkohej sepse kishte kërkesa përtej mandatit. Ne kemi marrë mesazh të qartë në zgjedhje, që opozita e djeshme të jetë pozita e ardhshme.
Ne si lëvizje jemi munduar të reflektojmë në këtë mesazh. Ne kemi ofruar njërin nga dy postet që qytetarët na ofruan neve. E ofruam pozitën e kryeparlamentarit por ajo u refuzua. Unë pres që pas konstituimit të Kuvendit të fokusohemi në bërjen e koalicionit qeverisës sepse pengesat e panevojshme nuk i duam.
Ne nuk do të ishim Vetëvendosje nëse nuk punojmë e kërkojmë ashtu siç duan qytetarët. Kohë për të humbur nuk kemi sepse s’kemi ekonomi të zhvilluar, nuk kemi shërbime të mira shëndetësore dhe pothuajse të gjithë sektorëve iu duhet ndërhyrje’, ka theksuar Kurti.
Lideri i Vetëvendosjes ka treguar se nuk bën që të humbet më shumë kohë për të formuar Qeverinë derisa ka thënë se në bisedime me LDK-në po mbrojnë vullnetin e popullit.
Shkodranët kanë një shprehje: Të hyftë vetja në qejf! Kur duan të mallkojnë dikë…e kjo sikur po i shkon për shtat pak këtij Albin Kurtit.
Z.Kurti nderto Kosoven ,flit per te e pasketaj flit dhe ne emer te kombit me 130000 mije votues!Imagjino sikur ti te kishe marre 1.000.000 votues e kishe me pas u betue edhe ne emer te Turqise !Ndaj shiko sa te ke dhene perendia e jo me larg se nuk ke shtatin e duhur e mbas nivelit shikues ti vetem imagjinon nje realitet qe nuk e sheh dot kurr edhe sikur Sali Berisha te te thote hyp ketu e shkijo Stambollin!Gezuar vitin e Ri dhe uroj te kesh katandi ,per te miren e Kosoves !
BASTARDE TE PESHTIRE
ESHTE KOHA PER TE NDAR DJALLIN NGA KOSOVARI I VERTETE