“Boll na prin’ karajfilat”, Çun Lajçi mesazh Albin Kurtit: Mos u bëj narcist, bëj koalicion me LDK-në e udhëhiq Kosovën

28 Dhjetor 2019, 22:06Rajoni TEMA

Poeti i njohur nga Kosova Cun Lajci ka një mesazh për kreun e Vetëvendosjes, i cili u thirr dy herë nga presidenti Thaçi për të mandatuar qeverinë e re.

Lajçi shprehet se Kurti duhet të lërë mënjanë veprimet narciste, duhet të bëjë koalicion me LDK-në dhe të udhëheqë Kosovën. Ai shprehet se Kurti duhet ta bëjë këtë gjë, që të mos e lërë Kosovën në duart e “karajfilave”.

Postimi i Çun Lajçit:

Lum Albini

Mos u ba si Micat pa mbiemna, m’u turrë me i hip kalit me bajrak n’dorë e me thye qafën tue zbritë kah bishti!

Unë s’jam i ditun si ti e të tjerët (edhe pse pak shkollë jete bana) me t’mësua si hipet e si zbritet pa u thye, si qeshet e si nderohet pa t’përqeshë, si punohet e si fitohet pa t’sha, si rritesh e s’bahesh mendjemadh!

Por mos kno m’thoshte baba kur qyqja knon se ia then rremin e kanga të nxihet!

Miku im, s’po m’pëlqejnë përuljet, përkuljet kot s’koti, kur po përshendetësh, as buzagazi i tharpt, e s’di si Qosja (mentori yt) me t’këshillua keq! Sidoqoftë, kujdes, se demagogjia zbulohet leht n’përkulje koti!

Ti s’je ai i duhuni që duhet t’përkulesh!

Hiçu mendimeve narcisoide që t’i mbyllin dyert, se popullit duhesh me i çelë rrugë!

Gjarpnit mos ia kqyr sytë nëse ia ke dronë helmit e verbimit, po merrja mandatin e besoi vetes ma parë se Vjosës, Isës e Avdullahut, e lidh besë me ta e dy herë me veten, e bahu besnik për me kërkua besnikninë te ata, se boll na prinë karajfilat!

5 komente në ““Boll na prin’ karajfilat”, Çun Lajçi mesazh Albin Kurtit: Mos u bëj narcist, bëj koalicion me LDK-në e udhëhiq Kosovën”

  1. Adem Jashari says:

    JA VETEM NJE RRUGE PER ALBIN KURTIN…

    Populli i lodhur i rraskapitur, i telendisur nga korrupsioni dhe nepotizmi i LDK AAK PDK, NISMES
    do ndryshim dhe votoi per ndryshim.
    Populli e kryesisht rinia e Kosoves ia besoi udhehqejen, drejtimin e saj Albin Kurtit dhe LVV.
    E vetmja rruge e Albin Kurtit eshte te veo roñé dhe respektoje verdidiktin e popullit te Kosoves, Besimi dhe aspiratat e tij qofte duke shura edhe ne zgjedhje te reja!
    Do ishte ne turpin e Kosoves dhe te Albin Kurtit qe ai i nenshtrohet cfaredolloj kushti keshtu e asesi ndryshe te nje titisti, Milloshevicisti… te nje hsjni me cizme te mundit dhe djerses se diaspores shqiptare si ish- ministri i Financave te 3 per qindeshit te mergimtareve per popullin e vet e jo per Bujar Bukodoshin e Isa Beg Mustafen e djemte e tij milionere duke vjedhur popullin e Kosoves .

  2. Nje qytetar says:

    Perpos keshillave te rapsodit te madh , qe jane proverbiale sikur burojne nga shpirti I popullit , dua te theksoj se me pelqeu pa mase ky dialekt I gegnishtes se bukur migjeniane , ( por qe nuk ka lidhje me gegnishten e tallavanosur te asaj Elvanes ) .

  3. kosovari says:

    C’eshte ky poet me kete shqipe mesjetare?!

  4. Atdhetari says:

    I bderuem Bace!Albini nuk e ka problem me drejtue Kosoven por ka problem si me drejtue edhe Shqypnin e me e rezue Ramen!Ndaj asht tue mendue se pari me rabilitue Berishen si nje politikan qi e nje mire çeshtjen e Dardanise e masandej me i provokue shypnise edhe nji 97 te dyte ku dalin te fituem edhe ai dhe Berisha ,mirpo ka me harue qe gjarpni Berishe brenda vitit ka me i hagun koken ,sepse keshtu ka mesue e veprue gjithe jeten e tij!Ket mesazh ai na e ka percjell prej nje gazetaruci Bushati duke na paralajmerue se ne Janar do kemi nje 97 te dyte e per ironi te kesaj Berisha ka postue nje foto me koken e Rames tue i gjuejt megishtat e tij pre helmi te ketij kombi!Ndaj or Bac mos e ngut fondamentalistin e levizjes VV(C) se boll asht tue mendue per te miren e Kosoves e te shyptareve kudo qi jane!Kosova s’ka nevoje per shtet por per shteg e ky ka me ja qit si populist qi ashte !Ndaj duroni dhe ca se e vuni Serbin ne krye te kuvendit e kerkush nuk e quajti tradhetar,tash po kerkon te beje kualicion me paakicen serbe dhe me Ramushin per me i ba presion bace isait e Vjoses qe rruge tjeten s’ka !Sa per Thaqin ky mendimtar e filozof nuk ka pse me e ndigjue se asht jo vetem me i ditun por edhe me lojnaxhi se ky e shpejt ka me i deftue vendin tuj ba pazare !Sa per femijet e tu e te mijt mos e vra mendjen se keshtu asht gatue kjo bote e shqiptarise !Ndaj baj durin se dite me te mira ke me arrij e po nuk i gezove ti dhe une kam me i gezue femijet tane!Ma keq se kaq nuk ka ku shkon or bac ndaj baj durim se kohe matmira kane me ardhun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje