Athina zyrtare ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane Lockheed Martin, me qëllim përmirësimin teknik gjatë shtatë viteve të ardhshme, të avionëve luftarakë F-16 që posedojnë forcat e saj të armatosura.
Bëhet fjalë për 84 avionë F-16 të cilët do të përmirësohen deri në 2027 duke kapur nivelin më të lartë Viper në një program që do të kushtojë 1.5 mld dollarë.
Marrëveshja përfshin midis të tjerash programe që lidhen me përmbushjen e nevojave dhe forcimin e aftësive operacionale dhe gatishmërisë së Forcave të Armatosura duke siguruar materiale, pajisje , shërbime dhe zhvillimin e infrastrukturave të tyre, prodhimin e pjesëve shtese të avionëve, instalimin e objekteve ku do të kryhen proceset e veçanta, montimin dhe testimin e sistemeve elektronike.
Marrëveshja që është aprovuar edhe nga parlamenti grek vjen në një periudhë të tensioneve të mëdha diplomatike dhe gjeostrategjike ne Mesdheun Lindor me Turqinë e cila implikohet edhe me krizën në Libi.
Vetëm këtë javë që kaloi sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes janë regjistruar gati 120 shkelje të hapësirës greke ajrore nga avionë ushtarake turq, të cilat janë interceptuar dhe ndjekur nga avionët grekë, në një moment tepër kritik të përshkallëzimit të pretendimeve për ZEE në Egje dhe Mesdhe, kur Athina vlerëson se Ankaraja kërkon më shumë se kurrë një incident të nxehtë mes dy vendeve.
ngjitjuni nga nje motorr tjeter nga mbrapa qe te kapni avionet turq hahahaha
Ikni nga Greqia o Shqipetare te Greqizuar dhe shkoni ne Alaske,Canada,Pol te Veriut te gjeni “qetesi”.
Keto vende duan fuqi punetore.
Te mbaroj edhe fluksi i festave ne kufijte e Al-banistanit dhe te bjere “qetesia”.
Keshtu edhe Benzinatikot do jene “rehat”,turizmi nuk do jete “zhurmues” vetem do kene ca probleme me “qetesine e madhe”.
Dikur kini qene Epirote,u turqizuat ne Emra,ne Besim,ne Fe,ne Festime,ne gjak,tani jini “Greqizuar”.
Greqia 206 Aeroplana luftarak (ku 87 prej tyre F16 Viper), te gjitha per te 1 rezik ate Turk. Me pilot nga me te miret ne Bot.
###
Turqi 207 aeroplan luftarak, me embargo Amerikane ne pjes kembimi dhe municjone, me 4 fronte reziku Grek, Armen, Sirian (Kurd), Irak.
Me pilot te rinj pa eksperienc (sepse te vjetrit i burgosi si Gjylenista).
###
Ky raport force ruhet nder vite per sigurin Kombetare te Greqis.
Flm nje F16 viper eshte nje kryeveper po per nje SU 35 nje F16 Falkon eshte nje objektiv 80% I rrezuar. Ne nje Avion me teper kushton mirembajtja sesa blerja. Nje F16 eshte shume. ekonomik ne mirembajtja po me SU 35 do ta kete pisk. Turqia do ti blej SU 35 kjo Ska dyshim. Vetem me Raffaele Greqia do jete super. Me 1.5 miliarde do blente 10 Raffaele.Turqia eshte force ushtarake e respectuar dhe solide. Prodhon nga tanke deri drone. Per prodhimet ushtarake Kineze bota bente gallate para 15 vjetesh tani rri me goje hapur. Dhe me Turqine kjo po ndodhe ne 6 vjet ata pilot pa pervoje do behen asa 2 kane kaluar. Nuk I shpetohet zjarrit duke vrapuar .
Përplasja ndërmjet Greqisë dhe Turqisë do të jetë katastrofale për të dy palët, se kanë pak a shumë të njëjtin armatim e mira për të gjithë është të mos ndodhë kjo gjë. Persa i perket aviacionit Greqia ka një avantazh me avionët Mirage 2000-5 me raketat që disponojnë ata Scalp Exocet të cilat mund të rrezikojnë akoma dhe sistemin e raketave S 300, S 400,se ato fluturojnë mbi sipërfaqe të deti tokës gjë që i bën të pa kapshme nga radarët.
Ne lufte detare çdo veprim bazohet jo vetëm në anijet e siperfaqjes por rrolin kryesor e kanë anijet nëndetëse. Edhe në floten detare janë pak a shumë të barabarta të dyja palët.PrandajTurqia porositi 6 nëndetëse në të njëjtën kompani me ato të Greqisë Thysen Kruup. Faktori kryesor këtu është eksperienca e marinës Greke, në luftën e nëndetëseve që kanë qe para luftës së dytë boterorore, me shumë suksese kundër anijeve Italiane. Rol të rëndësishëm ka hidrogtafia, Flota Greke si pronar i ligjshëm që është njeh me saktësi akoma edhe çdo cekine, shkëmb, mal, nën sipërfaqen e Egjeut, Jonit, Mesdheut rrethana të cilat lehtësojnë veprimin e nëndetëseve . Turqia ka më tepër drone dhe avjon pa pilot, madje prodhim i saj, por nuk kanë shpejtësinë e avionit, e mete që i bën të azgjesushem akoma edhe nga kunderajrori klasik. Por faktori kryesor mbi të gjitha është njeriu dhe qëllimi përse ai lufton, lufton për të grabitur apo për të mbrojtur familjen dhe vendin ku jeton atdheun . Erdogani të gjitha këto i di mirë prandaj përpiqet që të krijoj një incident që të nxjerrë Greqinë fajtor në sytë e gjithë botës. Prandaj mos u tall “theatrical” se bëhesh theatrical vërtet, se të tjerë janë ata që u vunë motora IFA fucive.