Mustafa i përgjigjet Kurtit: Nuk e vonon LDK qeverinë e re të Kosovës

29 Dhjetor 2019, 20:04Rajoni TEMA

Kreu i LDK-së Isa Mustafa iu është përgjigjur deklaratave të Albin Kurtit paraditen e së dielës. Në një postim në Facebook, Mustafa thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është angazhuar për marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV mbi bazën e rezultateve zgjedhore të datës 6 tetor, të çertifikuara nga KQZ.

“Nga zgjedhjet nuk ka fitues absolut, i cili jep ose është gjeneroz ndaj palës tjeter, por kemi një situatë ku përgjegjësia ndahet ndërmjet atyre që synojnë të bëhen partnerë në qeverisjen e ardhshme. Prandaj VV duhet të heq dorë nga diskursi se i ka dhënë diçka LDK-së. Lirisht mund ta themelojë qeverinë në qoftë se kanë votë të qytetarëve dhe mandate për ta bërë atë” – thotë Mustafa.
“LDK nuk ka kërkuar lëmoshë, por kemi ofruar gatishmërinë për t’i shërbyer qytetarit në partneritet të plotë, në proporcion me mandatet në Kuvend. LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë” – thotë Mustafa.
“Është obligim i fituesit të zgjedhjeve që të shmang vonesat dhe t’i eliminojë pengesat për formimin e institucioneve. Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se VV do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit. Për hir të së vërtetës, LDK, jo që ka refuzuar por, ka vlerësuar se duhet ti takojë Kryeparlamentari me marrëveshje. Caktimi i mandatarit, marrja e mandatit për Kryeministër dhe gjetja e zgjidhjes për formimin e qeverisë, në këtë fazë, është detyrim i subjektit që renditet i pari në zgjedhje” – e mbyll Mustafa.

4 komente në “Mustafa i përgjigjet Kurtit: Nuk e vonon LDK qeverinë e re të Kosovës”

  1. LULJA says:

    MUA ME INTERESOJNE VITI RI 2020 NUK ME INTERESON AL- BINI APO XHEVDET MUSTAFA
    PROBLEMI KOSOVES I PERKET KOSOVARIT NUK KA AS NJE IMPACT TE NE

  2. Baliu says:

    Ise paterica po e luan rolin e tije tipik qe e ka luajtur edhe shum here deri tash: zvarritje, bllokim derisa te gjeje nje rast te pershtatshem qe brenda nates te gjuhet ne preherin e Bandes se Zanzibarit dhe te vazhdohet me te vjetren, pra rruges se shkelur. Siq tha edhe ai gabimi gjenetik i Nismes, populli po e don ndryshimin, por jo edhe kapesit e shtetit me te cilet Isa dhe garda e vjeter e LyDyKy-s e ndjen veten me komod. Pra nje gare koke me koke mes popullit dhe “shtetit”.

  3. ciu says:

    Isa Mustafa nje titist i thekur i beogradit qe kerkon te neperkemb krijimin e qeveris kosove
    Nje udbash jugosllav qe kerkon me patjeter mjergull
    Albin kurti duhet te shkoj ne zgjedhje dhe ta flak kete ndyrsire qe
    ka uzurpuar kosoven se bashku me femijet,ketij zgjeebataku serb duhet ti behet nje veting special per pasurit dhe pronat e vjedhura ne kosove

  4. huri says:

    A ishin zgjedhje për të formu QEVERINË, apo ishin zgjedhje për të zgjedh PRESIDENTIN? Ti Isa Mustafa ngatërron qëllimisht radhën e punës..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje