Haradinaj: Polici i dyshuar për vrasjen në Gjilan nuk ishte pjesë e ekipit tim, më sulmojnë se pengova ndarjen e Kosovës

29 Dhjetor 2019, 21:24Rajoni TEMA
Haradinaj: Polici i dyshuar për vrasjen në Gjilan nuk ishte pjesë

Polici me inicialet V.H dyshohet se i mori jetën Spahiut teksa ai po udhëtonte me kamion, i shoqëruar nga djali i tij.

E në shumë media sot u raportua se polici i cili kreu vrasjen ishte pjesë e Mbrojtjes së Afër të kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

Por së fundi Haradinaj deklaroi hapur se polici nuk ishte asnjëherë pjesë e ekipit të tij, nga Mbrojtja e Afërt.

Gjithë këtë Haradinaj e lidhi me qëndrimin e tij të palëkundur kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër pazareve të këmbimit të territoreve, transmeton Indeksonline.

Sipas Haradinajt as kjo përpjekje dhe as njollosjet e mëhershme nuk do ta ndalin që të mbrohet Kosova.

Postimi i plotë:

Qëndrimi i palëkundur kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër pazareve të errëta të këmbimit të territoreve, po vazhdon t’i pengoj shpifësve dhe propaganduesve, që në emër të informimit, qëllimshëm shpërndajnë dezinformata dhe të pavërteta, duke etiketuar emrin tim.

Përkundër që ne e dënuam vrasjen e një qytetari nga ana e një polici, bëmë thirrje për organet e rendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe sqaruam që polici në fjalë, asnjëherë nuk ishte pjesë e ekipit tim të mbrojtjes së afërtë, disa mediume, të shtyrë nga propaganda e politikës së ndarjes, vazhdojnë ta etiketojnë dorasin si person të afërtë me emrin tim.

As kjo përpjekje dhe as njollosjet e mëhershme dhe as të tjerat që mund të vijnë, nuk do të na ndalin, që në çfarëdo detyre institucionale, ta mbrojmë Kosovën nga copëtimi dhe nga pazaret e një grusht profiterësh.

Kosova do të jetë ajo e 17 Shkurtit, për të cilën dhanë jetë luftëtarët tanë, sakrifikuan nënat dhe familjet tona, intelektualët tanë dhe çdo shqiptarë!

5 komente në “Haradinaj: Polici i dyshuar për vrasjen në Gjilan nuk ishte pjesë e ekipit tim, më sulmojnë se pengova ndarjen e Kosovës”

  1. Kali i fshatit.. says:

    Jeni i sigurt?!i

  2. Zigur Qarri says:

    Kryeministri merr persiper pegjegjesine e emerimeve qe bën ne Qeveri,si Edvin Escobar D’Rama,por jo per lajthitjen e nje polici.
    Garda Pretoriane e “rilindjes”:Arben Çuko,Armando Prenga,Tom Doshi,Denar Biba, Mark Frroku,Ilir Ndraxhi,Arben Ndoka,Artur
    Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,
    Taulant Balla,Arben Ahmetaj,Damian Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,Arben Keshi,Ymer Lala,Xhemal Qefalia,Robert Aga,
    Bekim Krashi, Ulsi Manja,Valdrin Pjetri,Agim Kajmaku, Mark Babani,Edvin D’Rama,Erion Caligula……

  3. Alumi says:

    O lope me dy sy siq thoni ne Kosove. Thuhet nje grusht perfitusish dhe jo “profiteresh”. E degjeneruat gjuhen e bukur shqipe. Ose fol shqip ose anglisht por ama mos i bej lemsh. Per te tjerat te njofim se sa te vlen lekura ty dhe shokut tend Ilir Baxhella Floriri.

  4. RAMBUSHI KEYEMINISTER says:

    KY ESHTE I FORTE KY CLIROJE KOSOVEN KA VRARE 6 SERBE NE ENDER .
    O BOLE NESE AMERIKA DHE EUROPA VENDOSE QE DO NDAHET KOSOVA OSE DO TI BASHKANGJITET SERBISE KUSH TE PJERDHE TY O BOLE .
    ULE KOKEN DHE DEGJO ATA QE TE CLIRUAN SE NUK JENI PER LUFTE JU .

  5. shko bej shoqeri serbit sali berisha
    dhe grekut ilir meta
    #shkofsh e djalle me te dy putanat e kombit
    o i pafytyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje