"I kam dërguar 3 ftesa", Thaçi tregon kur e pret në zyrë Albin Kurtin për formimin e qeverisë

31 Dhjetor 2019, 13:14Rajoni TEMA

Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi  ka thënë se do ta presë në zyrën e tij për ta mandatuar kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, me 6 janar, ashtu sic ai kërkuar.

“E mirëpres që pas ftesës së tretë, Kurti ka pranuar ftesën time. Në datën që ka kërkuar Kurti, në orën 15:00 do ta pres. Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, ka thënë Thaci, raporton Gazeta Express.

Presidenti Thaci ka thënë se nuk ka kujt t’i drejtohet, kur është pyetur pse “Është obligim kushtetues i Presidentit të Kosovës që t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës njëherë brenda vitit.

Unë me dëshirën më të madhe do të doja t’i drejtohesha, por për fat të keq aktualisht nuk kam kujt t’i drejtohem. Pres që në javët e para të janarit të kemi funksionalizimin”

Ai kërkon nga ndërkombëtarët të mos interferojnë në formimin e Qeverisë.

“Kam dërguar tri ftesa në drejtim të Kurtit për t’u takuar dhe të diskutojmë për t’u nominuar. Takimi në presidencë është një pjekuri politike dhe një shëndet për demokracinë në Kosovë.

Ndërsa për krijimin e Qeverisë, nuk i takon as presidentit edhe as faktorëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë dhe të japin preferenca. Askujt nuk i takojë të interferojë”, ka thënë Thaçi.

3 komente në ““I kam dërguar 3 ftesa”, Thaçi tregon kur e pret në zyrë Albin Kurtin për formimin e qeverisë”

  1. xhoxhi says:

    Më parë na çatë kokën për pamvarësinë dhe sot që e keni fituar deri diku atë nuk jenë në gjëndje të krijoni qeverinë sepse seicila parti kërkon pjesëën e saj.Ska më turp kur populli pret të qeveriset dhe ju politikanët bëni pazare për kariket.Them se Kosova kurë nuk do qeveriset si duhet sepse Vetvendosja që ka djegur parëamentin sma mer mëndja se nuk do djegë edhe qeverisjen…

  2. Baliu says:

    Hashumi e ka per ngute ket pune, sepse i duhet te shkoj ne Hage, si i akuzuar bashkpunues.

  3. RROFTÉ HASHIM THAÇI says:

    Albin Kurti është Një Karkalec , që NUK i vjen as tek Maja e KARIT LEGJENDARIT HASHIM THAÇI ! Albin Kurti është Një Llafazan i Keq dhe bën si “GRUA e LIG” !! Albin Kurti ka qenë Një “Korrier Poste” në kohën e Luftës , kurse HASHIM THAÇI LEGJENDAR ishte në FRONT dhe LUFTONTE me ARMË në DORË kundër PUSHTUESIT më të URRYER SERB !! RROFTÉ HASHIM THAÇI dhe UÇK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje